• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Zjarri në Londër, numri i viktimave shkon 70, May: Bëmë sa mundëm!

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Zjarri në Londër, numri i viktimave shkon 70, May: Bëmë sa mundëm!



Në Londër, nuk kanë të ndalur kritikat kundër Theresa May. Kryeministrja ka premtuar hetim të plotë mbi shkaqet e zjarrit në “Grenfell Twoer”, por ndryshe nga kryebashkiaku londinez Sadiq Khan dhe laburisti Corbin, ajo ka shmangur përballjen me banorët.

May vizitoi pastaj në spital disa nga të plagosurit, por pas daljes prej andej, disa protestues i ulëritën: “Turp, mashtruese”.

Ndërkohë që numri i viktimave të konfirmuara ka shkuar në 70, May është mbrojtur duke thënë disa herë se është bërë e pamundura për të shmangur një tragjedi kaq të madhe: “Ishte një tragjedi mjaft e tmerrshme, – tha ajo. – Nuk dihen akoma shkaqet e tragjedisë”, – shtoi May, duke kujtuar që është përcaktuar një fond prej 5 milionë sterlinash për emergjencën dhe ka nisur një hetim penal, por gjithsesi kryeministrja nuk u duk në gjendje të japë përgjigje ezauruese mbi atë që ndodhi dy net më parë.

Autoritetet kanë thënë se shpresojnë që numri i viktimave të mos jetë 100, edhe pse disa prej tyre nuk mund të identifikohen kurrë.


Zjarri në Londër, fatale instruksionet për të qëndruar në shtëpi (Foto)

Urdhri për të “qëndruar në shtëpi”, i siguruar nga udhëzimet anti-zjarri të vendosura nga administratorët brenda Kullës Grenfell në Londër, grataçela rezidenciale që u shkrumbua më 14 qershor 2017, ishte një faktor fatal dhe kontribues në vdekjen e disa prej 72 viktimave të zjarrit. Kjo mbështetet nga një raport nga ekspertja Barbara Lane, para se të fillojë hetimi i ngritur nga qeveria britanike pas polemikave.









Kjo zgjedhje, bazuar në vlerësimet e ngushtësisë së dyerve kundër zjarrit, ishte “në fakt një gabim”, tha Lane gjatë nisjes së fazës së fundit të seancave të komisionit (pas dëshmive të javëve të fundit të të mbijetuarve dhe anëtarëve të familjes) 10 ditë para përvjetorit të parë të katastrofës. “Një evakuim në kohë i ndërtesës, brenda gjysmë ore nga alarmi, do të ishte e nevojshme” dhe shumë më e përshtatshme, vazhdoi ekspertja, duke pranuar se “nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë”.

Londër, zjarri në kullën gjigande u shkaktua nga një frigorifer


Zjarri në kullën “Grenfell Tower” është shkaktuar nga një frigorifer dhe veshja e ndërtesës nuk ka mundur të kalojë testet e sigurisë së kryera pas tragjedisë. Kështu është shprehur zyrtarja e policisë Fiona McCormack në një konferencë shtypi në Londër.

Policia e kryeqytetit britanik ka vlerësuar mes akuzave të mundshme, edhe atë për zjarrvënies së qëllimshme, ku humbën jetën të paktën 79 persona, ndonëse druhet se bilanci i viktimave mund të rritet.

Modeli i frigoriferit nga ku shpërtheu zjarri është një “Hotpoint FF175BP” dhe ekspertët po kryejnë testet e rastit për të mësuar më shumë të dhëna mbi atë që ka ndodhur. Ndërkohë, ato që nuk kanë kaluar kontrollin e sigurisë pas zjarrit, kanë qenë si materiali izolues, ashtu edhe ai i përdorur për veshjen e grataçelës.

Testet paraprake, ka shtuar McCormack, “tregojnë që kampionët e izolantit të mbledhura në kullë, kanë marrë flakë menjëherë pas nisjes së vetë testeve”.

Menjëherë pas tragjedisë, disa dëshmitarë kishin deklaruar që sipas një banori, zjarri ishte shkaktuar nga një pajisje e tij elektro-shtëpiake difektoze. Policia më pas ka nënvizuar që testet e sigurisë, kanë qenë të “shkallës së ulët”, por kanë lejuar të verifikojnë që veshja me funksionin izolues të kullës, ishte e djegshme, ashtu siç u dyshua.

Vijojnë ndërkohë edhe kontrollet në ndërtesat e tjera të larta me karakteristika të ngjashme si “Grenfell Tower” në Londër dhe në pjesën tjetër të vendit: në të paktën 11 raste, janë gjetur struktura në rrezik ku jetojnë qindra persona dhe disa media britanike, pohojnë që banorët mund të shpërngulen prej andej.
 
Top