• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zhaklin!

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Ditar privat :p

Zhaklina ishte nje vajze normale. mund te ishin 100 persona ne nje dhome dhe ajo te ndihej vetem.Te pervjelte buzet e te perbuzte cdo reagim fallso
Zhaklina ne fillim nuk ishte vertete Zhaklin por Zhana por meqe kln me pelqenin te nje emer tani quhet Zhaklin.
K l dhe n ne te vertete skane asgje te vecante thjeshte qe kercet gjuha ne menyre te vecante, e ndoshta ngjan si klak klal kur ecen kali
Cfare te tregoj per te, ne fakt ska asgje te vecante, syte e saj kishin ngjyre mese normale si gjithe te tjeret, floket po ashtu
nganjehere shkelqenin ne diell por asgje me shume.
Dielli eshte gjeja qe ajo pelqente me shume luante me te edhe i mjaftonte te vinte duart edhe rrezet te depertonin ne ato hapesira edhe ngazellehej.
Zhaklina ishte Zhaklina kur ishte e huaj dhe dielli si bente me efekt, dhe ishte Zhana kur ishte personi i qeshur.
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Zhaklin!

Mos u ndal Zhaklin, mos u ndal kerce si e marre hedhi kembet ne toke e pastaj me force perplasi me ajrin.
E mban mend Zhaklin kur luftove me ajrin edhe u hodhe nga ura me tela.
E le veten aq te lire dhe asnjehere ske qene me e qete, buzeqeshe dhe u perplase me ujin.
Ndoshta jo cdo dite per ty eshte nje dite me fushe me lule, edhe pse lulet i adhuronte, ajo skishte marre asnjehere.
Zhaklina kishte hyre ne nje bote tjeter ate mashkullore.
Kishte hyre ne boten sadiste te tyre ku e fajesonin edhe per gjera qe skishte faj.
Meshkuj kjo bote aq e pakuptime dhe femrat kjo bote aq e eger.
Pse smund te jene te gjithe te qete shpirterisht mendonte ajo
Ahh Zhanete je shume e vogel ju pergjigj ajri qe po luante me te, je shume e vocerr peshperiti.
Po Luli si ish atehere qe u perball me gjithe ate bote te ndyre ai me syte e tij gjigande.
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Zhaklin!

Luli kishte nje perkrahes te forte , kishte zerin me te bukur qe mund te degjohej
Ishte krijuar nga trumcaku me delikat dhe me te forte njekohesisht.
Zhaklin ti rilinde keto dite
Rilinde pa ditur arsyen ndoshta natyra, ndoshta mjegulla e jashte qe ste shkakton asnje emocion.
Mos eshte kjo rilindja jote?
Te rilindesh pa emocione
Jo Zhaklin!
Jo!
Ti sje e tille
Zhaklin ti ke nje bote plot emocione
Ti e di mire kete.
Zgjohu Zhaklin emocionohu me pak gjera.
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Zhaklin!

Shpirti i saj digjte sikur ashka
Duhet te dini qe ashka jo vetem qe ndizet shpejt por edhe fiket po aq shume
Me shpejt se zhiva e shkrepeses.
Ishte normale nuk bente as magji por ajo pa ditur e krijonte rreth saj.
Zhaklina sot u vesh me te bardha
Te bardha si te nuserise
Veshje te reja te nje jete te re, te bardha si lumi qe rridhte
Ne fakt lumi nuk ishte i bardhe as jeshil
Heren e pare qe e mesoi kete gje ne biologji u mahnit edhe ngeli gjithe diten duke bere prova
qe ta provonte ate gje me mire.
Veshjet e bardha i kishte edhe tek syte.
Tek shkelqimi i syve dikur te zbehur.
Ishte shume budallaqe, besonte shume
Besonte ne endrra besonte ne magji besonte ne dashuri perrallore dhe ato te filmave
Dhe qe tiu them nje sekret
Shshsht ajo beson akoma.
Beson akoma ne cdo gje te bukur ne cdo ledhatim apo perkedhelje, shikim ngulites
Edhe pse thote jo ajo beson.
Zhaklin sot u martove me natyren tende sikur asaj te nje gote
Gote e ricikluar por ama ishte gjithnje gote dhe bente ciklin e vet.
Edhe ajo gote ve bast qe te kishte goje te fliste do ishte me e lumtur se sa vete qelqi Zhaklin
Por kjo eshte gje ne vete.
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Zhaklin!

