• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zhgarravina...dedikuar vetes!

Jetmira

Antarë i Respektuar
#Dedikim....
Zakonisht përpara se të më marrë gjumi mendoj.
Mbrëmë mu kujtove ti:(:(.
Mu kujtove ti që më dhuroje dashuri pa kushte,ti që më rrespektoje edhe pse nuk e meritoja.
Femrat si unë janë...të çuditshme,duam dashuri por në të njëjtën kohë e përbuzim dashurinë.
Asaj kohe isha adoleshente nuk merrja vesh nga ndjenjat.
Nuk më ka ndodhur të jem në shtrat me dikë, kur unë nuk dua seks dhe ti nuk thoje asgjë por thjesht më përqafoje:(:(.
Smë ke ofenduar,apo goditur edhe nëse të kam acaruar.
Nuk më lënduar në asnjë moment dhe unë mosmirnjohsja të shkatërrova.
E di ta copëtova zemrën,ta plagosa shpirtin dhe nuk të thashë as më fal.
Po çmë fal them dhe unë.
Më fal nuk zgjidh asgjë,prej gjëje;)
330892.jpg
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Vendndodhja
Athine
Cdo gje e bukur ka nje emer ...po dhe ajo e shemtuar po ka emer vetem ne kemi frike ti veme titullin e duhur
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Eshte e mrekullueshme ndjesia qe te ofron nje mendim pozitiv…nje ndjesi e embel…dhe nuk ka nevoj te kesh arsye te forte per tu ndjere mire…
Mjaftojne disa rreze dielli…disa grimca mendimesh qe te dergojne perhere ne hapsirat qe qenies tende I duhen per tu ndjere mire…
Nisi edhe kjo dite…si c’do dite tjeter…vecse sot dielli lindi me I ngrohte…ky diell I munguar I ketij shkurti te sapo nisur…
Nese shpesh e perditshmja eshte e vrullshme…ti ke mundesi gjithsesi te ndalesh per pak…te mbyllesh syt…te eksplorosh Brenda botes tende te pa fund…e aty te gjesh ate qe te duhet…forcen…mundesite…shkelqimin tend…qe ndonjehere duket sikur kalon dhe shkelqimin e diellit…
Ndoshta e tashmja duket sfilitese…por mendo se ke mundesi te besh dicka te mire per te ndryshuar te nesermen qe te prêt…
Sot nuk dua ti ngjaj keshillueses…as asaj qe perhere ka dicka per te thene edhe kur fjalet ngecin ndonjehere…
Sot dua te jem ajo qe ndihem…dhe ndihem e gjalle e plot jete…ndonse mijra mendime me pushtojne trurin…sa te duket se te izolojne e te mberthejne deri ne palce…por nuk ka arsye per trishtim…
Dielli kesaj dite me duket kaq I ngrohte…
Mos harro se cfare do qe te kesh ne mendje…ke mijra arsye per ti buzeqeshur jetes…
Mos harro se jeta jote ndonse shpesh mund te te duket gri…varet nga ti…dhe ti je piktori I diteve te tua…ke ne dore nje penel…dhe ngjyrat…kerkoji Brenda teje e mos kurse…mos kurse asgje…asgje nuk eshte me e forte se sa forca dhe dashuria Brenda teje…
Shpesh pa e ditur jemi arsye buzeqeshje per dike qe ka humbur shpresen…per dike qe zgjat doren drejt nesh…
Ji I sjellshem…ji I bute…dhuro dashuri…
Shpesh duke u marr me vogelsira harrojme se me shume se gjithcka kemi nevoj per dashuri…ndaj mos e kurse…behu streh e bute per te gjithe…
Mos harro te jesh vetvetja…te jesh ashtu sic je…te besh gjerat qe do…ti tregosh botes se ti nuk ke ardhur per te shtuar nje nr me shume ne bote…por je unik…I rendesishem…je e vecant…
Kerce…kendo…dashuro c’do dite…ji e pa varur…dhe beje gjerat qe do…ndiq pasionet e tua…
Nuk eshte kurr vone…
Largo njerezit toksike nga jeta jote…dhe mos nenvlerso veten…ti je dhurat…je paket e plote…dhe kete nuk ka nevoj te ta thote askush…sepse ti e di…brenda teje ka mija ngjyra….ka dashuri…e nje njeri pozitiv I duhet c’do dite kesaj bote te zymte…
Vraponi…e bashke me hapat tuaj…merrni me vehte dhe deshirat….asgje nuk eshte me e bukur se sa
nje njeri qe e sheh boten te ngrohte…asgje nuk eshte me e bukur se sa nje njeri qe dashuron…
nje njeri I lumtur eshte perhere I bukur…
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Vendndodhja
Athine
Nuk ka gje me me te mire se veshtiresite ...cdo disfate ...cdo thyerje zemre ...cdo humbje permban faren e vete...mesimin e vete ne ate sesi te veproni me mire heren tjeter
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Sepse ti me ben te jem ndryshe!

