• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zgjedhjet lokale, OSBE/ODIHR nis misionin: Nuk do ndërhyjmë, vetëm do vëzhgojmë

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Zgjedhjet lokale, OSBE/ODIHR nis misionin: Nuk do ndërhyjmë, vetëm do vëzhgojmë.



OSBE/ODIHR ka nisur misionin e vëzhgimit për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, ku kryetarja Audry Glover ka mbajtur dhe një konferencë për shtyp.

Glover ka thënë se theksuar se misioni ndërkombëtar është në Shqipëri me ftesë të qeverisë shqiptare dhe theksoi se zgjedhjet e 21 qershorit janë shumë të rëndësishme.

Më tej Glover qartësoi fazat e punës që do të kryejë misioni i OSBE/ODIHR në Shqipëri për zgjedhjet lokale.

“Gjatë zgjedhjeve ka një ekip kryesor me vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër. Ekipi kryesor ndodhet në Tiranë, ka 13 ekspertë nga 9 shtete. Të hënën do të vijnë edhe 18 vëzhgues të tjerë afatgjatë, – tha Glover. – Zgjedhjet në 21 qershor nuk janë të rëndësishme, aq sa do të jetë e rëndësishme ajo që ndodh para dhe pas zhvillimit të tyre. Megjithatë ne kemi ardhur me agjendën për të vëzhguar zgjedhjet dhe jo për të ndërhyrë”.

Glover më pas shtoi se zbatimi i ligjit është i rëndësishëm dhe kjo varet nga vullneti politik: “Ne do të publikojmë një raport të përkohshëm pas zgjedhjeve dhe një tjetër përfundimtar pas 8 javësh. Raporti do të përmbajë rekomandime që mund të merren në konsideratë nga autoritetet, ku OSBE/ODIHR mund të japë asistencë nëse kjo është e nevojshme, – deklaroi Glover. – Do të vëzhgojmë për presione të mundshme dhe blerje votash. E përsëris, ne kemi rol vëzhgues dhe jo ndërhyrës. Mos prisni që unë të bëj ndërhyrje sa herë të ndodh ndonjë gjë, ne do të paqyrojmë qëndrimin tonë pas zgjedhjeve në një raport paraprak dhe në një raport përfundimtar”.
g.shqip
 
Top