Alda Merini

Didi

C'est la vie.
Lind në Milano, në 21 mars 1931. Ka filluar të botojë në moshën 16 vjeçe nën kujdesin e Angelo Romano dhe Giacinto Spagnoletti. Përmbledhja e parë me poezi “ Prezenca e Orfeos”, botuar në 1953 nga Schwarc, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e një numri të konsiderueshëm letrarësh. Janë marrë, veç të tjerësh, me veprën e saj edhe Oreste Macri, David Maria Turoldo, Salvatore Quasimodo, Pier Paolo Pasolini, Carlo Betocchi, Maria Corti, Giovanni Raboni. Në vitin 1993 është publikuar vëllimthi “Aforizma” me fotografi të Giuliano Grittini ku i është dhënë gjithashtu çmimi Librex- Guggenheim “Eugenio Montale” për poezi. Emri i saj i është propozuar Akademisë Franceze për çmimin Nobel në poezi. Në 1997 Maria Corti ka botuar një antologji me veprat e Alda Merinit me titull “ Lule poezish” 1951- 1997. Në vitin 17 Tetor të 2007 shkrimtarja mori diplomimin Honoris Causa në Universitetin e Messinës. Merini vazhdoi të shkruante dhe të publikonte poezit e saj deri në nëntor të 2009 e cila e prekur nga një tumor vdiq në spitalin San Paolo të Milanos.




Një intervistë e datës 16 Korrik 2004:

E takojmë Alda Merinin, pikërisht në momentin që ajo do të shpërngulet për të shkuar me banesë diku tjetër, “në një shtëpi më të madhe”, siç thuhet shpesh, këndej në zonën verilindore të qytetit, dy hapa larg sheshit Duomo të Milanos. Na pret një erë e gjërave të vjetra dhe zëri i saj i bezdisur “çfarë doni – na thotë, me gjithë këto gjëra nëpër këmbë s’kemi ku hymë”.
E mbështetur në një shkop, na udhëheq drejt një salloni dhe më të hyrë ne largohen si krejt papritur zogj, të cilët çukasin dromca pranë pianos.
Në dhomë ka libra në çdo sipërfaqe horizontale, pianoja e mbyllur, një kuti plot me rroba mbush hapësirën që të nxjerr në terracë. Muret janë plot me piktura dhe fotografi, që tregojmë profilin e saj, ajo e veshur veçse me një varëse dhe një peliçe, ajo me Karla Fraçin, ajo me të bijat, ajo teksa merr çmime. Profili i saj në një skulpturë me terrakotë, e harruar diku në një mobilie. Tavolina e stërmbushur me gjithçka; cigare të fikura, mbetje ushqimesh, shishe vere, insekticid, banane të forta.
Pas një manovre të vogël, më në fund arrijmë të ulemi dhe fillojmë të flasim, ndërsa në derë shohim të shfaqet zonja që na ishte përgjigjur qëparë në citofon.
“Atëherë unë po iki – mërmërit – flasim sonte” dhe largohet.

Në një poezi keni shkruar: Poetit nuk i duhet lavdia e Zotit/por vetëm lavdia/që është reflektim i largët/e zemërim hyjnor. A mund të na i shpjegosh domethënien e këtyre vargjeve?
Poeti ndjehet i trazuar në jetën tokësore, e kërkon të shkojë në një jetë më të qetë. Kujdesi gazetaresk e shqetëson.
Po zemërimi hyjnor?
Ideja ime është se Zoti e krijoi njeriun në një moment zemërimi, sepse njeriu është urrejtje, nuk është dashuri, me gjithë këtë ligësi që ka përreth. Dashuria është një gjë krejt e thjeshtë: njeriu preferon të jetë urrejtje, pasi e bën më mirë.
Por ju ndërkohë keni provuar dhe shumë dashuri…
Kam provuar dashuri… Pikërisht dje pata këtu një zonjë që ishte e martuar që prej dymbëdhjetë vitesh: i shoqi ishte larguar me një tjetër dhe nuk po ua tregoj lotët e asaj zonje, më pyeste se si mund të shndërrohet një dashuri në urrejtje? Kur e pyeta priftin, ai më tha se kjo ndodh kur s’ka vlerësim për tjetrin, dhe kjo është e vërtetë: kur njeriu s’ka më vlerësim për tjetrin… Në fund të fundit edhe Zoti i tha Abrahamit shko merre djalin dhe vrite, kjo nuk dihet se çfarë lloj dashurie është, pasi nga jeta tokësore Atij nuk i interesonte aspak djali i Abrahamit…
Sa i takon ndërhyrjes së histeroktomisë, jeni shprehur: “Pasi hoqa mitrën, si krejt papritur m’u larguan sintomat e sëmundjes mendore. Mendoj se ka një lidhje mes tyre”. اfarë keni dashur të thoni me këto fjalë?
Jo për sëmundjen mendore, jo. Kisha shumë hemorragji, prandaj bëhesha gjithnjë e më e dobët. Në çmendi i sterilizonin njerëzit, deri në atë pikë sa të mund të mos bënin fëmijë, se pastaj do miratohej ligji i birësimit, pastaj edhe nuk donin prova të shtatzënive: një rrëmujë e vërtetë. Mua më ka bërë mirë, pasi isha e sëmurë.
Po sipas jush ekziston një lidhje mes amësisë dhe vuajtjes?
Amësia është vuajtje, një gëzim i dhimbshëm. Nga i dashuri edhe mund të ikësh, por nga një fëmijë nuk mundesh dot.
Si i kaloni zakonisht ditët?
Po, ashtu si më vijnë. Tani jam e kushtëzuar nga këto operacione në brinjë: nëse mundem ngrihem, nëse jo, rri, por gjithsesi përpiqem të lëviz.

