Arsenal

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Arsenali, momenti i konfirmimit. Drogba mungon në Junajtid-اelsi

Topçinjtë” luajnë në transfertën e Blekbërnit, ndërsa Siti në atë të Fulhemit. Nesër supersfida mes “djajve të kuq” dhe “bluve” të Londrës

“Arsenali mund të mos ketë sot të gatshëm mesfushorin uellsian Aron Ramsi për ndeshjen në transfertë kundër Blekbërn Roversit”, ka deklaruar trajneri Arsen Venger. Sulmuesi Zhervinjo, mesfushori Song dhe mbrojtësi Xhenkinson do të mund të luajnë. Vermaelen dhe Abu Diabi janë të dëmtuar, ashtu si edhe Uilsher, që nuk mund të luajë edhe këto dy muaj.

Blekbërni ndërkohë shpreson të ketë në fushë Kristofer Samban dhe Xhunior Hoilet, pasi ata nuk e përfunduan ndeshjen kundër Fulhemit të dielën që shkoi. Devid Dan, Nelson dhe Pedersen janë të dëmtuar dhe janë në dyshim për të luajtur.

اelsi do të përballet me kampionët e Mançester Junajtid nesër, por kjo ndeshje ka ardhur shumë shpejt për sulmuesin Didië Drogba, i cili nuk pritet të luajë, sipas trajnerit Andre Vilas Boas.

“Mendoj se është shumë herët për të, që të luajë kundër Mançester Junajtid”, ka thënë Vilas Boas për sulmuesin veteran, që u dëmtua në gusht në ndeshjen kundër Noruiçit, pas përplasjes me portierin Xhon Rudi. اelsi ka ekipin e plotë për këtë ndeshje, me përjashtim të Mikael Esienit të dëmtuar, por portierët Hilario dhe Ros Tërnbull kanë probleme me dëmtimet, njëri prej tyre do të jetë pa dyshim në pankinë.

Junajtid nuk do të ketë Nemanja Vidiç, Rafael, Tom Klevërli dhe Deni Uelbek, të gjithë të dëmtuar, por ky i fundit mund të luajë në ndeshjen e javës që vjen kundër Stoke Sitit, sipas trajnerit Aleks Ferguson. Portieri David de Gea duhet të jetë në portë, pasi nuk luajti në ndeshjen e Championsit, ashtu si edhe Eshli Jang.

Totenhemi do të ketë për ndeshjen e nesërme kundër Liverpulit të gjithë lojtarët e formacionit të parë që trajneri Herri Redknap nuk i aktivizoi për ndeshjen e parë të Ligës Europa kundër Selanikut në mesjavë. Organizatori Rafael van der Vart e ka marrë veten më shpejt se ç’pritej, por është ende shumë herët për të qenë në fushë.

Liverpuli nuk do të ketë mbrojtësin e djathtë Glen Xhonson për transfertën në “Uajt Hart Lejn”, kurse trajneri Keni Dalglish ka shtuar se nuk do ta fusë në lojë kapitenin Xherrard. “I vetmi lojtar i dëmtuar për ne është Xhonson. Po presim rezultatet e testeve dhe do të vendosim më vonë. Stiven Xherrard po e merr veten shumë mirë.”

Siti do të ketë në formacion për ndeshjen kundër Fulehmit nesër edhe Aleksandar Kolarov, autorin e golit të barazimit kundër Napolit në Champions në mesjavë, ndonëse në atë ndeshje u dëmtua. Xhejms Milner nuk do të luajë, ashtu si edhe Nigel de Jong.
 

cent

Banned
Titulli: Arsenal

Arsenali mposht Liverpulin dhe nis shkëputjen në Premier League
04/11/2013
LONDER-Kryendeshja e javës së 10-të e Premier Lea-gue, Arsenal-Liverpul, ka përfunduar me fitoren 2-0 të topçinjve të Londrës. Vendi i parë mund të dytin dhe kështu Arsenali nis arratinë, duke përfituar edhe nga humbja e اelsit ndaj Njukasëllit. Tashmë të besuarit e Arsen Vengerit, pas daljes edhe nga njëra kupë, do të jenë të përqendruar totalisht për titull. Mourinjo dje është parë i nervozuar pas humbjes me Njukasëllin, por ngushëllohet me faktin se deri në fund janë edhe shumë javë.

Ka shpërthyer Mançester Siti përballë Noruiçit, duke shënuar plot 7 gola, ku asnjë nuk ka shënuar dopietë. Pas humbjes me اelsin, duket se kjo ishte mënyra më e mirë për të reaguar. Kanë fituar edhe kampionët në fuqi të Mançester Junajtid. Tre gola të shpejtë të "djajve të kuq", ku Valencia, Van Persi dhe Runi e bëjnë të pavlefshëm golin e shënuar nga Fulhami në fundin e ndeshjes. Junajtid ngjitet në vendin e tetë, por vetëm 3 pikë larg vendit të dytë. Ka spikatur sërish Adnan Januzaj, i cili është aktivizuar për 90 minuta, duke dhënë asistin e golit të dytë të shënuar nga Van Persi, që ka vrapuar drejt djaloshit shqiptar për të festuar golin.
/BalkanWeb
 
Top