• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zvicra vendi më i mirë në botë

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Zvicra vendi më i mirë në botë

- këto janë top 5 shtetet më të mira për të jetuar



Zvicra është shpallur prapë këtë vit si shteti më i mirë në botë (për të dytin vit radhazi), sipas të dhënave zyrtare nga ‘U.S. News & World Report’. Lista i ka përpiluar rezultatet e anketimeve nga 21,000 njerëz anë e mbanë botës të cilët i kishin vlerësuar vendet e tyre bazuar në 65 atribute të cilat kanë përfshirë lumturinë, edukimin, ndikimin, mundësinë ekonomike, dhe shumë gjëra tjera.


1. Zvicra
Në krye të listës gjendet Zvicra, e cila është e njohur për neutralitetin global, shkallën e vogël të papunësisë dhe ekonominë e fortë. Ndonëse vend jo shumë i madh, qytetarët zviceranë kanë fituar më shumë çmime Nobel sesa thuajse çdo shtet tjetër për kokë banori.


2. Kanada
Kanada njihet anë e mbanë për multikulturializmin dhe standardin e lartë të jetesës. Kualiteti i jetës në Kanadë është renditur si më i larti në botë, ndërkaq ka shënuar pikë të larta në stabilitetin politik, sigurinë dhe tregun e punës. Shteti është renditur i treti edhe në edukim, si dhe i dytë në transparencë.
Sipas anketimit, të ‘këqijat’ e të jetuarit në Kanadë përfshijnë mungesën e argëtimit kualitativ dhe trashëgimisë kulturore.


3. Gjermania
Gjermania – një nga ekonomitë më të mëdha globale – njihet për forcën punëtore dhe ka marrë pikë të larta në ndërmarrësi.
Gjermania gjithashtu është renditur lart në lidhjet globale, edukim, stabilitet ekonomik dhe në aleanca të forta internacionale. Sidoqoftë, shumë pak gjermanë e kanë përshkruar atdheun e tyre si argëtues, të lumtur apo miqësor.


4. Mbretëritë e Bashkuara
Ndikimi ndërkombëtarë i Mbretërisë së Bashkuar i ka rrënjët e thella në histori si një nga perandoritë më të mëdha në botë. Kjo Mbretëri ka marrë pikë tejet të larta në të drejtat njerëzore, në prestigjin kulturor, në lidhjet globale dhe fuqinë politike. Dobësitë e qytetarëve të këtij vendi janë mungesa e barazisë në rroga, komoditeti dhe dallueshmëria.


5. Japonia
Si ekonomia e tretë më e fortë në botë dhe lideri teknologjik, Japonia ka marrë pikë të larta në ndërmarrje, edukim dhe në kategori të fuqisë globale. Qytetarët japonezë e përshkruajnë atdheun e tyre si modern, prestigj dhe inovativ. Sidoqoftë, ky vend ende ka mangësi në çështje të shumta të të drejtave civile si barazia gjinore dhe liria religjioze.


/Te/
 

C3nI

Anëtar i Nderuar
Nje shtepi te rehateshme , nje veture te rehateshme dhe nje grua te rehateshme ta kesh edhe gjungell te jetosh ia vlene per te jetuar .
 

Zana1

Braveheart
Zvicra ... vend i vogel , i bukur , i qete pa prb... kushtet e jeteses mes normales dhe se lartes , me njerez normale.

Sigurisht qe e meriton qe te jete e para ne liste, duke u bazuar ne pikat qe kane marre parasysh per te bere studimin.
 

Aver

VIP
E kam vizitu dy here sivjet. Pagat e mira por edhe cmimet shume te ‘mira’.

Pergjithesisht... vend i mire per jetese.
 
Top