• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zgjedhjet në KMSH, Ylli Gurra konteston rezultatin: U katapultuan Gylenistët

Milanisti

Larguar ✌👋
Myftiu i Tiranës Ylli Gurra pas humbjes në garën për postin e kryetarit të KMSH-së ka deklaruar se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa akuzoi se në krye të institucionit u katapultua një Gylenist. Gurra në përfundim të procesit zgjedhor deklaroi se akuzat e tij janë të drejta dhe të bazuara, ndërsa në ditët në vijim do të ketë zhvillime të tjera. Përpos kreut të ri, Bujar Spahiu, myftiu Gurra akuzoi edhe ish-kryetarin Skënder Bruçaj për mungesë transparence me fondet dhe humbjen e pronave të komunitetit për shkak të mungesës së bashkëpunimit me myftinitë.

"Sot jemi përballë kapjes së institucionit. Lejomëni të flas në shqipen e Naim Frashërit. Do të jem brenda etikës qytetare, që titulli i KMSH nuk mund të zgjidhet nga organizëm okult. Jo shumë larg, vetëm 5 vite më parë kur nën përgjegjësinë e kryetarit të këshillit të përgjithshëm, në 8 mars 2014, komunitetit Mysliman të Shqipërisë iu imponua, iu katapultua, po nga këta organizma okultë një kryetar.
Ndjej detyrim qytetar dhe besimor që nën presionin e atëhershëm, sot ju imponua myslimanëve një titullar. Në 5 vite nuk kemi parë asgjë (nuk kam asgjë me atë si person). Komuniteti ka humbur pronat, nuk ka bashkëpunuar me myftininë e Tiranës, por edhe të tjerat. Edhe ato pak të ardhura kanalizohen jashtë objektivave. Dërgesat kalojnë pa transparencë nga kryesia.

Ajo cka përmenda, organizëm okult, ata të cilët i kanë imponuar komunitetit mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve dhe disa myftinive dhe Shoqërisë Civile dje katapultuan titullarin. Kjo organizatë dihet publikisht. Gylenistët apo Kemalistët nuk janë pa ndikime në këtë rrjedhë ngjarje dhe të tilla katapultime në krerët myslimanë të këtij vendit.

Komuniteti nuk është peng i askujt, as i ndonjë qeverie. në ditët e ardhshme do të ketë zhvillime. Nuk kam arsye që të jap dorëheqjen nga pozicioni i myftiut të Tiranës. Unë jam shqiptar, jam mysliman, ushtari i askujt, as në Anadoll as në një vend. I shërbej vendit tim pa asnjë ndikim nga okultët" tha Gurra.

Shqiptarja.com
 

Passion

Antarë i Respektuar
Shperdorim fondesh.

Tani u kujtua ky zotnia ?

I paska humb zgjedhjet,e atje akuzohen per vjedhje votash e mungese transparence.

Nuk di nga veprimtaria e tij,por dy here i kam kerku takim ketij (toroleshit) per arsye pune,edhe ne dy raste gjeti arsye e justifikime.

Dmth i'a kam inatin personal ketij Gurres . :D
 
Top