• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zhgarravina...dedikuar vetes!

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Kam qen sjell shum mir me te gjith dikur.
Isha eqet,e dashur,i rrespektoja te gjith dhe nuk ofendova kurr asnje.
Kte miresi ma moren per keq,ashtu sic e kan zakon njerezit.
Njerezit nuk dijn te sillen dhe me pas ankohen se fajet i kam une.
Por,sot ka ndryshuar gjithshka.
Jam shum e ashper,e faji nuk esht i imi.
E merituan kte sjellje,pasi njerezit me ndryshuan.
Nuk me ndryshuan per mir ;).
E kam then qe njerezit ndryshojn,qoft per mir ose per keq.
Gjeja me e keqe mund ti ndodh dikujt eshte te ndryshoj per keq.
Mund te te jap nje keshille nese e pranon?
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
........

Muret me ngjajne te larta
e bardha e tyre shikimin me nxin,
por buzeqesh kur deres i bien tre here
ne ritem, ndryshe nga te gjithe..
Me ze te qjerrur te ftoj te hysh..me pelqen kur vjen se je aktor i mire, fsheh cdo habi e cdo ndjesi.. flet vetem per te nderruar cdo realitet.
kete here ste prisja aspak duhet te ishe shume larg!
E kur te pyeta cne ti ketu..?
Ai shikimi jot si i perlotur me dogji deri ne kocke pastaj vetem pak fjale qe gjithcka mund te ishin por jo nje pergjigje e mirefillte...
pastaj kur iken si gjithmone
ndalon dhe me puth ne balle
gjithmone te them puthje prej partizanesh ( keshtu eshte nga vi une.. te kam treguar edhe brockullat e partise kur nenat gjoja puthnin femijet e i porosisnin qe plumbi ti marre ne ball e jo ne kurriz)
e buzeqesh ashtu me shikimin mendueshem, e thua.. po po si nje meme......
del me hapa te rende e serish troket
1..2..3 here, te buzeqesh pertej deres e spret te ftoj te hysh por deren hap e thua..
une isha, jam dhe do te jem!
Nxjerr dhembet e bardhe si gure zalli, ben nje perkulje qesharake si te ishe ne fundin e nje estrade,
mbyll syrin e majte ngre nje grusht... e une vetullen e majte aty e bej draper ter inat.. e ti qesh me zemer e thua.. thjeshte ji e forte e puth doren e i fryn ....deren mbyll lehte duke lene brenda mureve te bardhe nje hije te rende...
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Nje pjese e metafizikes leviz, vetedijshem apo jo, rreth pyetjes nese midis nesh ekziston.....perse ekziston...mos ndoshta jo...asgje? - i tha ajo qetesisht duke thithur cigaren nder gishtat e saj , e syte te perqendruar ne askund.

Ai e pa vjedhurazi qenien e saj, edhe pse kjo nenkuptonte se realiteti e ploteson zbrazetine, qe parimisht asgje ose dicka duhet apo nuk duhet te ekzistoje.
E ne ate heshtje varri ,ai e pyeti - ...keshtu qe....per kete arsye, duhet te shpjegohet perse me te vertete ka dicka?!

Ajo rrotulloi shikimin drejt tij dhe buzeqeshi....ajo e dinte ....preokupimi me kete gje ishte thjesht nje iluzion i paster....
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Ajo i tha - me thuaj dicka te bukur
E ai ju pergjigj....
(n + m) ψ = 0
Ekuacioni i mesiperm eshte ai i Dirakut dhe eshte ekuacion i bukur ne fizike.
Fale tij pershkruhet fenomeni i korrelacionit kuantik, i cili praktikisht pohon nese dy sisteme nderveprojne, me njeri tjetrin per nje periudhe kohore, e me pas ndahen. Nuk mund t'i pershkruajme si sisteme te ndara, por ne nje fare mase te vogel, behen nje sistem i vetem.
Ajo qe i ndodh njerit sistem vazhdon te influencoje tjetrin edhe pse vite drite larg....
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
në jetën time...

kam jetuar, kam qesh, kam dashur, kam besu, kam humbur dhe mkan mungu, por me se shumti kam mësu… //


Kam arritur shum gjëra të rëndësishme në jeten time,
porse edhe kam humbur gjëra të rëndësishme...

disa gjëra ishin gabim të bëra paqëllim,
e disa mësova që ndoshta sdo më duheshin gjë...

te gjitha që perjetova deri tani, më sollen në këtë gjendje: të jam njeri i tillë - ashtu siq jam tani… //
 
Last edited:

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
In Memorial......


Sot kam veshur serisht kepucet e kuqe….

