• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zhgarravina...dedikuar vetes!

Rildi.s

Anëtar i Respektuar
Plakushin ta thash për të kompensuar vrullin tënd kur adresoje mbi mua fjalët"pyetje absurde", "pyetje koti".

E pa hijshme?Dmth nuk je plakush?Por plakushe që kërkon në forum të gjesh një plakush të mbaj fëmijët?Se që je 50 vjeçar/e duket nga modeli i formimit të të dhënave.

Më çudite pa masë që gjith të paskan thënë se je mashkull e askush stë paska thënë përsen,wow.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Plakushin ta thash për të kompensuar vrullin tënd kur adresoje mbi mua fjalët"pyetje absurde", "pyetje koti".

E pa hijshme?Dmth nuk je plakush?Por plakushe që kërkon në forum të gjesh një plakush të mbaj fëmijët?Se që je 50 vjeçar/e duket nga modeli i formimit të të dhënave.

Më çudite pa masë që gjith të paskan thënë se je mashkull e askush stë paska thënë përsen,wow.
Rildi cke me vajzen?!

Lere te qete te lutem shume. :p
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Plakushin ta thash për të kompensuar vrullin tënd kur adresoje mbi mua fjalët"pyetje absurde", "pyetje koti".

E pa hijshme?Dmth nuk je plakush?Por plakushe që kërkon në forum të gjesh një plakush të mbaj fëmijët?Se që je 50 vjeçar/e duket nga modeli i formimit të të dhënave.

Më çudite pa masë që gjith të paskan thënë se je mashkull e askush stë paska thënë përsen,wow.
hahahahahhaaha sa qesha prz...

ti na dole me inteligjenti nga te gjithe...epooo bravoo...

nuk jam 50 ne fakt...jam 85 3 dhembe kam te mite...pjesen tjeter e kam cark :hihi::hihi:

sinqerisht se dija qe antarsimi ne forume behet per te gjetur burre te te mbaje femijet hahahahaa....uauuu a thua se mbaruan meshkujt real qe te versulemi tek virtualet...

o zot deri ku mund te arrij imagjinata njerezore.....

i paske hyre profilit tim rreth e qarke...sic duket nuk ke asgje me cfare te merresh...dhe shpik keshtu gjerash te pa logjikshme....

mendoj se dikush nga administratoret te merret me kuriozet si puna jote...dhe te mesohesh se si mikpriten antaret e reja...apo he se e re...dhe ke thene me vehte hajde te merremi me kete...se me keta te tjeret na ka dal boja....

pertej shakas...nuk i pelqej askap njerezit qe dalin ne konkluzione te pa baza....cili do njeri ne bote ka jeten e tij...menyren e tij te te gjykuarit....dhe ju nuk jeni askush ta gjykoni...kushdo qofte nje njeri...i ri...plak...me femije ose jo...kush te ka lene ty te merresh me ta?....

dhe kaq se e zgjata shume...ndonse me ke fyer...dhe une ata qe fyejne i jap indiferentizmin tim si pergjigje...por pas ketij komenti nuk do shkruaj me asgje qe nuk ka lidhje me kete teme..ti nese nuk ke cfare te besh tjeter...te sugjeroj te gjesh nje pune ....e cila mund te te sjell dhe perfitime...jo te merresh me jeten e te tjereve....
 

