A duhet të jeni miq me ish-ët e partnerit? Ekspertët japin këtë përgjigje

Hera

Moderatorë
Staff member
A duhet të jeni miq me ish-ët e partnerit? Ekspertët japin këtë përgjigje

Mbetet një pyetje “universale” kur vjen fjala tek ish-at e partnerit: “Nëse në një mënyrë ose tjetër ish-at janë ende pjesë e jetës së partnerit tuaj, çfarë duhet të bëni?” Duhet të shpresoni që ata të largohen vetë apo duhet të reagoni kundër tyre? Apo thjesht duhet t’i bëni miq?
Ekspertët e marrëdhënieve kanë një përgjigje. Ata janë mbledhur së bashku për të shpjeguar se çfarë duhet të bëni në një trekëndësh ku qëndroni ju, partneri juaj dhe ish-i. Më poshtë lexoni 4 këshilla se si të veproni në këto raste.
  1. Një marrëdhënie e shëndetshme dhe pozitive
Nëse ju dhe ish-i i partnerit keni një marrëdhënie pozitive, ku nuk ka asnjë lloj inati apo keqdashje nga ana e dy palëve, atëherë nuk ka asnjë problem që ju të jeni miq. Si në çdo marrëdhënie tjetër, edhe te kjo mund të dalloni qartazi se kur ju ofron pozitivitet dhe kur ju shkakton vetëm mërzitje. Këtë balancë ju duhet ta bëni personalisht vetë dhe në mënyrë objektive.
2. Nëse jeni miq të mirë me partnerin
Marrëdhënia me ish-in e partnerit varet edhe nga komoditeti që ju keni në radhë të parë me partnerin tuaj. Nëse jeni të hapur bashkë dhe flisni për çdo gjë, të ftoni ish-in e njërit apo tjetrit në një drekë apo darkë nuk ka asnjë të keqe. Nëse e shikoni që mes partnerit tuaj dhe ish-it nuk ka më asnjë ndjenjë dashurie por atyre u pëlqen shoqëria e njëri-tjetrit, më mirë të përshtateni me këtë në mënyrë që të bëheni edhe ju pjesë e grupit sepse në të kundërt do të lodheni shumë ta luftoni atë marrëdhënie.
3. Nëse fëmijët janë gjithashtu pjesë e trekëndëshit
Nuk do të donit të ishit njerka e keqe e Borëbardhës dhe as ish-i i partnerit tuaj të ishte njerkë e keqe për fëmijët tuaj, ndaj duhet të keni kujdes në raste të tilla. Nëse doni që fëmijët tuaj të rriten në qetësi dhe me pozitivitet afër dhe zgjedhjet tuaja të mos ndikojnë keq tek ata, ruani balancat!
4. Ekzistojnë kushte specifike për të mbetur miq:
  • Partneri juaj është dakord që ju të shoqëroheni me ish-in e tij.
  • Nuk ekziston xhelozia në këtë trekëndësh.
  • Keni qëllime të mira ndaj kësaj marrëdhënieje.
 

Tiku

🏃 🏃 🏃
Staff member
Po more duhet te jemi sepse jemi njerez qe kemi share ca gjona qe nuk i share me cdo njeri.. ;) Bilemi pronpozoj te kalojne ne friends with benefits. :D
 

Tiku

🏃 🏃 🏃
Staff member
Pse moj sepse them ato qe jau do shpirti ju te terave... :p :D :D
 

Mogli

Zzzzzzz
Pertoj me e lexu ca kane than ekspertet por mendoj qe po nejte mik me te smund rrish pa ja lyp prape e kur te refuzoje te ik truni kshuqe ma mire distancum
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Nuk kam pse te kem miqesi nese ish partneri/ja nuk ka femije me partnerin tim.
Nese ka femije ne mes ne duhet te krijojme nje ambjent sa me komunikues dhe tolerues.
Ne rastet e tjera pervec se nje respekt komunikues ne distanc nese eshte e novojshme.
Nuk shoh arsye te kete miqesi .
 
Last edited:

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Eshte sikur te kthehesh ne cerdhe..cdo gje te duket me e madhe dhe me e bukur..pastaj kur kthehesh ne cerdhe kur je i madh hmmm

(Cit)
 

Soulmind

oNcE...
s'e di..........
 

Ledia

Well-known member
duhet te jemi. perderisa jemi dashur kemi qene afer njeri tjetrit . duhet ruajtur respekti. eshte e turpshme te perdoresh cdo gje qe keni kaluar bashke ne tallje e ofendime
 

dangerous

Moderatorë
Kur ka dal në qarkullim ky artikull se më ngjan se i ka dal boja.

Më teper info që ta ken parasysh njerzit.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ekpert mir e kan kta ,per me shkru ahuu cdo gje eshte e thjesht .
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Friendship often ends in love. But love in a friendship, NEVER
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Po rrihet! Po kthehet! Po eshte e mundur!
 

Legally_Sweet

Alis volat propriis
Staff member
Neqoftese eshte nje femije ne mes, normale qe partnerin duhet te mbaj nje far marredhenie me ishin dhe do e kuptoja. Por une te kem nje marredhenie shoqerore me ishin e partnerit, se di domethene, se konceptoj dot. Neqoftese vertete ka pasur dashuri midis te dyve dhe neqoftese nga njera ane mund te ket akoma ndjenja, si mund te mbeten miq?!
 
Top