Te te them jo ty nuk do ishte e mundur per mua, pasi ti nxjerr ne pah me te miren time. Asnjehere nuk do mohoja se te njejten gje do beja serisht e serisht, sepse ti me ben te jem ndryshe, ti me ben te jem Vetja!
Cdo dite dua te te falenderoj qe ndan me mua cdo gje, filmin qe ke pare, librin qe ke lexuar, qe me ke dashur prane, ne oret qe kemi kaluar pa kuptuar duke folur, e qeshur, e nganjehere edhe duke u zene. Faleminderit per gjithcka ti ndez ne ajer per unitetin tone!
Ti e di se nuk te dua vetem kur s’kam askend ne krahe, e as ne ditet ku dua te qaj diku edhe pse ajo shprehja klishe “mik eshte ai qe qendron prane kur je ne trishtim” besohet se tregon indikatorin e matjes se miqesise… Jo jo ditet e trishta nuk dua te ti vesh ty , te dua ne horizont me te gjere , atehere kur shpirtin e mendjen I kam te qete , te dua atehere kur asgje nuk me mungon , te dua nen rrezet e paqta te diellit, dhe vetem ashtu do te te jepja nje perqafim shume te fort .
Ty kurre nuk te eshte dashur te me pyesesh si je , sepse te mjafton te lexosh germat e para ne mirmengjeset tona per te kuptuar qe kam nevoje te flas me ty, ndonjehere te ndjej pranine tende edhe pa folur , ne heshtje . Ti je hapsira me e mire qe gjindet brenda meje. Me njeh zymtesine e trishtimit, te qeshuren, kupton ate qe te tjereve me duhet tia them. Me njeh edhe pa folur. Me do ne ate menyre time e une ne formen tende, sepse shpirti yt eshte I mbushur plot ngjyra dhe ne nje perqafim do koloritej edhe imi. Pavaresisht sa te ndryshem jemi, ne jemi vetja!

Nuk me nevojitet ditelindja jote per te te thene se te dua fort, se te kam te domosdoshem ne ditet e mia, nuk me duhet nje feste per te te falenderuar qe je gjithnje aty per mua e me mua, nuk me duhet nje dite e trishte qe te te kem sepse me ty ndaj cdo dite sido ajo te jete. Sepse cdo gje timen te shtrenjte e ndaj me njerezit me te shtrenjte.
Besome kur te them se do zgjidhja te te kisha edhe ne jete te tjera, edhe ne te shkuarat , edhe ne ditet kur ti me krahet e tua nuk me lejon te bie, por me bertet fort dhe me thua – Ti je e forte, ti je ndryshe!
Ne cdo cast dua te jem aty ,duke duartrokitur suksesin tend , dua te jem pjese e diteve te tua me te mira dhe atyre me te rendomta , edhe ne ditet kur ty te te rrethoje dashuria e lumturia , une dua te jem aty duke u perlotur sepse vetem kete kerkoj e dua per ty…te jesh I lumtur! Ti e di sa i dua njerezit e lumtur!
Ndoshta ti nuk di se do shkruaja germa pafund per ty qe ti kesh si kujtim edhe kur te jesh larg, edhe kur te kesh mall, edhe kur te ndjesh vetmi, do doja te pikturoja cdo minute ne fjale per te ti dhene ti kesh cdo cast me vehte.
Me fal nese ndonjehere nuk jam mjaftueshem por te jesh mikja jote me e mire, eshte ndoshta gjeja me e thjeshte qe ekziston, sepse gjerat e veshtira nuk jane per nje miqesi si kjo e jona!
Sepse ti me ben te jem ndryshe... me ty jam vetja!