Zhana ishte normale si te tj, si gjitha femrat e tjera.
E dinte cf donte nga vetja nuk e dinte.
Donte lule te bardha ne shtepi ose jo me mire me ngjyra
Por edhe te bardhat nuk jane keq thjeshte qe jane plot dliresi por kur je ne qejf
ku jane ngjyrat e jetes?
Donte te vraponte por edhe nuk i pelqente.
Donte te thante floket me tharese por sdonte sepse i prish floket.
Donte te vishte fustan sepse i pelqente kur ajri e bente te ndihej e lire, por prap si pelqenin fustanet
kishin nje rehati jo te madhe keshtu i la fustanet menjeane
Ne fund te fundit ku jane kenaqesite e jetes.
Te thithesh fort aromen e nje trendafili roze, te ecesh ne bare ndersa bie shi kembe zbathur
Te degjosh krric-krrac e nje libri te vjeter qe kthehet nga njera faqe ne tjetren
Te shterngosh ne duart e tua nje bebush te vogel qe fle gjume
edhe ti e perkedhel edhe te dhuron nje buzeqeshje.
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Zhaklin!

Te strukesh ne gjirin e kengeve per Krishlindje
sepse emocionet e prera nuk gjejne paqe ne preherin e mendjes tende Zhaklin
Te puthesh parmaket e ngurte, te ngrire
Te ecesh ne maje te gishtave e te ndjesh deboren qe shkrihet me cdo prekje tende
ndoshta eshte aq e bardhe sa e turpshme ajo.
Ah dhjetor i ftohte qe edhe aq i ftohte nuk qenke, ti afron njerezit
dhe i zbavit me avullin qe nxjerrin nga goja
i lumturon me thinjat qe leshon cdo vit e me shume, mos po mplakesh me shume sa duhet?
Neser do flas per ate qe shperndan dhurata e nuk lodhet kurre.
Sot Zhana kenaqet me pak e fshihet nen dritaren me avull
dhe duart tek kaloriferi
Ben aq ftohte jashte, brrrrr ndoshta me sh ne zemren e dikujte
Dikujte qe ajo shpreson te behet nje zemer e ngrohte, e ngrohte si nje atmosfere familjare
prane zjarrit nen pemen e Krishlindjeve.
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Zhaklin!

Ndale kohen!
Ndale kohen, e mallkuar nuk e sheh qe po te iken nga duart, po te del nga poret
e gishtave qe mezi leviz.
Ndale kohen, vrapo para saj dhe buzeqeshi asaj te poshtres.
Te ka bere rob me kohe dhe ti prap pret.
Mos prit bije e mallkuar koha iken dhe nese i jep borxh nje pjese te jetes ajo sta kthen me
Eshte huamarrsja me e keqe ne bote.
Me thuaj cf ke bere Zhaklin qe poshteron veten veten ne kete menyre.
Nuk eshte vetem shtrati vendi me i ngrohte.
Nuk eshte vetem jorgani mbrojtesi i endrrave te keqija.
Nuk eshte vetem bardhesia shenje dliresie.
Eshte e kote te vesh duart ne koke sepse mund te ndalosh mendimet por jo deshirat
Deshirat e zjarrta qe rriten ne gjirin tend ashtu sic nje zog i sapudalur nga gezhoja e vet
ka deshire te njohe nje bote plot rreziqe.
Ti linde per te luftuar, sepse skane te drejte, asnje ska te drejte kur te pengon qe te besh dicka.
Nuk ndalohet koha Zhaklin ndalohen vec hapat e tu dhe ti sheh gjurmet qe le, ti sheh hijen tende
Nuk ndalohet Zhaklin.
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Zhaklin!

