• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Zgjedhjet në Kolonjë...

Darius

DENY IGNORANCE
Zgjedhjet në Kolonjë/ Mbyllet procesi i votimit, pjesëmarrja arrin në 50%

Qytetarët e Bashkisë së Kolonjës kanë votuar sot për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë. Ata kanë votuar mes Ilia Stefo nga ana e koalicionit të majtë dhe Dritan Hajro.

Procesi i votimit nisi në orën 07:00 në 36 qendra votimi. Janë 8 njësi administrative në Kolonjë, me 16 mijë votues me të drejtë vote. Procesi i votimit u mbyll 30 minita para orarit zyrtar (19:00).

Gara-Kolonje

Ora 18:31 Rreth gjysmë ore para afatit zyrtar (19:00) janë mbyllur zyrtarisht të 36 qendrat e votimit në Bashkinë e Kolonjës. Pjesëmarrja në votime sipas të dhënave paraprake ka arritur në 49.6%. Me dorëzimin e të gjithë procesverbaleve dhe dorëzimin e kutive të votimit, pritet që të nisë numërimi i votave.

Ora 16:25 Deri në orën 16:00 në 36 qendra votimi pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme në Kolonjë për kryetar bashkie është 46.7%. Ndërkohë nga ka asnjë qendër votimi të bllokuar. Procesi i votimit në Kolonjë do të zgjasë deri në orën 18:00 dhe jo në 19:00 siç e parashikon Kodi Zgjedhor.

Ora 14:04 – Jane regjistruar edhe incidentet e para ne zgjedhjet e pjesshme ne Kolonje. Keshtu, sipas informacioneve, djali i kryetares se PS-se ne Barmash eshte goditur me sende te forta nga disa persona.
Ai eshte derguar ne spital pasi ka marre plage. Behet fjale per Gledis Zaçen. Sipas burimeve, ai eshte goditur nga persona qe nuk jane nga Kolonja.

Ora 13:00 Pjesëmarrja në votimet për zgjedhjet e pjesshme në Kolonjë shkon në 36 %. Ndërkohë procesi vijon pa incidente dhe i qetë.

Ora 10:00 Deri tani, procesi i votimit ka vijuar i qetë dhe pa asnjë problematikë që mund të ndikojë në mbarëvajtjen e procesit të votimit.

Gjithashtu, bëjmë me dije se janë ngritur grupet e numërimit, dhe sot Administrata e KQZ-së do t’ trajnojë të gjithë anëtarët e grupeve të numërimit të votave të emëruar nga KZAZ-ja nr. 73, në mënyrë që të respektohen me rigorozitet të gjithë procedurat ligjore sipas Kodit Zgjedhor, gjatë procesit të numërimit të fletëve të votimit në VNV.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju bën apel të gjithë zgjedhësve të Bashkisë Kolonjë, që të shkojnë pranë qendrave të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë.

panorama.al
 

Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Zgjedhjet në Kolonjë...

ثshtë bërë denoncimi i parë publik për shit-blerje votash në Bashkinë e Kolonjës. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, një qytetare thotë se i kanë ofruar 25 euro që të votojë për kandidatin e majtë, Ilia Stefo.

http://www.dailymotion.com/embed/video/x52rp10

Në video përmendet dhe emri i zv.kryeministrit Niko Peleshi, duke thënë se paratë janë ofruar prej tij.

Ndërkohë, kandidati i majtë, Ilia Stefo ka reaguar për videon duke e quajtur “qesharake”. “Komisioneri i PD vetë pyet, vete përgjigjet. Keqardhje për justifikimet donkishoteske të humbjes së merituar”, shkruan ai.


panorama.al
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: Zgjedhjet në Kolonjë...

vota eshte nje detyre, pergjegjesi ama sikur te gjithe mos te votonin .... mos ta benin ate detyren ku ve ne detyre "hajdutin" ose shkaterrusin e rradhes mbase do kishte oferta me te mira me te vlefeshme ...
prap mbetem e ides qe cdo gje ka nje vlere e cdo gje ne nje menyre apo ne nje tjeter blihet,mjafton ti njohesh per clloj vlere flitet .... bote materialiste ..ku mendohet vetem casti, jo e nesermja...
 

Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Zgjedhjet në Kolonjë...

Nje moment mjaft i trishtueshem per demokracine shqiptare. Populli nuk eshte ne gjendej te votoje kunder pushtetit. Kjo qeveri nuk ka asnje "merite - reforme", qe te thuash se populli eshte ndikuar nga arritjet impersionuese te qeverise.

Normalisht zgjedhjet lokale kane specifiken e tyre, ku nje rol determinues luan dhe kandidati, por vota per kandidatin e pushtetit, nuk eshte gje tjeter vecse vota per copen e bukes. Kjo politike e ka c'vlersuar voten ne ate fare feje, sa gati eshte defaktorizuar ne rolin qe ka per te zgjedh.

Fshatari qe shet voten per nje thes mielli nuk eshte i papergjgeshem fare, por ai me intuiten e tij e ka kuptuar tashme, se vlera e votes se vet eshte zerro. Politikanet qe hypin e zdrypin s'kane asnje ndikim ne permirsimin e jetes se tij, prandaj dhe votimet i shikon si okazion me pi nje gote raki, nderkohe qe duhej te ishte dita me rendsishme per te, dita kur ka pushtetin dhe qe mund t'ja delegoje ate atij qe beson. Por ai s'beson me. Ska pse. Ska si.

Darius
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Zgjedhjet në Kolonjë...

C"te mendojne te nesermen mo Jana, ku ndoshta tjetri ka 3- 4 kalamaj e merr 180 mije leke te vjetra.
Ose neper fshatra ka raste familjesh ku spunon askush nga familja!
Prandaj dhe matrapazlleku i votes me nje kokerr veze eshte krejt i lehte .
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: Zgjedhjet në Kolonjë...

C"te mendojne te nesermen mo Jana, ku ndoshta tjetri ka 3- 4 kalamaj e merr 180 mije leke te vjetra.
Ose neper fshatra ka raste familjesh ku spunon askush nga familja!
Prandaj dhe matrapazlleku i votes me nje kokerr veze eshte krejt i lehte .
ato lek do i mjaftojne per nje muaj po pastaj do ndryshoje varferia e tije??? po ja ndryshuan le ti jap voten turkut por nese se ndryshon te zgjedhin jo nga leket e nje dite por nga ato qe ofron cdo kandidat per te miren e te nesermes...
 

Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Zgjedhjet në Kolonjë...

...duhet te shikojme anen pozitive, sikurse edhe ne Diber, tani edhe Kolonja, nuk do te vuaje per thesin e miellit.

Trishtim !!


Darius
 

Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Zgjedhjet në Kolonjë...

Duka flet për humbjen: Për PS-në, Kolonja ishte përplasja Klinton-Trump


Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve për Bashkinë e Kolonjës, flet për “frikën” e Partisë Socialiste që e dëshmon angazhimi i zyrtarëve të lartë në këtë proces.

Duka shprehet se, i gjithë stafi i zv.kryeministrit Niko Peleshi bashkë me atë vetë si dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri shkuan në Kolonjë për fushatë.

Pavarësisht kësaj, Duka thekson se kandidati i partisë së tij, Dritan Hajro arriti të merrte rreth 40% të votave.

Statusi i Dukës:

Te nderuar miq!
Procesi zgjedhor i Bashkisë Kolonjë u mbyll në orët e para të mëngjesit të sotëm, me fitoren e kandidatit te ASHE-së dhe me një xhest qytetar të shtrëngimit të duarve, nga ana e kandidatit rival te PAA-së z.Dritan Hajro. Ky proces zgjedhor, pavarësisht faktit se kishim të bënim me një zonë historikisht ultra te majtë, u karakterizua nga një politizim dhe pjesëmarrje të jashtëzakonshme të administratës shtetërore në procesin zgjedhor, në kundërshtim me ligjin. Më konkretisht, i gjithe stafi i zëvendës kryeministrit me atë ne krye, u ul këmbëkryq në Kolonjë për më shumē se një muaj, duke braktisur punët dhe zyrat për të cilat paguhen nga tatimpaguesit, pa futur këtu armatën e drejtorave, nëpunësve etj.

