“San Siro”, Barazim mes Interit dhe Parmës

cent

Banned
Interi i Thohir ka humbur në rrugët e barazimit. Për të tretën ndeshje radhazi në kampionat, zikaltërit barazojnë, këtë herë jo më me shifrat 1-1 por 3-3, në një sfidë të cmendur përballë Parmës, me shumë përmbysje e kundërpërmbysje por që nuk sjell fitoren për zikaltërit, duke i mbajtur ende larg zonës Champions, aty ku skuadra e Mazzarrit kërkon të shkojë për të rritur prestigjin e humbur këto sezonet e fundit.

Takimi i “San Siros” kuptohet që në fillim që do të jetë i çmendur, pasi nis ashtu sic nuk pritej, me gol të Parmës, që kalon përpara në minutën e 11-të me anë të Sansones, duke konfirmuar carje në mbrojtjen zikaltër. Interi që deri në ato momente kishte vuajtur, ndryshon marsh dhe hidhet i tëri përpara në zonën e emilianëve, por Palacios shpërdoron një gol të sigurtë. Gjithsesi zhvillimet më të mëdha ndodhin në dy minutat e fundit të pjesës së parë, ku fillimisht është Palacio që realizon golin e 1-1, por festa e barazimit zgjat shumë pak pasi Parolo i heq fjalën një stadiumi të tërë, kur detyron Handanovic të nxjerrë topin nga rrjeta pas një gabimi trashanik dhe të papritur për një portier të nivelit të tij.

Gjithsesi gabimin e gardianit zikaltër, e korrigjon në startin e pjesës së dytë Palacio, që në minutën e 54-tërt fut sërish kokën për golin e barazimit. Ndeshja duket se merr drejtimin e duhur në minutën e 56-të, kur një goditje e Guarin prishet nga Lucarelli për avantazhin e parë të Interit. Zikaltërit që i kanë në ADN ndeshjet jo normale ndëshkohen sërish në minutën e 59-të, kur Sansone realizon dhe të tretin. Interi duket sikur kalon në kllapi, dhe madje nuk del as kur Cambiasso është i vetëm në minutën e 91-të përballë portës së emilianëve duke gabuar një gol të sigurtë. Mbyllet 3-3 mes shumë emocioneve pa fitues dhe me një humbës, Interin, që sërish nuk shfrytëzon asistin e Napolit në garën për vendin e tretë.
/S.Sport
 
Top