Hodhi hapat e lehte thua se kercente.
Tundi fustanin e bardhe thua se vallezonte me eren.
Leshoi floket e erreta mbi supe
Mori fryme thelle dhe u soll rreth vetes.

Veshi taka kerciste kembet ne korridor
Ngjeshi floket topuz me shikim te mprehte
Nxori pak dekolte
Dhe u ul ne karrige e sigurte ne vetvete.

Veshi kemishe te bardhe
Dhe mori vere
Vuri muzike te vjeter te lehte
Me dritaren hapur filloi te levizte pa kuptim
Buzeqeshte e pa mendime te renduara

Veshi bizhame me kuadrate
Hodhi floket e ngaterruar me kapese forme ylli
Mori cokollate te ngrohte
Batanijen tek karrigia lekundese
Dhe tv tek kukullat e animuara.
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Zhaklin!

Zhaklin ngrij duart sa te duash nuk do e prekesh me qiellin.
Buzeqesh sa te duash nuk do jete me aq magjike.
Lagi syte e tu sa te duash nuk e kthejne te shkuaren.
Sforcohu te kenaqesh me bardhesine e bores, me jeshillekun e gjerave sdo ia dalesh.
Hedhi hapat para do jete e kote, se do kesh koken pas gjithmone.
Perqafo jastekun sa te duash sdo te mbushe asnje boshllek qe ke
Mendo sa te duash me forcen e mendimit sdo besh asgje.
Tani ji e lire Zhaklin bej ate cf ske bere kurre.
Ndoshta do jesh me mire.
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Zhaklin!

Ajo mendonte dhe i mungonte ajri i vecante per te cilin ajo kishte enderruar per gjithe jeten.
I mungonte ajo perkedhelja ndryshe ku nuk ndjente asgje mbi supe.
I mungonte ajo e qeshur qe donte te gllaberonte cdo sekond qe te mos i shpetonte
I mungonte ai shikim qe thynte cdo dritare qe ajo kish izoluar me kohe
I mungonte ajo thjeshtesi pas te ciles rrembehej.
I mungonte kur lekura e tij ishte esence jete per te
Kur mendja e saj ishte e pushtuar nga ai
Kur ai e kuptonte vetem me nje fjale te thjeshte sikur ''alo''
Kur ai e lexonte ne mendje dhe pikerisht ne ate cast ai i dhuronte fjalen me te embel.
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Zhaklin!

Bota eshte e eger Zhaklin!
E rrethuar me gardhe te ngurta me tela plot me gjemba qe ti i quan njerez
Dhe nese ve gishtin aty dhe mishi pikellohet e qan
Ata gjemba rrine akoma aty me krenari
Bota eshte e eger Zhaklin!
E perbere nga yje, por yje jo qe shkelqejne.. yje qe jane te shuar
Meteor tashme te ftohte qe nuk sherbejne per asgje
Dhe nese ai meteor shkaterron ndonje gje te tjeret e shohin si nje mrekulli
Bota eshte plotesisht e eger!
E perbere nga kafshe qe tashme kane harruar te jetojne
Te krijuar me nje zemer te vogel e te ngurte si mermeri
E eger dhe e trembur..ashtu si nje sorkardhe ne rrezik.
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Zhaklin!