Ministrat me në krye, Ministrin e Brendshëm u zhvendosën në këtë zonë të varfër të Juglindjes bastion i PS, thuaj se Kolonja ishte përplasja Klinton-Trump, dhe si për ti vënë qershinë mbi tortë, vetë Kryeministri la të gjitha hallet e popullit të Shqipërisë për të ardhur në Kolonjë ku tha, ti japim fund 25 vjet keq qeverisje megjithëse në 3-vjecarin e fundit ka qenë vetë ai në krye te shtetit.

Pavarësisht kësaj kandidati i PAA-së mori rreth 40% të konsensusit popullor të kësaj zone fisnike. Në fund te këtij procesi zgjedhor PAA humbi përballë një partie shumë më të madhe se ajo, por arriti të krijojë struktura të qëndrueshme në këtë zone, të cilat do te shërbejnë për beteja të sukseshme në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare.

Të dashur miq,
Qytetarë të Kolonjës!
Në emër të Partisë Agrare Ambientaliste dëshiroj të shpreh falenderimet e përzemërta për të gjithë qytetarët që morën pjesë në votime, pa asnjë dallim partiak. Në veçanti falenderimi shkon për ata që votuan me besim platformën e kandidatit tonë, Dritan Hajro, platformë që kishte në themel punën dhe dinjitetin, patforme që synonte zhvillimin e Kolonjës.

Kjo krahinë ndër më të bukurat në vend, do të qeveriset sërish nga ata që e kanë pasur historikisht, sidoqoftë ne urojmë që Ilia Stefo t’i mbajë të gjitha premtimet dhe të mos i zhgënjejë qytetarët e Kolonjes. Dua të falenderoj kandidatin Dritan Hajro për fushatën që zhvilloi, Partinë Demokratike për mbështetjen dhe gjithë anëtarët e simpatizantët tanë, që shkuan derë më derë, komisionerët, numëruesit, vëzhguesit, që kanë punuar shumë gjatë gjithë kësaj kohe.

Gjatë fushatës në Kolonjë kam pasur qindra takime me banorët dhe deri më tani besoj se kjo mbetet një prej përvojave të mia më të bukura. I premtoj kolonjarëve se angazhimi i Partisë Agrare Ambientaliste do të vazhdojë pa u ndalur asnjë çast, në rrugën drejt përmbushjes së zotimeve tona dhe realizimit të politikave që sjellin zhvillim të qëndrueshëm të zonave rurale, jo fasada dhe projekte kalimtare thjesht për qëllime elektorale.

panorama.al
 

Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Zgjedhjet në Kolonjë...

Kjo fushate tregon talljen qe u behet njerezve. Partia ne pushtet ben fushate me premtime dhe ngrene probleme reale te komunitetit sikur ai qe iku nuk qe kandidat i tyre dhe nuk kuptohet perse nuk beri asgje.

Ka arritur situata deri aty sa vete socialistet po merziten ngaqe po fiton partia e tyre. Ose me e pakta nuk po kenaqen.

...thesi i miellit, ...trishtim !!!

Darius
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Titulli: Zgjedhjet në Kolonjë...

Kjo fushate tregon talljen qe u behet njerezve. Partia ne pushtet ben fushate me premtime dhe ngrene probleme reale te komunitetit sikur ai qe iku nuk qe kandidat i tyre dhe nuk kuptohet perse nuk beri asgje.

Ka arritur situata deri aty sa vete socialistet po merziten ngaqe po fiton partia e tyre. Ose me e pakta nuk po kenaqen.

...thesi i miellit, ...trishtim !!!

Darius
Mos u be i perseritur me miellin e thesit, sepse ne cdo sistem e njejta linje ka qene.
Dhe Rilindja nuk solli ndonje risi , duke pare qe bashkesia ku ne jetojme ende nuk eshte gati te perthithi metoden e re...MOSHITJEN!
Per aq kohe sa zgjedhim te "shitemi" ne cdo kohe e ne cdo sistem , mielli do ekzistoj si mjet mbijetese!
 

