Akullnajat

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Akullnajat shkrihen më shpejt seç është menduar!

Akullnajat zvicerane që nga viti 1985 kanë humbur rreth 20% të sipërfaqes së tyre. Sipërfaqja e tanishme e tyre i përgjigjet gjendjes që sipas parashikimeve të derisotme do të realizohej në vitin 2025.

Në mes viteve 1985 dhe 2000, akullnajat zvicerane kanë humbur 18% nga sipërfaqja e tyre, në gjithë alpet, ndërkaq, 22% e më shumë. Nga viti 1973 deri më 1985 bëhej fjalë vetëm për 1%. Kështu tregon inventari i ri i ETH të Zürich-ut.

Kështu, akullnajat qysh sot kanë humbur një sipërfaqe madhësia e së cilës është pritur të humbet për 20 vitet e ardhshme. Sipas një studimi të mëhershëm, për vitin 2025 shkencëtarët kanë pritur një reduktim prej 30%.

Krahasuar me harkun kohor 1850 - 1973, shkrirja e akullnajave është shpejtuar skajshmërisht: për periudhën 1973 - 2000 në faktorin 3, ndërsa për periudhën 1985 - 2000 madje në faktorin 7. Studimi pastaj vjen në përfundimin se: "Përmes rritjes aktuale të temperaturave zhdukja e pritshme në rritje e akullnajave nuk është tashmë një dukuri e së ardhmes. Nëpër alpet ajo po ndodh pikërisht tani, madje dukshëm më intensivisht seç është menduar gjer tani.




Shperndarja e akullnajave ne rruzullin tokesor sipas rajoneve.

1 - Rajonet polare veriore 2.000.000 km ( ne katror)
2- Vendet e gjeresive mesatare te hemisferes veriore 190 000 km

3 - Vendet e gjeresive tropikale 100 km (ne katror)
4 - Vendet e gjeresive mesatere ne hemisferen jugore 26 000 km
5 - Antarktida 14 000 000 km (ne katror)



Shperndarja e Akullnajave sipas kontinenteve.

Evropa 9 780 km (katror)
Azia 127 985
Afrika 22.5
Amerika Veriore 2 018 747
Amarika Jugore 25 000
Australia- Oqeania 1 014,5
Antarktida dhe ishujt përreth 13.980.000



Akullnajat malore kryesore:

Akullnaja Malaspina e cila ndodhet ne Kordilieret e Alaskes është e tipit Piemonte dhe është formuar nga bashkimi ne këmbë te maleve nga shumë akullnaja malore.

Nga këto akullnaja me e gjata është akullnaja Habert 120 km e cila ndodhet ne Kordilieret e Alaskes
Akullnaja Fedcento ne Pamir është 77 km
Akullnaja Siacen e cila ndodhet ne malet e Karakorumit është 75 km e gjatë.
Nga akullnajat malore ne Evrope me e gjata është akullnaja Aleic--27 km e cila ndodhet ne Alpet e evropes.
Ne Ameriken e Jugut akullnaja me e gjatë është akullnaja Bismark ne Andet.30 km
Ne Australi është akullnaja Tasman 29 km e cila ndodhet pikërisht ne Alpet e Zelandes se RE.




Akullnaja e Antartides

ثshtë akullnaja kontinentale me e madhja ne botë, me sip rreth 14 milion km ne katror. Trashesia mesatare e saj është 2300 m e ajo maksimale 4267 m.
Vellimi i akullit është rreth 21.5 milion km,kub.
Nga kjo akullnaje shkeputen pjesë tepër te medhaja akulli duke farmuar ne dete ajzberget me gjatesi qindra km, te cilët nëpërmjet rrymave oqeanike kalojne nëpër oqeane e deri ne brigjet e Amerikes Jugore.

Arktiku ndoshta ne 2080 i lirë nga akulli.
Ky është perfundimi i fundit i shkencetareve. Janë ndryshimet klimatike, ngrohja e kohës qe do të shkaktoj këtë mundësi.

Një zbulim i ri rreth botës e akullnajore.