Rildi.s

Anëtar i Respektuar
Ok dmth sipas teje skam me çmerrem,dhe kërkon mos paragjykim.Bukur paragjykuese,e paragjykove bukur,çfar pune më sugjeron të filloj
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Sot isha ne nje qyteze te vockel fare, hyra ne nje shtepi te madhe fare le te themi enderr e cdokujt qe i pelqen stili gotik .. tre breza kishin kontribuar ta ndertonin.. nga cdo udhetim qe kishin bere i kishin dedikuar nje dhome....
Nje salle e madhe me nje oxhak te mrekullueshem qe digjte drute pa pike meshire terhiqte vemendjen jo nga flaka e kqerremte qe bente por nga gdhendja e gurit nga pavimenti me marme ku komninimi i ngjyrave krijobte qilim madheshtor deei ne tavan ku nje piktor i panjohur per te zotin e shtepise kishte pikturuar tavanin ne formen ovale ...mrekulli!!
Pas pak castesh, kur syte sdinin ku te ndalonin me pare per te soditur u kujtova qe e gjitha kjo ishte e vdekur!!
Dy pleq e nje cift filipinesh ne me shume se 24 dhoma, ne me shume se 4 hektar park ..
Per cfar e gjitha kjo??
Nje gazete e dites shkujdesur ishte lene e harruar mbi tryezen pej arre shekullore.... ndjeva ftohte!!
Skishte oxhak te ngrohte ate shtepi.. e njekohesisht mendova shtepizen time te vockel, pa tavane te tilla e dysheme artistike, pa park e pa filipine..
E prap dicka me bente te ndjeja ngjashmeri ..
Mure te mbyllura pa jete te vertete..
Mure qe te ndajne nga bota..
Shtepi te vdekura, pa jete!
Pasi shtepia eshte aty ku ka njerez... njerzit e bejne shtepine...
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Ti thua se nuk njeh dashurine...
Por si mund te mos kesh ndjere nje ndjenje kaq sublime?
A mund te quhesh njerezor kur ti kufizon veten te mos ndjesh?
Ke provuar ndonjehere te mbyllesh syte e te kesh frike ti hapesh ato sepse mund te mos ndjesh driten ne irisin e syrit te depertoj?
Ke provuar ndonjehere te flesh e te te kapi ankthi se neser diten sdo perqafosh serisht?
Ke provuar ndonjehere lart ne qiell teksa je , friken se token me nen kembe nuk do ndjesh?
Ke provuar ndonjehere te mendosh se nje dite s'do jesh me , e frika te te pushtoj cdo qelize sepse jeten dashuron?
Keto frikera ndjej kur per ty mendoj.....ty qe timin kurre ste kam patur e sdo te te kem!
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
I buzeqesha edhe ketij mengjesi…sic ndodhe zakonisht…
Nuk eshte e cuditshme te ndihesh ndryshe…as ti perkasesh asaj kategorie njerezish qe mbyllen ne vetmi kur nuk ndihen mire..
Une nuk jam natyre qe mbyllem…ndodhe te arratisem…te beje dicka…por Brenda 4 mureve nuk do te mund te qendroja gjate…
Njeru ndryshon…me vitet meson te behet me I matur…te behet me I rezervuar ne ato qe mendon…duket sikur pa pritur I ngre vetes nje mure te lart…dhe qendron strehuar pas tij…me shpresen se do te ndihet me e mbrojtur…
Kohet e fundit nuk kam mundur te mendoj asgje…dhe nuk eshte munges kohe…eshte nje munges e pa spjegueshme ne koken tende…sa ti natyrshem zgjedh vetem ti arratisesh…
Eshte e veshtir te gjesh frymezimin Brenda teje…mund te kesh karakteristikat e njeriut te gjitheanshem…njeriut multifunksional…por disa gjera nese nuk te vjen nuk mund ti besh…
Sado qe Brenda teje mund te kesh grumbulluar mijra fjale te pa thene…ti ndjen nje bllokim…dhe se nuk arrin dot te percosh ate qe ndjen Brenda teje…
Por je e rritur mjaftueshem…sa per te kuptuar se ne kete bote te vrazhd..qe te mbijetosh duket te jesh I forte…
Dhe njerezit e forte nuk duhet te hallakaten pas grimcave te humbura…njerezit e forte…I vene vetes detyre…se do te qeshin c’do dite…e nuk do te lene per asgje ne bote…qe dyshimet te marrin jete ne koken tende…
Por ne dite te ftohta Janari…ndjen se fitorja I perket atyre qe guxojne…
Kam guxuar…kam besuar…kam shpresuar…se gjithmone e nesermja do te jete nje dite me e mire…
Te reflektosh e te besosh ne veten tende…njeriun qe ti je…edhe kur bota te kthehet kunder teje…ti perhere duhet te besosh ne njeriun e mrekullueshem qe je…
Do te te gjykojne…do te te largojne…do bejne te pa munduren per te te lenduar…por s’ka gje…jane pjese e jetes edhe keto…ti vetem duhet te mesosh se si t’ia dalesh…duhet vetem te gjesh forcen Brenda teje…e te mos harrosh te buzeqeshesh sigurisht…
E shkuara mund te te perplaset si shuplak ne fytyre…madje atehere kur ti kishe humbur c’do shpres per te…
Kishte filluar te te dukej si nje enderr e zbehte…si nje grimc e vogel ne te cilen perhumbeshe sa here kujtesa e sillte tek ti…
Ty nuk te mbeten fjale…ndjen nje perzjerje ndjesish…te pa spjegueshme…nuk e ke ende te qarte nese duhet te gezohesh…nese duhet te qash…te heshtesh…apo te bertasesh…
Ti kupton se…ne fakt ti nuk kupton asgje…
Ti zgjedh te qendosh ne heshtje…sepse ne munges te fjaleve…heshtja eshte zgjedhja me e mire..
Nje dite hapat do te te dergojne diku…diku ku as ti vete se di…por ndonse pa vetdijshem…duhet te buzeqesh…
Nese dikur ishe ti vete qe u largove…eshte rastesia qe te sjell serisht…
E ti cfare do te besh?..
Do te buzeqeshesh sigurisht..
Majde..madje mund te ndjesh fitore…lumturi…mund ti thuash vetes…:ehh praa ja ku te kam ne dore serisht”…
Vetem se nuk jemi ne duart e tona…mes nesh eshte ai muri I larte…ai te cilit zgjohem per tu mbrojtur…
Ulur me shpinen kthyer nga njeri-tjetri…ndjejme se kemi te perbashket vetem diellin…qiellin…e ndonje muzike a varg…qe ndodhe ta kryqezojme diku…
 
