10 fakte të pabesueshme nga jeta e Ernest Heminguej

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Qëlloi peshkaqenë me armë, mori një nëndetëse me granata, dhe vuri përballë kombe kundër njëri-tjetrit



Ernest Heminguej (Ernest Hemingway) është një nga shkrimtarët më të mëdhenj që kanë jetuar ndonjëherë. Ernest Heminguej në profilin e tij shkrimtaresk përfaqëson në mënyrë të shkëlqyer realizmin letrar në ShBA.
I konsideruar nga shumëkush si strehë e brezit të humbur, Heminguej vazhdon të mbetet shkrimtari më i shquar amerikan. Proza e tij e gjallë shquhet për nga thjeshtësia mahnitëse, dialogu i thjeshtë plotë jetë.
Personazhet kryesore të Heminguejit janë gjithnjë luftëtarë të paepur, me dinjitet krenar, toreador, përballë gjendjes së nderë që po përjetonte padrejtësisht brezi i humbur, brez në kurrizin e të cilit rëndoi më së shumti Lufta e Parë Botërore. Ky shkrimtar kolosal amerikan është lauruar me shpërblime prestigjioze letrare, madje në vitin 1953 ky shkrimtar merr çmimin “Pulitzer” për “Plaku dhe deti”.
Ai u vetëvra me 2 korrik te vitit 1961 vetëm tre javë para 62-vjetorit të lindjes së tij. Në gjuhën shqipe janë përkthyer një varg romanesh, e vëllimesh me prozë tregimtare të këtij shkrimtari. Ne të gjithë jemi rritur duke lexuar librat e tij, ku na është thënë se proza e tij ishte një ndër prozat më të mira të shkruara ndonjëherë. Por a e dini se ai ishte një person me karakter shumë burrëror? Ai ishte një djalosh që qëlloi peshkaqenë me armë, mori një nëndetëse me granata, dhe vuri përballë kombe të tëra kundër njëri-tjetrit.

10. Ai zihej me njerëz për Xheims Xhois
Nuk ka asgjë më të mirë se sa të mësojmë se dy legjenda të asaj kohe ishin miq të ngushtë, siç ishin Heminguei me shkrimtarin dhe poetin e njohur irlandez Xheims Xhois (James Joyce).
Të dy dilnin shpesh të pinin në Paris, ku Xhois i fillonte zënkat i pari në bar. Mbetet një mister se si nisnin këto zënka sepse Xhois nuk ishte tip luftarak.
Ai ishte mjaft i dobët dhe me një shikim shumë të keq. Për fat të mirë ai ishte mik i ngushtë me një letrar me peshë dhe me një njeri me trup shumë të fortë fizikisht. Hemingueji i pëlqente grushtet, madje njëherë Xhem Dempsei tregon se njëherë kishte qenë shumë i frikësuar sepse siç thotë ai “Gjithmonë kam patur mendimin se Hemingueji i pëlqente grushtet, dhe kisha frikë se do vinte të më godiste si një njeri i çmendur.” Sa herë që Xhois përfshihej në një sherr e gjitha çfarë thoshte ai ishte “Merru pak me të Hemingueji!” Më pas Heminguej futej në sherr e fillonte e gjuante me grushte. Kështu mund të themi se Hemingueji dhe Xhois ishte ekipi letrar i pari dhe i fundit që bënte boks.

9. Ai ishte një peshkatar ekstrem i cili goditi një peshkaqen me armë
Në vitin 1934 Hemingueji përdori një paradhënie nga një libër i tij me tregime të shkurtra për të blerë një jaht 11.5 metër të cilin e quajti Pillar.
Kjo ishte arsyeja që ai u bë peshkatar. Në fakt Heminguei ishte një peshkatar legjendar në Kubë aq sa Kastro në vitin 1960 ka mbajtur konkursin e peshkimit “Torneo Hemingway” në nder të tij. Megjithatë disa nga metodat e Hemingueji mund të cilësohen si joortodokse. Për shembull në vitin 1935 ai kapi një peshkaqen. Në pamje të parë nuk ka asgjë anormale këtu, mirëpo ai e goditi peshkaqenin me armë. Më vonë, ngjarja që e frymëzoi për veprën “Plaku dhe deti”: Ai kapi peshkun më të madh që ishte kapur ndonjëherë.
Hemingueji dhe shoku i tij Mike Strater kapën një peshk që besohet se ishte më i gjatë se 4 metër dhe luftuan për orë të tëra për ta mbështjellë. Ndërkohë që ato përpiqeshin për ta marrë në varkë një tufë me peshkaqenë u mblodh rrotull varkës. Hemingueji gjuan me armë për t’i larguar, por ai vetëm gjakos detin e kështu bën që peshkaqenët të afrohen edhe më shumë. Kur e morën peshkun gjysma e tij ishte shqyer dhe pjesa e mbetur peshonte rreth 227 kg.

