Zhgarravina...dedikuar vetes!

Hera

Banned
Nje ndjenje te cuditshme menjepnsa here lexoj mesazhet e tua qe ne mengjes po te mendoj dhe akoma vazhdoj jashte era fryn si e marrr borabpo bie shume e holle dhe une brenfa ndiej ngrohtesine e kalorifereve por dhe ngrohtesine e kengeve qe po degjoj dhe cuditerisht ti nuk iken nga mendja ike .....perse valle
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Iku edhe nje dite duke menduar se si do ta perballoj zhurmen ne koken time…
I sheh tek buzeqeshin…tek ju shkelqejne syte …duke broheritur per arritjet e pa merituara te tyre…
E ti heshtur buzeqesh te fshehesh trishtimin…qe te ka mberthyer per dite me radhe…nuk beson me ne asgje…ne njerez ne fjale…e ne mashtrimet e tyre kaq te pa takt tek shfaqen zbuluar para syve te tu…
Ti buzeqesh sepse nuk mund te besh asgje…e dije se kjo dite do te vinte shpejt…vetem se nuk e ndjen veten te pergatitur…
Por une nuk mund te urrej askend…as syte ziliqar…as genjeshtrat qe u lexohen kaq hapur…as kenaqesine qe marrin kur te shohin se fituan…edhe njehere tjeter arriten te mundin thjeshtesine tende…ciltersine tende…bujarine tende…duke shkelur me kembe c’do copez te shpirtit tend…dhe kalojne para syve te tu…fitimtare…
Fitimtare ne cfare?
Ne jetet e tyre te koklavitura? Ne negativitetin qe I rrethon? Ne ankesat e vazhdueshme qe bejne sapo hapin syt? Fitimtare ne cfare? Ne arritjet e pa merituara? Qe nuk njohin kufij dhe shkelin kedo qe u del para per te arritur qellimet e tyre…
Fitimtar eshte njeriu duruar…njeriu matur…njeriu I mire…qe ne c’do dallge te jetes…del ne siperfaqe I pa thyeshem…ia pa lekundur…me I forte se me pare…nderkohe qe te tjeret mezi prisnin permbytjen e tij…del sigurisht ne bregun tjeter…larg…ndonse I rraskapitur….por del fitimtar…sepse nuk abuzoi me miresine e askujt…sepse ka ndergjeje te paster…sepse besoi…shpresoi…zgjati doren ne caste deshperimi dhe depresioni te tuat….ne pa kenaqesite e jetes…qe ti me vetdije ja mohon vetes tende…nuk sheh pertej unit tend…hundes tende…nuk sheh dot me larg se kaq…
Dhe e quan veten fitimtare?
Me lejo te ta spjegoj me thjesht…me fjalet dhe menyren time…keshtu te thjesht…
Nuk mund te jesh fitimtar duke shkelur me kembe te tjeret…e as te coptosh shpirtin e tyre….per te arritur ambicjet e tua…
Sot je ti qe qesh…neser do te jem une…dhe sigurisht jam besuese ndaj shprehjes…”qesh mire ai qe qesh I fundit”…
Mbreme kaq qare nga padrejtesia qe me bere…qava shume…pas shume kohesh derdha lot…dhe kisha harruar te ndjeja shijen e tyre te hidhur…
Por gabove rende me beso…e dashur vajze me mua gabove rend…une vertet nuk jam hakmarrese…as qaramane…
Pervec nje njeriu te kuruar detajisht…me sy te qeshur…ndonse do donin qanin te ulurinin deri ne palce…nuk do shohesh tjeter gje tek une…
Nuk do te me shohesh kurr te pa trukuar…te pa krehur te pa rregullt…mbi te gjitha te mbaj veshur buzeqeshjen qe nuk me ka munguar kurr edhe ne ditet e mia me te veshtira…
Ti nuk do te shohesh kurr asgje tek une…as kur te te lexoj qartazi zilin e pa emer…as kur te te lexoj qartazi urrejtjen dhe inatin kur me thua se si e gjej kohen qe nuk dal kurr e pa rregullt…si e gjeje kohen te trukohem…
E thjesht ne fakt….nderkohe qe une merrem me veten time…ti je duke u marr me te tjeret…duke menduar se si ti shkelesh me kembe…ndaj nuk te del koha…koha nuk ka kohe per ty…
Por sido qe te jete…triunfin tend nuk do te jem une qe do ta rrezoj…madje nuk do beja asgje asgje per te te trishtuar…sic bere ti me mua…
Ambiciet e tua…do ta rrezojne kalan qe ke ngritur duke hedhur gur mbi njerez te tjere…e duke I lenduar deri ne palce…
Mos qesh kur dikush tjeter qan…sepse ftohtesia e shikimit te tij…do te te ngrij buzeqeshjen tende…

 

Hera

Banned
Largimet e bukura nuk ka sharje as fjale as zenje asgje sepse jane te bukura nga njerezit e bukur nga njerezit me vlere ato jane thjeshte largime hapat nuk ndihen as zhurma e dhimbjes nuk ndihet se zemra ka vene cipen e mbrojtes ato thjesht pershndesin lehte pa u ndier
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Te jesh gjithmone aty...do te thote se dijne ku te te gjejne...ndonse nuk i'u duhet aspak te te kerkojne...

kur nuk je...te kerkojne...aty kuptojne se i'u mungon....

dhe pastaj...kuptojne se kur ishe aty...nuk te thane asgje...ishe kaq afer dhe kaq larg tyre ne te njejten kohe...

e nesermja mund te jete vone...ndaj thuaje sot...thuaje sot ate qe bluan per dite me radhe...

e nesermja do te jete shume vone...

nderkohe qe ishe i/e bindur se do te te shihnin neser serisht....qendrove ne heshtje...duke pritur nje moment tjeter...per ti thene se sa te mungonte...se sa shume e doje...

por e nesermja eshte shume vone...eshte larg...e ndoshta nuk vjen kurr...

ndaj thuaje sot...thuaje sot gjithcka ndjen...

do te therrasesh...do kerkosh...do presesh....dhe do pendohesh qe pate mundesine te thoje dicka...madje pate mundesine edhe te bertisje...ta gjykoje...t'ia thoje ne sy...gjithe mllefin e mbledhur per vite me radhe...por nuk i'a the...

