10 strukturat më të pazakonta arkitekturore në Evropë

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
10 strukturat më të pazakonta arkitekturore në Evropë



Me delikatesën e tij dhe dekorimin e kujdesshëm, ideja e modernizmit mund te duket e mjaftueshme, por si një lëvizje arkitekturore në fakt është shumë më shumë se aq. Shndërrimi industrial që ndodhi botërisht pas Luftës se Dytë Botërore i dha njeriut një vizion të ri për jetën, artin dhe arkitekturën duke çuar në Postmodernizëm, Neomodernizëm dhe Neofuturizëm. E parë nga jashtë ky stil konsiston në vijat dhe dekorin minimal dhe ndonjëherë drejtuar nga surrealizmi. Lëvizja moderniste çoi në krijimin e shumë ndërtesave që janë më të veçantat e periudhës në Europë. Nga stilet që karakterizojnë modernizmin deri tek modelet më të ekzagjeruara të artit, më poshtë do të shihni disa nga ndërtesat më inspiruese përsa i përket arkitekturës bashkëkohore.



Muzeu i Artit Bashkëkohor të Barcelonës

I vendosur në qytetin e ideve arkitekturore, muzeu i Artit Bashkëkohor të Barcelonës (MACBA) është një ndërtesë karakteristike e Placa del Angels. Zyrtarisht wshtw hapur në 28 Nëntor 1998, por fillimet i kishte në 1959 atëhere kur kritiku i artit Alexandre Cirici Pellicer krijoi një grupim artistësh të artit kontemporan. Dizenjuar nga firma amerikane e arkitekturës Richard Meier & Partners, muzeu zë një hapësire prej 120 x 35 metra, ngjyrë e bardhë me një ndërtim minimalist. ثshtë ndërtesa më tërheqëse në rrugët e Ravel Barcelona. Me një fokus të madh tek artistët spanjoll dhe katalanas që në 1940 deri në ditët e sotme, MACBA është një tribut i madh drejt modernizmit.



Qendra ‘Sony’

Dikur një copë toke e papërdorur, pa tipare të veçanta pasojë e shkatërrimit të murit të Berlinit, deri në 1990 atëhere kur për Potsdamer Platz u krijua një vizion i ri. I dizenjuar nga Helmut Jahn, qëndra Sony u hap në vitin 2000, një hapësirë e përdorur si sallë konferencash, hotel, muze dhe një teatër filmash. Një investim i madh i ndërtuar në një vend të pazakontë. Karakterizohet nga çatia prej xhami dhe hekuri që ngrihet lart ndërtesave të tjera si një lule që ribashkon ndërtesat e tjera në të njëjtën hapësirë. Ndërkohë në 2008 qendra u shit por sërish ngelet një vend ‘I shenjtë’ për argëtim në Berlin dhe më tej.




Kursaal

I vendosur në qendër të detit Cantabrian në qytetin e San Sebastian, Spanjë ndërtesa e kongreseve Kursaal synon të jetë simboli i bashkimit të ujit dhe tokës. I përfunduar në 1999 nga Rafael Moneo, kompleksi paraqet një stil modern arkitekturor i cili është i pazakontë për rajonin Basque. Dy kubat, formojnë një ndërtesë kulturore që përfshin sallën e auditit, hollin kryesor, pjesën prej xhami dhe një numër të pafundmë dritash që e bëjnë ndërtesën të shkëlqejë kur qytetin e vogël fillon ta pushtojë errësira.



Engjëlli i Artë

I përfunduar në nëntor 2000, ‘The Golden Angel’(Engjëlli i Artë), është një ndërtesë në lagjen ‘Engjëjve’ në Pragë. Një ndërtesë e ëndërruar fillimisht nga arkitekti francez Jean Nouvel, struktura u formua si një tribut i statujës së engjëllit dikur vendosur në majë të Pragës, një statujë e shkatërruar në 1980 për të hapur vend për të ndërtuar një metro. Ndërtesa me forma të ndryshme është një ndërtesë që përdoret si kompleks zyrash, e stilit modern. Inspiruar nga Wim Wenders në filmin ‘Krahët e Dëshirës’, imazhi i fasadës që përfaqëson ëngjëllin shikon gjithmonë poshtë për të mbrojtur njerëzit që hyjnë dhe dalin nga qyteti.