Do ndaloj zemren se rrahuri
Do i them asaj budallaqes qe te mos ndjeje me gje
Por sme degjon, ndoshta sepse ashtu sic thote edhe ajo gjeja qe ngjan me arren (truri)
cdo pjese don kohen e vet te ambjentohet
Sdo i bej me keq
Me vjen keq se si e kam trajtuar deri tani, eshte e vogel edhe ajo..
Do e ndaloj se rrahuri keshtu sdo provoje me gje
Sdo provoje dhimbje cdo provoje trishtim
Me vjen ta nxjerr nga kraharori dhe ta shkelmoj kunder nje shkembi
Ta nxjerr me duar avash avash edhe te degjoj cf klithje ka ne kete rast
Nuk eshte me dicka rrumbullake, eshte thjeshte nje filter e holle
qe mjafton vec ti frysh edhe do ndahet e copetohet ne mijra pjese ajo cipez.
Me mjafton vec rruga qumeshtore me magjite e saj te me ktheje magjine qe kish
kjo copez dikur e paprekur
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Zhaklin!

Aromez tjeter per ty Zhaklin!

Te perqafoj!
Te perqafoj!
Te perqafoj pa fund kete me thote koka
Te shterngoj edhe te ndaloj frymen per nje sekond
Pastaj te perkedhel lehte floket e hunden
Te marr duart edhe ti ve tek zemra qe ta ndjesh se si rreh kur jam prane teje
Pastaj te puth te puth te puth pa fund
E te ndihesh mashkulli me me fat ne bote vec nga buzet e mi qe perputhen
ne menyre perfekte me ato te tuat.
Pastaj te marr per dore e te them me peshperima , me ndiq une
une do kujdesem per ty
E te shoh buzeqeshjen tende qe rrezaton lumturi
Pastaj te prek me duart e mia fytyren tende cdo detaj qe eshte skulptuar
ne menyre aq perfekte por nuk eshte si cdo statuje mermeri e ftohte
E kunderta trupi yt eshte aq i ngrohte, vec une e kuptoj ate ngrohtesi
te lekures qe te jep aq epsh, aq marramendje, aq ngrohtesi.
Aj aj sikur ta dije se cf me kalon ne koke kur te kam afer ose larg
dome thoje: ti qenke e cmendur e dashura ime
E une me sy qe gati gati habites do te thoja ndoshta, por ama te dua
Dhe pastaj dhembet e tu te bardhe qe dalin serish
O Perendi jane si thike, thike e embel qe zbret avash avash dhe formon
vija vertikale ne zemren time ne ate organ aq delikat
Aj aj koka ime mban emrin tend akoma
Gishtat e mi qe kryqezohen me gishtat e tu dhe duart qe dridhen
Floket e mi qe ngaterrohen me fytyren tende edhe ti merr fryme thelle
E ndjej edhe emocionohem, e ndjej edhe mishi me behet me puprrica
Te ndjej... me ndjen dhe me puth plot afsh
Kesaj rradhe ngela une pa fryme

 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Zhaklin!

Ka ca dite qe skam pasur frymezim per te shkruar
Biles kam provuar kenget e mia, kame dalur ne nje liqen si dikur Poradeci
Kam ecur ne bore vetem, kam degjuar se si ben debora krripc krripc
Kam pritur qe floket e bores te me prekin fytyren time me syte e hapur dhe i ndjeja mbi qerpike
dhe duke nxjerre gjuhen jashte si femi e duke provuar te drithmat e te ftohtit
Kam futur edhe shume kerkime ne google me fjalet kyqe' si te gjesh frymezimin e humbur'
por as kjo ska bere efekt
Mendoj se shkrimi ka te beje me dicka qe vjen natyrshem me dicka qe e ke ne maje te gjuhes
dhe gishtat e duart ee tua shprehen me se miri.
Mbreme ishte mbremje e vecante, ka 3 vite qe kjo mbremje behet e vecante
Edhe pse sma merrte mendja u surprizova edhe vete me veten time
Ndjeva ato rrahje zemre qe kishin kohe qe me mungonin dhe kjo fale nje personi
qe me ben ditelindjet aq te vecanta ka 3 vite :)
Ndoshta une vertete sjam personi me perfekt ne bote, biles biles ai ishte ana ime me e mire
ai me keshillonte e me drejtonte, ai qe me dha fryme, me nderyshoi jeten, ma shkaterroi 100 here
e ma ndertoi me te mijtin e sekondit
Nje histori e larget qe e mundoi e vrau largesia dhe une u bera bashkepunetore e largesise
Nuk e di cf me beri, nuk e di cf me pelqente me sh tek ai, por di qe ka qene cf une kam dashur nga jeta ime
di qe ka qene vella e shok e baba , di qe ka qene partneri e bashkeshorti im di qe ka qene i dashuri im
inteligjent.
Por tjeter cf dua te them eshte qe asnje sdo arrije ne lartesine e tij, asnje sdo jete aq i embel sa ai
e asnje sdo te lere shoket e tij cdo gjyse ore e te flasim ne ne tel.
Ndoshta edhe do ndodhe por di qe cf kujtimi cf kam, cf te mire qe kam me te
do e burgos , do e kem si kujtimin tim sekret kur asnje sdo guzoje ta njollose ose
te ti beje keq.Ai do jete gjithmone dashuria ime e pare, dashuri vogelushe, dashuri per te cilen
une do jem gjithmone e varur dhe kete e kuptova mjaft mire mbreme ku me nje perkedhlje te larget
afer nje webi mua me drithej mishi.
Trazimi im i perhershem,vetem pse eshte ai
Tundimi im i perhershem , vetem pse eshte ai
Sot kam ditelindjen dhe ti ma ktheve ne dicka per te gezuar
Flm :)
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Zhaklin!

