• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

3 modele të këpucëve të rrafshta që i veshin zonjat e famshme këtë pranverë

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
3 modele të këpucëve të rrafshta që i veshin zonjat e famshme këtë pranverë



3 stile të veçantë që po tërheqin vëmendjen dhe garantojnë rehati


Kur bëhet fjalë për këpucë, ekzistojnë shumë shkaqe përse modelet e rrafshta të këpucëve janë të preferuara te shumë gra të modës. Përderisa takat mund të shkaktojnë pakënaqësi dhe dhimbje, kurse atletet mund të janë shumë të papërshtatshme, këpucët e rrafshta si mokasinet, ato të baletit apo oksfordit mund të ju zgjidhin të gjitha dilemat tuaja të modës.

Pikërisht për këtë i përzgjedhin disa nga prirëset e trendeve më të famshëm, sidomos këtë pranverë ku si qëllim kanë pamjen elegante, por edhe të ndjehen të rehatshme! Kështu këtë sezonë na kanë ardhur modele të ndryshme të këpucëve të rrafshta, të cilat mbahen si të thjeshta dhe disi me siluetë të pritshme, por sigurisht se dallojnë në dizajn, ngjyra dhe detaje.

Zonjat si Olivia Palermo, Karlie Kloss dhe Alexa Chung tashmë e kanë zgjedhur modelin e tyre, dhe bëhet fjalë për këpucë atraktive në të cilat këmbët do të janë mirënjohëse!

Këpucë Mules me shputë të hapur


Për herë të parë këtë pranverë i kemi parë te Gigi Hadid dhe Mandy Moore, që shumë shpejtë i ka veshur edhe Emily Ratajkowski. Bukuroshet e Gucci në ngjyrë ari e kanë freskuar këtë veshje mjaft të lirshme dhe e kanë bërë shumë moderne. Nëse e pëlqeni shumë ngjyrën e arit, gjithmonë mund të përcaktoheni për këpucë mules ngjyrë kafe apo me lëkurë të zezë të lëmuar, të cilat do të duken njejtë shkëlqyeshëm në këmbët tuaja!

Mokasinet

Olivia Palermo është e njohur për taka tepër të larta, por këtë sezonë ajo ka vendosur t’i përqafojë këpucët e rrafshta të cilat paraqesin pjesën kryesore të ditës. Tashmë shumë herë e kemi parë me mokasine me lule të pazakontë të qëndisur, kurse blogerja me guxim i kombinon me pjesë që i zbukuron motivi i njejtë.



Këpucë baleti me detaj të theksuar

Këpucët e baletit bëjnë pjesë në aksesorë që gati çdo grua i posedon në koleksionin e saj të këpucëve. Këtë pranverë, çelësi qëndron në detajet që i bëjnë pjesë të pazakonta, të dallueshme dhe të pëlqyeshme. Manekinia e nohur Alexa Chung nuk ka mundë t’i rrezistojë këtyre këpucëve baleti shumë të bukura të zeza me dantela.



b;thealbanian.co.uk
 
Po cilat zonjat e famshme ,keto kane disa vite te mira qe jane rikthyher ne mode...une nga keto kam perdorur dhe ato si tip balerine jane te rehatshme ... :)
 
Top