Repost
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Sot duket se filloi shiu…e dite te tilla nuk I kam dashur kurr…ndonse ne dite si keto…jam me prane vetes..me ne brendi te qenies sime…
Ditet me diell sec me injektojne nje ngrohtesi…sa shpesh me ngjan se behem nje me to…por keshtu me ndodhe edhe ne ditet me shi…vetem se ketyre diteve do te doja t’iu largohesha…por me perndjekin pas si te ishin hija ime…
Ne jete perballemi shpesh me situata te veshtira…dhe jane pikerisht keto situata qe na bejne njerez me te forte…njerez me te mire…
Asnjehere nuk kam pare anen negative te njerezve…madje as kur me jane shfaqur haptazi…se tek ata s’ka asgje te mire qe mund te presesh…por serisht kjo nuk me ka penguar te gjeje dicka positive…ndonse te fshehur thell…Brenda qenies se tyre…
Disa na kane lenduar…disa I kemi lenduar…e duket sikur ne udhet e jetes askush nuk kalon pa ndjere qofte edhe pak dhimbje Brenda shpirtit…e rendesishme eshte te gjejme forcen ti kalojme…
Shpesh njerezit e shohin si keq ardhje nje rrefim ndjesish te pastra…e une kete kam dashur te shmang gjithmone…
Kam urryer te ngjalle meshir tek njerezit…kam preferuar te depertoj natyrshem….pa valige ndjesish e e ulurimash te brendeshme…por te jem une…e pas meje te mos kete asgje me pak e asgje me shume…se sa thjesht nje njeri qe eshte duke kaluar neper udhe te zakonshme…ne te cilat askush nuk ka mundur te shpetoj dot…e minimum mund te jete nje lot I derdhur kuturu…qe nje njeri I forte…ka ditur ku ta shfaq…ndodhe te te rreshkas neper buze…e te ndjesh se sa krip gjendet pas nje pike te grimcuar loti…
Por ti I thua vetes vazhdimisht…se je nje vajze e forte…dhe se brenda teje…rreth teje…ka mijra arsye per tu ndjere e lumtur…per tu ndjere mire…
Nje dite do te te shfaqen si vegim gjithcka qe le pas…sin je enderr e larget…si nje enderr qe ti zgjedh te mos e kerkosh me…madje ta largosh edhe kur te vjen pa pritur ne mendje…
Me pelqen te degjoj njerezit…madje edhe kur nuk ka asnje te vertet Brenda asaj qe thone…
Nje njeriu si une nuk mund ti kalojne lehtesisht keto…jam natyre qe besoj…por jo gjithcka qe me thuhet…e me mjaftojne fare pak per te njohur nje njeri…
Me kohen kam kuptuar se pershtypja e pare qe kam krijuar per dike…ka qene edhe e fundit…ndaj I besoj intuites sime…asaj qe nuk me ka zhgenjyer asnjehere…
Por ku doja te dilja me gjithe kete?...
Ndoshta diku…ndoshta askund…por u be shume kohe qe nuk gdhend fjale…madje dhe faqen time e kam mbyllur nga kjo munges fjalesh…ndoshta nje dite…kur te ndjej se jam gati te shkruaj…do ta rihap serisht…
Dhe keto jane efketet qe ditet me shi kane tek une…ndaj dhe si dua…
Une dua diell…une dua jete…gjalleri…ditet si keto me marrin frymen…uroj qe dimri te kaloj shpejt…e pranvera bashke me lulet…te sjelli dhe diellin e munguar…

