Abuzimi familjar ne Publik

Soulmind

oNcE...
Me poshte paraqitet nje eksperiment social i bere per te pare reagimin dhe shqetesimin e njerezve karshi abuzimit mbi femren dhe mashkulli. Ajo qe me beri eprshtypje eshte se kur nje femer abuzohet ne publik te gjithe nejrezit reagonin duke e mbrojtur, ndersa kur nje mashkull abuzohej te gjithe qeshnin, lol...

1- Pse ndodh kjo?
Dhe 2- Mendoni se keto eksperimente sociale te cilat jane shtuar se shumti neper rrjete sociale mbi tematika te ndryshme jane te dobishme?



Po ju le me vidion qe tmund ta komentoni si te doni...

 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Miliarderi kinez që po blen Arktikun

Njësoj si një akullthyes, Huang Nubo vazhdon marshimin e tij të pandalshëm në Arktik, i vendosur të blejë pjesë të tëra toke në rajonin gjeopolitikisht më të nxehtë të planetit, i kthyer në simbolin e së ashtuquajturës “Polar Rush”, ose gara për shfrytëzimin e burimeve natyrore, gjithnjë e më të aksesueshme për shkak të shkrirjes progresive të akujve.



Një personazh i denjë për një histori spiunazhi, Huang Nubo, 58 vjeç, poet, alpinist, përfaqësues i propagandës së partisë komuniste dhe së fundmi miliarder, i është shtuar lojës së madhe të shekullit XXI, sepse në çatinë e botës fuqitë e mëdha po luftojnë për të siguruar një vend në diellin e zbehtë polar.

Dhe Kina, edhe pse nuk laget nga Oqeani Arktik dhe që për rrjedhojë nuk ka të drejtë të jetë pjesë e ndeshjes, është në vijën e parë duke shprehur hapur synimet e saj.

“Arktiku është i të gjithëve dhe ne kemi një të pestën e popullsisë botërore, ndaj kërkojmë të drejtat tona me çdo kusht”, ka deklaruar admirali Yin Zhu, strateg i pushtimit kinez të rrugëve ujore polare, që përgjysmojnë rrugën e anijeve tregtare mes Azisë dhe Perëndimit.

Natyrisht, shumë e kanë të vështirë t’u besojnë fjalëve të miliarderit Nubo, se po blen qindra kilometra katrorë shkëmbi arktik vetëm për të ndërtuar resorte turistike dhe fusha golfi për turistët e shumtë kinezë që në vitet e ardhshme do të “kërcasin dhëmbët” mes akullnajave.

Aktualisht pasaniku është në garë për Svalbardin, arqipelagu norvegjez që ndodhet mes Polit të Veriut dhe kontinentit. Nëse qeveria e Oslos nuk bën një anti-ofertë joshëse, mbi 1 miliard euro, “shoku” Nubo do të vendosë flamurin kinez në Austro Adventfjord, një territor prej 217 kilometra katrorë male, më shumë se dyfishi i Manhatanit, vetëm se pak i heshtur pasi është i pabanuar.

Por nëse plani për resorte turistike nuk ecën, nuk ka asnjë problem pasi ekziston një plan B: 20 milionë tonelata qymyr që ndodhen nën tokë. /
Top Channel
 
Top