Casa Batllo

Një shembull perfekt i modernizmit Katalanas dhe një nga punët e arkitektit më të njohur spanjoll Antoni Gaudi, kjo residencw unike është vendosur në zemrën e Barcelonës. E ndërtuar rreth 1906-ës, Casa Batllo demonstron një spektër të plotë të arkitekturës të ndjeshme të Gaudi-t që nga dizanji i dhomave deri tek formati i dritareve i formuar nga guri dhe xhami. Një vepër surrealiste për të cilën Gaudi u shqua. Muret e jashtëm janë të mbuluara me një mozaik të ngjyrosur i cili i ka dhënë ndërtesës emrin nga vendasit ‘Shtëpia e Kockave’, për shkak të pamjes sipërfaqësore si skelet.



Dera e Europës

Inspiruar nga vetë emri i ndërtesës, “Dera e Europës” i referohet dy kullave të vendosura në qytetin e Madridit, Spanjë. Dizenjuar nga arkitektët amerikanë Philip Johnson dhe John Burgee, ndërtesat u përfunduan në 1996 dhe patën nderin të jenë ndërtesat e para të llojit të tyre në botë. Dy ndërtesat janë të ngjashme me stilin e një qiellgervishtëse moderne. Pamja e derës krijohet nga forma e veçantë e ndërtesave që duket sikur kërkojnë të arrijnë njëra – tjetrën.



Qyteti i Artit dhe Shkencës

Një arritje monumentale në arkitekturën moderne e vendosur në Valencia, Spanjë. Qyteti i Artit dhe Shkencës ishte si fillim i imagjinuar për të qenë një grupim ndërtesash për kulturën dhe edukimin. Formuar pranë lumit Tura, qendra u dizenjua nga Santiago Calatrava në Korrik 1996 dhe u prezantua i gjithi në 9 tetor 2005. Ai përfshin një park oqeano grafik, një kështjellë arti, teatër, muzeun e shkencave dhe një qendër për eventet e artit dhe sportit. Qyteti i Artit dhe Shkencave është një nga vendet më tërheqëse për turistët dhe një simbol i tributit modern në arkitekturë.



Notre Dame du Haut Kjo kishëz u përfundua në 1954 në Ronchamp, Francë nga arkitekti franko – zvicerian Le Corbusier. E përcaktuar si një nga ndërtesat ndikuese të dizanjit “Notre Dame du Haut” është një shembull ekstrem i stilit minimalist të Le Corbusier. Struktura konsiston në tre kishëza të vogla dhe altarin kryesor, është dizenjuar për të mbajtur kishën në potencialin e saj më të lartë edhe me kalimin e kohës. “Notre Dame du Haut” është ndërtuar me mermer dhe gur, por rëndësia qëndron tek çatia e cila është një lidhje midis natyrës që e rrethon ndërtesën dhe spiritualizmit.



Muzeu ‘Guggenheim’

Hapur në 1997, muzeu ‘Guggenheim’ në Bilbao është një ndërtesë që përfaqëson denjësisht artin që mban brenda, prandaj është kthyer në një nga ndërtesat më të famshme të 20 viteve të fundit.Testamenti i duhur i arkitektit Frank Gerhy. Muzeu zë një hapësirë prej 32,500 metra katror, hapësirë kjo e vendosur pranë lumit Nervion. Muzeu është i njohur për aparencën e tij dhe përmban 19 galeri në 11,000 metër katror hapësirë që ulet pranë titanit, një atriumi prej xhami dhe një çatie të ngjitur në qiell i cili i lejon vizitorët të kenë intimitetin e tyre në lidhje me artin.



Fondacioni ‘Kartier’

Në Paris, përgjatë bulevardit ‘Raspail’ është venddodhja e fondacionit të artit bashkëkohor, i njohur gjithashtu si fondacioni ‘Kartier’. Dizenjuar nga arkitekti francez Jean Nouvel, fondacioni ‘Kartier’ është ndërtesa më e njohur në qytet përsa i përket modernizmit në arkitekturën e tij. Muzeu është gjysëm xham dhe gjysëm kopësht i krijuar nga artisti konceptual Lothar Baumgartes. Ndërthurje e modernizmit me natyrën e bën fondacionin ‘Kartier’ të qëndrojë në harmoni me artistët që e vizitojnë nga e gjithë bota.
b;.revistaclass.al
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Engjelli i arte
 
<3 Guggenheim jo vetem per pamjen e jashtme por akoma me shume per ate qe ka brenda
 

Artin

Anëtar i Respektuar
Shumica qenkan ne Spanje.
Se jane te pazakonta, nuk do të thote se jane patjeter edhe te bukura.
Shumica e këtyre nuk më pëlqejnë... me kujtojne pikturat e Pikasos...
 
Top