• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zhgarravina...dedikuar vetes!

Shkruaj...

Shkruaj, shkruaj per ata qe kane humbur deshiren te shkruajne, shkruaj per ata qe nuk kane boje, shkruaj per ata qe nuk kane leter, shkruaj per ata qe nuk kane asgje per te thene por shkruaj edhe per ata qe kane humbur deshiren te shkruajne.
Shkruaj, shkruaj per ata qe nuk kane shpirt, per ata qe nuk kane zemer, per ata qe nuk kane mendje por edhe per ata qe nuk kane nje dore per te shkruajtur.
Shkruaj, shkruaj per emocionet, per te gjithe ata qe nuk kane kurajon te hedhin shpirtin mbi leter, shkruaj madje edhe per ata qe shkruajne.
Shkruaj, vetem shkruaj, sepse shkrimi eshte piktura e shpirtit, eshte tabloja e dukshme e ndjenjave, emocioneve, kujtimeve, perjetimeve.
Shkruaj, vetem shkruaj...
 

L0v3rM4n

VIP
Vendndodhja
It
eci ngadale te mos bej zhurme, qe dyshemeja te me cik e mos te ndjeje dhimbje prej meje

.ndalem, hutohem e ja ku gjendem ne mes te nje trafiku

vrapoj si e pafaj edhe pse njeriu jeshil eshte bere akoma i kuq

tani jam ne banke dhe cuditem sesi leket behen flutura x metamorfozen time

thua ilacet e mia me ngjallin keto ndjesi ?!

ndjej nje mirazh te shfaqet ne pasqyren e dhomes sime dhe frika me kaplon.mahnitem dhe adhuroj...
Moza ahmeti ti je??
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Ecja...dhe ndjeja se si kembet me dergonin kuturu...
Marrosem pas ndjesise se lirise...arratisjes...me nje flixhan kafe ne dore...e me muziken qe me shoqeron ne c'do hap...
Edhe sot..nuk zgjodha ti shkruaj dhimbjes...as diteve te zymta...qe duket sikur te marrin frymarrjen...me dhimbjen qe nuk di nese do mbyllet ndonjehere...jete njerezisht qe u shuan pa fajsisht...ne nje jete te mbushur me endrra...me deshira...me plane...dhe qe per fat te keq...zotit shpesh nuk i pelqejne ai e ka nje plan per secilin prej nesh...
Por sot nuk shkruaj per kete...u bene mjaftueshem dite...qe vuaj brenda vetes...pa mundur te shperthej ne lot...lotet kur mbyt dhembja...refuzojne te dalin..ngecin brenda teje...e duket sikur ngrijne ne sy...
Ecja dhe mendimet duket sikur me shtrengonin...
Dhjetorin e kam adhuruar...per festat...per ngjyrat qe i dhuron dimrit...e per ngrohtesine e familjes qe festat i sjellin njerezit me prane...
Iku edhe nje tjeter vit...duke menduar se si u mbyll..
Dhe e kujton mire kohen kur kishe shkruar saktesisht...se cfare deshiroje te te sillte ky vit...
Por...por...por.. ti ke nje pa fundesish..me por...
Dhe kenaqesh...buzeqesh...dhe thua "faleminderit zot" qe gezoj nje shendet te mire...dhe shendetin e gjithe njerezve te dashur...
Duke marr parasysh gjithe cfare ndodhe ne bote...ti je koshiente se kenaqesia me e madhe...eshte pikerisht nje shendet i mire...gjithe te tjerat jane pas tij...
Ecja dhe ndjeja freskin qe me perkedhelte butesisht fytyren...floket...gjithe qenien time...
E dashuroj Dhjetorin...dhe duket se edhe ai me dashuron...leshon embelsisht mbi mua rrezet e nje dielli...qe duket se kishte munguar...dhe une si natyre lozonjare...shijoj c'do prekje te tij...
Marrosem tek shoh se toka eshte nje vend mrekullisht e bukur...ndonse e pa sigurt dhe e frikshme...
Pastaj kthej koken pas meje...dhe shoh ndertesa te bukura...te larta...duket sikur njeriu i ka piktuaruar me dore...por nje ndjesi dritheruese me gjysmon...me bene te hesht...e te shoh...pa mundur te gjeje fjale...te pershkruaj se si ndihem...
Kthej koken perball detit...dhe me pas mbyll syte...dashuria ime per te...duket e pa fund sa edhe vete ai...dhe diku me tutje shikon te ankoruar traget te medhenje e te lart...perpara syve te mi...cuditerisht sot...gjithcka duket e lart e stermadhe...
Dhe ne...oh ne...jemi kaq te vegjel...ne kete bote magjepsese e madheshtore...te etur per te bere gjithcka sipas menyres sone...te pa ngopur disi...per te shfarrosur gjithe pastertine e saj...per te ndertuar ato ndertesa marramendese...
Qyteti im..nuk i ngjan asaj vajzes se dikurshme...te pa prekshme...te paster...te qelqte...te kristalte...
Duket se duart e njeriut e kane balcamosur...e kane leckosur...e kane pushtuar si te ishte armikja e tyre...dhe jo vendi ne te cilin linden dhe u rriten...
Dhe une...cuditerisht...po shkruaj per ate qe me larte thash se nuk do te shkruaja...
Cudi...
Por nuk mund ta ndalesh shpirtin te te udheheq...e cfare je ti para saj?
Une jam natyre e ndjeshme...dhe ndonse shpesh dukem si e ftohte...si nje njeri indiferent...e sikur asgje rreth meje nuk me intereson...
Por per fatin tim te keq...kam mesuar me kohen se ulurima qe ndjejme brenda...ndonjehere te izolon...dhe nuk di as te cirresh e as te bertasesh...
 
