• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zhgënjimi i fundit për Shqipërinë

cent

...Lontano
Përfundon me një barazim pa gola kualifikuesja e fundit e Brazil 2014, ajo përballë Qipros, zhvilluar këtë të martë në Nikosia.

Kombëtarja jonë zhvilloi një lojë më të mirë dhe disa herë iu afrua golit, por vendasit rezistuan dhe përmirësuan lojën e tyre gradualisht, duke na vendosur disa herë në vështirësi në pjesën e dytë.

Gjatë 45 minutave të para, ndeshja nisi shumë mirë për kuqezinjtë, me Salihin që shpërdoroi dy raste shumë të mira brenda tetë minutave të para dhe Ramën e Hykën që iu afruan disa herë golit në goditjet nga jashtë zone.

Qipro rrezikoi një herë të vetme, në minutën e 34’, në një goditje standarte nga larg.

Në pjesën e dytë, Shqipëria vazhdoi të kontrollonte më shumë topin, por krosimet nga krahët prej Lilës dhe Agollit ishin vazhdimisht të pasakta, ndërsa Salihi nga pranë dhe Rama me një goditje nga larg iu afruan më shumë golit.

Nga ana e tyre, vendasit krijuan më shumë vështirësi pas intervalit, veçanërisht me futbollistin Aloneftis, që detyroi Berishën në një grushtim shpëtimtar në një gjuajtje potente brenda zonës, pasi dribloi disa nga futbollistët tanë.

Qipro gjithashtu mund të kishte shënuar drejt fundit, me një goditje dënimi nga 20 metra, që përfundoi ngjitur me shtyllën e majtë të Berishës.

Gjithsesi, me këtë barazim, Shqiperia përfundon këtë grup me 11 pikë, duke lënë pas vetëm Qipron. Në Nikosia, kombëtarja jonë krijoi rastet më të mira, por nuk mundi të fitojë pasi shpërdoroi shume raste të mira për shënim.

Qipro-Shqipëri 0-0
Zhvilluar në stadiumin “GPS” të Nikosias, ora e nisjes 18:00

Qipro (4-4-2): Georgallides; Junior, Charalampous, Efrem, Vaseleiou; Alexandrou (Aloneftis 46’), Demetriou, Laban, Nikolau; Mytides (Pavlos 65’), Sotiriou (Avraam 85’). Tr. Hadjipieris
Shqipëria (4-2-3-1): Berisha; Lila, Cana, Mavraj, Agolli; Bulku (Abrashi 72’), Kaçe; Rama, Hyka (Mehmedi 72’), Roshi; Salihi (Bala 86’). Tr. De Biasi
Karton i verdhë: Laban/Cana, Mavraj, Kaçe, Abrashi
Gjyqtar: Ivan Babek (Kroaci)

Ky ishte transmetimi i ndeshjes minutë pas minute në Top Channel TV Albania - Lajmet e fundit minute pas minute, art, sport, Portokalli, Fiks Fare, Shqip, Top Story, Top Show

90+5' Qipro tenton nje sulm te fundit. Tenton te godase Vasiliou, qe godet por Mavraj i del perpara topit. Qipro rimerr topin, por per gjyqtarin Belek kaq mjafton. Shqiperia perfundon kete grup me 11 pike, duke lene pas vetem Qipron. Ne Nikosia, kombetarja jone krijoi rastet me te mira, por nuk mundi te fitoje pasi shperdoroi shume raste te mira per shenim. Ju falenderojme qe qendruat ne ndjekjen e komentit live te Top-Channel.

90+3' Kroson Lila nga e djathta, per Balen qe ne pozicion te veshtire arrin te godase ne nje fare menyre, por jashte.

90' Kace harkon ne zone per Balen, qe nuk e kupton skemen. Edhe kater minuta shtese te akorduara nga gjyqtari i katert.

89' Vazhdon "dialogu" i Agollit me portierin mik. Krosimi i tij vazhdon te perfundoje ne menyre sistematike ne duart e Georgelladis.

88' Nderhyrje e gabuar ne mesfushe dhe Mavraj merr nje karton te verdhe.

87' Karta e fundit per tanet, Bekim Bala ne vend te Salihit. Megjithate, kombetarja vazhdon te luaje me te njejten skeme, 4-2-3-1 qe prej fillimit te ndeshjes. De Biasi perseri heziton te fuse nje sulmues te dyte.