Dje kerkoja ne kutite mbi raft nje pale kepuce per te veshur dhe asgje qe me mbushte syrin.
Te gjitha kutite leviza dhe syte qendronin tek kutia ne maje, e dija cfare kisha aty…
I mora dhe kepucet e kuqe qendronin aty qe nga ajo dite kur I vesha per here te fundit.

E di?- Une I adhuroj ato kepuce …sepse e kuqja me sjell kaq prane vetes, me kujton cdo ndjesi te brendshme qe pak kush e njeh, sepse e kuqja jam une!
Po I shihja dhe mu kujtua qe edhe diten kur u takuam kisha veshur ato kepuce….edhe diten kur vendosem mos ishim me kisha veshur po ato kepuce, por kush e kish mendjen te ky detaje ate dite.
Po pse me lidhesh ti me cdo fragment timin si nje rrjet merimange kapur ka nje insekt e se leshon , pavaresisht cdo perpjekje te deshtuar..
Kam vendosur te kujtoj vetem ngjarjet e bukura nga e shkuara ime , kam vendosur qe te kthej nje faqe te re ne librin e jetes, kam vendosur qe ne faqet e reja mos te kete asnje copez nga ti dhe askush qe me dashje a jo me lendoi.
Dua te shkruaj ne keto faqe cdo hap, gjurme te pacenuar nga askush, te kuruar deri ne detaj do ti mbush fragmentet e jetes. Do skalis buzeqeshjen qe askush smund te ma fshij , sado u perpoqen. Do skalis pozitivitetin sado negativitet perqark me shkaktuan, do skalis shpirtin sado shpirt nuk paten ditet e shkuara.
Nuk do I fsheh me kepucet e kuqe , hapat e mi jane te vendosur per tu hedhur perpara dhe ti…ti do jesh thjesht nje kujtim I se shkuares , kur kepucet e kuqe dhimbnin nga kallot e kohes.
Ti nuk do jesh me askund sepse une sot kam veshur kepucet e kuqe dhe cdo kujtim me to kam shkelur!
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Shiu me dergon perhere tek ty...ndoshta edhe dielli...
por kjo dite eshte e zbrazet...bosh...pa jete...
pertej xhamave shihen vetem pika shiu qe bien...
brenda xhamit shihet fryma ime...qe une hukat here pas here per te shkruar fjale pa logjik...
pastaj syt humbasin serisht ne qiellin e vranet...ku pervec hijes gri nuk mund te shohesh asgje tjeter...
qyteti duket i heshtur...nuk shihet askush...madje edhe makinat nuk vihen re askund...
Mendimet me dergojne tek ti...
cfare te jesh duke bere ne keto momente?
a vij ndonjehere keshtu pa pritur ne mendimet e tua?
apo ndoshta shifrat,numrat,llogarit,posta,njerezit,nuk te lene hapsir te me mendosh?...
A po e shijon nje kafe,caj,apo dicka tjeter?
Si eshte koha nga ty?...Ketu po bie shi...meteorologet thone se deri ne fund te javes keshtu do jete...
Po ty te pelqen shiu?! shpesh me thoje se adhuron dimrin,
edhe une e adhuroja...u be kohe se kam filluar ta urrej...
e di?!
po afron dimri serisht...po vjen Dhjetori...eshte i treti Dhjetor qe kam filluar te urrej...
dikur qeshnim te dy...
me vone une flisja ti heshtje...pasi une te nderpreva c'do menyre komunikimi...ti detyrimisht do te heshtje...
pastaj...pastaj...heshta edhe une...te dy ndaluam se foluri...se theni dicka...
Nuk mund te te them se me mungon...se ndoshta eshte pak...por...duhet,doja,do te doja te thyej heshtjen...qe me ka coptuar ne copash...
une nuk mundem..
as ti nuk mundesh..ta thyejme
rrijme ne heshtje me mire...
dite e bukur sot...
shiu nuk ka ndikim tek une...jane thjesht pika uji qe bien...asgje me shume...asgjeee
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Shiu me dergon perhere tek ty...ndoshta edhe dielli...
por kjo dite eshte e zbrazet...bosh...pa jete...
pertej xhamave shihen vetem pika shiu qe bien...
brenda xhamit shihet fryma ime...qe une hukat here pas here per te shkruar fjale pa logjik...
pastaj syt humbasin serisht ne qiellin e vranet...ku pervec hijes gri nuk mund te shohesh asgje tjeter...
qyteti duket i heshtur...nuk shihet askush...madje edhe makinat nuk vihen re askund...
Mendimet me dergojne tek ti...
cfare te jesh duke bere ne keto momente?
a vij ndonjehere keshtu pa pritur ne mendimet e tua?
apo ndoshta shifrat,numrat,llogarit,posta,njerezit,nuk te lene hapsir te me mendosh?...
A po e shijon nje kafe,caj,apo dicka tjeter?
Si eshte koha nga ty?...Ketu po bie shi...meteorologet thone se deri ne fund te javes keshtu do jete...
Po ty te pelqen shiu?! shpesh me thoje se adhuron dimrin,
edhe une e adhuroja...u be kohe se kam filluar ta urrej...
e di?!
po afron dimri serisht...po vjen Dhjetori...eshte i treti Dhjetor qe kam filluar te urrej...
dikur qeshnim te dy...
me vone une flisja ti heshtje...pasi une te nderpreva c'do menyre komunikimi...ti detyrimisht do te heshtje...
pastaj...pastaj...heshta edhe une...te dy ndaluam se foluri...se theni dicka...
Nuk mund te te them se me mungon...se ndoshta eshte pak...por...duhet,doja,do te doja te thyej heshtjen...qe me ka coptuar ne copash...
une nuk mundem..
as ti nuk mundesh..ta thyejme
rrijme ne heshtje me mire...
dite e bukur sot...
shiu nuk ka ndikim tek une...jane thjesht pika uji qe bien...asgje me shume...asgjeee
Une e dua Eren :p
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Vajza e detit gjinia mashkull!?
nje nga pyetjet me absurde mendoj une....c'eshte kjo pyetje koti...

