Zgjedhjet, PS kryeson ne 9 Bashki te medha tension ne KZAZ nr. 54

WxP

Antarë i Respektuar
TIRANE- Procesi zgjedhor hyn sot në ditën e dytë të numërimit, i cili po ecen teper ngadale. Ne Tirane procesi i numerimit ecen ngadale ndersa ne shumicen e qendrave procesi eshte pezulluar sepse komisioneret do pushojne ose eshte bllokuar si ne KZAZ 54 te njesise 10. PS donimon në bashkitë më të mëdha të vendit, gjithashtu vota e elektoratit në këto zgjedhje kane shkuar majtas edhe në ato bashki të cilat ishin bastione të PD-së, duke bërë që disa bashki nga të djathta të drejtohen tani e tutje nga kryebashkiakët e majtë. Në Tiranë Basha kalon në avantazh te lehte. PS e koalicioni “Aleanca për të Ardhmen“ fiton Gjirokastren, Saranden, Permetin, Himaren, Tepelenen, Gramshin, Burrelin, Rreshenin, Gramshin, e Lacin, Beratin. Kryeson edhe në Elbasan, Vlorë, Fier, Korcë. PD e Aleanca për Qytetarin Demokratët fiton Kukesin, Bajram Currin, Puken, Peshkopine, Peqinin, Rrogozhinën. Delvinën e Lezhen. Kryeson në Shkodër. Në Durrës kandidati Vangjush Dako i PS-se ne avantazh ndaj rivalit demokrat Ferdinand Xhaferraj.

TIRANE, BASHA NE AVANTAZH, TENSION NE KZAZ E NJESISE 10
Ora 18:31 Në Tiranë janë numëruar 240 kuti votimi nga 485 kuti votimi, nderkohe qe numerimi vazhdon vetem,ne 4 nga 11 KZAZ e Tiranes. Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se kandidati i PD-së Lulzim Basha kryeson me 60181 kundrejt Ramës qe ka 59923 vota.

VAZHDON NUMثRIMI Nث VLORث, SHKODثR, DURRثS, FIER E BERAT, KORCث E ELBASAN
Shkodër, sipas rezultateve të KQZ-së janë numëruar deri në këto momente 31 kuti nga 95 në total. Në avantazh ndodhet kandidati i PD me 7067 vota, ndërsa ai i PS ka 4148 vota.
Në qytetin e Beratit procesi i numërimit po shkon drejt fundit. Nga 74 kuti janë numëruar aktualisht 71 të tilla. Në avantazh është PS me 11707 vota, ndërsa PD ka 8881 vota.
Procesi i numërimit vazhdon edhe në Fier, ku nga 83 kuti janë numëruar 62. PS në avantazh me 11707 vota, ndërsa PD ka 8881 vota.
Durrës procesi i numërimit është duke ecur me ritme të ngadalta. Nga 165 kuti në total janë numëruar 81. Në avantazh kandidati i PS me 12883 vota, ndërsa PD ka 12296 vota.
Edhe në Vlorë procesi i numërimit pritet të mbyllet sot, pasi nga 85 kuti kuti janë numëruar 86. Kandidati i PS Gjika ka 22872 vota, ndërsa Kollozi i PD ka 17890 vota.
Lushnje janë numëruar 49 kuti nga 64. Në avantazh është PS me 9042 vota, ndërsa PD-LSI ka 6042 vota.
Elbasan vazhdon ende numërimi. Nga 96 kuti janë numëruar 42 të tilla. PS është në avantazh me 11697 vota, ndërsa PD 7734.
Korcë janë numëruar 43 nga 62 kuti në total. Ps është në avantazh me11047 vota ndërsa PD 9576 vota.