85' Qipro kryen zevendesimin e fundit. Avraam ne vend te Sotiriut, te riut 20-vjecar. Zevendesimi ne sulm tek ishulloret.

83' Agolli ezekuton mire, largon Qipro, por vazhdon aksioni yne, deri ne nje pozicon jashte loje te Rames.

82' Roshi futet ne zone e tenton te pasoje, largon mbrojtja. Vazhdon Agolli sulmin, kroson, largon perseri Qipro dhe Lila ne fund te aksionit fiton nje goditje kendi.

81' Serish i rrezikshem Agolli nga e majta, qe kroson ne qender te mbrojtjes, por largon Vaseleiou me koke. Ishte nje moment veshtiresie tek porta qipriote.

79' Mund te perfitojme nga nje goditje denimi qe Kace do te harkoje ne zonen e rreptesise. Nje skeme, e vemendshme mbrojtja vendase qe largon dy here, ne rastin e dyte ne goditjen e Rames nga 16 metra, pasi mesfushori kishte kontrolluar topin.

76' Agolli nga 20 metra tenton mbi traverse. Ishte nje goditje e fuqishme qe rrezikoi porten vendase, por nderkohe ne te majte ishte futur Rama, i cili mund te rrezikonte me shume nese do te sherbehej.

75' Ekzekuton goditjen e denimit Efrem. Shume e rrezikshme gjuajtja, prane shtylles se majte te Berishes.

73' Kundersulm i Aloneftis. Abrashi prek topin me dore dhe do te jete nje goditje denimi nga 20 metra per Qipron. Tejet e rrezikshme. Ndeshkohet kosovari.

72' Largohet Hyka per t'i lene vendin Mehmetit dhe Bulku i le vendin Abrashit.

71' Bulku nga jashte zone, goditja e tij eshte e lehte dhe kontrollon portieri qipriot.

70' Roshi nga distanca tenton te shenoje. Bllokon Georgelladis.

70' Kombinim Rama-Agolli, me te fundit qe kroson serisht nga e majta per Salihin, por mbrojtja devijon dhe portieri zoteron perseri. Mund te ishte nje rast i rrezikshem.

67' Agolli kroson nga thellesia per Salihin, por portieri Georgelladis kontrollon pa probleme.

65' Largohet Mytidis per ti lene vend Pavlos. Eshte zevendesimi i dyte i Qipros ne kete ndeshje, ndersa nga tanert ka disa futbolliste ne nxemje por ende asnje nderrim.

64' Tenton Agolli nga largesia me te majten. Fare prane shtylles, topi i mbrojtesit te majte kalon ne fundore.

63' Kombinim Rama-Salihi, por kupton Junior, i cili spastron zonen qipriote.

61' Goditja e denimit eshte nje krosim brenda zones, i gabuar. Rivenie per Berishen.

60' Kace nderhyn gabimisht ne qender te mesfushes. Merr edhe ai karton te verdhe.

59' Shume i shpejte, serisht Aloneftis qe tenton nga brenda zones te dribloje edhe portierin Berisha, por arrin te kontrolloje gardiani yne.

58' Aloneftis driblon plot 5 nga tanet, hyn dhe godet nga brenda zones ne pozicion te priret, grushton Berisha. Kercenimi i pare serioz i portes sone ne kete pjese te dyte dhe rasti i dyte i mire per Qipron ne te gjithe ndeshjen.

56' Cana nderhyn ndaj Mytides ne mesfushe nga pas. Karton i verdhe per kapitenin tone, qe proteston ne kroat ndaj gjyqtarit duke i vene ne dukje se ishte nderhyrja e pare e parregullt e tij ne kete takim.

55' Roshi ne veshtiresi ne anesore, kombinon ne menyre te bukur me Lilen, qe kete here kroson bukur ne qender te zones se rreptesise. Rama atje mberrin i pari, godet fuqishem fluturimthi, por topi perfundon prane shtylles. Nje tjeter rast i shkelqyer i shperdoruar.

54' Goditje denimi e ekzekutuar nga Bulku nga 30 metra. Gjuajtja e tij e forte kalon mbi mur, por kontrollohet prej portierit qipriot.

53' Cana tek Agolli, i cili kroson. Topi ze te papergatitur mbrojtesit, zhytet Salihi, por vetem sa e prek topin qe del jashte. Ishte perseri nje rast i shkelqyer i shperdoruar nga Salihi nga prane.