Zhaklin ti qe po zhdukesh avash avash i kujte eshte faji?
Ti qe po shuhesh nga memoria me ritme te tmerrshme,
Ti qe ecen me gjurma te vogla por te sigurta, po te heq nga memoria Zhaklin
dhe une skam me frymezim te dedikoj
Do doja te rrija nje sek pa menduar por kjo eshte statistikisht e pamundur
nje sek e qete larg cdo gje, nje minut te qaja e nje ore te qeshja
Me vjen te te shkund nga supet e te marr me vete , te marr sikur Wendyn
e te tregoj qiellin e bukur plot me magji
Do behet me mire, duhet te behet me mire
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Zhaklin!

Zhaklina e shtrire me kurriz ne rere aty te bregu i detit
aty ku priste gjithe qetesine e botes dhe gjitha mendimet
Pantallonat e shkurter qe kishte veshur i ishin perzier me reren, por ajo se ndjente
as reren as ujin ishte bere e pandjeshme
Ishte nje diell qe te verbonte syte qe kur ishte shtrire ajo aty
Pastaj ndjeu nje dore qe i shterngoi doren e saj dhe ajo u kthye
Pastaj ktheu serish koke nga qielli qe kishte filluar te behej roze
I kishte sjell nje akullore ai e surprizonte
Po ndjente serish ujin qe i hynte ne kurriz
Ai e shihte dhe qeshte me akulloren qe shkrihej avash dhe i beri mjekren pis
Zhaklina kaloi duart ne reren e lagur dhe psheretiu
Ai qe kishte prane nuk ishte ai qe ajo deshironte
U afrua prane saj dhe mbeshteti koken tek zemra e saj
Ajo kishte frike, frike se po ta shihte ne sy ne vend qe te bebezat
e syve te shihte fytyren e tij do shihte imazhin e tjetrit
Keshtu u ngrit edhe i tha futemi ne uje , e vrapoi.
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Zhaklin!

