Çmenduri në kuti, kryebashkiakja e PS merr 2 mijë vota më shumë se ç’votuan

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Çmenduri në kuti, kryebashkiakja e PS merr 2 mijë vota më shumë se ç’votuan




Një kandidate e PS-së është shpallur fituese me gati 2 mijë vota më shumë, se sa është deklaruar pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje.

Ky skandal ka ndodhur në Urën Vajgurore, ku sipas të dhënave të deklaruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidatja e vetme në garë, Juliana Memaj ka fituar me 7666 vota.
Mirëpo ditën e djeshme, tre orë pasi kishte përfunduar procesi i votimit, po KQZ deklaroi se pjesëmarrja e votuesve në Urën Vajgurore ishte 5900.

Kështu pas mbrëmjes, në kutitë e votimit qenkan shtuar 1766 fletë votimi dhe të gjitha të vlefshme! Se kush i shtoi ato, mbetet për t’u parë.

g.shqip
 
Top