8. Ai gjuajti një varkë për marinsat huliganë
Në vitin 1942 anijet gjermane ishin të ngarkuara me ngarkesa amerikane. Marina, ende e pa rimëkëmbur nga humbjet e rënda në Përl Harbor, u detyruan të kërkojnë vullnetarë civilë për të ndihmuar të patrullojnë bregdetin me jahte private. Këta marinas u bënë të njohur si “marinsat huliganë”. Këto marinsa thjesht patrullonin dhe raportonin me anë të radios, përveç njërit. Heminguei e shpalli veten kryetar dhe filloi të patrullojë në brigjet e Kubës me qëllimin e vetëm për të fundosur ndonjë anije më armë zjarri dhe granata dore.
Ai mblodhi një ekip ku bënin pjesë toreadorë, një biznesmenë miliarderë dhe një marins amerikan. Hemingueji arsyetoi se me jahtin e tij anijet gjermane do të afroheshin për ndonjë bashkëpunim. Plani i tij ishte që këto anije të ishin aq afër sa për t’i gjuajtur me automatik dhe granata. Duhet theksuar se Hemingueji kurrë nuk e fundosi një anije gjermane, gjë që lë vend që njerëzit të spekulojnë e të thonë se banda e Heminguejit ishte thjesht një justifikim për të shkuar për peshkim e për t’u dehur me miqtë e tij.

7. Ai mashtroi gjatë kohës kur ishte korrespondent lufte
Në vitin 1944 Hemingueji ka punuar si korrespondent lufte për revistën Collier. Ai kishte mbuluar edhe më parë luftëra si gazetar, por në moshën 44-vjeçare ai nuk ishte në kulmin e pranverës së tij. Ai ishte i pranishëm në D-Day (operacioni ushtarak 6 Qershor 1944)por ai qëndroi në bord sepse ushtria mendoi se ai ishte tepër i çmuar për tu humbur. Por shpejt ata mësuan se ai nuk ishte një person që mund të të pranonte të kujdeseshin për të apo të merrte urdhra. Kur po udhëtonte me regjimentin 22 ai mori leje që të drejtonte një operacion të inteligjencës në Rambuje.
Së shpejti, ai u bë udhëheqës i një milicie, përbërë nga një agjent të fshehtë dhe disa ushtarë dhe civilë të cilët pasuan urdhrat e tij pa pyetje duke e quajtur atë “Papa”, “Kapiten”, apo edhe “Le Grande Capitan”. “Të parregulltit”, siç u quajtën, u përshkruan si një grup ku të gjithë kopjuan stilin e Heminguejit. Këtij grupi iu bashkuan gjithmonë e më shumë trupa francezë dhe civilë. Ata kryenin survejimin përpara kolonës kryesore të mbështetjes, por Hemingueji i veshur me uniformë i udhëhoqi ata disa herë në luftë. Kështu Hemingueji si korrespondent lufte shkeli konventën e Gjenevës sepse përdori armë dhe vrau njerëz. Ai u përball më gjykatën ushtarake, mirëpo më pas duke gënjyer u fut përsëri në luftë ku mori pjesë në disa konfrontime. Hemingueij mbijetoi dhe pas dy vitesh mori një yll bronzi.

6. Ai rrahu Orson Uells
Në vitin 1937 Orson Uells (Orson Welles) do të rrëfente tokën spanjolle, një dokumentar nga Joris Ivens. Këtë dokumentar e kishte shkruar Hemingueji dhe kur mori vesh që do lexohej nga Orson e tërbua, sepse nuk i pëlqente zëri i tij. Kur Orson sugjeroi disa ndryshime dhe hoqi një pjesë të madhe të shkrimit Hemingueji u acarua edhe më shumë. Shpejt zënka u acarua kur Heminguei deklaroi “Disa legena që merren me teatër mendojnë se mund të më mësojnë mua se si të shkruaj”. Orson më pas u përgjigj me sarkazëm duke e akuzuar atë për arrogancë. Pas kësaj të dy patën një zënkë të vërtetë. Zënka përfundoi në ekran para dokumentarit. Megjithatë më vonë të dy u bënë miq të mirë. Por kjo nuk e ndaloi Heminguei që ta fshinte Orsonon nga testamenti i tij.

5. Ai ishte një njeri që i donte macet
Në vitin 1931 atij ju dha një mace shumë e veçantë. Nga një mutacion macja kishte gjashtë gishtërinj dhe ai e quajti “Top bore”. Heminguei u bë i fiksuar me këtë mutacion të rrallë dhe përfundoi me rreth 50 prej tyre që rrinin lirisht nëpër pronën e tij Key West. Në fakt Hemingueji bëri aq shumë për të promovuar këtë racë nëpër shkrimet e tij sa macet “polydactyl” tani janë referuar disa herë si “macet Heminguei”.
Tani shtëpia e tij në Key West është një muze. Nëse ju do të keni fat ta vizitoni menjëherë do të vini re se ka mace polydactyl kudo. Të gjitha janë të racave të ndryshme, por pothuajse të gjitha macet kanë gjashtë gishtërinj. Macet janë të lejuara të bredhin të lira dhe të bëjnë atë që iu pëlqen.