 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Sot do ti dedikoj dicka vetes.
Do të shkruaja për/dhimbjen/neverinë/inatin/nervat por në fakt nuk ndjej asnjërën.
E kuptova që jam rritur.
Dhimbjen e ktheva në buzëqeshje.
Urrejtjen në indiferencë.
E etjen për hakmarrje në heshtje.
Në pamje të parë dukem e ftohtë por nuk jam e tillë.
Kam dhuruar shumë dashuri/ngrohtësi dhe në fund fitova lot/nënvlerësim për veten/e vetminë.
Kam falur tradhëtinë pasi kisha frikë vetminë.
Kam falur poshterime/genjeshtrat siesi te kisha dikë pranë.
Qëndroja....si..... gur...sikur nuk më behej vone por ne fakt ishte e kunderta.
U rrita dhe e kuptova se duhej ta doja/rrespektoja/vleresoja veten edhe nese....askush nuk qendron me mua.
Në fakt ashtu veprova;):D:D
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Shiu filloi te rreshkasi serisht mbi xhamin e mbuluar nga avujt e kondicionerit…te cilin e hap sapo hyj ne zyre…
Nuk e duroj dot te ftohtin…ndonse dimrin e dua shume…por pasi jam veshur mire…
Mengjesi I kesaj dite me gjeti keshtu te mberthyer…dhe jo vetem pas ngrohtesise se kondicionerit…por mendimeve…qe me pushtojne ndonse jo ngrohte…
Kam ndryshuar…dhe kete e ndjej ne c’do levizje qe beje…ne c’do fjale qe them…ne c’do mendim…
Dicka e ftohte ka mberthyer qenien time…dhe nuk me lejon te krijoj afersi me askend….ngre para vetes nje mure te larte…I cili nuk me lejon te prek pertej tij…e as me lejon te prekin drejte meje…
Ajo qe nuk ka ndryshuar tek une…jane ndjesite…buzeqeshjet…perpjekjet per te vazhduar perpara…me gjithe stuhite qe me pengojne ne udhen time…
Nese shume njerez thone shpesh ne jetet e tyre: keto mend qe kam sot…ti kisha patur dikur…kur me duheshin” une jam e kunderta….do doja te isha ajo e dikurshmja…ajo qe nuk mendonte shume per anen tjeter te botes…shihte vetem me syt e zemres…dhe bota I dukej mrekullisht e bukur…
Sot e ilustroj boten me ngjyra te sajuara aty-ketu…por shoh se nuk derdh shume shpirt ne to…duket sikur marrin formen e gjithckaje…vec te brendise tende jo…
E pyes veten perse me ndodhe kjo….por nuk marr pergjigje…ndonse Brenda meje e di…I kam te qarta mjaftushem…
E pastaj degjon random…se te shfaqesh dashuri eshte dobesi…por jo…une se kam pare kurr me kete sy…
Te shfaqesh dashuri eshte hyjnore…te flasesh me zemer dhe jo me tru…
E mua kjo e fundit ndjej se me mungon…zemra…duket sikur nuk bene me pjese ne trupin tim…sikur e kane shkulur me thonje…dhe e kane hedhur kuturu…
Dikur shihja filma romantic…dhe ndodhte te qaja ne ndonje moment dobesie…sot me rastis te shoh filma por nuk me percjellin asgje…
Jane paguar per te qare them me vehte…e kane pune…pune aktoresh…as aty s’ka ndjesi…eshte pjese e punes se tyre te qajne…te qeshin…te puthen…te bejne dashuri…dhe pasi mbarojne filmin…as qe e shohin me ne sy njeri-tjetrin…
E gjitha eshte nje iluzion…genjeshter…
Te gjithe ne c’do gje qe bejne paguhen…dhe nuk ka ndjenja ne ato qe bejne…
E une e dashuruar me jeten…me pemet…me natyren…detin…shoh se as me paguajne per kete…e as marr ne kthim ate qe jap…
E kjo me ka bere te jem keshtu…zemren rrokullisur gjithandej…e Brenda meje e ngrire….e mbyllur ne guacken time…duke mos dhene me asgje…e duke mos pritur me asgje ne shkembim…
Keshtu jemi jek e jek…
Te pakten jam e vetdijshme…jam koshiente…se ne gjithe njerezit qe do takosh si une…do te te ngjasojne sigurisht…une mund te jem ne mijra njerez…mund te gjendem lehtesisht…
Por ne anen tende te majte…aty ku zemra lufton me arsyen…aty ku urrejtja eshte aq e forte sa edhe dashuria jote…do gjesh nje copez te vogel timen…qe nje tingull…nje melodi…nje fllad I bute ere…do te me risjelli Brenda teje te gjalle…
E mua nuk me duhet nese kam vdekur per te tjere…nese mes mijra njerezve…mes mijra arsyeve…mes mijra inateve…qendroj gjalle tek ti…ndonse ti do doje te me kishe groposur ne harres…
Ne nuk I perkasim harreses dashuri…I perkasim asaj copeze te vogel…qe gdhendet ne zemer…hedhim rrenje…e nuk largohemi me kurr prej andej….derisa nje dite te mbyllim syt per te mos jetuar me ne trupa…por ne shpirte…atje ku jeta nuk vdes kurr…