  • Like
Reactions: Ivy

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Por te heshtesh...e te qendrosh ne ate strehen tende...duke i dhene mundesine njerezve te hamendesojne lirshem...se cfare epiteti te te vendosin...
Por ti nuk e vret mendjen...madje aspak...ti e njeh veten tende...dhe nje njeri qe e di cfare shpirti ka...s'ka arsye te kete frike nga gjykimi i askujt...
Ecja dhe ndjeja se si disa ngjarje te tilla na bejne te shohim jeten ne nje tjeter kendveshtrim...me nje tjeter sy...
Kam filluar te mos e vras mendjen...te jetoj jeten ne menyren qe une di...edhe nese menyra ime e te te jetuarit nuk te pelqen...ky eshte problemi yt...
Nuk jemi lindur per te kenaqur askend perpara vetes.
Ditet si keto te bejne te jesh mirnjohese...falenderuese...
Te bejne te shohesh gjithcka me dashuri...dhe nese kishe ndonje grim urrejtje per dike...ti ske me vend ne zemer per ndjesi te tilla...
Dhjetori erdhi...bashke me te dhe festat...nje tavoline mbushur perplot me ushqim...me nje arom gatimi qe nuk te jep me deshiren e dikurshme per ta shijuar..
Nuk ndjejme me..uri...duket se jemi te ngopur me nje dhimbje tek e cila shpresojme te zhduket nga pak...
Dhjetori erdhi dhe ti i ngjan asaj pemes se krishtlindjeve e mbushur perplot me ngjyra...vecse disi pa jete...e nuk duhet shume per te na ndezur shpirtin...
Pak dashuri njerezore...nje buzeqeshje...nje perqafim...e nje fjale te ngrohte...
Ne vend te dhuratave te shtrenjta...mbushini zemrat me dashuri...dhe perqafoni njerezit e dashur...
Shijoni nje got vere...me ngjyre te kuqe si gjaku..e me shije te embel si puthja e dashurise...
Nuk eshte problem edhe nese e teproni...
Dukeni me te bukur kur vera pushton qenien tende...ndjen liri...dhe e qeshura qe kishte ngrir...shkrijne akujt dhe zemrat e gjithe kujt...
Dashuroni...mos kini frik edhe nese zhgenjeheni...gezohuni me faktin se provuat ndjesi te cmendura...qe zgjuan brenda jush nje tjeter njeri...nje njeri me te mire...sepse dashuria na bene njerez me te mire...
Ndaj...jetoni cdo dite...jetoni sot...e nesermja nuk dihet nese vjen serisht...
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Ulur ne vendin tim te zakonshem tashme..ndjej se si gjithe ndjesite zhduken perpara syve te tu si nje mjegull..
Duket se ke filluar te mos ndjesh asgje...pervec nje supi te lehte..qe qendron ne trupin tend..nje pesh e cila te lejon te ecesh ne ritmin qe do..pa ndjere sikur gjithe pesha e botes bie mbi ty...
Tashme..duket se gjithcka i perket nje te kaluare te larget...
Perpiqesh me sa te mundesh...te kthesh pas ne kohe edhe njehere trurin tend...por duket sikur dikush..te te kete fshire gjithe memorien...dhe ty kjo gje nuk te pelqen aspak...
Pastaj..pastaj i thua vetes..se sido qe te jete..ty nuk kane se cfare te duhen ato gjera qe kane kaluar tashme...jane harruar me kohen..
Por zemra jote..ajo e dreqosura zemer...te kujton..se sado qe te perpiqesh te harrosh..per sa kohe gjenden ne brendin e saj...ti as e mjegulluar..e as harraqe nuk mund te jesh..
Ti je thjesht nje vajze e hallakatur...te ciles nuk i pelqejne me gjerat qe e trishtojne..dhe kjo te bind se sa je rritur..se sa kane ndikuar gjithe vitet ne tjetersimin tend...ne formimin tend...
