8 gabimet që i bëni kur hiqni vetullat

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member


Nëse jeni të pakënaqur me formën e vetullave tuaja, me siguri jeni duke bërë diçka të gabuar gjatë mirëmbajtjes së tyre. Shikoni 8 gabimet e zakonshme që bëjnë femrat gjatë heqjes së vetullave dhe zbuloni se ku jeni duke gabuar.

1. Shumë shpesh i hiqni vetullat



Të heqësh vetullat çdo ditë është një kënaqësi, por ekspertët mendojnë se kjo është gabim. Veçanërisht ata thonë se duhet të hiqen njëherë në çdo tri javë. Në këtë mënyrë qimet që rriten në anë të ndryshme, kanë kohë të mjaftueshme për t’u rritur dhe në këtë mënyrë do të keni vetulla të njëtrajtshme. Vetullat të hequra në mase të madhe nuk e definojnë mirë fytyrën, dhe gjithashtu vetullat e plota dhe të trasha janë tashmë në modë për një kohë të gjatë dhe kjo mund të jetë një tjetër arsye për të lënë mënjanë pincetën.

2. Përdorni pincetë të vjetër

Nëse ju rrrëshqasin qimet gjatë kapjes me pincetë dhe mundoheni që të afroni dy anët e pincetës, atëherë është koha për të blerë një të re. dhe, asnjëherë mos lejoni t’ju njolloset pinceta në ndonjë neseser apo kuletë, është shumë e rëndësishme që ta pastroni rregullisht me alkohol që të shmangni grumbullimin e bakterieve në të.

3. Krijoni hapësirë të madhe në mes të vetullave

Disa nga femrat që t’i shmangin vetullat e ngjitura njëra me tjetrën në mes të ballit, i heqin ato duke krijuar hapësirë shumë të madhe ndërmjet tyre, kështu sa më e madhe të jetë hapësira mes vetullave, hunda duket më e madhe dhe sytë shumë larg vetullave. Fillimi i vetullave duhet të jetë në përputhje me hundën , jo jashtë saj. Gjithashtu, kur është fjala për skajet e jashtme të vetullave, imagjinoni një vijë diagonale që shkon nga skajet e hundës deri në skajin e jashtëm të syrit.

4. Krijoni hark shumë të lartë të vetullave

Vetullat e formësuara mirë ngjajnë të mahnitshme gjithmonë. Gjeni formën tuaj natyrore dhe kështu do të arrini të krijoni pikën më të lartë ku mund t’ju përfundojnë vetullat, e cila është zakonisht rreth dy të tretat e distancës nga pjesa e brendshme e vetullave. Shkulni vetullat gjtihmonë në atë drejtim që të duken paksa më të ngritura. Nëse nuk jeni i sigurtë që do të jeni i saktë, përpiquni të përdorni hijëzim të vetullave (laps për vetulla) për të krijuar formën, dhe pastaj hiqni vetullat në atë drejtim që e keni vizatuar formën e tyre.

5. Harroni pjesën e sipërme të vetullave

Siç u përmend më lartë, heqja e qimeve poshtë vetullës mund të duket shumë mirë nëse është më e ngritur, por mos e harroni edhe pjesën e sipërme të tyre. Edhepse dëshironi vetulla më të trasha, ato nuk duhet të jenë të paformuara apo të çrregullta. Mbani hapësirën mbi vetullat të pastërt dhe hiqni qimet rregullisht edhe lartë vetullave, jo vetëm poshtë.

6. E teproni me lapsin e vetullave

Nëse vizatoni me laps vetullat, duhet të bëni vetëm disa lëvizje të lehta, sepse nëqoftëse e shtypni fort lapsin, do të krijoni efekt të kundërt dhe vetullat tuaja do të duken shumë të ashpra dhe jot ë natyrshme. Zgjidhni lapsin me hijëzim më të lehtë se vetullat tuaja për të arritur pamje sa më natyrale dhe ngadalë tërhiqni një vijë të lehtë, asesi mos i vizatoni. Nëse edhe lapsi ju duket shumë i theksuar, mund të provoni edhe me ndonjë hijëzim të vetullave, e cila duhet të jetë dy herë më e çeltë se ngjyra e flokëve tuaj.

7. Depiloni vetullat ndërsa përdorni krem retionoid

Kremi mjekësor retionoid stimulon prodhimin e kolagjenit, mbyll poret dhe përshpejton ndarjen e qelizave. Por ky mund të jetë një kaos nëse depiloni vetullat. Retinoidi e bën lëkurën tuaj të ndjeshme dhe të hollë, dhe për këtë arsye kjo mund t’ju heq lëkurën gjatë depilimit me dyll. Ekspertët rekomandojnë të mos përdorni retionid të paktën për gjashtë javë, e pastaj të aplikoni depilimin e rradhës. Në ndërkohë, derisa prisni t’ju kalojnë javët, mund të përdorni pincetën.

8. Asnjëherë nuk i keni rregulluar vetullat në qendrat estetike

Nëse nuk jeni i denjë për heqjen e vetullave dhe nuk jeni të sigurtë për t’u dhënë një formë të mirë, ose dëshironi thjeshtë t’i përmirësoni, drejtohuni më mirë tek personat e profesionalizuar për këtë punë. Edhe nëse shkoni vetëm një herë apo dy herë gjatë vitit nëpër sallone bukurie, gjithsesi do t’ju ndihmojë që të ruani formën e natyrshme dhe ju vetëm do t’i mirëmbani ato pastaj. Vetullat e kanë fuqinë për të tërhequr vëmendjen e syve dhe në këtë mënyrë ato bëhen pika referuese e fytyrës, dhe nëqoftëse ato nuk kanë formë të mirë, mund të përkeqësojnë përshtypjen për pamjen tuaj.
b;lajmeshqip
 
Top