NJESIA 10, SITUATE E TENSIONUAR; NUMERIMI I BLLOKUAR, FUTEN NUMERUESIT E RINJ TE PS PRITET AKREDITIMI I TYRE
Ora 17:05 NEWS24 raporton për prani të forcave të policisë në dyert e shkollës "Avni Rustemi". Dy deputetë të PS-së kanë tentuar të hyjnë në KZAZ por është ndaluar nga policia. Në KQZ pak minuta më parë pati debate në lidhje me numëruesit. Ristani thotë se numëruesit socialistë nuk pranojnë të dalin jashtë dhe i kërkon policisë të ndërhyjnë për ti nxjerrë jashtë. Me nje vendim me 4 vota KQZ vendosi shkarkimin e 3 anetereve PS, dhe 1 te PBDNJ ne KZAZ nr 54, dhe i ben thirrje PS e PBDNJ te dergojne emrat deri ne oren 14. 30.
Nga ana e numëruesve PS thonë se nuk janë shkaktarët por numëruesit e PD-së. Nga ana e deputetes Ledi Shamku tha se shkarkimi është turp dhe është bërë me telefon. Nga ana e tij deputeti Gerti Bogdani akuzoi numëruesit socialistë se bllokuan procesin e numërimit pasi në këtë njësi po fitonte Basha.
Numëruesit janë larguar me një vendim të KQZ. Brenda njësisë ndodhe brenda komisionerët e KZAZ dhe numërzuesit e PD si dhe një sër vëzhguesish të huaja. Në këtë njesi kanë mbetur për tu numëruar 19 qendra nga 25.
Korospondetja e NEWS 24 brenda KZAZ numër 10 raporton se është një situatë pezull. Janë futur brenda numëruesit e rinj të PS dhe pritet që të fillojë puna. Anëtarët e shkarkuar janë ende brenda e KZAZ nderkohe numerimi nuk do te fillje pa adhur te gjithe anetaret e rinj.
Procesi i numërimit nuk ka nisur dhe pritet të mos nisë, pavarësisht se kanë ardhur 4 anëtarët e rinj. Ato kanë realizuar një ,mbledhje dhe vendimi që kanë marrë është që të largohen forcat e policisë ndërkohë që do merret vendimi për 10 numëruesit e rinj të PS.

SUBASHI: KQZ NUK PO MERR VENDIME TE DREJTA PثR GJITHث TIRANثN

ORA 16:10 Nënkryetarja e KQZ DثSHIRA Subashi për sa i përket situatës së krijuar në njësinë numër 10 sqarojë gjendjen e krijuar në njësinë numër 10 ndërkohë që tha se janë marrë të gjitha masat e duhur ndërkohë që tha se pritet të fillojë puna me ardhjen e numëruesve të rinj të PS : “Në njësinë bashkiakë numër 10 në orët e para të paradites u be një mbledhje e KQZ që kishte të bënte me blokimin e numërimit të votave, mbldhja u bo me kërkesë së anëtarëve të PS, mbledhja u be në mënyrë urgjente dhe shkaktoi një venim të shpejtë që përbën një vendim të rrezikshëm. Për të shkarkuar grupet e numërimit u aprovua. Nuk ishte normale shkarkimi I numëruesve në 5 qendra. Administrate e KQZ se janë 5 qendra me fletë votimi të hapura, dhe për tju të vazhguar procesi u dha vendimi për zëvendësimin e numëruesve. PS i solli në kohën e përcaktuar komisionerët sipas vendimit të KQZ dhe është koha që këto kommisionerë të fillojnë punënë. Dhe brenda një ore besoj mund të fillojë puna”

Subashi ndërkohë deklaroi se KQZ nuk po merr endime të drejta përsa i përket gjiithë Tiranës;- "Do bëja një diferencë si KQZ merr vendimet në të gjithë Tiranën. Mbrëmë KQZ mori vendim për njësinë numër 5 ku ishte bllokuar numërimi i votave dhe vendosi ta zhbllokojë si punën në njësinë numër 5 por ne po shohim se nuk kemi një inforamcion në është ka filluar puna”.

