5 rregullat e “arta” për dhëmbë të shëndetshëm

cent

Banned

Kujdesi për gojën është shumë i rëndësishëm si për dhëmbët ashtu edhe për shëndetin. Për të pasur dhëmbë të shëndetshëm nevojitet që pas çdo ngrënie të lahen dhëmbët, por kjo jo gjithmon ëështë e mundur. Pikërisht për këtë arsye pjesa më e madhë e njerëzve i lajnë dhëmbët në mëngjes dhë në darkë përpara se të flenë gjumë. A është e mjaftueshme kjo? Ka raste që nuk është e mjaftueshmë dhe dhëmbët krijojnë një ngjyrë të verdhë të pakëndëshme. Ja disa këshilla që bëjnë të mundur që dhëmbët të qëndrojnë të bardhë.

1. Pini çaj
اaji i zi dhe i gjelbër përmbajnë polifenole, antioksidantët, vlera e të cilëve është të lehtësojnë depozitimin e shtresave të verdha në dhëmbë dhe kështu reduktojnë mundësinë e krijimit të kariesit. Këto lloje të çajrash po ashtu zbusin kundërmimin, sepse parandalojnë zhvillimin e baktereve që e shkaktojnë atë.

2. Shmangni karbohidratet në mes të vakteve
Një qese me çips mund të dëmtojë dhëmbët po aq sa edhe një copë ëmbëlsirë. Të gjitha karbohidratet dekompozohen në sheqerna të thjeshta, të cilat pastaj shndërrohen në baktere që janë përgjegjëse për krijimin e kariesit. Pasi transformohen në masë të ngjitshme, futen në mes të dhëmbëve duke shkaktuar kështu krijimin e sëmundjeve të dhëmbëve. Karbohidrate hani vetëm në kohën e ngrënies, respektivisht me sasinë më të madhe të ushqimit, kur prodhohet më shumë pështymë përgjegjëse për “larjen” e zgavrës së gojës.

3. Pini me pip
Shumica e lëngjeve dhe pijeve energjetike përmbajnë acidet e citrusit dhe ato fosforike që shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve. Nëse pini me pip pijen do ta fusni në pjesën e pasme të fytit, për çka pija do të ketë kontakt minimal me dhëmbët.

4. Rrisni konsumin e vitaminës C
Vitamina C është një nga vitaminat “më të gjithanshme” e cila në mes tjerash ruan shëndetin e mishit të dhëmbëve, respektivisht smaltin. Ata që gjatë ditës konsumojnë më pak se 65 miligramë vitamina C (një portokall për shembull përmban 80 mg vitaminë C) janë më të prirë ndaj sëmundjeve të mishit të dhëmbëve se ata që rregullisht konsumojnë ushqime që përmbajnë këtë vitaminë të pazëvendësueshme.

5. Konsumoni të paktën 800 miligramë kalcium në ditë
Madje 99% e kalciumit të konsumuar në trup bie në dhëmbë dhe eshtra. Ata që konsumojnë më pak se 800 miligramë kalcium në ditë kanë më shumë rrezik të sëmuret dhëmbi. Kalciumi ndihmon që ndihmon dhëmbin të qëndrojë i fortë. Sasia e rekomanduar e kalciumit për femrat është 1.000 miligramë për femrat më të reja se 50 vjet dhe 1.200 miligramë për ato më të moshuara.
/BeratiLive
 

Didi

C'est la vie.
Staff member
Titulli: 5 rregullat e “arta” për dhëmbë të shëndetshëm

Ah dhembet e shkret..qe kur kam qene e vogel kam vuajtur. I kam cop cop,lol.
Svlejn per mua keto keshilla teper vone...edhe pse kam qene gjithmon e kujdeshme
mbi ushqimet qe haja. Por ku te lindin keshtu dhembet ske cu ben vec te vesh protez te re,lol
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: 5 rregullat e “arta” për dhëmbë të shëndetshëm

Me para doli nje sondazh per shqiptaret qe kishin dhembe te keqij
Po si do dilnin ndryshe ku hanin vec buke , kothere te hekurt e sheqer ne kohen e xhaxhit, edhe ai sheqer me kursim
Mi kish xhaxhi dhembet si rruaza, perla te bardha..

Une per vete kam buzeqeshje te bukur..sepse kam dhembe te bukur..e gjitha kjo fale Colgate(ose mollave qe vidhja tek komshija kur isha e vogel :p)
 

Didi

C'est la vie.
Staff member
Titulli: 5 rregullat e “arta” për dhëmbë të shëndetshëm

Une per vete kam buzeqeshje te bukur..sepse kam dhembe te bukur..e gjitha kjo fale Colgate(ose mollave qe vidhja tek komshija kur isha e vogel :p)
Pse moj kishte colgate atehere? lol lol
Po i ben gje reklam kshu? ahahha
Ahh mburraveceee
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: 5 rregullat e “arta” për dhëmbë të shëndetshëm

Po i bej reklame vetes :p
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staff member
Titulli: 5 rregullat e “arta” për dhëmbë të shëndetshëm

Per cajin se besoj, se kur kam shkuar tek dentisti me motren dhe e kemi pyetur per ceshtjen e cajit, na ka thene qe ti njollos dhembet....se motra ime pi shume caj jeshil dhe i kane marre dhembet ate ngjyren e verdhe.
 
Top