52' Nderhyrje e gabuar ne mesfushe e Laban, i cili ndeshkohet me karton te verdhe. i pari ne kete ndeshje qe perfundon ne librin e ndeshkimeve te gjyqtarit Babek.

50' Kroson Lila nga krahu i djathte, per te disaten here ne kete ndeshje, krosimi i tij eshte ne duart e portierit Georgallides. Luan mire Lila, por gabon vazhdimisht ne pasen e fundit.

48' Gabon portieri vendas, i cili pason gabimisht tek Hyka. Driblon nje mesfushore, por nga brenda zones zgjedh qe te mos godase kuadratin, por te krosoje ne qender per Salihin. Largon mbrojtesi Charalampous ne rivenie anesore.

48' Demetriou tenton nga largesia. Goditja e tij eshte e gabiar, mbi traverse.

47' Krosim ne thellesine e zones tone. Largon topin Mavraj, pasi sulmuesi qipriot kishte ulur rrezikshem topin ne 16-teshe.

46' Nis ne keto momente pjesa e dyte (ora 19:02). Asnje ndryshim ne radhet e taneve. Loja nis me topin per vendasit.

45+1' Perfundon pjesa e pare, me Shqiperine ne topin ne zoterim. Nje pjese e pare ne te cilen kuqezinjte dominuan dhe krijuan me shume raste per shenim, por pa qene te sakte perpara portes. Salihi pati dy raste te shkelqyera per gol ne dhjete minutat e para, Rama iu afrua disa here rrjetes me goditjet nga distanca, ndersa qipriotet rrezikuan vetem ne nje goditje standarte, ne minuten e 34.

44' Agolli kroson nga fundorja prane 16-metershit. Mbrojtja largon ne goditje kendi. Do te krosoje Kace, ne menyre te gabuar. Rivenie fundore per Georgallades.

40' Roshi driblon brenda zones, kroson por ne menyre te pasakte. Georgallides, portieri i Platanas ne kampionatin grek arrin te zoteroje lehtesisht.

38' Nga 25 metra, Hyka tenton te godase nga jashte zone, por gjuajtja eshte teper e dobet dhe jashte kuadratit.

37' Nje aksion i gjate i taneve perfundon me nje krosim te gabuar ne zone. Zoteron pa probleme portieri vendas.
34' Nje goditje denimi nga larg per Qipron. Kroson Laban, top shume i rrezkshem me koke. i afrohen golit vendasit, Charalampous per pak devijoi drejt portes sone.

32' Alexandrou merr krahun e djathte dhe kroson ne thellesi, por Berisha zoteron topin ne zonen e rreptesise.

30' Rama nga 30 metra, gjuajtje e shkelqyer, e cila perfundon fare prane shtylles.

28' Laban tenton me nje harkim nga thellesia ne nje goditje denimi nga 40 metra, Mavraj largon i qete me koke. Tanet dalin ne sulm me kombinimin Lila-Roshi.

25' Tenton te reagoje disi Qipro, por ne fillim Efrem e me pas Sotirious humbasin lehte topin.

24' Rama gjen ne krahun e majte Agollin, i cili kroson ne zone, por portieri qipriot zoteron topin e larte brenda zones se tij. Drejt portes, kercenues po shkonte Salihi.

21' Kace tenton nga 25 metra me nje gjuajtje te fuqishme me te majten. Jashte kuadratit. Disa raste tashme per tanet per te kaluar ne avantazh, ndersa Qipro duhet ta kercenoje ende porten tone.

20' Rama tenton te gjeje ne thellesi Salihin, por Junior eshte i vemendshem dhe largon rrezikun.

20' Devijohet krosimi, serisht goditje kendi. Do te harkoje Agolli, grushton portieri vendas. Kace tenton ne topin e rikthyer te godase nga jashte, por spastron mbrojtja.

18' Kace tenton te krosoje nga thellesira per Ramen, largon Junior ne goditje kendi. Junior eshte nje brazilian i natyralizuar ne radhet e Qipros.

15' Aksion me shume pasime i Qipros, spastron mbrojtja jone. Ridalim ne sulm.

14' Harkon Kace, Roshi i shkon prane nje goditje me koke, por topi kalon te gjithe pasqyren e portes pa u devijuar. Shqiperia dominon teresisht keto minuta.

