Arsenali shpërthen në gola, اelsi ruan kryesimin

cent

Banned

Arsenali e ka lënë pas krahëve startin negativ të Premier Ligës, duke shpërthyer në gola ndaj Sauthemptonit. Pas fitores në fushën e Liverpulit në ndeshjen e kaluar, këtë herë djemtë e Arsen Vengerit kanë triumfuar me spektakël në stadiumin “Emirates”, duke shënuar plot gjashtë herë. Me aksione të shpejta e të qarta dhe përballë një mbrojtje me të vërtetë të shpërqendruar, “topçinjtë” nuk e patën të vështirë të bëjnë diferencën në fushë. Në fakt, miqtë ua dhuruan vetë avantazhin, pas një autogoli të Hoiveld pas 11 minutash lojë. Për të dyfishuar rezultatin mendoi Lukas Podolski, i cili ekzekutoi shkëlqyeshëm një goditje dënimi nga rreth 25 metra, duke shënuar kështu edhe golin e parë para tifozëve të tij. Dopieta e Zhervinjos, autogoli i Klajnit dhe në fund rrjeta e Teo Uollkotit, u dhuruan një fitore të thellë 6-1 vendësve, ndërkohë që Foks shënoi golin e nderit për miqtë në të 45-ën. Ndryshimi i skemës nga Vengeri, i cili la në stol Zhirudin dhe pozicionoi si sulmues qendre Podolskin, rezultoi mjaft efikas, pasi loja e “topçinjve” ishte më e shpejtë dhe kundërsulmet më të rrezikshme. Ndërkohë, Sauthemptoni po e shndërron nga festë në “makth” ngjitjen në Premier Ligë. Ekipi i Naixhel Adkins jo vetëm që i ka humbur të katërta ndeshjet e zhvilluara deri tani, por ka pësuar plot 14 gola. Ajo çka bie në sy në ndeshjen e djeshme është që pavarësisht se pësuan gjashtë gola, nuk morën asnjë karton të verdhë…


اelsi – Blutë e Londrës i kanë dhënë fund serisë së fitoreve radhazi në kampionat, pasi në ndeshjen e katërt janë ndalur në një barazim pa gola me QPR-në. Në fakt, ndeshja ka qenë e shoqëruar me raste të shumta për shënim, por në mjaft prej tyre ka pasur shpërdorime të pakonceptueshme. Vetëm për vetëm me portierin, apo përballë me portën kundërshtare, shënjestra e lojtarëve të të dyja skuadrave ka qenë tejet e gabuar. Bien në sy shpërdorimet nga ana e Zamoras për vendësit dhe Hazardit për miqtë, të cilët në minutat e fundit nuk arritën ta dërgojnë topin në rrjetë. Edhe Fernando Torres ishte shumë larg formës së tij më të mirë, pasi u markua pa problem nga mbrojtja kundërshtare. Gjithsesi, për spanjollin nuk munguan as polemikat, sepse u largua tejet i mërzitur në minutën e 81-të kur u zëvendësua, duke mos i dhënë as dorën teknikut të bluve të Londrës. Edhe pse barazuan në këtë sfidë, ekipi i Di Mateos vazhdon të ruajë kreun e renditjes, me një pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Mançester Junajtid.

Ferdinand s’i jep dorën Territ dhe Kolit
Xhon Terri u shpall i pafajshëm për akuzën e ofendimit me shprehje raciste të Anton Ferdinandit, në një përballje të disa muajve më parë. Gjithsesi, mbrojtësi i QPR-së u hakmor ditën e djeshme. Para fillimit të sfidës, ai refuzoi t’ua jepte dorën mbrojtësve të اelsit, Xhon Terri dhe Eshli Kol, për shkak të incidentit në të shkuarën. Të dy futbollistët e bluve të Londrës janë shoqëruar me vërshëllima sa herë që preknin topin gjatë gjithë ndeshjes së djeshme. Në fakt, nuk është hera e parë që kapitenit të اelsit refuzojnë t’i japin dorën, pasi në të shkuarën e ka bërë edhe Uejn Brixh.

Venger: Edhe ne jemi për titull
Triumfi tenistik 6-1 i jep krah Arsen Vengerit të mendojë edhe për titullin kampion. “Ne e kemi një shans për të fituar titullin, vetëm se më parë duhet të tregohemi të qëndrueshëm. Kush dashuron futbollin, adhuron të shohë lojtarë si Kazorla. Teknikisht është i shkëlqyer. Spanjolli është pika e referimit të kësaj skuadre. Ishim në një ditë të shkëlqyer dhe shpresoj të jemi kështu për një kohë të gjatë”, – u shpreh tekniku francez i “topçinjve”. Arsenali luan të martën në Champions kundër Montpeliesë.

Di Mateo: Arbitri na mohoi penallti
Roberto Di Mateo i është kënaqur barazimit, pasi për teknikun e اelsit derbi me QPR-në ishte shumë i vështirë. “Ishte ndeshje e ashpër dhe me ndërhyrje të rënda. Kishim shanse në pjesën e parë, por na mungoi vetëm goli. Kishte edhe dy raste penalltish, dhe është e turpshme që arbitri nuk i pa. Ajo e Territ ishte e pastër, ndërsa në rastin e Hazardit ndoshta nuk pati shumë kontakt. Por e rëndësishme është që ne nuk humbëm dhe një barazim në ‘Loftus Road’ është gjithnjë i mirëpritur”, – deklaroi italiani.
/panorama-sport
 
Top