e nesermja do te jete shume vone...

kur do te duash ti thuash asaj dicka...ajo nuk do te jete me aty...per ta pare dhe degjuar....dhe sa keq qe nuk munde ti thoje as "vafsh ne djall e mos u kthefsh me" a ndoshta "me ke munguar kaq shume...e dukej sikur rilinda kur te pash perseri....sepse mendoja se nuk do te te shihja kurr"...

por ti nuk i bene gjerat kurr sot...e nesermja ka qene gjithmone zgjedhja jote me e mire...

e nesermja eshte vone me beso....

kur mendoje se ajo ishte aty gjithmone....ndodhe qe ajo te zhduket...sepse kjo eshte ajo qe di te beje me mire...te zhduket e te rishfaqet....duke besuar se e nesermja do te jete me e mire...

nga gjithe gjerat e perbashketa qe kemi eshte "e nesermja" ajo qe eshte vone gjithmone...ajo qe ne zgjedhim t'ia lem gjithcka ndjejme...asaj qe nuk e dim as ti as une....nese do te vij ndonjehere....asaj qe na mbajti penge per kaq shume kohe...

sot jemi teper te zene per te qendruar...per te reflektuar...per te zgjatur nje dore...

presim neser...nje e neserme qe luan me ne pa drejtesisht...nje e neserme...qe vonon te vij...sikunder ne te dy....duke pritur te nesermen...humbem edhe nje dite...humbem te sotmen....humbem edhe njehere mundesine te bertasim...te ulurasim...te cirremi...e me pas te shtrengohemi deri ne palc...te sherojme plaget qe s'u mbyllen kurr...

 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Adm
.......Duket sikur ngjarjet e reja per dite te reja , i lene vendin ngjarjeve te vjetra dhe te riperseritura. Shpesh pyes veten , pyetje per te cilat me mungojne pergjigjet por thelle brenda vetes i njoh , i prek thjesht me mungon guximi tia pranoj vetes..

Shpesh mudohemi qe cdo gjeje qe ndodh ti japim nje kuptim ,por larg atij qe realisht dominon.
Cfare kerkova , cfare gjeta, cfare dua.....nese vertet i dua?!

Diku ne sfond degjoj "nje dite do te behet me mire"...

Nuk kerkova shume , nuk insistova fort , thjesht mora ate qe mu dha si fat e destin te parashikuar per mua . E pranova pa sforco jeten qe mu ofrua....cdo gje qe rrodhi, cdo kenaqesi , cdo dhimbje , cdo lot te derdhur, cdo puthje te vjedhur, cdo prekje shpirti....

Refleksione pa kuptim me kalojne keto ore te mengjesit ,,,,ku humba ? ne zbrazetine time? ne greminen e hicit, ne pritjet e gjata, ne netet pa drite , ne qiejt pa yje.....diku aty humba !

Mbyll syte e lodhur nga drita e ketij mengjesi dhe ne mendje me fluturon ideja....po neser, po neser a do shohesh me kete verbim dritash apo erresira do mbyt cdo imazh , vegim ,cdo kujtim ...

Neser askush nuk do jete me si dikur , sepse ti sdo jesh ajo qe ishe sot....e ndoshta sdo jesh me kurre ajo qe do kishe gjithcka e asgje ...neser ti dhe trupi yt do jene dy ndasi , do fluturoni ne dy kohe te ndryshme , ne dy hapsira ,dimensione te ndryshme....ndoshta per te mos qene me 1.

Valle a mjaftojne fjalet per te shprehur ate cfare brenda vetes bluan? Ate qe si ide fikse te godet si cekan e do te shperthej si bombe e komanduar, impuls ku gjithe nervat mblidhen ne nje ...JO nuk mundesh ...ndoshta kurre nuk do mundesh

Cfare dhurova ,cfare mora ,cfare do mungoj nga une kur mos te jem...valle a do jem ne gjendje ti mbledh nje nga nje dhe te krijoj nje kujtim te fundit ??? Kujtimin e diteve te mia!

Por jam ktu me gjithe forcat e mia per te menduar vazhdimesine , e jam ktu per te prekur ndryshimin nga larve ne flutur, nga syth ne frut... e jam ktu per te ndjere cdo fragment te metamorfozes sime!!!!!


24.10.2013
 

jana80

Super Moderator
Themelues
Ne nje dite te erret u dorezva...
Hapa duart drejt qiellit dhe deshirova te behem fryme-nuk ndodhi!
dite te tjera genjeva veten me enderra te brishta, si re te zbehta ne stine vete ne shkretetire, hapa krahet dhe thashe jana behu shi ngope kete shkretetire qe je bere- nuk ndodhi!
nuk ndodhen shume gjer ca per te miren time e ca te tjeravper tme bere te kuptoj ku e pe gabova ( qeshtje qe kam akoma ne shqyrtim)
pastaj ndodhin te tjera e te tjera e cdo cast e te gjitha me mbushin e me zbrazin mendimet, e per fat ndodhin shume ndodhi e me to shtohet ndonje thinje e bardhe, merret ndonje eksperience e kur do te bej llogarite me peshore ne dore do kem me siguri cdo te ve ne anet e saj.
me kujtohet nje shprehje e bukur e nje te njohuri qe kur i thoja cpo ben keshtu me jeten tende me thoshte ..."po ja kur te shkoj te zoti do e shoh shume gjate kur ti shpjegoj ckam e pse e kam bere..."
E me shume se asnjehere di qe te gjithe dine dicka qe une nuk di .. e ndaj ndodh nje vazhdimesi ndidhishe qe te mesoj... te kuptoj... po jetoj!
 