PS: PD PO BLLOKON NUMERIMIN NE NJESINE 5 KU FITUES ESHTE RAMA

Ora 14. 15 Partia Socialiste akuzon Partinë Demokratike se po bllokon numërimin në KZAZ nr 49, në njësinë nr 5 dhe i kërkon KQZ të marrë vendim për shkarkimin e komisionerëve të PD, sic i shkarkoi në njësinë nr 10. Zëdhënësja elektorale e PS, Mimi Kodheli në një prononcim për median në orën 14. 15 minuta tha se “Ndëprerja e numërimit në këtë njësi është e qëllimshme”.
Në KQZ, ne oren 11. 20, raportohet mbi proesin e numërimit në njësitë bashkiake në Tiranë. Në njësinë bashkiake nr 1, KZAZ 45 vazhdon procesi i numërimit. Në KZAZ 46 e njësise nr 2, KZAZ 47 në njësinë 3 e KZAZ nr 4 është pushim. Në KZAZ 49 e njësisë 5, në KZAZ 50 te njësia 6 vazhdon numërimi. Në KZAZ 51e njësisë 7, KZAZ 52 e njësisë 8, KZAZ 53 e njësisë 9, KZAZ 54 e njësisë 10 pushim, ndërsa punohet në KZAZ 55 të njësisë nr 11.

Edhe deputeti PS Majko i pranishëm në këtë KZAZ akuzoi PD se po vonon numerimin pasi ne kete bastion fitues eshte Rama.

Në komunën Kashar është mbyllur numërimi, dhe ka fituar kandidati i PD-së me 5540 vota, ndërkohë që PS ka fituar 4290 vota. Në bashkinë e Vorës është mbyllur votimi dhe ka fituar sërish kandidati i PD-së me 4349 vota, kundrejt PS me 3425
Ne Kamez kandidati i PD, Mziu eshte ne avantazh.

Ndërkohë që në njësinë nr 4 numërimi ka vazhduar deri në mëngjes por tani është ndërprerë deri në orën 13:00 pasi numëruesit kanë kërkuar pushim. Janë numëruar gjithsej 28 kuti votimi dhe deri tani Basha është në avantazh me gati 200 vota. Basha ka 7826 vota ndërsa Rama ka 7524 vota. Ndërkohë që ka 15 kuti votimi ende pa u numëruar.

SUBASHI KQZ NUK PO MERR VENDIME TE DREJTA PثR GJITHث TIRANثN
ORA 16:10 Nënkryetarja e KQZ Deshira Subashi për sa i përket situatës së krijuar në njësinë numër 10 sqarojë gjendjen e krijuar në njësinë numër 10 ndërkohë që tha se janë marrë të gjitha masat e duhur ndërkohë që tha se pritet të fillojë puna me ardhjen e numëruesve të rinj të PS : “Në njësinë bashkiakë numër 10 në orët e para të paradites u bo një mbledhje e KQZ që kishte të bënte me blokimin e numërimit të votave, mbldhja u bo me kërkesë së anëtarëve të PS, mbledhja u be në mënyrë urgjente dhe shkaktoi një venim të shpejtë që përbën një vendim të rrezikshëm. Për të shkarkuar grupet e numërimit u aprovua. Nuk ishte normale shkarkimi I numëruesve në 5 qendra. Administrate e KQZ se janë 5 qendra me fletë votimi të hapura, dhe për tju të vazhguar procesi u dha vendimi për zëvendësimin e numëruesve. PS i solli në kohën e përcaktuar komisionerët sipas vendimit të KQZ dhe është koha që këto kommisionerë të fillojnë punënë. Dhe brenda një ore besoj mund të fillojë puna”

Subashi ndërkohë deklaroi se KQZ nuk po merr endime të drejta përsa i përket gjiithë Tiranës. "Do bëja një diferencë si KQZ merr vendimet në të gjithë Tiranën. Mbrëmë KQZ mori vendim për njësinë numër 5 ku ishte bllokuar numërimi i votave dhe vendosi ta zhbllokojë si punën në njësinë numër 5 por ne po shohim se nuk kemi një inforamcion në është ka filluar puna”.

