Zigmunt Bauman: Pse ekziston lufta dhe si mund të arrihet paqja?

Zigmunt Bauman: Pse ekziston lufta dhe si mund të arrihet paqja?​

1647955060958.png

“Kur do të përfundojë e gjitha kjo?”, është pyetja ndoshta më e shpeshtë e bërë javët e fundit. Ajo e Ukrainës, është vetëm një nga luftërat që po ndodhin aktualisht në botë. Sot po luftohet edhe në Etiopi, Jemen, Sahel, Nigeri, Afganistan, Liban, Sudan, Haiti, Kolumbi dhe Mianmar.

Ka shumë popuj që janë të detyruar të largohen nga vendi i tyre, dhe po të shumtë janë edhe ata që luftojnë, me të gjitha armët që kanë në dispozicion, për hir të dashurisë ndaj mëmëdheut dhe familjeve të tyre. Po kur do të përfundojë e gjithë kjo?

Kur do të mund të jetojmë më në fund në një botë, ku të mos ekzistojnë më lufta dhe armët?

Zhvillimi i ngjarjeve të tilla dukej i pamundur në vitin 2022, e megjithatë po ndodh. Ndërkaq,ka edhe nga ata që i frikësohen nisjes së një Lufte të Tretë Botërore. Por pse ka shkuar gjëratkaq larg?

Si ka mundësi, që pavarësisht progresit dhe historisë, që duhet të na mësojë të mos ipërsërisim gabimet e së shkuarës, jemi sërish në këtë pikë? Sociologu dhe filozofi ZigmuntBauman ka folur shumë herë mbi natyrën e paqes dhe konfliktit. Fjalët e tij mbi këtë çështje,mund të hedhin më shumë dritë mbi dyshimet tona, dhe t’u japin përgjigje pyetjeve tona.

Si mund të arrihet paqja sipas Bauman

Në vitin 2016 u mbajt në Asisi, u mbajt samiti ndërfetar me temë“ Etja për paqe ”, ku moripjesë edhe Zigmunt Baumann, së bashku me 500 liderë fetarë dhe personalitete të tjera nga shoqëria civile dhe bota kulturore. Sociologu e çeli aktivitetin me një fjalim, që zgjoi interesin dhe kureshtjen e të pranishmëve.

Në veçanti, Bauman u përqendrua tek dy përemra “ne” dhe “ata”. Sipas studiuesit të famshëm, historia e njerëzimit ka pasur dhe ka të bëjë me procesin e zgjerimit të përemrit “ne”. “Ne” nënkupton gjithmonë një grupim njerëzish, të cilët e identifikojnë veten në kontrast me “ata”, që janë jashtë grupit:

“Të gjitha etapat dhe fazat që kanë ndodhur në historinë e njerëzimit, kanë pasur një emërues të përbashkët:ato janë karakterizuar nga përfshirja nga njëra anë, dhe përjashtimi nga ana tjetër, në të cilat ka pasur një identifikim të ndërsjellë, përmes përfshirjes dhe përjashtimit”.

Ne dhe ata

Pra termi “ne” tregon për një armiqësi me “ata”, një entitet tjetër njerëzish që nuk është “ne”. Secili nga dy konceptet – “ne” dhe “ata” – nuk mund të ekzistojë pa tjetrin. Ata e përcaktojnë njëri-tjetrin përmes kontrastit me tjetrin, dhe për rrjedhojë, kanë nevojë për konfliktin që tapërcaktojnë veten.

Prandaj historia është plot me ngjarje luftarake. “Sot ekziston një nevojë e pashmangshme për zgjerimin e ‘ne’ si stadi tjetër i njerëzimit. Ky hap tjetër përfaqësohet nga shtypja e “atyre”. Ne duhet të ndihemi të gjithë si “ne”, dhe të mos e identifikojmë tjetrin si të huaj për grupin.

Ne të gjithë kemi nevojë të ndihemi pjesë e një entiteti për të arritur përfundimisht paqen.

Për këtë arsye, sociologu u shpreh:“Sot ndodhemi në dimensionin kozmopolit, ku çdo gjë ka ndikim në planet, mbi të ardhmen e nipërve dhe stërnipërve tanë.

Ne të gjithë jemi të varur nga njëri-tjetri…, por as që kemi filluar të zhvillojmë një vetëdije kozmopolitane. Dhe ne e menaxhojmë këtë moment me mjetet e të parëve tanë… Ky është një kurth, një sfidë me te cilën duhet të përballemi”.

Atëherë pse ekziston ende lufta?

Kjo është arsyeja pse sipas Zigmunt Bauman, lufta ekziston ende sot:Ne nuk kemi mësuar ende të menaxhojmë dimensionin kozmopolit në të cilin jemi zhytur. Ndryshimet kanë qenë të shpejta dhe të mëdha. Por ne nuk kemi ndryshuar. S’kemi ndryshuar as mënyrën se si veprojmë dhe lidhemi me të tjerët. Pra nuk jemi bërë ende një “ne” e tërë. Pyetja është, a do të jemi ndonjëherë?
bota.al
 
Lufta nuk eshte gje tjeter pos vazhdim i politikes, nga ana e ekonomisteve, por me mjete tjera. Jo rralle, pothuajse gjithmone, eshte biznesi me i madhe ne bote.
 
Top