Hera

Banned
Me thane se jam e cmendur
E cmendur se ndjej dashuri
Me thone se jam e cmendur
Se mall ndjej te shkruaj ezi
E cmendur me thone se jam
Se besoj tek ti
Se fjalet e tua jane te kota
Jane fare pa dashuri
Ohh e cmendur un jam
Se besoj tek ti
Se te dashuroj pa hile
Valle kjo quhet cmenduri ?
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Dhe ja...ku erdhi edhe nje dite tjeter...mendimet vershojne serisht ne trurin e pa shlodhur tashme...
Por...ka nje por...ne gjithe gjerat e tua...ne gjithe mendimet qe duket se ndonjehere jane me te medha se sa ti...duket se pushtojne qenien tende ngado...dhe pozitivisht pse jo...
Por...ka perhere nje por...
Dhe e hena lindi keshtu natyrshem...
Ne gjithe njerezit qe njeh...duket se ti je me e qeshura dhe me alegro nga te gjithe...
Sigurisht per kete ndihesh mire...qe je pike mbeshtetje per ditet e tyre te veshtira...dhenia e nje mendimi te vyer dhe nje pozitiviteti...bene te mundur qe te largohen sa hap e mbyll syt problemet e tyre.
Por jane te pakte ata...qe te pyesin nese ti ke nevoj per dicka? Apo mos ndoshta njerezit qe qeshin dhe nuk ankohen jane me te lumturit? Ne fakt jo! Jo sepse pas nje buzeqeshje te madhe...fshihet gjithmone nje lot i pa derdhur...
Dhe ja ku ndodhem serisht une...ulur se bashku me mendimet e mia...qe duket se shoqerohen kaq embel nga butesia e dallgeve te detit...
Eshte bekim ne fakt...bekim te gjendesh ketu...pervec se te thithesh jodin e paster...ashtu sic tiroidet nuk mund ta marrin askund tjeter me mire se sa ketu...
Eshte bekim sepse gjendesh aty ku me se shumti do te jesh...ne qetesine dhe ne hapsiren tende te vogel...me kaq shume pa fundesi mendimesh dhe paqeje...
Dhe ndodhe te te vijne ne mendje sekuenza momentesh qe ti ke aftesi ti perkthesh sipas menyres tende te bute...
Ndihesh nje vogelushe...muzika dhe deti jane dy mrekulli...e perball tyre duket se ndihem perendesh...
Te pakten une keshtu e shoh...ndonse perendeshat nuk veshin atelete...as kostum sportiv...
Aq sa edhe njerezit me te cilet punon do te habiteshin nga nje stil jo shume i perdorur prej teje..sidomos ne pune...
Dhe ti me natyrshmerine tende...do t'iu spjegoje se sot kishe deshire te ishe pak me ndryshe...
Syte e tyre te habitur te vene disi ne siklet...por ti vazhdon me ritmin tend duke ju thene se njerezit mund te vishen sportiv edhe ne pune...apo jo?
Ata qeshin dhe te thone: e verteta eshte qe dukesh me mire keshtu...ne fakt shume here me mire keshtu...
Dhe ti me nje 'faleminderit' qe nuk te mungon kurr...ulesh ne karrigen tende...dhe vazhdon ritmin punes...
E bukura e jetes eshte te shohim pak me bute gjithcka...ta zbukurojme sipas menyres sone...ndonse ndonjehere eshte e veshtire te jesh piktore...kur nuk te ofrohet asgje...
Mendimet e paqta shpesh mjaftojne...mjaftojne per te ngjyrosur dhe gdhendur vrazhdesine e kohes dhe njerezve qe nuk te vlersuan kurr..
Por...perhere ka nje por...
Sido qe te jete...ti e di mire...e ke mjafte te qarte...se sado te perpiqen te te ngulin thike pas shpine...nuk ja dalin dot..
Kam aftesi zotash ne kete pjese...dhe me beso...se e kam te qarte mjaftueshem se pertej asaj qe duket...une jam nje lexuese e mire...
Dhe pastaj...ndodhe te jesh ne paqe me veten...
Dhe kaq shume...dhe nuk je penduar aspak...
Eshte bekim te jete dikush...qe te do ty pa kushte pertej asaj qe dikush mund te te donte...
Por atyre qe nuk e kuptojne...eshte e veshtire t'ua spjegosh...
Por...sido qe te jete...ti brenda vetes tende ndihesh mire...dhe nuk i ke bere asnjehere gjerat per tu dukur...por sepse i ke ndjere...
Dhe kete efekt ka deti tek une...
Sidomos ditet me diell me ngrohin shpirtin deri ne palce...
Ditet me diell madje te zbukurojne...
Sec ka nje efekt ngrohtesia e tij...te te shkelqej shikimin dhe te te beje te byzeqeshesh pa ditur pse...

 

Jetmira

Antarë i Respektuar
M​​​endoj se ka ardhur koha të ulem me këmbë në tokë.

Mendoj se ka ardhur momenti ta pranoj realitetin.

Unë nuk dal dot kundra universit.

Jam e vetdijshme që duhet ta heq mburojën që kam vendosur,ndoshta unë jam e dobët dhe po përpiqem të bëj si e fort.

Ndoshta universi po më provokon,luan apo po më shikon se deri kur do arrij durimi im.

Sinqerisht po dorzohem,nuk është faji im.

OK njerezit po më braktisin dita ditës,po unë do i drejtohem Natyrës.

Do marr madhështinë Hënës.

Dielli do më dhurojë ndriçimin e tij.

Do marr bukurinë e oqeanit,e do marr ëmbëlinë e qiellit.

Nuk mund ti dal kundra jetës,më duhet ta pranoj humbjen.

DËSHTOVA.

Ktë herë dështova vërtetë.