13' Bulku vertikalizon brenda zones per Hyken. Shtatshkurti tenton te dribloje dhe te gjuaje, por fiton nje goditje kendi.

12' Valdet Rama tenton nga larg, zoteron pa probleme Georgallides.

12' Roshi fiton nje goditje denimi prane fundores. Kroson Bulku, por largojne mbrojtesit vendas.

11' Roshi kroson perseri nga e djathta per Salihin. Nje krosim i ulet ne forme gjuajtje, qe zoterohet pa probleme prej portierit qipriot.

8' Roshi kroson ne zone per Salihin. Shkodrani godet me koke nga prane, mbi traverse. Tre raste te mira per shenim ne vetem dhjete minuta loje per kombetaren tone qe po dominon ndeshjen ne keto minuta te para.

7' i sherbyer nga Cana qe prej mbrojtjes, Salihi avancon dhe del i vetem perballe portierit. Tenton nje parabol e cila perfundon fare ngjitur me shtyllen. Rast i shkelqyer per tanet.

6' Demetriu nderhyn ne menyre te gabuar ne dem te Rames. Goditje denimi ne mesfushe per tanet, qe zgjedhin te mos tentojne nje harkim ne zone, duke vazhduar lojen me pasim. Asnje rrezik per porten e vendasve.

4' Ndeshja e perqendruar ne mesfushe pas rastit tone te pare te ketij takimi. Te dy skuadrat qarkullojne topin, por duken se nuk jane te gatshme te rrezikojne shume per te shenuar.

1' Mundesi e shkelqyer per Shqiperine, me Roshin qe deperton brenda zone dhe tenton nje pase ne qender pe Ramen, i cili ishte dy metra larg poshtes se boshatisur. Megjithate, pasimi eshte teper i forte dhe pavaresisht rreshqitjes se Rames, ai nuk mund ta devijoje ne rrjete. Nisin miren tanet kete takim.

1' Nis ndeshja ne keto momente. Bie ne sy mungesa e tifozeve ne stadium. Vetem disa qindra shikues per kete ndeshje.

0' Pergatitet te nise ndeshja midis Qipros dhe Shqiperise, e cila do te zhvillohet nga ora 18:00 ne stadiumin "GSP Eugenia qe Anthonis Theodotou" te Nikosias. Vendasit kane siguruar vendin e fundit, me kater pike nga nente ndeshjet e para, ndersa Shqiperia shpreson tek nje fitore qe mund te na ngjise ne vendin e katert ne rast se Norvegjia nuk arrin te fitoje ne shtepi me Islanden. Ne ndeshjen e zhvilluar ne "Qemal Stafa", perfaqesuesja fitoi 3-1 ndaj qiprioteve
Top Channel
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Zhgënjimi i fundit për Shqipërinë

Teper dobte skom koment zhgenjim i madh..
Trajneri e ka dhi kesaj radhe nuk mbahet Migjen Basha ne banke e me lujt ai zogi HYKA se eshte katastrofale...
Agolli deshtim nje krosim te hajrit se dha....
Cana nuk po len ndeshje qe spo merr karton////
Valdet Rama i vetmi qe po lun ne nivel edhe pse ne pjese te dyte po bjen se po hargjohet ne pjese te pare..
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Zhgënjimi i fundit për Shqipërinë

Si cjapi tek kasapi edhe puna e ktyre..........
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Zhgënjimi i fundit për Shqipërinë

pas ndeshjes me Sllovenine ne Maribor, ku kishin shume raste shenimi dhe asnje nuk realizuan, kombetarja jone ne tri ndeshjet vijuese (me Islanden - shume dobet si musafir, me Zvicren pa koncet ne Qemal Stafa, kurse me Qipron ne Nikosia - me mire te mos shkonin fare. Loje pa kurfar koncepti...bile as aksionet eushtruara gjate trajnimeve nuk ishin ne gjendje ti konkretizonin si duhet. Nuk e kuptoj pse insistohet ne qenderzime me lojtaret 1 meter e nje zhilet....
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Zhgënjimi i fundit për Shqipërinë

Kombetarja vetem me Valdet Ramen qe din te mbaje topin si duhet ska ku te shkoj te tjeret jan per denim se as 50% te mundesive si japin ./....

FSHF ka ardhe koha qe ti thote Armando Dukes dil ne penzion se u bo boll .
 
Private conversations
Help Users
    Top