 

Hera

Βιβλίο φάγος
Vendndodhja
Athine
Nje ndjenje te cuditshme menjepnsa here lexoj mesazhet e tua qe ne mengjes po te mendoj dhe akoma vazhdoj jashte era fryn si e marrr borabpo bie shume e holle dhe une brenfa ndiej ngrohtesine e kalorifereve por dhe ngrohtesine e kengeve qe po degjoj dhe cuditerisht ti nuk iken nga mendja ike .....perse valle
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Iku edhe nje dite duke menduar se si do ta perballoj zhurmen ne koken time…
I sheh tek buzeqeshin…tek ju shkelqejne syte …duke broheritur per arritjet e pa merituara te tyre…
E ti heshtur buzeqesh te fshehesh trishtimin…qe te ka mberthyer per dite me radhe…nuk beson me ne asgje…ne njerez ne fjale…e ne mashtrimet e tyre kaq te pa takt tek shfaqen zbuluar para syve te tu…
Ti buzeqesh sepse nuk mund te besh asgje…e dije se kjo dite do te vinte shpejt…vetem se nuk e ndjen veten te pergatitur…
Por une nuk mund te urrej askend…as syte ziliqar…as genjeshtrat qe u lexohen kaq hapur…as kenaqesine qe marrin kur te shohin se fituan…edhe njehere tjeter arriten te mundin thjeshtesine tende…ciltersine tende…bujarine tende…duke shkelur me kembe c’do copez te shpirtit tend…dhe kalojne para syve te tu…fitimtare…
Fitimtare ne cfare?
Ne jetet e tyre te koklavitura? Ne negativitetin qe I rrethon? Ne ankesat e vazhdueshme qe bejne sapo hapin syt? Fitimtare ne cfare? Ne arritjet e pa merituara? Qe nuk njohin kufij dhe shkelin kedo qe u del para per te arritur qellimet e tyre…
Fitimtar eshte njeriu duruar…njeriu matur…njeriu I mire…qe ne c’do dallge te jetes…del ne siperfaqe I pa thyeshem…ia pa lekundur…me I forte se me pare…nderkohe qe te tjeret mezi prisnin permbytjen e tij…del sigurisht ne bregun tjeter…larg…ndonse I rraskapitur….por del fitimtar…sepse nuk abuzoi me miresine e askujt…sepse ka ndergjeje te paster…sepse besoi…shpresoi…zgjati doren ne caste deshperimi dhe depresioni te tuat….ne pa kenaqesite e jetes…qe ti me vetdije ja mohon vetes tende…nuk sheh pertej unit tend…hundes tende…nuk sheh dot me larg se kaq…
Dhe e quan veten fitimtare?
Me lejo te ta spjegoj me thjesht…me fjalet dhe menyren time…keshtu te thjesht…
Nuk mund te jesh fitimtar duke shkelur me kembe te tjeret…e as te coptosh shpirtin e tyre….per te arritur ambicjet e tua…
Sot je ti qe qesh…neser do te jem une…dhe sigurisht jam besuese ndaj shprehjes…”qesh mire ai qe qesh I fundit”…
Mbreme kaq qare nga padrejtesia qe me bere…qava shume…pas shume kohesh derdha lot…dhe kisha harruar te ndjeja shijen e tyre te hidhur…
Por gabove rende me beso…e dashur vajze me mua gabove rend…une vertet nuk jam hakmarrese…as qaramane…
Pervec nje njeriu te kuruar detajisht…me sy te qeshur…ndonse do donin qanin te ulurinin deri ne palce…nuk do shohesh tjeter gje tek une…
Nuk do te me shohesh kurr te pa trukuar…te pa krehur te pa rregullt…mbi te gjitha te mbaj veshur buzeqeshjen qe nuk me ka munguar kurr edhe ne ditet e mia me te veshtira…
Ti nuk do te shohesh kurr asgje tek une…as kur te te lexoj qartazi zilin e pa emer…as kur te te lexoj qartazi urrejtjen dhe inatin kur me thua se si e gjej kohen qe nuk dal kurr e pa rregullt…si e gjeje kohen te trukohem…
E thjesht ne fakt….nderkohe qe une merrem me veten time…ti je duke u marr me te tjeret…duke menduar se si ti shkelesh me kembe…ndaj nuk te del koha…koha nuk ka kohe per ty…
Por sido qe te jete…triunfin tend nuk do te jem une qe do ta rrezoj…madje nuk do beja asgje asgje per te te trishtuar…sic bere ti me mua…
Ambiciet e tua…do ta rrezojne kalan qe ke ngritur duke hedhur gur mbi njerez te tjere…e duke I lenduar deri ne palce…
Mos qesh kur dikush tjeter qan…sepse ftohtesia e shikimit te tij…do te te ngrij buzeqeshjen tende…