(P.s nuk ka lidhje me jetën virtuale).
:qu::qu:
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Gjithcka ndodhe per nje arsye thone...dhe e rendesishme eshte ta besojme vertet kete..
Njeriu ndryshon gradualisht...edhe ne rastet kur ti kerkon te bindesh veten se nuk ka ndryshuar asgje tek ti..
E verteta eshte qe ndryshon...
Ne menyren e te menduarit...ne menyren e te parit te gjerave...dhe menyren se si vepron...
Por kjo nuk ka te beje vetem me ndryshimin e jetes tende...ndoshta edhe te moshes disi...
Ndonse nuk je ne ate faze qe mosha te te duket kaq extrem ne menyren se si e sheh jeten...por ti kupton se je rritur ne momentin qe je koshiente ne gjithe gjerat qe bene...
E ndan te miren nga e keqja...apo gabimin me vetdije...nga nje gabim i cili ndodhe nga pa vetdija...
Por jam e mendimit qe gabimet na permirsojne...
Dhe si natyre e till nuk me pelqejne rregullat...
Ndoshta shume njerez e marrin si te cekuilibruar natyren femrore...
Me luhatje te shpeshta humori...
E verteta eshte qe nje femer mund te cekuilibrohet nga gjithcka...por me se shumti nga emocionet dhe ndjesit pozitive...
Dhe sigurisht kete nuk mund ta marresh si dicka negative...
Ndonse shpesh meshkujt e shohin si te tille...
Dikur me kujtohet mire se kam patur antipati te theksuar per meshkujt...me kohen fillova ta shoh me bute kete kendveshtrim...
Me te tashmen kam vene re se me shume komplekse kemi ne...se sa ata...
Por sido qe te jete...ne thelb kompleksiteti qendron tek te dyja...
Dhe pastaj ne nje dite te zakonshme...te thone se ti di ti shkruash mire gjithckaje...pervec dashurise...
Ne fakt se kam kuptuar kurr kete...se si nje njeri si une...me ndjeshmerine dhe pozitivitetin qe me karakterizon...te mos i shkruaj bukur dashurise...
Mbase nuk kam ditur te thur bukur fjalet per ate c'ka kam ndjere...sepse ka ndjesi ne jete qe nuk mund ti shpresh dot mire me fjale...dhe per kete jam gjykuar jo pak here...se nje njeri i akullt si une nuk shkruan bukur per dashurine..
Pastaj ka njerez qe kurr nuk e vlersuan ate qe ti ndjen...nuk e kuptuan...dhe as e besuan...
Nje njeri i paster shpirterisht...ka aftesi te te doje shume...
Edhe ne ato momente kur nuk do veten...ndodhe te lutesh dhe te thuash" sa mire qe gjendesh ne zemren time...duket sikur je krijuar te me me mbrosh"
Pastaj te thone se ti je njeri qe njihesh...kudo qe shkon ne cfaredo qe bene...ti dallohesh..
Dhe ndaj nuk ke aftesi te fshihesh...
E verteta eshte qe asnjhere nuk kam dashur te fshihem...une jam transpatente ne menyren time...
Dhe per njeriun qe jam nuk kam arsye te fshihem...
E ne jete do takosh shume njerez...disa prej te cileve do ti besosh kaq shume...do flasesh per ta sikur te ishin perendi...por s'ka gje...sido qe te merret sinqeriteti yt...ti je e paster si kristli...dhe nje zemer e kristalte ka aftesi te gjeje vend ne c'do copez strehe te vetmuar...qe perhere eshte ne ankth per te te pritur...
Une besoj...une mendoj se gjithcka ne jete ndodhe per nje arsye...
Dhe ne gjithe mangesite e tua...ne gjithe perditshmerine tende...ti do te lutesh me zemer qe gjithe njerezit qe ndodhen brenda kraharorit tend te jene mire...
Edhe ata qe nuk te kerkuan kurr...edhe ata qe nuk te harruan...edhe ata qe duan te te kerkojne por ti nuk le vend per te hapur nje dere...ku tashme je koshiente se e tashmja flet ndryshe...e ti nuk mund te besh asgje per ta ndryshuar...
E pra gjithcka ne jete ndodhe per nje arsye...
E duke qendruar me mendimet e mia...mu kujtua dje nje shoqja ime...te ciles i dashuri i kishte dedikuar fjale dashurie...
Ne fakt nuk jam fanse e dashurive qe ciftet shpesh bejne ne fcb...por ajo qe me beri pershtypje ne shkrimin e tij..kundrejt saj...ishin fjalet e thena me zemer...dhe sigurisht...menyra se si i kishte shkruar ato...
Kaq bukur dhe pa gabime ortografike...
Jane shume te rralle meshkujt qe shkruajne pa gabime fjalet...dhe me shume se sa cfare kishte shkruar..mua si natyre detajiste me mahniti pikerisht kjo...




 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Vazhdim...

