Aeroporti më i madh në botë

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Aeroporti më i madh në botë



Turqia po ndërton aeroportin e tretë në Stamboll, që do të jetë më i madhi në botë. Ky aeroport do të mbajë emrin e presidentit Rexhep Taiyp Erdogan. Projekti ambicion pason pallatin pompoz presidencial me 1000 dhoma, gjashtë herë më i madh se Shtëpia e Bardhë.

“Megaprojektet e ndërtimit në Turqi janë shpallur si prioritetit i Presidentit Erdogan”, thotë “Deutsche Welle”. Në vitin 2023 Rrepublika e Turqisë feston 100-vjetorin e saj dhe deri atëherë duhet të kenë përfunduar te gjitha projektet me të cilat Erdogani synon të sigurojë vendin e tij në histori.

Aeroportin gjigant shumë e shohin si simbol të një Turqie ambicioze. Por ai do të jetë edhe një simbol i pushtetit në rritje të Presidentit Erdogan i cili po ndjek nga afër punimet.

Shtetëzimet e tokave përreth u bënë me detyrim, sepse sipas autoriteteve ato i shërbejnë një qëllimi më të lartë: Aeroporti i madh do ta bëjë më në fund Stambollin kryqëzimin më të rëndësishëm midis Lindjes dhe Perëndimit, midis Europës dhe Azisë.

Ai do të ketë 6 pista për uljen dhe ngritjen e avionëve dhe pas dy vjetësh do të përurohet segmenti i parë i ndërtimeve. Mbrojtësit e mjedisit ankohen për humbjen e sipërfaqeve gjigante me pyje. Por për konsorciumin e ndërtimit, këto janë ankesa që frenojnë përparimin.

Autostradat që çojnë në aeroport presin sipërfaqen më të madhe pyjore të bashkuar të Stambollit. Shumë lloje zogjsh rrezikojnë të humbasin një prej zonave më të rëndësishme të pushimit, ndërsa banorët e Stambollit kërcënohen nga humbja e mushkërive të gjelbra të metropolit të madh.

/ Top Channel













 

Soulmind

oNcE...
Titulli: Aeroporti më i madh në botë

S'paskan thene projekt i kujt eshte? Mu duk si dora e Zaha Hadidit. Ama qenka AECOM & Pininfarina qe paskan fituar.
Tamam Megaproject!
 

ricky_ch

******
Titulli: Aeroporti më i madh në botë

Fantastike, taman me humb brenda orientimin.
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Aeroporti më i madh në botë

Shtetëzimet e tokave përreth u bënë me detyrim
Sa bukur, vjen tj e te heq token :p
 

Aki

misfit
Titulli: Aeroporti më i madh në botë

Nese ka nje gje mega ne kete mes eshte vetem megalomania e Erdoganit pff
 

LoSsT

VIP
Titulli: Aeroporti më i madh në botë

Spektakolare...
 

Legally_Sweet

Alis volat propriis
Staff member
Titulli: Aeroporti më i madh në botë

Ktu do knaqemi tu be shopping :p
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Aeroporti më i madh në botë

Nga ketu do iki per kanada :D
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Aeroporti më i madh në botë

Evivas las libertes des budallekun gjithandej

Evivass evivaaas
 
Titulli: Aeroporti më i madh në botë

Nese se kane hedhur ne ere brenda nje jave lol

Prit te ndertohet njehere se jam goje lige une :p
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Aeroporti më i madh në botë

Nese se kane hedhur ne ere brenda nje jave lol

Prit te ndertohet njehere se jam goje lige une :p
Po cthua ti , keto jane mysliman vete
Nuk peshtyhet ne pjaten ku lepihet jo
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Titulli: Aeroporti më i madh në botë

Projtekti eshte marremendes.
Tani qe iken nje pjese jeshilleku iken.
Po he, se per dite po presin e shfarosin me mijera klm lineare pyje.
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Aeroporti më i madh në botë

E pra ata qe e hodhen ne ere dy tre here Stambollin,Konstadinupolin ca ishin,apo sjane identifikuar ende ! :p
ata ishin mysliman te devotshem

Allahu Akbaaaaaar! Kaboom!
 
Titulli: Aeroporti më i madh në botë

Monumentet me te medha u ndertuan nga diktatoret, mendonin qe do jene Zot.

Skishte si te ndodhte ndryshe dhe me Erdoganin !
 
Top