Ngrihet në këmbë dhe na tregon një të shenjë të gjatë në anën e djathtë të brinjëve, “plaga e luftës”, siç e quan, duke zbuluar kështu këmbët.

“E dini, zonja Merini, që keni ende këmbë të bukura?”

Ulet dhe shpërthen në një të qeshur të fuqishme, me fytyrën e fshehur mes duarve.

“Pse qeshni? Po mendoj se të tjerët jua kanë thënë këtë shumë kohë para nesh”.
“Jo, por po mendoj...kohë më parë, atëherë kur më filloi sëmundja, thirrja një zonjë për të më fërkuar me Lasonil për dhimbjen dhe ajo në një moment më thotë “po jo nuk paskeni për be asnjë qime!”...epo!”

Vazhdon e qesh edhe për pak, po aq bubullishëm si qëparë.

ثshtë e vërtetë që ju i kujtoni të gjitha poezitë?
Pak a shumë po. Le të themi se jam e frymëzuar. Nuk shkruaj në tavolinë.
Pra është dikush që shkruan për ju...
Po, sepse kam një shkrim të tmerrshëm, kështu nëse i shkruaj unë, do të duhet t’i rishkruajnë: prandaj është më mirë t’i shkruajnë direkt. Pastaj, pikërisht për këtë, poezitë më dalin më thjeshtë.
Kur ju e “thoni” poezinë, a ju vjen së bashku me muzikën?
Pak a shumë. Më vjen krejt natyrshëm, por kjo bën pjesë në kulturën që ka secili brenda vetes. Ajo që vlen të poeti është kultura...por për fat të keq këta poetë të shkretë shkojnë e vriten...sepse mund të mos jesh e denigruar për bukurinë, për talentin, që është diçka e rrallë, që nuk e kanë të gjithë, të tjerëve kjo gjë i bezdis. Fillojnë e thonë “pse nuk jam e bukur si Merini? Pse nuk jam i aftë si Kostanco?”, sepse, nëse do të kishin modestinë më të vogël, do ta kuptonin se nëse Konstanco ka ndonjë talent, atëherë do t’i shfaqet në ndonjë gjë tjetër. Për shembull, si zonjë shtëpie unë nuk vlej asgjë. Njerëzit nuk e kuptojnë që talenti është diçka krejt tjetër: njëri mund të jetë i zoti për të shkruar poezi ose ndoshta jo...
Zilia tregon mjaft injorancë e mbi të gjitha, kur njeriu nuk i pranon këto gjëra, ato që i ka dhënë Zoti...ose prano që ti je më lart se unë, ose të bëj të qindtat deri në çmendi, deri sa të vdesësh...
Ju jeni xheloze?
Shumë. Jam temperament shumë xheloz. Rrallë më ndodh të nevrikosem, ndoshta njëherë në vit, por kur më ndodh...sepse kur një i mirë bëhet i keq bëhet tmerrësisht i keq...unë jam shumë e duruar.

Na kërkon që të heqim nga muri një kornizë që ka brenda një kolazh me fotografia, në të cilat duket së bashku me vajzën Barbara.
“Ja, - thotë, kjo është ime bijë, e shihni? Janë shumë të bukura vajzat e mia, kanë sy vrasës, ajo i ngjan më së shumti të atit...këto janë dashuritë e vërteta...”