"vajza e detit" ciles gjini i perket sipas teje?...

ndoshta nuk keni faj sepse mund ta keni hasur diku tjeter....por jo une jam femer...100% femer...ndaj ma kurseni acarimin me te tilla pyetje....
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Eshte moment magjik…hapat e tu…muzika jote…dhe mendimet qe te ndjekin pas…
Edhe kur ditet nuk I ngjajne njera tjetres…edhe kur buzeqeshjet shpesh ngrijne…avujt e frymes tende…ngrohin gjithe qiejt e mi…gjithe qenien time…
E pastaj te vijne natyrshem ne mendje…sekuenza te jetes tende…sikur dikush ti shkruaj ne qiell per ty…
Do te buzeqeshesh…edhe njehere tjeter do te jesh falenderuese…se pari me zotin qe te zgjoi edhe nje dite me shume….nje dite te re…
Dhe se dyti…me forcen qe ke Brenda vetes…per te pare ditet me ngjyra edhe kur jane gri…
Por zemra me dergon atje ku dua…ndonse hapat nuk e ndjekin dot pas…
Une mbetem serisht ajo…ajo qe di te marri me te miren e diteve…ajo qe nuk e gezon asgje me shume…se sa nje dite e mbushur me diell si sot…
Shpesh ne pa e kptuar jemi burim miresie dhe buzeqeshjeje…ndonse nuk I shohim te gjithe syt qe na lexojne…por I ndjejme…tek perhumben neper rreshtat e tu….duke pritur te lexojne dicka qe do donin…
Ndaj egzistenca jote eshte kaq e vacant…pervec diteve te tua te arratisura…le te arratisim dhe mendimet diku…
Nje mendim I paster…nje mendim I cilter…paqesor…nje mendim I mbushur me dashuri

E enjte ora 10:10 min ….
 
Last edited:

Rildi.s

Anëtar i Respektuar
Kur klikon tek profili jot ,lexohet çka unë thash.Por ske faj do jesh ndonjë plakush që edhe sdin se si funksionojnë tabelat e të dhënave.
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Kur klikon tek profili jot ,lexohet çka unë thash.Por ske faj do jesh ndonjë plakush që edhe sdin se si funksionojnë tabelat e të dhënave.
oooo flm qe ma the sepse ky do kete qene shkaku qe te gjithe me pyesin se cfare gjinie kisha...

dhe kujdes ne menyren se si me drejtohesh sepse as te njoh e as me njeh...ndodhin keto gabime njerez jemi...dhe une sic edhe e kam theksuar eshte hera e pare qe behem pjese e forumit tuaj....
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Kur klikon tek profili jot ,lexohet çka unë thash.Por ske faj do jesh ndonjë plakush që edhe sdin se si funksionojnë tabelat e të dhënave.
sinqerisht pa egzagjirim te falenderoj qe ma the arsyen se perse me pyesnin te gjithe se cfare isha....nese nuk do te ma thoje nuk do ta rregulloja...

dhe sa per mos funksionimin e tabelave...me lejo te te them se jam teper e zonja...por jane gjera qe ndodhin dhe se jane gabime te pranueshme besoj...me vinte shume inat qe ma thonin kete...thoja cfare kane me mua...por per fat te mire...dikush (pra ti) me the arsyen pse dyshonin...

sinqerisht flm ndonse me quajte plakush...bohh sa e pa hijshme...
 
Top