Njerezit qe lexojne...qe jan open mind...se di pse me terheqin kaq shume...
Eshte kaq e cilter kjo...sic ndodhe kur ti je perball detit...
Nje ndjesi e cmendur brenda teje te bene te kridhesh brenda tij...
Por pastaj hapat ndalin dhe shijojne momentin...mendimet...dhe nje muzik te mire...
Mos harro se sa e vecant je...
Mos harro se te qenit vetvetja dhe e qeshur eshte veshja me e bukur qe mund te mbash.
Njerzit do te te gjykojne...do te te shajne...do thone mijra fjale...
Ti qe e njeh mire veten tende...mos u frikso nga mendimet e tyre te vrazhda...
Buzeqesh...dashuro...dhe jeto sikur te ishte dita e fundit ne toke...
Ti e meriton te jesh e lumtur...
Ji e lire...ji vetvetja...ji ti...dhe tregoju te tjereve se nje zemer qe di te doje...nuk ka frik nga asgje...
Ne gjithe gjerat qe mbart nje njeri...nje zemer qe di te doj...vlen me shume se gjithcka ..
Kesaj bote nuk i mungojne asgje materiale...i mungojne vetem njerez qe nuk din as te japin e as te marrin dashuri...
Ndaj...nese ne udhen tende takon dike qe te do pertej lekures...se bukures...dhe te do per ate qe je brendin tende...
Zgjate doren...dhe mos e lesho...
Trupat nuk na perkasin...shpirtrat e tyre po...
Nese ke nje shpirt qe i ngjan tendit...mos e lesho..
Njerezit me shume se sa ajri kane nevoj per dashuri...
Ndaj mos e kurseni...
Eshte falas dhe nuk kushton...
Mjafton ta dhuroni pa limit...dhe te jeni nje krah ku te gjithe do donin te mbeshteten...
Streh e bute...dhe kaq
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Kam qene perhere pro se bukures...por jo asaj qe shohin syt...sepse syte kane aftesi te perceptojne sipas menyres se tyre ate qe shohin...
Dhe kur flasim per te bukuren ne ate cfare shohim me sy...kerkojme qe ajo te jete perfekte...madje deri ne detaj...
Nderkohe me bukurine pertej lekures ndodhe ndryshe...
Ajo nuk eshte perfekte...ajo eshte e pa prekshme...por cuditerisht ka aftesi te te depertoj deri ne palce...aty ku puthen vetem shpirtrat...e rreth kesaj syte...nuk kane asnje djeni...
Une si natyre shpirterore...kam nje spjegim me te thjesht per kete...
Ne njerezit qe takon c'do dite...ndodhe te flasesh per gjithcka...madje ke deshire te cmendur per te shprehur se sa i bukur eshte ky planet...
Dhe per fatin tone te mire na eshte dhene mundesia ti shijojme...
E shume si une...shprehin vazhdimisht se nuk jane materialist...
Por askush nuk e refuzon te bukuren ama...
Dhe ishte pikerisht ajo e bukura...qe shihet nga syte...te cilen une shpesh anashkaloj te flas per te...ndonse syve nuk mund ti mohosh te drejten per te shijuar ate cfare duket e bukur...
Eshte kaq e pa drejte kjo...
Por une dua te flas me teper per ate qe syte nuk mund te shohin...
Por e ndjejne...e ndjejne deri ne palce...ne c'do frymarrje dhe levizje qe bene...ne cdo pertaceri per te te pershendetur...
E ne c'do kuriozitet per te degjuar per ty...
Duket se jane hija jote e pa dukshme...ajo copez e vogel qe duket se nuk ka deshire te te beje me dije se eshte perhere aty...per te degjuar nje fjale...e per te te bere me dije...se kohet ndryshojne...njerezit ndryshojne...gjithcka ndryshon...vetem ajo qe pulson brenda teje mbetet e njejte...ndonse jo sic do doje...
Pastaj cfare vlere ka se c'ndjejme? Kur gjithcka kemi brenda nesh i lem te vdesin aty...bashke me egzistencen tone...bashke me heshtjen tone...se per dhimbje nuk ka vend brenda asaj copez te heshtur...qe duket sikur do doje ta gjuaje me shpulla derisa ta beje te fliste...
Por ti nuk je keshtu...
Ti nuk mund te besh asgje...
Edhe nese do te beje...cfare vlere do te kishte?
E mira e te gjithave eshte te qendrojme ne heshtje...
Ndonse une nuk e kam ne natyre...
Njerezit qe shkruajne duket se nuk mund te rrine dot te heshtur...ne pa mundesi per te berrtitur...ata zgjedhin te gdhendin fjale...
Dhe jo gjithmone fjalet kane aftesi te jene ashtu sic zemra i ndjen...
Fjalet deformohen disi...ilustrohen bukur...per te mos krijuar te askush ndjesi te trishta...
Trishtimin e hedhim tej...me beso se sic me ndodhe me guralecet e vegjel qe hedh ne siperfaqen e detit...ashtu me ndodhe dhe me trishtimin...vecse kete te fundit e dergoj ne arrati...ne piken me te thell te ujrave blu...aty ku askush nuk ka mundur te arrije...pervec meje...qe i dergoj ne djall e kur me duhen i rimarr serisht...

 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Vazhdon...
Natyra femerore eshte e forte...dhe per kete meshkujt nuk kane kurrfare idee...
Por nuk po e spjegoj detajisht kete...sepse nuk do ta kuptonin gjithsesi...
Ulur mes mijra njerezve...ti do te dallosh per trishtimin qe te lexohet ne sy...ndonse buzet e tua qeshin..qeshin...qeshin pa u ndal...
Nje buzeqshje rrezellitese...sa dhe diejt e kane frike...
Ti je e forte i thua vetes vazhdimisht...
Ti je shume e forte...
Dhe kete nuk pret te ta thote akush...sepse nuk ke nevoj ta thote dikush...
E pastaj do te shijosh perendimin e diellit...ohhh kjo me te vertet eshte nje magji...
Ti je adhuruese e natyres...ndaj nuk ka se si te mos magjepsesh prej saj...
Ne dore mban nje got me vere te kuqe...e cila duket se shuan etjen ne buzet qe me pa durim presin ta shijojne c'do pike te saj...
Nuk jam njeri qe dehem...se paku nga vera jo...por nuk mund te mohoj se ndjesia qe me dhuron pasi kam pire disa gllenka me shume...me bene te ndihem cuditerisht e cmendur...e lire nga komplekset...dhe e dashuruar me jeten...
Ne momentet te tilla kam shkruar kaq shume...
Te nesermen kur kam lexuar ato qe kam shkruar...kam qeshur..
Sepse asnjehere kur jam esell nuk shkruaj kaq mire...
Vera duket se nxjerr brenda meje...deshiren per te dashur jeten sipas menyres sime...
Dhe eshte kaq e bukur ajo qe ndjej...
Eshte pertej lekures...
Pertej perendimit te diellit...
Aty jam une dhe brendia ime...brendia ime e paqte...brendia ime e lire...
Dhe nje moment fillon te duash veten...
Sepse kush nuk do veten...nuk ka vend per askend ne zemer...
Ndaj se pari duhet te duam veten...sidomos kur pijme nje gote me shume...
Nje femer eshte kaq e bukur kur eshte e lumtur...nje femer eshte kaq e bukur kur qesh...sa duket se dhe hena ka zili...yjet kerkojne te zhduken para syve dhe shkelqimit te saj...
E ndjeja kete...e ndjeja deri ne palce...tek mbaja goten e veres ne duar...dhe cel ne doren tjeter...ku fillova te shkruaj gjithcka ndjej..
Ulur bashke me mendimet e mia...fillova te ndjej se isha perendesh...
Askush me shume se une nuk ndihej e dashuruar ne ate moment...
Duhet te jesh perhere prane nje vajze te dashuruar...te shohesh se sa e bukur duket ajo...
Nje vajze te dashuruar pas jetes...e dashuruar me c'do mrekulli qe zoti ka krijuar...
Pastaj i lash te gjitha...nder kembet e mia dhe fillova te hap krahet te beje disa rrotullime dhe te qeshura ashtu sic mi ndjente zemra...
Derisa te ndjesh pas teje miqte e tu...te cilet kenaqen pa fundesisht kur te shohin tek qesh...
Te perqafojne dhe kerkojne te ndihen si ty...dhe ndjesi te tilla me besoni se jane ngjitese...filluan te benin edhe ato si une...
Gezimi do te zgjaste derisa te vinte mengjesi...
Pas nje nate te cmendur me muzik...miq...dhe vere te mire...
Mengjesi do te vinte me nje buzeqeshje te embel...i cili do te bente te ndiheshe mrekullisht mire...
Mrekullisht mire...dhe me pas do te shihje veten ne pasqyre...me floket e hallakatur...dhe me nje buzeqeshje te zbehte...do ti thoje vetes : sa shume te kishin munguar ditet si keto"...
Eshte kaq e thjesht te lumturosh nje femer...mjafton nje grim perkujdesje dhe lumturie...mjaftojne disa momente mes miqesh...dhe gjithcka rreth teje merr nje pamje te embel...nje pamje te bute...
Do te qeshesh sigurisht me bemat e nje nate me pare...
E do te dhurosh tek cilido nje buzeqeshje te ndjere...
Sepse keshtu jam une...
Kur ndihem mire asgje s'me ndal...dhe kete e shfaq kudo...aq sa dhe trishtimit i ve prit...dhe atje ku une jam nuk lejoj askend te me trishtoj...cilido qofte...
Nje shpirt i lire dhe i lumtur...injektohet embelsisht deri ne palc deri ne gjake...dhe ti ke aftesi kudo qe prek te dhurosh buzeqeshje...
Sepse nje jete pa buzeqeshje eshte e zymt...mos i kurseni ju lutem...