-2 Sjane grade celcius, madje te ishin do ishte fantastike, o ndoshta jane meqe trupi i saj po kthehej
ne dicka pa jete..
Zhduket avash avash imazhi i tij nga syte e saj dhe Zhaklin sdin me cte beje
E ka lene jeten ne nje udhekryq ku kush kalon i pari mund ta marre me vete
Nuk e mendonte, nuk e mendonte se do i duhej per here te dyte
te perballonte e vetme nje gje te tille, sepse ai i kishte premtuar se sdo e bente me
Ai njeri i pashpirte i kish thene qe sdo ikte me kurre nga ajo, dhe Zhana i besoi
E tani eshte vetem dhe ndihet e mpire, ne gjithe trupin ndoshta skalon me asnje emocion
E tani e quan si perdhunim te nje tempulli te shenjte nese do i pelqente dikush tjeter
Dhe mendimet e saj jane aq konfuze, gjera te shtrejta qe ajo edhe don
ti harroje edhe sdon
Don ti shkaterroje nga kujtesa ti hedhe tutje e pastaj kur te jene ne fluturim
drejt harreses ti kape serish me nje shpejtesi marramendese e ti fuse thelle ne nje vend
te sigurte ku asnje sdo preke me.
Ai i mori zemren me duart e veta e qendisi pas vetes sikur monedhe qe sjell fat
dhe asaj i la vendin bosh, i la vec mishin e njome.
Nje muaj, nje muaj -2 dite nje kohe qe smerr kurre fund, dhe ajo cdo dite
qe kalon nxjerr nje gisht edhe e ul, psheretin edhe thote
uhh kaloi edhe kjo dite pa e shkaterruar veten me zerin e tij.
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Zhaklin!

Pum pum pim pum
Pim pum pam tinguj te lehte qe e shoqerojne shkaterrimin e saj te vogel
Kesaj rradhe ishte faji yt qe
Faji yt qe enderrove serish e serish
Zhana e lejove serish te griste portat e tua
E lejove te te germonte me gishtat e veta thelle ne zemren e holle
E lejonte te zberthente kemishen e shpirtin tend
grisi kopsat pa meshire dhe vazhdon te heqe gjithmone nga nje fije derisa te lere
te zhveshur, te pambrojtur, te lere ashtu sa sdo kesh as fuqi te mbulosh me trupin tend
Dhe iku me hapa te avashte pa e kthyer koken..
Dhe ti vrapoje serish kundrejt cdo force te natyres
I therrisje... i therrisje me te madhe e ai se kthente koken
Vrapove serish dhe e kape per krahu
Me vrull kthej koken te pa gjithe dhembshuri pikerisht ai shikim qe sduhej
Dhe fryu lehte, duke tretur edhe ato thjerreza qe kishin mbet nga qenia jote
Ia e gjitha
Ai vazhdon te fryje lehte fare, edhe vetem kur ul qepallat
dhe nje force e paperballueshme perplaset kundrejt fytyres tende,flokeve te tu, dhe te largon..
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Zhaklin!

Pesha e enderrave qe ajo enderronte ishte shume me e madhe
se sa supet e saj ndaj ajo i kishte vene nje limit
atyre termeteve te zemres
I need your love
Kisha nevoje per dashurine tende me shume se per cdo gje
Por gjitha ato lekundje kane gllaberuar shpirtin tim dhe tani
cdo shkendije gjindet diku ne nje vorbull te erret.
Kam nevoje per syte te me shohin si dikur, si dikur qe me perpinin
qe sme linin shkak te mos buzeqeshja
Sa kohe e larget o zemer
Kane kaluar vec 12 dite por ti je aq i larget
Pse se degjove zerin tim qe ushetinte qe thosh me mijra here dua perqafimet e tua
S'eshte faji yt!
Koha na konsumoi
Largesia na grisi shpirtin dhe dashuria nuk na dha me ate magjine e dikurshme
Te kerkoj
Kerkoj ate zemren time te embel qe ishte dikur
Por si une si ti jemi zhdukur diku, diku ne nje strehe te pakuptime
I need your love..
Por mesova te eci, te eci edhe pa te ndjekur, pa te kapur cepin e bluzes dhe te mbyllja syte e sigurte
qe ti sdo me lejoje te rrezohesha.
E gjitha kjo per te arritur sot ku jemi
Sot ku ska me termete emocionesh, sot ku syte te kane
nje pellembe larg fytyres por ste shohin dot.
P.s as vete se di kur e mora ate ves
te veshtroja emrin tend me minuta me rradhe, te shkruaja
dhe ato te ngelnin vec shkrime qe fshihen avash.


 
Top