 

Hera

Βιβλίο φάγος
Vendndodhja
Athine
Largimet e bukura nuk ka sharje as fjale as zenje asgje sepse jane te bukura nga njerezit e bukur nga njerezit me vlere ato jane thjeshte largime hapat nuk ndihen as zhurma e dhimbjes nuk ndihet se zemra ka vene cipen e mbrojtes ato thjesht pershndesin lehte pa u ndier
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Te jesh gjithmone aty...do te thote se dijne ku te te gjejne...ndonse nuk i'u duhet aspak te te kerkojne...

kur nuk je...te kerkojne...aty kuptojne se i'u mungon....

dhe pastaj...kuptojne se kur ishe aty...nuk te thane asgje...ishe kaq afer dhe kaq larg tyre ne te njejten kohe...

e nesermja mund te jete vone...ndaj thuaje sot...thuaje sot ate qe bluan per dite me radhe...

e nesermja do te jete shume vone...

nderkohe qe ishe i/e bindur se do te te shihnin neser serisht....qendrove ne heshtje...duke pritur nje moment tjeter...per ti thene se sa te mungonte...se sa shume e doje...

por e nesermja eshte shume vone...eshte larg...e ndoshta nuk vjen kurr...

ndaj thuaje sot...thuaje sot gjithcka ndjen...

do te therrasesh...do kerkosh...do presesh....dhe do pendohesh qe pate mundesine te thoje dicka...madje pate mundesine edhe te bertisje...ta gjykoje...t'ia thoje ne sy...gjithe mllefin e mbledhur per vite me radhe...por nuk i'a the...

e nesermja do te jete shume vone...

kur do te duash ti thuash asaj dicka...ajo nuk do te jete me aty...per ta pare dhe degjuar....dhe sa keq qe nuk munde ti thoje as "vafsh ne djall e mos u kthefsh me" a ndoshta "me ke munguar kaq shume...e dukej sikur rilinda kur te pash perseri....sepse mendoja se nuk do te te shihja kurr"...

por ti nuk i bene gjerat kurr sot...e nesermja ka qene gjithmone zgjedhja jote me e mire...

e nesermja eshte vone me beso....

kur mendoje se ajo ishte aty gjithmone....ndodhe qe ajo te zhduket...sepse kjo eshte ajo qe di te beje me mire...te zhduket e te rishfaqet....duke besuar se e nesermja do te jete me e mire...

nga gjithe gjerat e perbashketa qe kemi eshte "e nesermja" ajo qe eshte vone gjithmone...ajo qe ne zgjedhim t'ia lem gjithcka ndjejme...asaj qe nuk e dim as ti as une....nese do te vij ndonjehere....asaj qe na mbajti penge per kaq shume kohe...

sot jemi teper te zene per te qendruar...per te reflektuar...per te zgjatur nje dore...

presim neser...nje e neserme qe luan me ne pa drejtesisht...nje e neserme...qe vonon te vij...sikunder ne te dy....duke pritur te nesermen...humbem edhe nje dite...humbem te sotmen....humbem edhe njehere mundesine te bertasim...te ulurasim...te cirremi...e me pas te shtrengohemi deri ne palc...te sherojme plaget qe s'u mbyllen kurr...

 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
.......Duket sikur ngjarjet e reja per dite te reja , i lene vendin ngjarjeve te vjetra dhe te riperseritura. Shpesh pyes veten , pyetje per te cilat me mungojne pergjigjet por thelle brenda vetes i njoh , i prek thjesht me mungon guximi tia pranoj vetes..