 

Vvetoni

Larguar
Jo më kot thonë që me sy të atyre që dashurojmë e shohim botën, kur ata nuk janë ne jemi të verbër. Pa ta nuk ka kuptim, me ta merr kuptim, pa ta është terr e zi, me ta është dritë e jetë.
 

Vvetoni

Larguar
Për të dhënë një poezi më duhesh ti. Pse unë? Sepse ti më jep dhimbje, e poezitë nuk shkruhen kur je i lumtur. Ato janë vetëm si pasojë e plagëve që ke hapur ti. Nuk ka mundësi që ato plagë të mbyllen? Jo, jo, jo, mos i mbyll, me godit në plagë, më mirë në fakt merr pak shkrepze, pak kripë, çfarë të duash, dhe mi godit, ashtu si di ti. Tek e fundit, kjo është ajo që bën më së miri apo? Të godasësh në plagët që ke hapur e krijuar, ti burimi i dhimbjeve, shkaku i poezive.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
U bë kohë që nuk marr nje perqafim.
Nuk e mbaj mend as kur ka qene hera e fundit kur me kane pyetur nese jam mre.
E mbylla zemren,nisa te mbyllesha nen vete.
Ne pamje te pare dukem e qete,nuk ankohem.
Shikoj njerez te lumtur rreth vetes,une i kam harruar kuptimin kesaj fjale.
Zgjohem cdo dite me shpresen se nje dite ky makth do te marre fund.
Iken dita dhe vjen perseri nata,shpresoj te bëj nje sy gjumi.
Sic duket edhe gjumi me ka marre inat.
E keshtu iken viti pa e kuptuar.
Fillon te humbasesh besimin se nje dite jeta do jete e embel me ty.
Ti ndjen nje boshllek brenda vetes,te duket sikur je brenda nje grope.
Je perpjekur shume here te dalesh,por serish bllokohesh.
Ke arritur ne ate pik qe nuk te pelqen as jeta.
Nuk eshte faze kalimtare.
As depresion.
As stres,e as urrejtje.
Energjite negative nuk shuhen,madje edhe universi ste ndihmon...
 

Rrelse

Zikaltër⚫?
FB_IMG_1538806245812.jpgDuke u bazuar në.avatarin tim.

Ka shumë arsye për të dashur vjeshtën
Si për ngjyrat e verdha , mustardë, kuqerremtë..ashtu edhe për vetë ambjentin vjeshtërak ku të jep hapsira të bësh foto të bukura..

Si një gjethe vjeshte në një degë të brishtë që bie dalëngadalë..ashu dhe mendimet " fluturojnë" në.ajër...

Është një kohë e bukur, ku vishesh ngrohtë mbrëmjeve ashu siç vjeshta mbështillet me mentalin e saj...të kuq....

E adhuroj vjeshtën, mbështillem ngrohtë ngrohtë me të...i dua çdo gjë kësaj stine...

Pos u bëj gjethe vjeshte e të të shkelin të gjithë me këmbë...


31.08.2019
11: 59
 

Yara

Njeriun,sa pak e gjej tek “Njeriu”
Shiko fotografinë 1695541Duke u bazuar në.avatarin tim.

Ka shumë arsye për të dashur vjeshtën
Si për ngjyrat e verdha , mustardë, kuqerremtë..ashtu edhe për vetë ambjentin vjeshtërak ku të jep hapsira të bësh foto të bukura..

Si një gjethe vjeshte në një degë të brishtë që bie dalëngadalë..ashu dhe mendimet " fluturojnë" në.ajër...

Është një kohë e bukur, ku vishesh ngrohtë mbrëmjeve ashu siç vjeshta mbështillet me mentalin e saj...të kuq....

E adhuroj vjeshtën, mbështillem ngrohtë ngrohtë me të...i dua çdo gjë kësaj stine...

Pos u bëj gjethe vjeshte e të të shkelin të gjithë me këmbë...


31.08.2019
11: 59
Gjej veten ne dashurine tende ndaj vjeshtes sepse e dashuroj ne te njejten menyre:love:
 

Imp4cT

V.I.P
Majk Çek 1-2 , 1-2.

Nuk eshte thjeshte zhgarravinë
Po flas per dashurinë
Nga ty kurre S'hoqa dore
Bashke do lidhim kurore

Nga pas cdo dite n'forum
Thosha ket shanc s'do e hum
Vujta po nfund fitova
British Dreamin realizova
 

Yara

Njeriun,sa pak e gjej tek “Njeriu”
Majk Çek 1-2 , 1-2.