Përveç vajzave, a jeni e dashuruar?
Jo, unë nganjëherë shkoj deri në delir...ende dashurohem dhe në rastin tim, duke u nisur edhe nga mosha, janë pasione tronditëse, edhe sepse nuk mund t’i realizosh. Poeti është si prifti, arrin të sublimojë: poeti, edhe nëse do të ishte e mundur, preferon t’i këndojë dashurisë se sa ta jetojë, edhe sepse ta jetosh është një rrezik, e në këtë rast gjithnjë tërhiqesh mbrapa.
Pra, poeti qënka, paksa frikacak?
Jo nuk është frikacak. Nëse dashurohem pas teje dhe bëjmë dashuri, është diçka e përkohshme që më vonë nuk i intereson më njeriu. Por nëse të kushtoj një faqe poezi ti je e pavdekshme: pra, ti, çfarë preferon, të bësh dashuri me mua apo të jesh e pavdeshme në një libër? E di që dashuria është mish, por, nëse unë e di që të hash një pjatë me pastashutë më bën keq dhe më pas bëhem e sëmurë, përpiqem të mos e ha, edhe pse e dëshiroj aq shumë. Ta konsiderosh nevojën për eros në një plan më të lartë, nuk e bëjnë të gjithë...duhet të arrish ta mundësh, sepse edhe ndjenjat...i kanë të gjithë; apo jo? I ka dhe gjyshja ime, por nëse ajo nuk i ka më ndjenjat, ajo thjeshtë është e vdekur. Sigurisht, është një çështje për të cilën kam luftuar dhe sepse këta pleqtë nuk e thonë: kanë frikë, një turp që nuk është real, sepse erosi është jeta.
Po ashtu është, por varet edhe nga kush ndizet ky eros?
Epo, unë kam katër vajza, kjo është ajo që më rri më afër. Natyrisht që e dua më shumë, tek e shoh gjithnjë, tek e dëgjoj gjithnjë, pastaj të tjerat janë xheloze, por është kjo që vjen e më lan këmbët, të më bëjë banjo. ثshtë e qartë se afërsia e saj është edhe erotike, është edhe një afërsi me mishin, me lëkurën. Vajzat e tjera nuk e kuptojnë. Nëse kam një të dashur, që vjen, shqetësohet për mua, unë e dua sepse është edhe akt mirënjohjeje, që për shkak të kësaj nuk mund ta keqtrajtoj. Po nëse ky i dashur më braktis, vuaj, sepse më braktis një mik, më braktis një njeri që më jep një dorë, që më do shumë...që është ndryshe nga dashuria: pasioni nuk është “të dua shumë”, ta duash tjetrin do të thotë t’ia duash të mirën atij, pra edhe pse tjetri e braktis, duhet ta mësosh...është e vështirë, të braktisin edhe fëmijët për këtë, prandaj nëna vuan...është e vështirë ajo që mjafton për të shkuar te poezia...por...poezia nuk të jep bukë.
Në të vërtetë, “Valltare të papaguara”...
“Valltare të papaguara” është një titull që e kam vendosur unë, botuesi më pat thënë “Mos do të thuash që ne nuk paguajmë”. “Jo”, thashë...Pastaj nuk më erdhën paratë dhe shkova në kuesturë për ta denoncuar, atëherë më detyrohej një milionë...Më pat thënë “i ke provat?”, “titullin”, iu përgjigja “valltare të papaguara”. E sheh se sa i zgjuar është poeti? Kuestura është diçka krejt tjetër që do prova, them “po kërkoji ti provat!”; apo jo?
Në poezitë tuaja ka mjaft ngjyra, për shembull, te poezitë “Tokë e shenjtë” mbizotëron ngjyra blu...
Sepse në çmendi kishin dritare të mëdha nga të cilat shihej një copëz e madhe qielli...Më pëlqejnë shumë ngjyrat, sepse kur isha gjashtëmbëdhjetë vjeç, është diçka që e dinë shumë pak, isha e verbër për tre vite me radhë, dhe kur pas ndërhyrjes kirurgjikale, m’i hoqën fashot, kam riparë ngjyrat, dhe jam entuziazmuar. Tani shoh mirë, edhe pa gjyslykë, por atëherë, pas operacionit, kujtoj entuziazmin për ngjyrat. Ndoshta edhe sepse më pëlqen piktura dhe i frekuentoj shumë piktorët.
A keni pikturuar ndonjëherë?
Kur isha fëmijë, vajzë, më pas e lashë.
Ishte një rrugë tjetër...
Rruga e dhimbjes, për të cilët më duhet të jem mirënjohëse tim shoqi. Edhe Juda i dha rrugë krishtërimit. Nganjëherë gjërat negative, nëse shihet mirë pjesa e së keqes...Im shoq ma ka mësuar këtë kalim të të dëshiruarve, të të pafajshmëve. Kam njohur idenë e braktisjes nga Zoti dhe fati...unë kam paguar, kanë paguar të gjithë, është njëlloj si zhdukja e hebrejve...

