• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

ZJARRI NË BANESË/ Digjen të gjallë burrë e grua, katër fëmijët shpëtojnë duke u hedhur nga kati i dytë

Hera

Βιβλίο φάγος
[h=1]ZJARRI NË BANESË/ Digjen të gjallë burrë e grua, katër fëmijët shpëtojnë duke u hedhur nga kati i dytë[/h]
Zjarri në banesë i ka marrë jetën një çifti bashkëshortësh në fshatin Breg të Pukës.

Petrit dhe Dava Ndoj, 40 dhe 35 vjeç, janë kapur në gjumë nga flakët dhe nuk kanë mundur të dalin nga banesa që po digjej.

Tragjedia ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Va Shënkoll”.

I zoti i shtëpisë, 82-vjeçari Pal Gjoni, ka dhënë alarmin, pasi ka dëgjuar zhurmën e tjegullave që kërcisnin prej flakëve.

Katër fëmijët e çiftit Ndoj, më i madhi i të cilëve 12 vjeç, kanë arritur të shpëtojnë mrekullisht duke u hedhur nga kati i dytë i banesës.

Në katin e dytë flinin edhe dy bashkëshortët që nuk kanë mundur t’u shpëtojnë flakëve. /a.a/ Albanian Free Press Online
 
Top