Shpesh mudohemi qe cdo gjeje qe ndodh ti japim nje kuptim ,por larg atij qe realisht dominon.
Cfare kerkova , cfare gjeta, cfare dua.....nese vertet i dua?!

Diku ne sfond degjoj "nje dite do te behet me mire"...

Nuk kerkova shume , nuk insistova fort , thjesht mora ate qe mu dha si fat e destin te parashikuar per mua . E pranova pa sforco jeten qe mu ofrua....cdo gje qe rrodhi, cdo kenaqesi , cdo dhimbje , cdo lot te derdhur, cdo puthje te vjedhur, cdo prekje shpirti....

Refleksione pa kuptim me kalojne keto ore te mengjesit ,,,,ku humba ? ne zbrazetine time? ne greminen e hicit, ne pritjet e gjata, ne netet pa drite , ne qiejt pa yje.....diku aty humba !

Mbyll syte e lodhur nga drita e ketij mengjesi dhe ne mendje me fluturon ideja....po neser, po neser a do shohesh me kete verbim dritash apo erresira do mbyt cdo imazh , vegim ,cdo kujtim ...

Neser askush nuk do jete me si dikur , sepse ti sdo jesh ajo qe ishe sot....e ndoshta sdo jesh me kurre ajo qe do kishe gjithcka e asgje ...neser ti dhe trupi yt do jene dy ndasi , do fluturoni ne dy kohe te ndryshme , ne dy hapsira ,dimensione te ndryshme....ndoshta per te mos qene me 1.

Valle a mjaftojne fjalet per te shprehur ate cfare brenda vetes bluan? Ate qe si ide fikse te godet si cekan e do te shperthej si bombe e komanduar, impuls ku gjithe nervat mblidhen ne nje ...JO nuk mundesh ...ndoshta kurre nuk do mundesh

Cfare dhurova ,cfare mora ,cfare do mungoj nga une kur mos te jem...valle a do jem ne gjendje ti mbledh nje nga nje dhe te krijoj nje kujtim te fundit ??? Kujtimin e diteve te mia!

Por jam ktu me gjithe forcat e mia per te menduar vazhdimesine , e jam ktu per te prekur ndryshimin nga larve ne flutur, nga syth ne frut... e jam ktu per te ndjere cdo fragment te metamorfozes sime!!!!!