Nuk eshte thjeshte zhgarravinë
Po flas per dashurinë
Nga ty kurre S'hoqa dore
Bashke do lidhim kurore

Nga pas cdo dite n'forum
Thosha ket shanc s'do e hum
Vujta po nfund fitova
British Dreamin realizova
Po dhe nje ahahahahahahahhahaahhaha do e jap une se si rezistoj dot te qeshures kur te lexoj ty:Dlol:D
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Duhet ti njohesh njerezit me nga afer per te kuptuar gjendjen shpirterore dhe problemet e tyre...
Ne shpesh i shikojme ne siperfaqe dhe ankohemi per jetet tona te veshtira...pa e ditur se jasht dyereve tona ka me te vertet jete te veshtira dhe njerez te pa lumtur...
Lumturia ndoshta shihet ne kendveshtrim te njejte...por menyra se si e kerkojme dhe e gjejme ndryshon sigurisht...
Ka njerez qe e gjejne lumturine ne gjerat e perditshme...ne gjerat e vogla...ne lindjen e diellit apo flladin e nje shtatori te fresket...
Ka njerez pastaj qe keto gjera ju duken kaq te pa rendesishme...dhe e kerkojne lumturine ne gjerat materiale...e ne nje bote te mbushur siperfaqesisht...me sende te cilat rezultojne mos te te hyjne ne pune...disa vite me vone...
Por une i dashuroj gjerat e vogla...momentet me veten...momentet me njerez qe besojne tek ty...dhe shprehen si te ishin zhveshur nga komplekset...
Ndonse e dijne mire se ti nuk ke shume mundesi te ndryshosh jetet e tyre...por duke i degjuar...ti mund ti kuptosh ata...dhe nuk ke arsye te shprehesh meshire...as te besh rolin e psikologes...por thjesht te behesh nje me ta..e te jesh aty si dikush qe kane nevoj ti degjojne...
Kete vere kam patur mundesine te takoj shume njerez...njerez nga me te ndryshmit...njerez te cilet ty te dhane dicka...por edhe nga ata qe ti more shume...te pa vetdijshem ata te dhane dicka te cilen nuk ishin ne djeni te saj...dhe strukur ne veten dhe mendimet e tyre...qendronin te heshtur...duke menduar se tek njerezit e thjesht ti s'ke asgje per te marre...
Ata nuk e dinin...as e imagjinonin qe prej tyre une do merrja dicka madhore...duke permirsuar gabimet e mia te perditshme...ne gjera te vogla...e duke u kenaqur thjesht me nje shendet te mire...e me pozitivitet..
C'do dite...ne plazh takohesha me nje grup njerezish shumica ishin fare fisi yne...por edhe njerez te pa njohur...te cilet gradualisht u bene miqte tane te pushimeve...
Bisedonim...qeshnim dhe e verteta eshte qe i shijuam pushimet tona mrekullisht..
Duke qene nje njeri kaq social une e shoh njeriun me kuriozitet...jam degjuese e mire...dhe sigurisht si natyre femerore qe jam...me pelqen edhe te flas...ndonjehere aq sa nuk le radhe per te tjere...
Kjo me ndodhe zakonisht kur ndihem e afert ne nje rreth shoqeror...kur ndjej frymen pozitive te nje bisede te shendetshme...
Dhe nuk ka rendesi te besh njeriun e ditur...i cili lexon shume...apo njeriun qe udheton dhe ka pare shume...
Madje kam antipati te theksuar per mburravecet...
Se sa bote ka ne qenien tende...shihet me km larg...nga menyra se si flet...se si hesht...se si qesh...se si i bene levizjet e tua...te natyrshme...pa u perpjekur te dukesh qe nuk je...
Dhe une i adhuroj njerezit e till...njerezit qe e duan veten mbi te gjitha...por edhe ata qe marrin me te miren e c'do dite te re qe lind...
Ulur mes tyre...ty natyrshem te vjen deshira te shprehesh lirshem...e duke folur edhe per gjera te vogla...
Por si ne c'do grup njerezish...mes tyre do te kete edhe nga ata qe flasin...por nuk te percjellin asgje...sic ka nga ata qe heshtin...por ty te percjellin dicka...
Dhe perhere ti mendon se jane degjues te mire...dhe jo se s'kane asgje per te thene...sepse ata mund te kene shume me shume...por ne disa raste preferojne te degjojne...
Ne jete do takosh njerez te ndryshem...e mes tyre do arrish te kuptosh se sa te ndryshem jemi...dhe sa te ngjashem njekohesisht...
Tek njerezit e thjesht mos harro se ti ke per te mesuar me shume...
Ata kur te tregojne nje ngjarje te veshtire te jetes se tyre...syte e tyre mbushen me lot...dhe ti pa dyshim ke perpara vetes nje njeri te sinqerte dhe te ndjeshem...
Nje njeri qe i ka lotet gati aty...sidomos ne nje moment ne te cilin ka vuajtur...apo ndoshta vuan...dije se perpara teje ke nje njeri te ndershem e shpirte mire...
Ka dhe njerez te cilet flasin me gjysma fjalesh...te cilet pa dyshim duken qe ne distanc te larget se jane me shume kurioz per jeten tende...se sa te te rrefejne jeten e tyre.
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Vazhdon...

