“Trajtime të bardha”, kripa ju bën të bukur

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
“Trajtime të bardha”, kripa ju bën të bukur



A e njihni fuqinë e madhe të kripës përsa i përket kujdesit estetik? Ju mund ta shfqytëzoni këtë përbërës kundër celulitit, për një lëkurë të lëmuar, flokë të bukur etj. Ju mund të krijoni vetë receta bukurie në shtëpi e të ndjeni ndryshimin e vërtetë që mund t’ju fal kripa.

Spray për të krijuar flokë të valëzuar. Për të krijuar valë të përsosura flokësh hidhni një lugë çaji kripë në 200 ml ujë të ngrohtë. Pastaj shtoni ½ lugë çaji vaj kokosi dhe pak xhel flokësh. Më pas tundeni që të miksohen përbërësit.

Absorbues në dush: Përzieni një filxhan me kripë gjelle me disa pika vaj bajameje, kokosi ose një vaji tjetër esencial dhe shtojani ujit gjatë larjes. Përdorimi i kripës gjatë dushit, siguron që të absorbohet më pak ujë nga trupi duke evituar efektin “rrudhosje” në gishtat e duarve dhe këmbëve.

Trajtimi i zbokthit. Fërkoni lëkurën e kokës me kripë deti para se të lagni flokët, në mënyrë që të hiqen shtresat e zbokthit dhe ky trajtim i skalpit të kokës të depërtojë më mirë.

Tonik për fytyrën: Për të reduktuar yndyrën në lëkurë, në një shishe me ujë të ngrohtë hidhni një lugë çaji kripë dhe vendoseni në fytyrë duke ruajtur zonën e syve. Pastrojeni me diçka të thatë.

Skrab me kripë: Pasi të keni bërë një banjë ose një dush, ndërsa lëkura juaj është ende e lagësht, hidhni një sasi të vogël kripe gjelle në duar dhe masazhojeni butësisht tek krahët dhe këmbët. Masazhi me kripë do të heqë qelizat e vdekura dhe do të përmirësojë qarkullimin e gjakut.

Avull për lëkurën: Për të hapur poret, para eksfolimit të lëkurës zieni 1/3 filxhani kripë gjelle në një ibrik të vogël për zierjen e ujit. Transferojeni në një tas dhe gjatë kësaj kohe mbajeni fytyrën mbi avull.

Eksfoliues për fytyrën: Përzieni një lugë çaji kripë të imët dhe një lugë çaji vaj ulliri në një tas të vogël. Butësisht, masazhoni fytyrën dhe pjesën e qafës me këtë përzierje. Shpëlajeni fytyrën si zakonisht.

Pastë dhëmbësh: Një recetë klasike e bukurisë natyrore: Shtypni imët pak kripë gjelle. Përzieni një masë të vogël kripe me dy masa sodë buke. Vendoseni në furçën e dhëmbëve dhe fërkoni dhëmbët tuaj.

Gargarë: Shpëlani gojën me një solucion të bërë me ½ lugë çaji kripë dhe ½ lugë çaji sodë buke të tretura në një gjysmë gotë uji.
Kundra qeskave të syve: Tresni një lugë çaji kripë në pak ujë të nxehtë. Shtrihuni dhe vendosni mbi sy dy tamponë të zhytur në solucion.

Trajtim për këmbët: Vendosini këmbët në ujë të ngrohtë me kripë. Kripa është ajo që mjeku ua rekomandon atletëve, këmbët e të cilëve janë të mbilodhura, ose pas një ditë të gjatë ecjeje.
g.shqip
 

Legally_Sweet

Gjelbërimi i mamit dhe i babit
Staff member
Titulli: “Trajtime të bardha”, kripa ju bën të bukur

Une perdor nje scrub per fytyren qe ka si perberes kripen per vete.
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
scrub me krip ose sheqer...eshte super per lekuren...dhe jo vetem per fytyren...

vaj ulliri dhe sheqer...super
 

jana80

Super Moderator
Staff member
Te njohura si receta... ama do ju keshilloja mos te benit ate per dhembet... nje shoqja ime kur isha studente e bente dhe tani dentistet i thone qe ke prishur zmaltin...
 
Top