“Zoti nuk pret që ne të jemi perfektë”/ Tre rregullat e lumturisë sipas Epikurit!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
“Zoti nuk pret që ne të jemi perfektë”/ Tre rregullat e lumturisë sipas Epikurit!

p01j2f3n-1024x576-800x445.jpg


Filozofi i Greqisë së Lashtë Epikuri lindi në vitin 341 PK, në ishullin e Samos, disa milje larg bregut të Turqisë moderne.

Ai kishte një mjekër të gjatë të pazakontë, shkruajti rreth treqind libra dhe ishte një nga filozofët më të famshëm të kohës së tij.

Ajo çfarë e bëri të famshëm ishte fokusimi i tij i shkathët dhe i pafundëm mbi një temë të veçantë: lumturinë.

Së pari, filozofët kishin kërkuar se si të jenë të mirë; Epikuri insistoi se donte të përqëndrohej tek si të jemi të lumtur.

Pak filozofë kishin bërë ndonjëherë më parë një pranim më me këmbë në tokë, më të sinqertë të interesave të tyre.

Tronditi disa, veçanërisht kur dëgjuan se Epikuri kishte filluar një Shkollë për Lumturinë.

Ideja se çfarë po ndodhte në brenda mureve të saj ishte tejet shokuese.

Disa Epikurianë të pakënaqur bënë disa komente dëmtuese mbi atë se çfarë po ndodhte në shkollë.

Filozofi Grek me të vërtetë ishte i fokusuar në lumturi dhe kënaqësi, por nuk kishte interes për vaktet e shtrenjta apo orgjitë.

Ai kishte në zotërim vetëm dy mantele dhe jetonte vetëm me bukë, ullinj dhe – për ëmbëlsirë – me raste ndonjë fetë djathi.

Epikuri erdhi në një varg konkluzionesh të mrekullueshme dhe revolucionare për atë çfarë kemi nevojë në të vërtetë për të qënë të lumtur, përfundime komplet të kundërta me supozimet e moshatarëve të tij – dhe të tonat.

Ai ndau 3 rregullat bazë për lumturi, të cilat supershendet.icom, i sjell si më poshtë…

1. INJORONI DثSHIRAT E JASHTME
Objektet e jashtme luajnë një rol të vogël në lumturinë tonë.

Të ardhurat dhe bukuria nuk ndikojnë në lumturinë tonë afatgjate.

Epikuri ka pohuar se ne e arrijmë gjendjen e lumturisë atëherë kur ne e distancojmë veten tonë nga dëshirat materiale.

Ai thekson se lidhja jonë me objektet e shtrenjta do të na zhgënjejë gjithmonë për tre arsye: humbja e këtyre objekteve do të na mërzisë, ne gjithmonë do të jemi të brengosur për arritjen e tyre dhe pavarësisht sa fitojmë, këto objekte materiale asnjëherë nuk do të na përmbushin vërtetë dhe gjithmonë do të kërkojmë për më shumë.

2. MOS KINI FRIKث NGA VDEKJA
Epikuri ka thënë se frika nga vdekja është njëra gjërat kryesore e cila na shkakton dhimbje.
Ai besonte se frika nga vdekja është e bazuar në diçka fiktive (se Zoti do të na ndëshkojë për veprat tona) dhe se ne duhet ta largojmë këtë nga mendja jonë.

Madje edhe nëse ne besojmë se Zoti ekziston, ne duhet ta kuptojmë se ai nuk pret që ne të jemi perfekt dhe se nuk është drejtpërdrejtë i shqetësuar për mardhënjet tonë personale.

Ai pohonte se në momentin që vdesim, dhimbjet tona përfundojnë.

Ai shkruante “Vdekja është e pakuptimtë për të gjallë se ata jetojnë dhe janë të pakuptimtë për të vdekurit… sepse ata janë të vdekur”.

3. PثRQAFOJENI MثRZINث
Ne duhet të jemi të arsyeshëm në lidhje me lumturinë tonë dhe të bëjmë dallimin mes asaj që na e sjell lumturinë e vërtetë dhe asaj që na e shkakton dhimbjen e vërtetë.

ثshtë e domosdoshme që ne mos ta shtypim mërzinë tonë, përderisa ajo na udhëheq drejtë kuptimit të vërtetë të jetës.

Mërzinë tonë ne mund ta asociojmë me kujtimet tonë më të dhimbshme: përqafimi i një miku ose qarja në krahrorin e të dashurit.

Ne nuk duhet të zgjedhim të jemi vetëm të lumtur, sepse çdo dështim i yni pasohet nga njëra prej ndjenjave më të rëndësishmë dhe më të bukura të jetës tonë: shpresa!

Urtësia e mrekullueshme e Epikurit



1. Mos prish atë që ke, duke dëshiruar atë që nuk ke; mos harro se, ato gjëra që tani i ke, dikur kanë qenë mes gjërave që vetëm i ke shpresuar

2. Eshtë e mundur të ofrosh siguri ndaj të këqiave të tjera, por kur vjen fjala tek vdekja, ne njerëzit jetojmë në një qytet pa mure

3. Kurrë nuk kam dëshiruar të kënaq turmën. Atë që kënaqte turmat, nuk e mësoja; dhe ato që unë dija, ata, turmat, as nuk mundeshin t’i kuptonin

4. Nga të gjithë gjërat që mencuria ofron për të na bërë tërësisht të lumtur, më e madhja është zotërimi i miqësisë

5. Asgjë nuk mjafton, për njeriun për të cilin e mjaftueshmja është shumë pak

6. Nëse Zoti do të dëgjonte lutjet e të gjithë njerëzve, të gjithë njerëzit do të ishin shfarosur shpejt: sepse njerëzit, gjithë kohës luten për të këqia kundër tjetrit

7. Arti i të jetuarit mirë dhe arti i të vdekurit mirë – janë një

8. Eshtë marrëzi për një njeri që t’u lutet perëndive, për gjëra që e ka fuqinë t’i sigurojë vetë

9. Vdekja nuk na shqetëson, sepse sa kohë që ne ekzistojmë, vdekja nuk është këtu. Dhe kur ajo vjen, ne nuk ekzistojmë më

10. Eshtë e pamundur të jetosh një jetë të kënaqshme, pa jetuar mencurisht, mirë dhe drejt. Dhe është e pamundur të jetosh mencurisht, mirë dhe drejt, pa jetuar një jetë të kënaqshme

11. Një jetë e mirë nuk mund të zotërojë shumë gjëra, sepse këto nuk i arrin kollaj pa iu servilosur turmave, ose monarkëve

12. Koha më e mirë kur të tërhiqeni në vetvete, është atëherë kur ju detyrojnë të bëheni pjesë e një turme

13. Nëse dëshiron ta bësh një njeri të lumtur, mos i shto pasurinë, por pakësoji dëshirat

14. Nuk është aq shumë ndihma e shokëve që na ndihmon, se sa besimi që ata do të ndihmojnë
 
Top