Ndërpritemi nga një kalim i shpejtë i harabelave, që fluturojnë lirshëm nëpër shtëpi.
“Këta zogj – thotë, janë me të vërtetë të padurueshëm...hyjnë, hanë, dalin...po për çfarë e kujtojnë këta shtëpinë time?”
E pas një batute tjetër, qeshim sërish së bashku. Pastaj bëjmë pyetjet tona të fundit, sepse Alda Merini duket e lodhur dhe thotë se ka nevojë të shtrihet pak.

اfarë ju ka dhënë e çfarë ju ka marrë poezia?
Më ka marrë shumë kohë...jo, asgjë. E vetmja gjë që duhet bërë është që të mos mendosh të bësh para me poezi.
Po çmimi ‘Nobel’ do ju pëlqente?
Po si të them, jo se e kam shumë merak, sepse nga jeta kam pasur pothuajse gjithçka. Duhet me të vërtetë të provosh dhimbjen e çmendisë për të kuptuar atë se sa të bukura ka jeta.

Zonja Merini ngrihet dhe na udhëheq në korridorin e ngushtë që të çon te dhoma e saj.
“Ejani, – thotë, – dua t’u tregoj diçka para se të ikni. E shihni atë?” dhe tregon një dorezë që lëkundet mbi shtrat që i shërben si ndihmë për t’u ngritur.
“Zogjtë e përdorin si shilarës. ثshtë qesharake se si argëtohen me një instrument torture; apo jo?
Më pas shtrihet në shtrat, ndez radion mbi komodinë nga ku fillon një këngë e Ornela Vanonit, që sigurisht flet për dashuri.
“Sa këngë e bukur!” na thotë vështrimi i saj, që deri në atë moment ishte tejet i vëmendshëm, pastaj bëhet i dobët dhe i lehtë. Ndjenja që provojmë është se jo ne, por ajo, që qëndron atje e shtrirë, ka ikur atje, krejt papritur.
E lëmë Alda Merinin. Dalim nga dera e ngushtë e hyrjes dhe zbresim nga shkallët të shoqëruara nga zëri i Vanonit dhe fjalët e dashurisë.
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Alda Merini

FثMIJثT

Fëmijët, sipas meje, kanë një shpirt në
ndërtim e sipër, jetojnë ndërmjet asaj që është
dlirësisht e ndjeshme dhe asaj që mund
të imagjinohet
duke u nisur nga ç’ka është e ndjeshme.
Shpirti dhe mbi të gjitha çmenduria kapërcejnë matanë
gjërave reale, imagjinojnë një vërtetësi të vërtetë
jo të kopjuar nga rastësia.
Kush ka shpirtin është njëkohësisht i zotëruar
nga dashuria e shpirtit që nuk është narcizëm
po lule poezie, tamam lule poezie,
moment magjik në shkretëtirën e të shkruajturit.



SHPIRTI

Shpirti ka strehimin e vet te dashuria si
tempull i një kurnacërie tokësore që hyjnitë nuk
mund ta prekin, po shpirti është dhe fjalë,
fjalë inkoshente. ثshtë i gabuar identifikimi
i inkoshencës me kohën e shpirtit: është një tjetër
stinë, tjetër ushqim, ushqehemi
me gjëra të huaja në fjalën e fundit, me gjëra që
nuk kanë arsye të jenë, e prap janë, prej
gjërash që vërshëllejnë si gjarprinj, po
që në të kundërt janë ëngjëj ndriçues.

DASHUROMث

Dashuromë, në kujtime merre fjongon antike
dhe rrihmi flokët. Do më shohësh të rritem
e zezë si pylli i Amazonës,
por, po mi shkunde degët, do të shohësh në gjuhën time
zogj shumëngjyrësh, parajsa tokësore.
Mos iu lut Atit atëherë,
sepse begatinë e këngës sime
atij ia kam vjedhur, një ditë që s’e kishte mendjen.




TI NUK DI

Ti nuk di: ka mështekna që natën
shkëputen prej rrënjëve, nuk do të besosh kurrë
që netëve pemët ecin, ose shndërrohen
në ëndrra. Mendo që në një pemë ka një violinë dashurie.
Mendo që një pemë këndon dhe qesh.
Një pemë, nga një e çarëz del
dhe bëhet jetë. Ta kam thënë, poetët nuk kushtëzohen,
lihen të lirë të fluturojnë mes pemëve
si bilbilat të gatshëm edhe për vdekjen.