Last edited:

Jetmira

Antarë i Respektuar
fuck_off--i_14138573434314138583.jpg
Të përshëndes me këtë foto;)
E kam me ty që nuk shikon njëher....veten në pasqyrë,por shan të tjerët.
Me ty që quan dikë të shëmtuar vetëm se nuk ka çfarë të veshë.
Po të drejtohem ty që ofendon të shëndoshë dikë që nuk është si ato kukullat plastike që je mësuar të shohësh:D.
E kam me atë që paragjykon dikë nga ngjyra e lëkurës.
Me ty që vetëm llastohesh e mburresh në krahë të dikujt tjetër:D.
Me shumë dashuri nga unë:djep::hug:
 

Jetmira

Antarë i Respektuar

Eja i dashur të shtegtojmë aty ku nuk na shohin,
të ikim diku larg ku nuk na njohin.
Të largohemi nga muzgu i vetmisë,
të mbytemi në ujvarën e dashurisë.
I dashur te fluturojmë në parajsën e pafund,
aty ku sna lëndon askush.
Aty ku mund të jemi të lirë,
më beso do jemi më mirë.
For-my-dear-friend-winxlove-18278794-400-283.jpg
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Vendndodhja
Athine
Mos mendo se sjam asnjehere me ty sepse mendimet dhe shpirti hyjne ne xhepin tend dhe udhetojne me ty qeshin me ty flasin me ty ...
 

Jetmira

Antarë i Respektuar

Jeta nuk është si në përralla,
ku gjithmonë triumfon princi e borëbardha.
Nuk është jeta lojë,
ku i drejti do fitojë.
Realiteti është i trishtë,
herë agresiv e herë i brishtë.
Nuk mund të thuhet se jeta është tregim,
të shkruash vargje të lumtura.
Ku ska fillim e mbarim,
e sfida të panumërta.
Viktima e jetës është njeriu,
plagët e së cilës,
mundohet ti shëroj i ziu.
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Vendndodhja
Athine
As nuk te largova nga vetja as me largove ti po ashtu pa kuptuar thame lamtumire mbushe valixhen me rroba e the sdo jem me ketu e une duke pare ne sy thjesht te thashe ....ti e di
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Do të doja të kisha krahë të fluturoja,
qielin e kaltër ta përshkroja.
Të isha një leopard që të vrapoja,
xhunglen vetë ta zotëroja.
Të kaloja oqeanin pa frikë,
nga Amerika deri në Afrikë.
Ta shikoja botën veten e jo me makinë,
e sikur të isha një delfinë.
Eh të isha në vendit e ujkut,ariut apo një luan,
të kaloja tokë,detin e të jetoja atje në mal.
Do ishte bukur të jetoja në natyrën lozonjare,
sesa të jem një mëkatare:D.
 
