• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Akti i pakuptimtë dhe i turpshëm”, Cakaj dhe Spiropali reagojnë ashpër për fituesin e Nobel në Letërsi: Fal Zotit nuk është gjallë Hitleri.

Hera

Moderatorë
“Akti i pakuptimtë dhe i turpshëm”, Cakaj dhe Spiropali reagojnë ashpër për fituesin e Nobel në Letërsi: Fal Zotit nuk është gjallë Hitleri.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka reguar ashpër pas vendimit të Komitetit të Nobelit për t’i akorduar këtë çmim për Letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke.
Ky i fundit i njohur për mbështetjen e tij të hapur ndaj Sllobodan Millosheviçit. Madje Handke ka qenë dhe një nga personat që ka mbajtur një fjalim në varrimin e atij që njihet në historinë botërore si “Kasapi i Ballkanit”.


Me anë të një postimi në Twitter, Cakaj shprehet i zhgënjyer që ky çmim i është dhënë një personi që ka mohuar genocidin. Madje ai shkon dhe me tej kur e quan “Akt i pakuptimtë dhe i turpshëm, dëshmitarë të së cilit jemi në vitin 2019”.
“Si një njeri i pasionuar me bukurinë dhe fuqinë e përjetshme të letërsisë për të pasuruar përvojën njerëzore dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, jam i mërzitur nga vendimi për ti dhënë Çmimin Nobel në Letërsi një mohuesi të genocidit. Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm” – shkruan Cakaj në Twitter.
cakaj

Po ashtu edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është shprehur se Nobeli iu dha “njeriut që qau në varrimin e kasapit të Ballkanit”.
“Nobeli për Letërsi iu dha Peter Handke, glorifikuesit të Millosheviçit, mbështetësit të genocidit kundër shqiptarëve të Kosovës, njeriut që qau në varrimin e kasapit të Ballkanit. Fal Zotit nuk është gjallë Hitleri se Nobelin do e fitonte “Mein Kampf”-i. #TurppërKomitetin“, shkruan ajo.
7bbff473-7baa-42e6-bcc5-39ddf1e029d1



Panorama online
 
Tani une kete Handken se njoh, turp me vjen por se njoh.
Nobel jepet per aftesite letrare, per veprat letrare te nje shkrimtari dhe jo per bindjet politike.
Me vijne tani ndermend nje 5 shkrimtare Nobel superkomuniste nga shtete te ndryshme te botes.
Kujtoj qe ata e kane marre Nobelin nderkohe qe komunizmi bente kerdine ne bote.
Dua te them qe nuk ka asgje skandaloze ne dhenien e ketij cmimi ketij austriakut.
Per mua ka shume me teper rendesi motivacioni me te cilin ja kane dhene.
Duke njohur emrin dhe garancine e Akademise Suedeze jam i sigurt qe zoteria ne fjale e ka merituar Nobelin per vepren e tij letrare dhe jo per bindjet politike.
 
Top