AMBASADORI HOLLANDEZ NE NJESINE 5
Ora 15: 06 Ambasadori i Hollandës në Tiranë ka vëzhguar nga afër procesin e numërimit në njësinë nr 5 dhe në një prononcim për NEثS24 tha se është “shqetësuese të shikosh të gjithë këto kuti votimi të panumëruar”, ndërsa shfaqi kritikat në lidhje me ambientet në të cilat po numërohen votat “ këtu njerëzit punojnë pa pushim prej tre ditësh, ndërkohë që cdo njeri pi cigare”. “E kuptoj që është proces i komplikuar dhe prandaj është i ngadaltë , dhe kur ka probleme duhet ti referohen KQZ-së”

FIER KONFRONTIME FIZIKE Nث KZAZ NUMثR 20 DALIN TEPER 51 FLETE VOTIMI
Ora15 :22- Situatë e tencionuar po shëqëron numërimin e votave edhe në KZAZ nnumjër 20 në qytetin e Fierit . korrespondentët e NEثS24 raportojnë se në KZAZ numër 20 ka konfrontime midis vëzhguesve dhe numëruesve , ndëkohë që mësohet se policia ka ndërhyrë duke nxjerrë jashtë vëzhguesit. Shkak e bllokimit të üprocesit në këtë KZAZ janë propblemet e hasura gjatë numërimit të kutisë së fundit në Komunën Dermenas pasi kanë rezultuar 51 fletë votimi më tepër,. Ndërkohë që PS thotë se nuk do të vazhdojë numërimin.

ELBASAN KRYESON BINDSHEM PS
Ora 15 37 Në Elbasan vazhdoi numërimi sot në mëngjes, pas një ndërprerjeje për pushim të komisionerëve. Sejdini kryeson bindshëm me 10803 vota kundrejt Hushit të PD me 8017 vota. Janë numëruar 69 kuti votimi nga 74 gjithsej.

NUMERIMI SI ECEN NE BASHKITE KRYESORE
Ora 14. 40 Ndër 12 bashkitë kryesore numërimi në ngadalë po ecën në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korcë, Berat e Shkodër. Ndërsa në Vlorë kanë mbetur 8 kuti, ne Berat jane 5 kuti pa u numëruar, në Fier janë mbi 20 kuti. Ndërkohë që në Tiranë janë për tu numëruar mbi 285 kuti, në Durrës mbi 100 kuti, në Shkodër mbi 65 kuti, në Korcë mbi 28 kuti. Ndërkohë që tashmë kanë dalur rezultatet për Kukësin, Lezhën, Sarandën e Gjirokastrën.

SHKODER VAZHDON NUMERIMI,PS MERR 2 KOMUNA, PD 1 e VAU I DEJES
Ora 14:12 Në Shkodër procesi i numërimit vazhdon. Janë numëruar 26 kuti nga 95 kuti gjithsej, ndërkohë që kandidati i PD-së është në avantazh ndaj atij të PS. Lorenc Luka ka 5496 ndërsa Uruci i PS ka 3270 vota.

Ndërkohë që në bashkinë Vau i Dejës ka fituar kandidati PD me një diferencë mjaft të vogël ndaj kandidatit të PS. Në komunën Kastrat të Malësisë së Madhe ka perfunduar numerimi dhe ka fituar kandidati i PD. Ne Koplik nuk ka nisur ende numerimi.
Në komunën Bushat fiton kandidati i PD Zef Hila me 4949 vota, ndaj kandidatit të PS. Në komunën Gruemirë fiton kandidati i PS fiton Lirim Nehani me 2144 vota
Në Komunën Rrethina, fiton Kleves Muja kandidati i PS-së, me 3262 vota kundrejt Hardollit te PD-se

FIER E LUSHNJE KRYESON PS
Ora 18: 26 Ne Fier kandidati i PS kryeson bindshëm me 13180 vota kundrejt PD me 9944 vota. Nderkohe qe jane numeruar 69 kuti nga 83. Ne Lushnje, numërohen 44 kuti nga 64. PD-LSI 8017vota, PS ka 10803 vota.