Last edited:

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Eshte e habitshme kur mbetesh pa fjale…kur gjithcka rreth teje merr formen e asaj qe ti ndjen…asaj qe te ngjason…gjithcka merr formen tende…dhe ti pa e kuptuar behesh nje trup me te…derdhesh butesisht mbi tinguj…mbi strehen e vetme ku shpirtit nuk I duhet te japi spjegim…
Shpesh fajsoj kohen per menyren se si ndihem…por e di se koha vetem shton disa grimca me shume ndjesish…e verteta eshte se brendia jote…e verteta je ti…me mendjen e ster lodhur…qe nuk ndal asnjehere se menduari…
Ke kaq shume per te thene…e ti nuk kupton dot se perse nuk mundesh ti thuash…dicka te bllokon…dhe ti lufton me veten…me heshtjen tende te pa ze…
Kupton se je rritur…kur ti nuk ankohesh me tek askush…kur shfaq tek cilido nje njeri optimist…te forte…dhe kur gjithe ndjesit e tua…I mbledh Brenda vetes…ne qetesine tende…perpiqesh t’iu japesh nje forme…nje zgjidhje…
Kupton se je rritur…kur nuk zberthen me shpirtin tend…sic beje dikur…dhe nuk ka te beje nga frika e mos kuptimit…eshte natyra jote e till…qe ndodhe te mbetet pa fjale…dhe kur mund te kesh mijra ndjesi e fjale per te thene…ti zgjedh te mos thuash asgje…
Por edhe nese do te thoje…cfare vlere do te kishin vall?..
Ti je mjafte e vetdijshme…se cfare do qe te thuash…nuk do te ndryshonte asgje…
E rendesishme eshte te jesh mire…te jemi te forte…ta kapim jeten per flokesh edhe kur ajo na rrezon…te gjejme nje arsye te ciles ti gezojme…dhe te kenaqemi me gjerat e vogla…
Nderkohe jasht bie shi…dhe mendimet e mia…duket se I ngjasojne…ftohtesisht lag token…por I jep shkelqim me pas…
Nena ime me telefonoi sot ne mengjes…ndoshta me heret se zakonisht…
Si je? Me pyeti…te kam pare ne enderr dhe u bera merak..
Qesha me fjalet e saj…dhe I thash qetesisht…mos ki merak mam…jam mire…nuk me ndodhe asgje…dhe vdekja ka marr frike e tmerr nga une…ndaj mos ki merak… vetem ky shiu me bezdis pak…ketij si t’ia beje mam?..
oooo une thash cfare kishe? shiuu le te bjeri...do beje punen e tij...merr cader te keqen mami...
po pra mam...si nuk me shkoi nder mend...cadra duhet ta kete fajin...harroj gjithmone ta marr me vete...
 

Jetmira

Antarë i Respektuar

Të ka ndodhur të ndjehesh bosh?
Të qëndrosh pranë dritares dhe mos të jesh në gjendje të qartësosh mendimet e tua.
Të kesh frikë se mos shoqëria të sulmon.
Të fshihesh në një skutë të vetmisë,e të mbulohesh nga manteli...i trishtimit.
Mos i ke mbajtur lotët dhe thjesht ke buzëqeshur.
Ke ngritur muzikën me zë të lartë në mënyrë që mos të dëgjohen të qarat e tua.
Ke gënjyer veten se në fund gjithshka do të bëhet mirë.
Kështu janë ditët e mia bardhë e zi,por sërish përpiqesh ti bëj me,,,,ngjyra.
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Dhjetori erdhi serisht….
Si nje valixhe e mbushur plot ndihem une sot dhe nder rreshta humbas teksa sdi te rendis vitet e mia jetuar me ty e prej teje.
Ti e di sa e pershtjelluar jam une ne kete muaj, ti e di sa mendime te keqija me shoqerojne cdo dite te ketij muaji, muajit te fundit bashke.
Nuk me kujtohet kur te njoha , nuk e mbaj mend diten apo momentin kur une perceptoja prekjet e tua, por sigurisht qe ndjesia e ngrohtesise dhe mbrojtjes duhet te kete zanafillen qe ne gjeneze.
Nuk ndodh rralle te te kujtoj , ndodh shume shpesh e ndoshta kjo lidhet fort me faktin se ti nuk vjen kurre ne endrrat e mia .
Nuk ndodh rralle ti bej pyetje vetes perse ndodh keshtu?!
Kujtoj vitet qe isha prane teje , asokohe nuk kuptoja shume ,kjo ndoshta per faktin se isha rebele (te tille me kishe pagezuar) . Kujtoj si ti gjithnje me mesoje dhe me nje durim me tregoje te drejten dhe te shtremberen …por une kurre si mesova ato!
Ti me vije ne dukje zgjuaresine time , me injektoje dashurine per librin , dashurine per prinderit, me mesoje sesi te sillesha me shok e shoqe….por ti e di , une gjithnje gjeja nje shteg te devijoja .
Rebelja ime – sa here me kujtohet ky togfjalesh !
Ti me mire se cdokush di te lexosh brenda meje edhe sot , ndonjehere teksa e mendoj kete me vjen te skuqem. Po po ndjej nje lloj pershtjellimi teksa imagjinoj shpirtin tim lakuriq ne duart e tua.
Asnjehere sdo kisha guxuar te te tregoja me fjale cdo gje kam kaluar, ne cdo nate time zgjuar e di, ti ke qene prezent duke me dhene force ne ate distancen tone ,ku tashme une jam mesuar te kaloj.
Kur vij te te vizitoj ndjej shikimin tend te me djeg nder sy, e di cdo te me thuash….tashme e di!
Mos ndrysho kurre , mos bej kompromise per te miren e te tjerve, mos ji tolerate me kedo…epo ja sot te them se asnje nga keto nuk respektova.
Ndryshova shume nder vite, kam bere kompromis per te miren e te tjereve duke mohuar veten, kam toleruar kedo qe nuk e meritonte ! E di zhgenjimi mban emrin tim …premtimin tim nuk pata force ta mbaja, perballe valeve te jetes edhe pse kurre nuk u theva!
Askush si ka pare lotet e mi , pervec teje. Askush ska degjuar ankesat e mia ,pervec teje. Askush ska pare dhimbjen ne syte e mi ,pervec teje. Cdo kush pa ate qe ti me ke mesuar Buzeqeshjen!
Ti sot je I mbuluar me dashuri , ke prane njerezit e dashur per mua e ty, e nuk di nese ndonjehere ju me kujtoni, nuk di nese ndonjehere mendoni sesi boshllekun tuaj se mbush askush, nuk di se kur une do ju bashkohem …por dije se do jete nje nga ato dite kur pavaresisht dhimbjes qe do le pas …do jem me ne fund me ju!
Ju dua pafund!
 