4. Ai besonte se ishte nën survejimin e qeverisë
Nga fundi i jetës Hemingueji ishte i rënë emocionalisht, i rraskapitur mendërisht dhe jashtëzakonisht paranojak. Ai besonte se në çdo kohë ndiqej dhe spiunohej nga federalët (FB). Kur i jepte makinës ishte i bindur se e ndiqnin makina të tjera. Ai e la hashashin sepse mendonte se e shihnin njerëzit. Ai madje ka deklaruar se një natë vonë kur ishte në bankë dy punonjësit e sigurisë në fakt ishin agjentë federal.
Sa më shumë që i rritej ky fiksim, aq më shumë shqetësoheshin familja dhe miqtë e tij. Në vitet ’60 ai u shtrua në një spital psikiatrik ku iu nënshtrua terapisë. Por gjërat nuk u përmirësuan. Telefoni i tij përgjohej akoma, FBI ishin kudo. Më pas erdhi edhe tentativa për vrasje dhe ai për fat të keq u vetëvra, gjë që e bën edhe më të dhimbshme ngjarjen sepse në fakt ai kishte çdo të drejtë për të qenë paranojak.

3. Ai me të vërtetë ishte nën mbikëqyrjen e Qeverisë
Heminguei ishte ndoshta shembulli më i mirë në botë i fjalës së urtë “Thjesht se ju jeni paranojak nuk do të thotë se ato nuk po të ndjekin.
” Për vite të tëra njerëzit mendonin se paranoja ishte thjesht një tregim se ai po çmendej gjithmonë e më shumë. Megjithatë ndërkohë që shumica e miqve të tij mendonin në këtë mënyrë, në të vërtetë Hemingueji ndiqej nga FBI. Në vitin 1983 disa dokumente lëshuar në bazë të Aktit të Lirisë së Informimit zbuluan se Edgar Huver ka qenë personalisht i përfshirë në survejimin e tij. Dokumenti që detajonte hetimin ishte 127 faqe i gjatë. E gjithë paranoja e tij kishte qenë e vërtetë. Pse FBI ka përgjuar shkrimtarin më të madh të asaj kohe? J. Edgar Huver kishte shumë dyshime te shkrimtarët. Huver kishte frikë nga Hemingueji për shkak të famës së tij dhe njerëzve që e ndiqnin atë. Ai kishte gjithashtu dyshime për lidhjen e tij me Kubën.

2. Ai ishte agjent i KGB-së?
Gjatë viteve 1940, J. Edgar Huver kishte spiunuar të gjithë ato që nuk i besonte. Zakonisht këta njerëz ishin të famshëm, anëtarë të inteligjencës, ose thjesht të gjithë ata që nuk u pajtuan me të. Ne kurrë nuk do e dimë nëse Huver kishte ndonjë informacion, por ne tashmë e dimë se Heminguei ishte agjent i KGB-së.
ky informacion u bë i ditur nga një ish-agjent i KGB-së, Aleksandër Vassiliev, i cili kishte mundur të futet në arkivat e Luftës së Ftohtë dhe kishte vërejtur që Hemingueji kishte qenë një “spiun”. Hemingueji kishte takuar agjentë sovjetike në Kubë dhe Angli, dhe të dhënat sovjetike pretendojnë se ai ishte shumë entuziast për të ndihmuar ata. Ata i dhanë emrin e koduar “Argo”. Megjithatë Hemingueji nuk ishte një spiun shumë i mirë. Informacioni i dhënë ishte i parëndësishëm, ose krejtësisht të padobishëm, kështu KGB përfundimisht hoqi dorë mbi të. A mund të ketë qenë Hemingueji një agjent i dyfishtë? Për fat të keq këtë nuk e dimë.

1. Hunter S. Tompson hetoi vetëvrasjen e tij, por përfundoi duke vjedhur gjërat e tij
Kur Ernest Hemingueji kreu vetëvrasje në vitin 1961, ai tronditi botën. Ai kishte një ndikim të madh në shumë shkrimtarë, dhe ata e patën të vështirë vdekjen e tij.
Një prej tyre ishte edhe Hunter S. Tompson. Në vitin 1964 Tompson udhëtoi për në Ketchum, Idaho për të vizituar shtëpinë ku Hemingueji u tërhoq gjatë dy viteve të fundit të jetës së tij, për të shkruar një pjesë hetimore The National Observer të titulluar “اfarë e joshi Heminguejni në Ketchum”.
Tompson shkroi plot pasion rreth heroit të tij, por përfundoi duke konkluduar se Hemingueji ishte një burrë i vjetër, i sëmurë dhe shumë i trazuar. Ndërsa bënte kërkime për artikullin ai vuri re një mbajtëse akulli me formën e brirëve të drerit. Tomson mendoi se edhe pse nuk do të mund të bënte as gjysmën e çmendurive që bëri ai të paktën të kishte një suvenir prej tij, dhe kështu i vodhi.

Përgatiti: Endri Farka
t.observer
 
Top