Marla

....
Titulli: Zgjedhjet në Kolonjë...

Mua zgjedhjet mu duken korrekte. Madje dhe opozita nuk nxorri ndonje pretendim. Dihet qe kolonja eshte e majte.
 

Guest20

Larguar✌👋
Titulli: Zgjedhjet në Kolonjë...

Prape fitoi Rama?
Dhe me sa kam lexuar,kishte fituar me 700 vota plus,nga zgjedhjet e kaluara..nuk e shikoni qe jeni opozita me e dobet qe ka pasur shqiperia?
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Titulli: Zgjedhjet në Kolonjë...

Prape fitoi Rama?
Dhe me sa kam lexuar,kishte fituar me 700 vota plus,nga zgjedhjet e kaluara..nuk e shikoni qe jeni opozita me e dobet qe ka pasur shqiperia?
opozite pa pike alternativash , vetem vill vill vrer....dhe pse kane shqiptaret kaq negativitet si qenie....po dicka do mbetet edhe per ne!
 

Marla

....
Titulli: Zgjedhjet në Kolonjë...

Me shume opozite po ben Majlinda Bregu ne fakt se vete opozita me Lulin
 

Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Zgjedhjet në Kolonjë...

Prape fitoi Rama?
Dhe me sa kam lexuar,kishte fituar me 700 vota plus,nga zgjedhjet e kaluara..nuk e shikoni qe jeni opozita me e dobet qe ka pasur shqiperia?
Votat nuk hidhen per Bashen apo Ramen e Meten, hidhen per kandidatet qe ata u servirin njerezve per te votuar. Nuk mund te perdoren zgjedhjet lokale per te matur mbeshtetjen e nje partie ne rang vendi. Te vetmet numra qe mund te reflektojne mbeshtetje partiake ne rang vendi jane numrat e keshillave te bashkive.

Darius
 

Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Zgjedhjet në Kolonjë...

opozite pa pike alternativash , vetem vill vill vrer....dhe pse kane shqiptaret kaq negativitet si qenie....po dicka do mbetet edhe per ne!
Nuk do te jete Basha ai qe do ti duhet te jetoje me nje kryetar bashkie trafikant droge apo me nje kryetar bashkie qe per te mbajtur pushtetin ben rritjen fiktive te banoreve te qytetit te tij. Jane shqiptaret si puna juaj monique, qe do te vuani pasojat e ketij inkriminimi ne skaj te jetes politike shqiptare.

Opozita po ben ate qe duhet te beje cdo opozite: eshte zeri i vetem ne mes te shkretetires shqiptare qe ngre keto shqetesime si para publikut shqiptar, edhe atij nderkombetare. Pavaresisht se shumica e shqiptareve si puna juaj, nuk e shihni kete gje si nje kercenim per lirine e demokracine tuaj si njerez, por e shihni si nje "normalitet".

Darius
 

Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Zgjedhjet në Kolonjë...

Me shume opozite po ben Majlinda Bregu ne fakt se vete opozita me Lulin

Basha do te jete kryeminister i Shqiperise ne pak se 1 vit.

"Fitorja e thelle e rradhes" e te majteve ne Shqiperi, vetem sa eshte nje prove me shume inkriminuese per te gjitha pazaret e felliqura me zgjedhjet per te cilen opozita e akuzon mazhorancen ne syte e faktorit nderkombetar.

Mbeshtja nderkombetare per opoziten dhe denoncimi dhe izolimi i mazhorances do te vije ne rritje ne ditet ne vazhdim, ashtu si kriza greke garanton destabilizimin e shpejte te Shqiperise e mbare rajonit.

Darius
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Titulli: Zgjedhjet në Kolonjë...

Nuk do te jete Basha ai qe do ti duhet te jetoje me nje kryetar bashkie trafikant droge apo me nje kryetar bashkie qe per te mbajtur pushtetin ben rritjen fiktive te banoreve te qytetit te tij. Jane shqiptaret si puna juaj monique, qe do te vuani pasojat e ketij inkriminimi ne skaj te jetes politike shqiptare.