OSBE/ODIHR Dita e zgjedhjeve e qete por numerimi i ngadalte
Ora 12. 33 OSBE-ODIHR bëri të ditur raportin paraprak për zgjedhjet vendore 2011 ku kritikoi ashpër partitë politike për shumë vonesa që i sollën procesit ndërsa përmendën dhe përmirësime të dukshme.Vëzhduesit e huaj bënë të ditur sot në një konferencë për situatën e vëzhguar prej tyre nga nisja e fushatës, ditën e zgjedhjeve dhe procesin aktial numërimit.OSBE-ODIHR: "Polarizimi partiak ndikim negativ tek qytetaret dhe ne KQZ. Dita e zgjedhjeve e qete, por numerimi i ngadalte. Raporti final pas 2 muajsh "

COROVODE FITON LSI
Ora 11: 00 Bashkinë e Corovodës e fiton kandidati i LSI-së Nesim Spahiu me 1710 vota kundrejt PS me 1200 vota


NE KORCE NE AVANTAZH PS,POGRADEC FITON PS
Ora 15: 47 Në Korcë vazhdon numërimi i votave dhe Niko Peleshi kryeson me 10274 vota, ndërsa Andrea Mano i PD-së ka 8634 vota. Në Korcë janë numëruar 34 kuti votimi nga 62 gjithsej. Në Pogradec fiton kandidati i PS. Artan Shkëmbi, i cili merr dhe mandatin e tretë për kryetar bashkie. Shkëmbi ka fituar me një diferencë prej 1800 votash ndaj rivalit të tij PD.

FUSHE KRUJE FITON PS
Në Fushë Krujë ka fituar kandidati i PS, Gjon Bardhi, Numërimi është mbyllur në mesnatë. Ndërkohë që në Krujë në epërsi të lehtë është kandidati i PD-së, por numërimi ecën ngadalë.

KONISPOL FITON PS
Ora 09: 08 Në bashkinë Konispol fitues është kandidatja socialiste Mimoza Arapi me 1570 vota ndërsa kandidati PD Petrit Mullaj ka 1300


LEZHE, FITON VIKTOR TUSHA I PD- LSI
Ora 07:00 Në Lezhë është mbyllur numërimi i votave dhe ka fituar kryetari aktual i bashkisë së Lezhës Viktor Tusha, i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”. Tusha ka fituar me 4933 vota Kundrejt PS Gjok Jakut me 5631 vota. PD ka fituar me një diferencë votash prej 302 vota


NUMERIMI GJATE NATES

TIRANE, RAMA NE AVANTAZH NDAJ BASHES
Ora 04:30- Në Tiranë Edi Rama i PS ka marre 41 131 vota, ndërsa Basha i PD ka 40 886 vota deri në orët e para të ditës së martë.
Gjithsej duhen numeruar 485 kuti. Aktualisht jane numeruar 162 kuti votimi.

Në Bashkinë Kamëz janë numëruar 25 kuti nga 51. Rakip Suli i PS ka 7748 ndersa kandidati PD, Xhelal Mziu ka 6151 vota.

BLLOKOHET NUMثRIMI Nث VLORث, NUK KA ENERGJI Nث KZAZ. 61
Ora 03:30- Në Pallatin e Sportit në Vlorë, aty ku është instaluar edhe KZAZ. 61 është ndërprerë procesi i votimit, pasi mungon energjia elektrike. Komisionerët e PS hedhin akuza ndaj komisionerëve të PD, duke i bërë ata përgjegjës të këtij bllokimi.