Poshte shtrese se akullit te Antarktides gjenden liqene ujore. Shtresa e akullit mbi siperfaqen e këtyre liqeneve është me shumë se tre kilometra e trashe. Mendohet qe numri i liqeneve nën shtresen akullnajore është 150.
 

Jetmira

Mbyllur
Titulli: Akullnajat

Akullnajat në Groenlandë dhe Antarktidë po shkrihen me ritëm më të shpejtë
F7D3BE00-308B-4155-BE79-56D9C30C0BD3_w640_r1_s.jpg
Akullnajat në Groenlandë dhe Antarktidë po shkrihen me ritëm më të shpejtë
Një studim i ri ka konstatuar se akullnajat në Groenlandë dhe Antarktidë po shkrihen me një ritëm më të shpejtë. Rezultatet tregojnë se shkrirja e shtresave të akullit po bëhet kontribuesi kryesor në rritjen e nivelit të detit më shumë se sa pritej.

Ky ishte një ndër studimet më të gjata të bëra deri tani në lidhje me akullnajat. Bazuar në dy dekada matjesh mujore përmes satelitit dhe duke studiuar modelet klimatike rajonale, rezultatet janë të qarta, thotë autori kryesor i këtij studimi Erik Rigno.

“Ajo që po vërejmë në Groenlandë dhe Antarktidë është humbja më e shpejtë e masës së akullnajave. Dhe këto shtresa jo vetëm që po shkrihen në oqean, por humbja e masës po rritet nga viti në vit.”

Autorët kanë vënë re se shkrirja e akullnajave që mbulojnë pjesë të mëdha toke po ndodh tre herë më shpejt se sa shkrirja e akullit në male. Zoti Rigno, ekspert i akullnajave në Universitetin e Kalifornisë dhe në një Laborator të Nasës, thotë se kjo nuk ishte e papritur.

“Tani ata po ecin me të njëjtin ritëm. Por nëse prirjet si për akullin në male ashtu edhe për akullnajat vazhdojnë, kjo do të thotë se akullnajat do të bëhen kontribuesi kryesor në rritjen e nivelit të detit, meqenëse ato kanë më shumë akull.”

Të dhënat nga studimi parashikojnë se deri në vitin 2050, niveli i detit do të rritet me 32 centimetra, 15 prej të cilave do të jenë nga shkrirja e akullnajave në Groenlandë dhe Antarktidë, në se ky proces vazhdon me ritmin e tanishëm. Zoti Rigno thotë se kjo është shumë më e lartë se sa ishte parashikuar nga Komisioni Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimin e Klimës.

“Kjo do të thotë se disa nga parashikimet që kanë bërë ata në raportin e tyre të fundit vihen në pyetje dhe se roli i akullnajave nuk është dytësor në studimin e rritjes së nivelit të detit në të ardhmen. Përkundrazi, ky është ndër faktorët kryesorë të rritjes së nivelit të detit dhe ky studim e konfirmon këtë.”

Zoti Rigno thotë se studimi vërteton se ngrohja globale është shqetësim i madh dhe i vërtetë, veçanërisht për njerëzit në zonat bregdetare, të cilëve u jep pak kohë për të reaguar ndaj rritjes së nivelit të detit. Ai thotë se ngrohja e oqeaneve mund të përshpejtojë edhe shkrirjen e akullit në pole.

“Nëse këto oqeane po ngrohen, ne duhet të kuptojmë se çfarë ndikimi do të kenë tek akullnajat dhe tek shkëputja dhe lundrimi i tyre në oqeane. Tani shohim se në vendet ku oqeanet po ngrohen, akulli shkrihet më shpejt dhe akullnajat shkëputen më shpejt.”

Zoti Rigno thotë se është e rëndësishme që të vazhdojë monitorimi i akullnajave dhe duke përdorur këtë informacion të kombinuar me të dhënat historike, të ndërtohen modele që mund të parashikojnë më mirë shkrirjen e akullnajave gjatë shekullit të ardhshëm.
 
Top