Opozita po ben ate qe duhet te beje cdo opozite: eshte zeri i vetem ne mes te shkretetires shqiptare qe ngre keto shqetesime si para publikut shqiptar, edhe atij nderkombetare. Pavaresisht se shumica e shqiptareve si puna juaj, nuk e shihni kete gje si nje kercenim per lirine e demokracine tuaj si njerez, por e shihni si nje "normalitet".

Darius
Qe kur ben ndarjen "ju" dhe "ne" per mua ky diskutim ska pike vlere. Ne cdo pushtet apo sistem , pasojat apo edhe te mirat jemi ne teresi qe i mbajme mbi shpatulla.
Sa per Opoziten , me thuaj cfare zeri po leshon? Nuk eshte shume e larget koha kur ishin ne Maxhorance dhe nuk di te kene bere ato reforma qe sot proklamojne, pse nuk i bene dje? Perse nuk ngriten zerin dje e te demaskonin ata qe erdhen sot ne pushtet?
Nuk po bej te mire asnje nga krahet, por as nuk po ndaj midis "teje" e "meje".....thjesht po i jap ze si popull qe jam , fenomenit qe ty te habit dhe qe te duket si risi e a thua se e ndertuan keta qe jane sot ne qeveri....thjesht kaq
 

Marla

....
Titulli: Zgjedhjet në Kolonjë...

Basha do te jete kryeminister i Shqiperise ne pak se 1 vit.

"Fitorja e thelle e rradhes" e te majteve ne Shqiperi, vetem sa eshte nje prove me shume inkriminuese per te gjitha pazaret e felliqura me zgjedhjet per te cilen opozita e akuzon mazhorancen ne syte e faktorit nderkombetar.

Mbeshtja nderkombetare per opoziten dhe denoncimi dhe izolimi i mazhorances do te vije ne rritje ne ditet ne vazhdim, ashtu si kriza greke garanton destabilizimin e shpejte te Shqiperise e mbare rajonit.

Darius
Une mendoj qe Basha si kryetar partie apo si kryetar i opozites eshte 0, nuk ka aftesi te tilla. por ama mendoj qe Basha do ishte alternativa me e mire per kryeminister nga PD per faktin qe ka bagazhin formimin qytetarine dhe eksperiencen e duhur.

Mendoj dhe kete qe 8 vjet do jete ne qeverisje e majta, eshte thjesht rotacion nuk i shpeton dot. Ne Shqiperi ekziston ligji i mafias (pervec i xhungles) 8 vjet cdo grupim mafioz sad but true!

Tani edhe pse une skam ndonje simpati te madhe per Edin shof qe nderkombetaret po e perkrahin, madje po te analizoj pak me thelle nuk eshte se ska bo pune ka bo shume si ne reforma drejtesi arsim shendetsi etj por problemi i tij eshte qe ska gjet njerezit e duhur per te bashkepunuar ktu e kam fjalen per ministrat.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Zgjedhjet në Kolonjë...

Ej mendoj qe disa gjera flasin vetvetiu!
Bizneset e vogla ne shqiperi pothujse kane falimentuar!
Klasa e mesme eshte zhdukur fare!
Sherbimet mjeksore nje turp i vertet.
Ke nevoje per nje depon te thote ik blije ne farmaci tek oborri i spitalit!
Problemi eshte sa sa me shume varferon nje popull aq me lehte nenshtrohet ai.
Edi kete gje po e arrin si nga ana fiskale si nga ajo politike.
Bossat e Drgoes sponsorizojne shqeto integrale politike korruptive.
Edi e ka te vjetra keto lloj lidhjesh qe ne fillim te ti.
Tani qe eshte kryminister kush e di ku ja ka len kodin e transportit.
Por perseri dihet ushqimi nga vjen ,por ama dhe i tille korrupsion eshte shkaterrim per nje vend.
Pastaj le te pellasin sa te doje neper bodiume parlamenti.
Jetesa e qytetarve flet vete,perditshmeria vret ne Shqiperi dhe ketu nuk flasim per nje % te paperfillshme por per me shume se 60% te popullsis,qe vujne per kushtet minimale te jeteses!
Sistemi i Edit kujton pastertisht vemjet e rizgjuara nga vezoret komuniste!
 
Top