Njerezit te shohin c'do dite..dhe e adhurojne buzeqeshjen tende...adhurojne pozitivitetin tend...ti e kupton kete kur ta thone aty ne sy...sa mire qe je e qeshur..e lumtur...
Dhe ti...oh ti fillon nxjerr edhe nje te qeshur tjeter...pi edhe nje gllenjke vere..dhe e percjell ashtu mes lotesh qe te mblidhen diku...diku brenda teje...dhe ti e dreqosura vajze...i gelltit ne stomakun tend..bashke me veren e kuqe..e bashke me sallaten jeshile..e disa kokrra ullinje qe gjenden pak me tutje...aty pertypen te gjitha...ushqimi dhe lotet e tu te pa derdhur...
Dhe njerezit..ohh njerezit...njerezit shohin dike qe ha e nuk shendoshet...dhe te kane zili edhe per kete e dije?
Ta thone ne sy..hengre sa per 3 vete..dhe prap vazhdon te jesh keshtu e thate? Ke vetem ate fytyre te rrumbullakosur...oh sa me fat je...
Se dijne...s'kane si ta dijne...se per tretje te mire te ushqimit..vajzen e gjore e ndihmonin lotet e saj...lotet e saj te pa derdhur...
E ajo qeshte...buzeqeshte...dhe i'u rrefente se zoti e kishte pare me sy te mire...
Por ditet ecin...dhe koha te shtrengon prej fyti..te mbyt...ta merr shpirtin...e te puth cmendurisht buzet..per te te ndjere se si ti e leshon frymen e fundit drejte saj...
Eshte nje ndjesi..te cilen ti nuk e do..por qe e bene ndonse jo vullnetarisht...por dhunshem...bindshem...heshtur...
Ditet ecin...dhe ti bashke me te...perpiqesh te gjesh ritmin e humbur...
Nese dikur ndjej kenaqesi kur shprehje se sa e dashuruar ishe..se sa shume dashuri kishte brenda teje...se ne fakte..dashuria i bene njerezit te duken me te bukur...dhe ti bertisje...doje qe te gjithe te degjonin se cfare zemra jote mbante brenda...
Oh ishe me te vertet e cmendur...dhe beje mire..sepse cmenduri te tilla nuk vijne me...dhe te te qenit kaq normale ty nuk te pelqen...
Sot perball detit...mjegullohen mendimet e mia..e shkojne pertej...si pulbardhat...qe afrohen...afrohen kaq afer sa me duket sikur do ti prek...por jo..ato tremben sapo shohin nje njeri ne territorin e tyre...largohen si te isha stuhi...si te isha rebesh...
Edhe mendimet e mia u ngjasojne...sapo trokasin tek une...ne dite si keto..kur eshte ftohte..e zemra ndjen edhe me shume..se sa lekura...mendimet arratisen...
Zvarritem ti prek..ti mbaj..ti shaj..ti gjuaj...por jo...ato ikin larg...
Pastaj..pas shpatullave te mia...ndjej nje dore...kthej koken dhe shoh nje zoteri qe mbante shallin tim ne dore..
-po fluturonte nga era me thote...te mos e kisha kapur kushdi ku do perfundonte..
-faleminderit i them...e marr dhe e hedh rreth shpatullave...e me pas struk fytyren time brenda butesise se tij...
Ngrihem dhe them me vehte: ohh ky paska qene shkak i te ftohtit qe ndjeja...si nuk e vura re kur iku nga une?..
Por cudi...ndose me ngrohu pak...vazhdoja te ndjeja ftohte...
E me syte e mbyllur..me fytyren nga dielli...ndjeva sikur dikush me shtrengoi forte...ndjeva ngrohte...ndjeva paqe..ndjeva dashuri..
Buzeqesha...dhe hapa syte...
Faleminderit dielli im...
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Mos u dorezo, ec perpara. Koken ktheje mbrapa vetem per ta pare gabimin qe e bere
Lere lojen nganjehere te luhet vet, do t'i kuptosh e dallosh armiqte me lehte.
Ca gjera i ke ne duar ndersa ca nuk i ke, perse te merzitesh, sa te tjere jane me keq, a nuk i sheh?
Gezoj te mirat dhe shijoi ato, tani ne keto momente qe je duke jetuar
 
Top