KA PIKTORث

Ka piktorë që shkruajnë me rimë
e konturojnë pyje të mëdhenj, brenda të cilëve shkojnë
e jetojnë me dashuritë e tyre. Kënaqen me një
mendim të vetëm, e veshin me rubinë e kujtojnë
se është mbret.
Poetët nuk besojnë te datat, janë të bindur
se historia e tyre fillon tek e tashmja.

PRONث PRIVATE

Prej kohësh pyes veten
e kujt të jetë kjo pronë
pronë publike dhe private
si një gjarpër
brenda zemrës,
kanë frikë nga hajdutët
dhe hajdutët gjithmonë
kanë sjellë fat,
ndërsa monotonia shtëpiake
nxeh varret.



KTHEHU DASHURI

Kthehu dashuri
velë delikate dhe e lirë
që pushton
mendimin e tokës sime
po vdes mbi madhështinë e një lumi
të kuq prej dëshirës
që do
të përmbytë dashurinë tënde.

KثNGث E TRISHTUAR

Kur mëngjesi s’fle më
tre pëllumba më lindin nga zemra
ndërsa ngjyra e kuqe e mendimit
rrotullohet konstante rreth gjysmëhijes.
Tre pëllumba që shpërndajnë harmoni
e nuk kanë frikë që unë t’i prek…
Lindin në agim, kur duart e mia
janë të ngjyera me gjumë, të pangritura
ende, të pazgjuara larë në gjeste kërcënimi.
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Alda Merini

TIM BIRI

Të kam përftuar veç me mendimin bir
dhe nuk ke zbritur kurrë në trupin tim si një vesë e mirë.
Por je shndërruar në bletë punëtore, e ke pllenuar gjithë trupin tim
dhe nga ana ime jam bërë biri yt, biri i mendimit tënd.
Ndoshta, kur të vdes, do pjell gjithë ëmbëlsinë që ma ke vënë në shikimin e parë,
sepse, bir, të kam vështruar gjatë, por nuk të kam njohur kurrë.
Bir biri im i ëndërruar, bir vetëm të kam menduar
nuk ke zbritur kurrë në trup si një vesë e mirë
të kam vështruar gjatë, por nuk të kam njohur kurrë.
 

O BUZث, BUZث Tث PAPULITURA E Tث BARDHA

O buzë, buzë të papulitura e të bardha
në trajtën e bimës pendestare,
buzë të papulitura brenda puthjes
në protestën e dhimbshur të marrëzisë,
o buzë pa kohë
që keni dashur një burrë,
buzë që nuk falin
hidheni protestën jashtë një dritareje.
O buzë të Virgjines hyjnore,
që këndoni Engjëllin teksa afrohet,
është gati sekreti i madh,
vij e s'ka gjë që më ndal.
 

DJE E KAM VUAJTUR DHIMBJEN

Dje e kam vuajtur dhimbjen,
nuk dija se kisha një faqe të përgjakur,
buzët prej metali të ashpër,
një mungesë të plotë horizontesh.
Dhimbja është pa të nesërme,
është një turi kali që bllokon
thembrat e fuqishme,
por dje kam rënë poshtë,
buzët e mia janë mbyllur
dhe tmerri ka hyrë në gjoksin tim
si një fishkëllimë e thellë
dhe burimet kanë pushuar së lulëzuari,
uji i tyre i rëndë
ishte veç një det dhimbjeje
ku fundosesha duke fjetur,
por edhe atëherë kisha frikë
nga engjëjt e përjetshëm.
Po nëse janë kaq të ëmbël dhe të përhershëm
pse palëvizshmëria më ngjall tmerrin?

ALBATROSI

Unë isha një zog
me bark të bardhë bujar,
dikush më ka prerë fytin
për të qeshur mbi mua,
s'e di.
Unë isha një albatros i madh
dhe fluturoja mbi dete.
Dikush e ka ndalur udhëtimin tim,
pa asnjë lloj mëshire.
Por edhe shtrirë për tokë
unë këndoj për ty
këngët e mia të dashurisë.

BUZث JORDANIT

Orë të humbura kot
në kopshtet e çmendinës,
lart e poshtë nëpër hekura
egërsuar nga lulet,
humbur të gjithë në një ëndërr
të realitetit që arratisej
hedhur prapa shpinave tona
nuk e di nga e cila kimerë.
Dhe pas një takimi
ndonjë i sëmurë qesh
në festat e rreme.
Kohë e humbur në mendime vorbulluese,
të mbështetura përtej hekurave
si dallëndyshe ****.
Atëherë i kemi dëgjuar predikimet,
i kemi shumëzuar peshqit,
atje poshtë buzë Jordanit,
por Krishit nuk ishte:
nga bota na kishte çrrënjosur
si barishte të shëmtuar.

