4 Sfidat, me të cilat ballafaqohen vetëm personat me inteligjencë të lartë

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
4 Sfidat, me të cilat ballafaqohen vetëm personat me inteligjencë të lartë



Shumica e njerëzve mendojnë se inteligjentët e kanë jetën të rregulluar dhe çdo gjë është e lehtë për ta. Por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Edhe njerëzit me inteligjencë shumë të lartë ballafaqohen me sfida dhe probleme në jetë. Në fakt, ka disa probleme të caktuara me të cilat ballafaqohen vetëm inteligjentët. Më poshtë ju sjellim 4 vështirësi me të cilat ballafaqohen vetëm ata me inteligjencë të lartë:


1. Kanë më shumë presion për të arritur suksese
Dhurata e inteligjencës së lartë i bën njerëzit të ndihen se janë më të mirë sesa tjerët. Ata janë të aftë t’i kuptojnë gjërat të cilat njerëzit e zakonshëm nuk i kuptojnë. Kësisoj, ata e dinë sa të mençur dhe sa të veçantë janë. Ndërsa pikërisht kjo u bën atyre presion të shënojnë sukses edhe në gjërat më të vogla. Ata duhet të kenë sukses secilën herë, pavarësisht për çka bëhet fjalë.

Pas së gjithash, inteligjentët janë më ndryshe se pjesa tjetër e njerëzve, prandaj duhet të jenë më të mirët. Këto gjëra përfshijnë të pasurit një karrierë më të mirë, lidhje më të mira, ose edhe një shtëpi më të mirë. Nëse nuk shënojnë suksese, inteligjentët zemërohen dhe fillojnë ta kritikojnë vetveten.


2. Krijimi i miqësive nuk është gjë e lehtë për ta
Inteligjentët gjithmonë duan të bëhen miq vetëm me njerëz që u ngjasojnë vetë atyre. Kur flasin me njerëz të ri, me qëllim u bëjnë pyetje të mençura për të parë se cilat janë përgjigjet e tyre. Kështu e kuptojnë nëse personi përballë e meriton miqësinë e tyre. Pikërisht kjo është arsyeja se përse inteligjentët shpeshherë janë të vetmuar, sepse nëse nuk e gjejnë dikë po aq të mençur sa vetë, ata qëndrojnë të vetmuar.


3. Analizimi i tepërt e bën më të vështirë marrjen e vendimeve
Personat të cilët kanë inteligjencë shumë të lartë, në përgjithësi hulumtojnë shumë para se të marrin ndonjë vendim – qoftë edhe për gjërat më të vogla. Por, përderisa kjo mund të jetë gjë e mirë, njëkohësisht i ka edhe të metat e veta. Analizimi i tepërt ua vështirëson inteligjentëve të marrin vendime.


4. E kanë vështirë të ndihen të lumtur
Për personat inteligjentë, inteligjenca e lartë më shumë është mallkim sesa dhuratë. Ballafaqimi me probleme të ndryshme i futë ata në dyshime se ndoshta është më mirë të jenë budalla për raste të ndryshme. Por, aktrimi se janë injorantë i bën ata të ndihen se nuk janë vetvetja, dhe mendimi i tepërt u bën atyre presion dhe i zemëron. Ata e kanë problem ta pranojnë se kush janë në të vërtetë, prandaj nuk mund të lumturohen lehtë.



Science
 
  • Like
Reactions: iva

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
pika 4 më interesant duket:


Për personat inteligjentë, Inteligjenca e lartë është me shum mallkim sesa dhuratë….


Ernest Heminguej ka thenë: njerezit inteligjentë jan më të palumturit...
 

Zana1

Braveheart
Pika 1 dhe 4- ter , me duken pa lidhje ... megjithate eshte veshtire te perceptojme inteligjencen reale , persa i perket k;tu ne virtualitet.

Pak a shume po imponohemi e detyrohemi qe te pranojme veten qe nuk jemi me te afte, edhe per te komunikuar e dhene opinione... si e si qe te bejme "inteligjentet" qe te ndihen mire. lool
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Pervec 2 qe ne fakt sme prek hic se jam shume sociale

Ato pikaf e tjera me bien kokes...sidomos ajo e 4
Si sme beri zoti budallaqe qe smendon e i pelqen vetja.....sa e lumtur do isha ne injorancen time :(
 

MrCool

Simple
Nuk qenkam i vetmi qe paskam admirim ndaj budallenjve :p
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
LOL.
2.3.4 kto pikat me pershkruajne mua.
Po se quaj veten inteligjente;).
Po pse si i thua vetes ti cdo mengjes psh?
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Kam pasur fatin te njoh nje personalitet i cili merret me zhvillimet e Nases dhe kam menduar se cdo gje e kishte perfekt por kur e njoha nga afer pashe nje bote tjeter ...nje bote qe se kisha imagjinuar asnjehere. ..jeta e tij ishte zyra e tij qe kur kam hyre brenda humba nga librat nga ekuacionet neper tabela dhe eksperimente dhe jeta personale me keq duke e degjuar kuptova se sa veshtiresi kane si njerez ne e gjitha aspektet sepse mendojne sipas intuites se tyre jo si rrealitet
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Duke perjashtuar piken e 4-te,tjerat qenkam inteligjente sipas studimit.
 
Top