Duhet te jesh me i drejte per drejte...jo vetem te jesh kureshtar...por edhe te flasesh...dhe sigurisht nuk je i detyruar ta besh kete...po nuk je as i lejuar te pyesesh tjetrin per jeten e tij...te cilen duke te pare se cfare karakteri ke...s'ka as deshiren me te vogel te te rrefej dicka...qofte edhe e pa rendesishme...
Ka nga ata njerez qe gjykojne te tjeret..."uaaa shih ate cfare bene"..."uaaa shih ate se si vishet"..
Keta jane kategoria me e keqe e gjithe njerezve...per vec horizontit te tyre te ngusht...kane dhe rrethin e njerezve te ngusht...
Nuk jam aspak me mendimin se ne jete duhet te sillesh mire qe te te duan apo te te pelqejne...
Jooo mendoj se duhet te sillesh si njeri...te jesh njerezor dhe te mos paragjykosh te tjeret...
Por te kuptosh se secili prej nesh ka menyren e tij te te jetuarit...dhe nuk kemi aspak te drejte ta gjykojme...
Pastaj jane ata njerezit pozitiv paqesor...me te cilet ti do te rrije me ore e ore te tera per te biseduar...
Ne mbremjet vone...kur shumica flinte gjume..ne rrethi i ngusht i miqeve ne fakte mikeshave me te aferta...rrinim zgjuar deri ne mengjes...deti ishte vetem 6 hapa larg nesh...
E dukej magjepses ne oret e vona te nates...
Zhurma e tij ishte e mrekullueshme...
Bisedonim me ore e ore te tera...dhe me goten e veres ne dore...e cila dukej se na i shtonte deshiren per te qeshur dhe per te folur rreth gjerave qe donim...
Realisht femrat kur jane te lumtura jane absolutisht krijesat me te bukura qe egzistojne...
Me ate drite te vaket mbi strehen tone...syt e tyre shkelqenin nga e qeshura e natyrshme dhe e ndjere...
Pastaj do te te falenderonin per batutat te cilat per fat te mire nuk me mbarojne kurr...
Dhe pastaj ndodhe natyrshem te mendosh...se femrat jane lumturisht te lumtura...kur gjenden mes tyre....meshkujt shpesh jane per rremuj dhe humor kinez i cili do te te xhindosi nga momenti ne momenti...
Sigurisht duhen meshkujt ne jeten e seciles femer...
Por ne dite te bukura si ato...ku femrat ndihen perendesha te gjithe botes...meshkujt thjesht jane pak te tepert...
Ata shpesh therrisnin nga dritaret e dhomave...por kur e pane se ishte nje thirrje e kot...na lane te qete duke shijuar c'do bised dhe me deshiren e cmendur per tu hedhur ne det...megjithse duhet ta pranoj se deti ne darke duket paksa i frikeshem...por magjepses pa dyshim...
Dhe une per tu ndjere e sigurt...i kerkova njerit prej meshkujve te qendronte aty ne breg..ulur me karrige dhe te mos na i ndante syt...
Ja pra pse e permenda rendesin e meshkujve...jane nje shtyll e rendesishme dhe nese jane aty...qofte edhe pak larg...ne femrat ndihemi te sigurta...dhe pa dyshim e duam shume mbrojtjen e tyre...
Ata shpesh nuk e kuptojne se gjithcka nje femer ka nevoj eshte thjesht prezenca dhe nje dore qe te jete aty per tu kapur pas teje gjithmone...
Por atij ju duk thjesht e bezdisshme te ruante disa femra te lajthitura ne mes te nates...te cilat notonin e kendonin...ne ujin e fresket te mbremjeve te veres...
Por ajo ishte lumturi...
Te pakten per ne po...
Per mua po...e shijova ne menyren time...si nje siren e dashuruar pas jetes...pas detit...pas ndjesise se lirise...
Sepse lumturia eshte fjale e madhe...dhe varet se cfare kupton ti me te...
Per mua lumturia jane keto momentet e vogla..te cmendura...qe te bejne te ndihesh vetvetja...e ti japesh rendesi gjerave te vogla...
Asgje...absolut asgje nuk eshte me e bukur se sa nje femer e lumtur...e dashuruar pas bukurise se natyres...dhe pas bukurise se jetes...
Jeta ka momente te trishta...per to nuk duhet te flasim...por te bertasim ne heshtje...duke perplasur koken pas nje jasteku i cili nuk do te nxjerr zerin tend te zellshem qe berrtet...
Pasi ke nxjerr inatin...dhimbjen...ngrihu...beje nje dush te mire...relaxohu...dhe dil perpara botes...si nje njeri i forte...jo per tu dukur...por te ndihesh i till...
Sepse forca eshte burimi yne me i madhe...ndihuni pozitiv dhe mos harroni se nuk jemi te perjetshem...ndaj jetoni c'do dite si te ishte e fundit...
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
-Pse,e dashuron kaq shume ?
Nuk e dua jo.
E shikon qe e dashuron pasi do me pyesje se per ke do te flisja.
-Te lutem!
Mos me fol me per te,nderro teme.
Ti po dridhesh,duart po te djersisin e zemra po te rreh fort.
Moj po nuk e dua!
Dreqi e marrte nuk me intereson.
Epo mire ti e di,po te besoj.
Ajo iku e une hyra ne dhome.
Shpertheva ne lot ne britma,nuk po e mbaja dot veten.
Perplasa cfare gjeta ne dhome,nuk po llogjikoja me.
E kisha humbur arsyen.
Nuk po duroja me,ndjehehesha teper e dobet.
Dashuria me kishte fundosur posht vetes.
Isha kthyer ne nje perbindesh.
Cfare po ndodhte keshtu me mua?
Ajo vajza e trishte ishte kthyer ne nje perbindesh.
Po digjesha nga brenda,ndjehesha keq keq.
Mora telefonin per ti shkruajtur.
Ne inat e siper i shkruajta:-"Vdeksh"!
E ai ma ktheu:-"Ti para e une mbrapa"!
 

Ketrush

Anëtar i ri
-Pse,e dashuron kaq shume ?
Nuk e dua jo.
E shikon qe e dashuron pasi do me pyesje se per ke do te flisja.
-Te lutem!
Mos me fol me per te,nderro teme.
Ti po dridhesh,duart po te djersisin e zemra po te rreh fort.
Moj po nuk e dua!
Dreqi e marrte nuk me intereson.
Epo mire ti e di,po te besoj.
Ajo iku e une hyra ne dhome.
Shpertheva ne lot ne britma,nuk po e mbaja dot veten.
Perplasa cfare gjeta ne dhome,nuk po llogjikoja me.
E kisha humbur arsyen.
Nuk po duroja me,ndjehehesha teper e dobet.
Dashuria me kishte fundosur posht vetes.
Isha kthyer ne nje perbindesh.
Cfare po ndodhte keshtu me mua?
Ajo vajza e trishte ishte kthyer ne nje perbindesh.
Po digjesha nga brenda,ndjehesha keq keq.
Mora telefonin per ti shkruajtur.
Ne inat e siper i shkruajta:-"Vdeksh"!
E ai ma ktheu:-"Ti para e une mbrapa"!
:):emoji_smile::emoji_smile::emoji_smile::emoji_ok_woman:
 

Bukowski

Gjumash
Ne shume njerez e kam kerkuar qenien tende. Edhe me shume ishin betejat me vetmin per te arritur tek ty.
A e di ti qe po te vonoheshe edhe pak, boshlleku ne stomak do me kishte gllaberuar te gjithin!
Tani ma trego ku ishe gjithe kete kohe?

"Me fal por shpirti tani e gjeti shtepine e tij."
 
Top