LAC, POGRADEC, BERAT, SHKODثR, FIER, KAVAJE, VLORE, DURRثS, LUSHNJE E KORCE, JA REZULTATET PARAPRAKE
Ora 03:20-
Vijon numërimi dhe në këto orë të vona të mbrëmjes në disa Bashki të tjera të vendit ku PS kryeson.
Në Lac janë numëruar 15 nga 20 kuti votimi gjithsej ku PS ndodhet në avantazh me 3 904 vota kurse PD me 2 377 vota.

Në Pogradec janë numëruar 21 nga 28 kuti në total ku rezultati deri tani është PS 5 765 vota kurse LSI 4 277 vota.

Në Durrës vijon numërimi I votave ku janë numëruar vetëm 26 kuti nga 165 kuti. Rezultati deri tani është PS me 5696 vota kurse PD me 5750 vota.

Në Berat janë numëruar 38 kuti nga 74 në total nga ku rezultati deri tani është 5 712 vota për PS, kurse PD me 5 270 vota.

Në Shkodër janë numëruar 18 kuti nga 95 në total nga ku PS ka marrë 2495 vota kurse PD me 4185 vota. Në Shkodër në KZAZ numër 40 është mbyllur procesi i numërimit të votave për sot dhe do të nisë rinumërimi të martën paradite.

Ne Fier jane numeruar 42 kuti nga 83 ne total ku PS ka marre 8297 vota kurse PD 5891 vota.

Ne Kavaje jane numeruar 28 kuti nga 30 gjithsej nga ku PS ka 5403 kurse PD 4632 vota.

Ne Vlore jane numeruar 39 nga 86 kuti ne total ku PS ka marre 11610 vota kurse PD 9383.

Në Korcë janë numëruar 27 kuti nga 62 që janë gjithsej. PS kryeson me 7036 vota, ndersa PD ka 5519 vota.

Ne Lushnje Në KZAZ nr. 20 në Lushnje është duke vazhduar ende numërimi i votave për bashkinë e këtij qytet. Aktualisht është në avantazh kandidati i Aleancës për të Ardhmen me 6445 vota, kundrejt PD-LSI 4353 vota. Janë numëruar gjithsej 35 kuti nga 64.

GJERMENI: TENDECث PثR Tث BLLOKUAR PROCESIN Nث NJثSINث NR.5
Ora 03:15 Probleme në KZAZ nr. 49 në kryeqytet, e cila i përket njësisë bashkiake nr.5. Në të gjitha tavolinat nuk po numërohet asnjë kuti, pasi sic deklaron deputetja e PS Eglantina Gjermeni ka 2 orë që procesi është bllokuar nga komisionerët PD-LSI, të cilët sipas saj po zvarrisin qëllimisht procesin.

“Ka gati dy orë që pretet të ndërroheshin turnet. Nuk kanë ardhur vëzhguesit e PD dhe LSI duke bllokuar në mënyrë të qëllimshme procesin, kjo pasi votat e numëruara deri tani kanë qënë në favor të PS. Kjo më duket jashtë cdo standardi zgjedhjesh”, tha deputetja e PS.

Nث VLORث KRYESON PS, Nث SHKODثR PD
Ora 00:05- Deri në mesnatën e sotme në qytetin e Vlorës janë numëruar 36 kuti votimi nga 86 që janë në total, ku fitues është kandidati i PS Shpëtim Gjika me 9231 vota, ndërsa Kollozi i PD ka 7768 vota. Nga skaji jugor shkojmë në veri në Shkodër, aty ku kryeson PD me 2517 vota, kundrejt PS me 1466 vota. Në Shkodër janë numëruar 12 kuti nga 95 që janë gjithsej.

(s.g/e.m/d.b/m.a/BalkanWeb)
spacer.gif
 

Attachments

  • 43060.jpg
    43060.jpg
    76.8 KB · Shikime: 18
Top