JAM DASHURUAR

Jam dashuruar
me flatrat e mia të engjëllit,
me hojzat e mia që thithin natën,
jam dashuruar me veten
dhe trallitë e mia.
Një branë që gërryen brenda gjerave,
apo ndoshta vashë e rritur
kam humbur tiparet e mia.
Si je ****, dashuri,
**** dhe pa mbrojtje:
unë jam kitara e vërtetë
që të godit në gjoks
dhe të jep dridhje të gjatë.

TI ISHE E VثRTETA

Ti ishe e vërteta, kufiri im,
rrjeta ime e dobët,
por jam përplasur
kundrejt pemës së të mirës dhe të keqes,
kam ngrënë edhe unë mollën
e gjithëpranisë sate
dhe jam boshatisur
nga çdo lloj dije,
sepse ti ishe doktrina ime
dhe gjyryku i jetës sate
i lulëzonte të gjitha trandafilet.
Tani ti je e ngatërruar
me temat e errëta të lirës
por më kot e mbyt zërin tënd
në rrënjët - spirale të pemëve,
më kot i vërtit rënkimet
thellë poshtë tokës,
sepse unë vij të të kërkoj
e gërryej bërthamën tënde,
nënë, kërkoj në shpirtërat
atë më të qartin e më të vendosurin,
atë që kishte sytë e tu
dhe zërin tënd të ngrohtë
e trimërinë tënde të ëmbël
bërë vetëm prej yjesh.
 

Tuana

Nada é por acaso!
Staff member
Pe: Alda Merini

Dashuritë e mia fillojnë në kohën e ardhme.
Dashuritë e mia nuk kanë ekzistuar kurrë, sepse ata nuk dinin asgjë.
Ose ndoshta nuk dija asgjë unë, dhe jemi dashur në heshtje në kohë të ndryshme.

-
Ajo dëshironte një buzëqeshje. Një muzikë të heshtur. Bregun e detit. Për t'u larë. Dashurinë e saj të pamundur...
Ajo e injoronte faktin që kujtimet ishin si një hekur i vendosur para derës. Ajo nuk dinte asgjë, për përsosjen e së kaluarës, tmerrin e netëve të vetmuara.
Nuk e dinte se dëshira më e madhe është një asgjë që trillon gjëra të çuditshme.
#A.Merini
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Alda Merini


"Nuk paska fund pritja ime
Po të pres
sot, nesër e përditë
e pak nga pak po shuhem,
aq sa tashmë e kam harruar
fytyrën tënde.
Duan të dinë nëse dëshpërimi im
është i barabartë me mungesën tënde
jo, është një grimë më shumë
dëshpërimi,
është vdekja ime e balsamosur
që nuk e di si mund të ta bëj dhuratë"


Në Milanon e pas viteve 1950, Alda Merini donte vetëm një rrugë. Ajo që përmes errësirës e çonte në apartamentin e Salvatore Quasimodo.
Ende pa mbushur të 30-at, ajo i ishte dorëzuar njohjes së këtij burri, ashtu si përpara vargjeve: "Ndoshta vetëm zemra na mbetet, zemra…",
shkruante Quasimodo në një nga poezitë e asaj periudhe. Ajo ishte e brishtë si një varg, dhe i shndërronte orët e gjata në atë apartament në
një komunikim dëshirash, duke shkruar vargjet më të bukura me trupin e saj. Për Quasimodo-n kjo njohje ishte një ndalesë e bukur në jetën
e një burri që po i afrohej të 50-ave, që e kishte menduar përsosjen vetëm në artin e tij. Por ajo u shfaq ashtu me fytyrën e ndrojtur dhe
flokët e zeza teksa pinte cigare në një tryezë me miq, duke i thënë se shkruante. Nën xhaketën e poetit filloi të ndihej ajo pështjellim padurimi për ta njohur më tej, portretin e kësaj vajze të thjeshtë italiane. Ajo shkoi drejt tij pa menduar gjatë, e bindur se vetëm një burrë mund t’i hiqte hijet e sëmundjes që kishte nisur t’i orvatej. Për gati tre vjet, ajo deshi vetëm një rrugë, deri sa një ditë ai nuk ishte më aty…