24.10.2013
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Ne nje dite te erret u dorezva...
Hapa duart drejt qiellit dhe deshirova te behem fryme-nuk ndodhi!
dite te tjera genjeva veten me enderra te brishta, si re te zbehta ne stine vete ne shkretetire, hapa krahet dhe thashe jana behu shi ngope kete shkretetire qe je bere- nuk ndodhi!
nuk ndodhen shume gjer ca per te miren time e ca te tjeravper tme bere te kuptoj ku e pe gabova ( qeshtje qe kam akoma ne shqyrtim)
pastaj ndodhin te tjera e te tjera e cdo cast e te gjitha me mbushin e me zbrazin mendimet, e per fat ndodhin shume ndodhi e me to shtohet ndonje thinje e bardhe, merret ndonje eksperience e kur do te bej llogarite me peshore ne dore do kem me siguri cdo te ve ne anet e saj.
me kujtohet nje shprehje e bukur e nje te njohuri qe kur i thoja cpo ben keshtu me jeten tende me thoshte ..."po ja kur te shkoj te zoti do e shoh shume gjate kur ti shpjegoj ckam e pse e kam bere..."
E me shume se asnjehere di qe te gjithe dine dicka qe une nuk di .. e ndaj ndodh nje vazhdimesi ndidhishe qe te mesoj... te kuptoj... po jetoj!
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Vendndodhja
Athine
Me thane se jam e cmendur
E cmendur se ndjej dashuri
Me thone se jam e cmendur
Se mall ndjej te shkruaj ezi
E cmendur me thone se jam
Se besoj tek ti
Se fjalet e tua jane te kota
Jane fare pa dashuri
Ohh e cmendur un jam
Se besoj tek ti
Se te dashuroj pa hile
Valle kjo quhet cmenduri ?
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Dhe ja...ku erdhi edhe nje dite tjeter...mendimet vershojne serisht ne trurin e pa shlodhur tashme...
Por...ka nje por...ne gjithe gjerat e tua...ne gjithe mendimet qe duket se ndonjehere jane me te medha se sa ti...duket se pushtojne qenien tende ngado...dhe pozitivisht pse jo...
Por...ka perhere nje por...
Dhe e hena lindi keshtu natyrshem...
Ne gjithe njerezit qe njeh...duket se ti je me e qeshura dhe me alegro nga te gjithe...
Sigurisht per kete ndihesh mire...qe je pike mbeshtetje per ditet e tyre te veshtira...dhenia e nje mendimi te vyer dhe nje pozitiviteti...bene te mundur qe te largohen sa hap e mbyll syt problemet e tyre.
Por jane te pakte ata...qe te pyesin nese ti ke nevoj per dicka? Apo mos ndoshta njerezit qe qeshin dhe nuk ankohen jane me te lumturit? Ne fakt jo! Jo sepse pas nje buzeqeshje te madhe...fshihet gjithmone nje lot i pa derdhur...
Dhe ja ku ndodhem serisht une...ulur se bashku me mendimet e mia...qe duket se shoqerohen kaq embel nga butesia e dallgeve te detit...
Eshte bekim ne fakt...bekim te gjendesh ketu...pervec se te thithesh jodin e paster...ashtu sic tiroidet nuk mund ta marrin askund tjeter me mire se sa ketu...
Eshte bekim sepse gjendesh aty ku me se shumti do te jesh...ne qetesine dhe ne hapsiren tende te vogel...me kaq shume pa fundesi mendimesh dhe paqeje...
Dhe ndodhe te te vijne ne mendje sekuenza momentesh qe ti ke aftesi ti perkthesh sipas menyres tende te bute...
Ndihesh nje vogelushe...muzika dhe deti jane dy mrekulli...e perball tyre duket se ndihem perendesh...
Te pakten une keshtu e shoh...ndonse perendeshat nuk veshin atelete...as kostum sportiv...
Aq sa edhe njerezit me te cilet punon do te habiteshin nga nje stil jo shume i perdorur prej teje..sidomos ne pune...
Dhe ti me natyrshmerine tende...do t'iu spjegoje se sot kishe deshire te ishe pak me ndryshe...
Syte e tyre te habitur te vene disi ne siklet...por ti vazhdon me ritmin tend duke ju thene se njerezit mund te vishen sportiv edhe ne pune...apo jo?
Ata qeshin dhe te thone: e verteta eshte qe dukesh me mire keshtu...ne fakt shume here me mire keshtu...
Dhe ti me nje 'faleminderit' qe nuk te mungon kurr...ulesh ne karrigen tende...dhe vazhdon ritmin punes...
E bukura e jetes eshte te shohim pak me bute gjithcka...ta zbukurojme sipas menyres sone...ndonse ndonjehere eshte e veshtire te jesh piktore...kur nuk te ofrohet asgje...
Mendimet e paqta shpesh mjaftojne...mjaftojne per te ngjyrosur dhe gdhendur vrazhdesine e kohes dhe njerezve qe nuk te vlersuan kurr..
Por...perhere ka nje por...
Sido qe te jete...ti e di mire...e ke mjafte te qarte...se sado te perpiqen te te ngulin thike pas shpine...nuk ja dalin dot..
Kam aftesi zotash ne kete pjese...dhe me beso...se e kam te qarte mjaftueshem se pertej asaj qe duket...une jam nje lexuese e mire...
Dhe pastaj...ndodhe te jesh ne paqe me veten...
Dhe kaq shume...dhe nuk je penduar aspak...
Eshte bekim te jete dikush...qe te do ty pa kushte pertej asaj qe dikush mund te te donte...
Por atyre qe nuk e kuptojne...eshte e veshtire t'ua spjegosh...
Por...sido qe te jete...ti brenda vetes tende ndihesh mire...dhe nuk i ke bere asnjehere gjerat per tu dukur...por sepse i ke ndjere...
Dhe kete efekt ka deti tek une...
Sidomos ditet me diell me ngrohin shpirtin deri ne palce...
Ditet me diell madje te zbukurojne...
Sec ka nje efekt ngrohtesia e tij...te te shkelqej shikimin dhe te te beje te byzeqeshesh pa ditur pse...

 
Top