“Ndizet” protesta, Basha sulmon direkt Ramën: Na u përgjigje me dhunë, do e paguash kriminel!

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
[h=1]“Ndizet” protesta, Basha sulmon direkt Ramën: Na u përgjigje me dhunë, do e paguash kriminel![/h]
basha-1-1-1.jpg

Prej pak minutash ka nisur poshtë zyrës së Edi Ramës, protesta e opozitës së bashkuar kundër qeverisë.

Nën reshjet e dendura të shiut dhe zhurmës së kapsollave, e ka marrë fjalën kryedoemkrati Lulzim Basha, i cili e ka sulmuar që në nisje kryeministrin Rama për deklaratën e ditës së djeshme, ku tha se ka folur me gjuhën e gazit dhe dhunës ndaj shqiptarëve.

Basha theksoi se kjo qeveri dhe ky kryeministër janë ilegjitimë dhe i kujtoi Ramës se do paguajë plagët që i ka hapur popullit.

“Për Shqipërinë si gjithë Europa. Rama Ik! Një protestë e jashtëzakonshme. Duam garancinë për jetën e çdo qytetari, votën e lirë. Kryeministri dhe qeveria ilegjitime i dalë me votë nga krimi i organizuar u përgjigj me dhunë barbare, me rrahje, me gaz lotsjellës, me gaz helmues. Për plagët që i ka hapur këtij vendi, përgjigja e vetme e Ramës ishte dhuna. Ky është parlament ilegjitim, qeveri ilegjitime, kryeministër ilegjitim”, u shpreh Basha.


g.shqip
 
Top