"Dhimbja është pa të nesërme
është një turi kali që bllokon
thembrat e fuqishme.
Po dje kam rënë poshtë,
buzët e mia janë mbyllur
dhe tmerri ka hyrë në gjoksin tim
si një fishkëllim e thellë…"

Me këtë poezi Alda Merini paralajmëron kohë jo të mira në jetën e saj. Për më shumë se tre muaj ajo do të shtrohet në një klinikë në Milano,
për të marrë veten nga një depresion i thellë. Pas dashurisë është dhimbja dhe Merini e dinte këtë që ditën kur dora e saj u fut në krahun e tij
për të ecur rrugëve plot drita të Milanos. Pas ndarjes me poetin fitues të çmimit “Nobel” në letërsi, Alda Merini iu kushtua poezisë.
Me pasionin e rinisë që kishte në trup ajo nisi të ndiqte lokalet ku endeshin intelektualët e Italisë së atyre viteve, duke u bërë mikeshë me Pier Paolo Pasolinin, Maria Corti, Luciano Erba apo Giorgio Manganellin, me të cilin do të kishte dhe një flirt. Tashmë është koha kur ajo duhet të luajë, dhe t’i shohë burrat si qënie që nuk duhet ta lëndojnë më. Karriera e saj si poete ka nisur të jetë e suksesshme dhe vargjet e saj po përkthehen në gjuhë të tjera. Në antologjinë e poezisë italiane të atyre viteve, ajo renditet si një zë interesant dhe kritika në gazeta këmbëngul që është një poete që nuk duhet humbur. Kjo është koha kur ajo i thotë po martesës me Ettore Carniti, një biznesmen në Milano dhe boton librin e saj me poezi. Në vitin 1955, Merini boton tre libra. Pikërisht në këtë vit lind dhe vajza e saj, Emanuela. Duket se Merini nuk mund të jetojë dot pa pasione të fshehura. Takimi me mjekun pediatër, Pietro di Pasquale, do të trazojë qetësinë e nënës së re. Ai do të bëhet dashuria e pamundur e Merinit. Ajo i dedikon atij një libër me poezi. Në vitin 1958, lind vajza e saj e dytë Flavia. Pas publikimit të librit “Ti je Pietro”, ajo ndaloi së shkruari për dy dekada, për shkak të gjëndjes së renduar psikologjike. Në vitin 1965, ajo shtrohet në një spital në Milano ku qëndron deri në vitin 1972. Gjatë kësaj kohe ajo kthehet sërish në familje, dhe lind dy vajzat e tjera Barbara dhe Simona.
Në vitin 1979, ajo arrin të shpëtojë nga sëmundja dhe i kthehet të shkruarit. Poezitë e saj janë një rrëfim për përvojën dramatike dhe të dhimbshme të sëmundjes, kohët e kaluara nën tjetërsim. Pas vdekjes së të shoqit nisi një korrespodencë letrash me mjekun Michele Pierri, 30 vjet më i madh se ajo. Por as kjo lidhje nuk mund ta shpëtonte Aldën nga sëmundja. Ajo shkoi të jetonte me të në Taranto dhe vetëm pak muaj më vonë ndien të jetë sërish e futur nën makthin e mendjes. Merini kthehet në Milano në vitin 1986 dhe trajtohet nga psikologia Marcella Rizzo, së cilës i ka dedikuar një sërë poemash. Pas disa vitesh, ajo arriti të dalë nga spitalidhe të jetojë në apartamentin në Naviglio.
Deri në fund të jetës në 2009, Merini vazhdoi të shkruajë poezi, dhe të botojë. Fituese e një sërë çmimesh të rëndësishme, ajo u kthye në simbol të letërsisë bashkëkohore italiane. Poezitë e Merinit nuk janë vetëm vargje të ndjera dashurie. Përmes dhimbjes së saj, ajo e bëri universale dramën njerëzore, duke u bërë një përshkruese plot stil e dhomave të errëta të mendjes. Për më shumë se 20 vjet, ajo jetoi në këto dhoma, pa mundur të dilte më herët nga to.

"Nëse do të ishte dashuria, nëse ajo do të mjaftonte, ndoshta nuk do të kisha hyrë kurrë aty", do të shprehej poetja në një intervistë më vonë. A nuk ishte kjo fjali një kthim në rrugicën ku Quasimodo e priste plot mall. Poetja nuk foli asnjëherë më për këtë histori, por në jetën që bëri tregoi se do kishte dashur të kthehej sërish atje, dhe pse Quasimodo u nda nga jeta më 1968-n, gati 10 vjet pas ndarjes mes tyre. Ajo e pa dashurinë si një rrezik.

