• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zyrtare: Ndryshim i madh në finalen e Ligës së Kampionëve

ZoteriaJuaj

Anëtar i Nderuar
Juventusi ose Real Madridi do të festojnë trofeun e Ligës së Kampionëve në fushë, ndryshe siç jemi mësuar të shohim në vitet e fundit.
UEFA ka bërë të ditur se prezantimi i trofeut të Ligës së Kampionëve këtë edicion do të bëhet në fushë, ndryshe prej viteve të kaluara, ku fituesi festonte fillimisht në tribuna – në një vend enkas të ndrequr për festë, transmeton Gazeta Express.

Juventusi dhe Real Madridi do të luftojnë për këtë trofe me 3 qershor në finalen e Kardifit, ku Bianconeret synojnë të fitojnë për herë të parë që nga viti 1996, derisa Los Blancos duan të bëhen skuadra e parë në histori që fiton dy herë me radhë Championsin.

Vendimi, që nga ky sezon të festohet trofeu i Champions League në fushë, është marrë nga numri një i UEFA-s, Aleksander Ceferin

“Trofeu i Ligës së Kampionëve, Ligës së Kampionëve për femra dhe Europa League, do të prezantohet në fushë. Ky vendim është marrë nga numri një i UEFA-s, Aleksander Ceferin”, bëhet e ditur në sajtin zyrtar të UEFA-s.

“Rikthimi i prezantimit të trofeut në fushë do t’ua mundësojë më shumë fansave në stadium të kenë pamje më të qartë të festimit, derisa edhe audienca do të kenë pamje më të mirë”, thuhet më tej në këtë njoftim

“Fusha është vendi i vetëm ku lojtarët luftojnë për trofe dhe për këtë duhet të festohet aty”.

“Ka më shumë kuptim që zyrtarët të zbresin në fushë për t’i uruar lojtarët (në arenën e tyre) dhe t’i përgëzojnë për arritjen, ku fillimisht do të ndahen medaljet”, shkruhet më tej në njoftimin e UEFA-s. /Gazeta Express/

Per mendimin tim me mire ne fush.
 

Artin

Anëtar i Respektuar
Nuk shoh ndonjë ndryshim të madh....
Më duket fare e parëndësishme, se ku do të jepen medaljet, në fushë apo në tribunë.
Thashë kushedi çfarë ndryshimi kishin bërë, kur lexova titullin.
 
Top