Last edited:

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Eshte e habitshme kur mbetesh pa fjale…kur gjithcka rreth teje merr formen e asaj qe ti ndjen…asaj qe te ngjason…gjithcka merr formen tende…dhe ti pa e kuptuar behesh nje trup me te…derdhesh butesisht mbi tinguj…mbi strehen e vetme ku shpirtit nuk I duhet te japi spjegim…
Shpesh fajsoj kohen per menyren se si ndihem…por e di se koha vetem shton disa grimca me shume ndjesish…e verteta eshte se brendia jote…e verteta je ti…me mendjen e ster lodhur…qe nuk ndal asnjehere se menduari…
Ke kaq shume per te thene…e ti nuk kupton dot se perse nuk mundesh ti thuash…dicka te bllokon…dhe ti lufton me veten…me heshtjen tende te pa ze…
Kupton se je rritur…kur ti nuk ankohesh me tek askush…kur shfaq tek cilido nje njeri optimist…te forte…dhe kur gjithe ndjesit e tua…I mbledh Brenda vetes…ne qetesine tende…perpiqesh t’iu japesh nje forme…nje zgjidhje…
Kupton se je rritur…kur nuk zberthen me shpirtin tend…sic beje dikur…dhe nuk ka te beje nga frika e mos kuptimit…eshte natyra jote e till…qe ndodhe te mbetet pa fjale…dhe kur mund te kesh mijra ndjesi e fjale per te thene…ti zgjedh te mos thuash asgje…
Por edhe nese do te thoje…cfare vlere do te kishin vall?..
Ti je mjafte e vetdijshme…se cfare do qe te thuash…nuk do te ndryshonte asgje…
E rendesishme eshte te jesh mire…te jemi te forte…ta kapim jeten per flokesh edhe kur ajo na rrezon…te gjejme nje arsye te ciles ti gezojme…dhe te kenaqemi me gjerat e vogla…
Nderkohe jasht bie shi…dhe mendimet e mia…duket se I ngjasojne…ftohtesisht lag token…por I jep shkelqim me pas…
Nena ime me telefonoi sot ne mengjes…ndoshta me heret se zakonisht…
Si je? Me pyeti…te kam pare ne enderr dhe u bera merak..
Qesha me fjalet e saj…dhe I thash qetesisht…mos ki merak mam…jam mire…nuk me ndodhe asgje…dhe vdekja ka marr frike e tmerr nga une…ndaj mos ki merak… vetem ky shiu me bezdis pak…ketij si t’ia beje mam?..
oooo une thash cfare kishe? shiuu le te bjeri...do beje punen e tij...merr cader te keqen mami...
po pra mam...si nuk me shkoi nder mend...cadra duhet ta kete fajin...harroj gjithmone ta marr me vete...
Thjesht e mrekullueshme...
 
Top