“Poeti është si prifti, arrin të sublimojë: poeti edhe nëse do ishte e mundur preferon t’i këndojë dashurisë, sesa ta jetojë, sepse ta jetosh është një rrezik, dhe gjithnjë tërhiqem pas”, do të shprehej ajo në një intervistë para vdekjes.


a.b
 
Last edited:

Didi

C'est la vie.
Titulli: Alda Merini

ANIJA E SHKRETETIRثS

Brenda trupit kam një anije të fshehtë
anije shumëformëshe fantazmash
herë trap lumi
herë këmbanë
e herë veç një yrt filigramash.

ثshtë dora e Fatimas në duna rëre
trëndafil që s’e njeh stinën
një perlë e tejdukshme zemre:
më shtie frikën.


KUR DASHURON

Nuk dashurohet me zemër,
dashurohet me shpirt
i mbarsur me çaste dashurie.

Nuk dashuron nëse s’ndien dhimbje,
s’është më dashuri
nëse s’ke frikë mos e humbasësh.

Por kur vërtet dashuron,
ti jeton
ndoshta keq, a mirë,
por jeton.

E di kur vdes?
Kur pushon së dashuruari;
bëhesh asgjë
kur s’të dashurojnë më.

Nëse të plagos dashuria
shëroi plagët
dhe beso,
je gjallë.

Për atë që do
për atë që të do.


اMENDUR PREJ TEJE, DASHURI

Dashuri, prej teje jam çmendur,
se ti vjen e më gjen pas gjurmësh
endjeve mbetur
me lodra të thyera fjalësh.

T’i dhuroj të gjitha po deshe,
tek e fundit
jam veç një vajzuke
me lotë të kripur mbuluar
dhe poezi që s’duken,
që do veç të fjetet
mbi një fashë qielli yjuar
si nën krahë hyjnie
dhe për ty erë e ëmbël të mbetet
një këngë dashurie.
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Alda Merini

"Gjithnjë më kanë gjykuar si “të çuditshme”, ose “të ndryshme”, por e di çfarë? Kjo më ka pëlqyer gjithnjë aq shumë.
Nuk do të doja të shihesha si gjithë të tjerët, sepse unë, pjesën tjetër të botës, e urrej."
 

Didi

C'est la vie.
Nث NJث اAST PUTH

O demon, për një moment
më ço larg, drejt atij
që egërsisht më puth
në kërkim të një aventure.

E puthur që duron peshën
e shpirtit tim të çastshëm
tek ty bota e diskutimeve të mia
kthehet në tingull dhe frikë.


Tث PRES

Të pres dhe çdo ditë
shuhem pak e nga pak
dhe po harroj tënden fytyrë.
Më pyesin nëse dëshpërimi im
vjen nga mungesa jote.
Jo, diçka më shumë:
është akti im i vdekjes
që nuk do të di të ta dhuroj.



GJITHث GRAVE

E brishta, grua e kolme, amë e parajsës
je një grimcë faji
edhe për sytë e Zotit,
pavarësisht luftërave të tua të shenjta
për emancipim.

E thyen bukurinë tënde
të ka mbetur një skelet dashurie
por që klith ende për hakmarrje
dhe vetëm ti arrin
të qash ende,
pastaj kthehesh e sheh përsëri fëmijët e tu,
pastaj kthehesh e nuk di më ç’të thuash
dhe hesht e mrekulluar
e atëherë
bëhesh e madhe
si toka.


 

Didi

C'est la vie.
MANDEJ BثNI DASHURI

Mandej bëni dashuri.
Jo seks, veç dashuri.
Dhe me këtë nënkuptoj
puthjet në gojë,
në qafë,
në bark,
mbi kurriz,
kafshimet në buzë
duart e pleksura
dhe sytë brenda syve.
E kam fjalën për përqafime kaq të shtrënguara
sa të bëheni një gjë e vetme,
trupa të ngërthyer dhe shpirtra që ndeshen,
përkëdheli mbi gërvishtje,
tesha të zhveshura bashkë me frikën,
puthje mbi ligështi,
mbi blanat e një jete
që deri atë grimë
kish qenë disi e zbehtë.
E kam fjalën për gishtërinj mbi trupa,
të krijoni yjësi,
të thithni aroma,
për zemra që rrahin tok,
frymëmarrje që rendin
me të njëjtin ritëm.
Mandej buzëqeshje,
të sinqerta pas një copë here
që s'ishin më të tilla.
Pra,
bëni dashuri dhe mos kini turp,
sepse dashuria është art,
dhe ju kryevepra.

Përktheu Beti Njuma.
 
Top