Zgjedhje 2021!

Marla

InVinum Veritas

“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk kanë lidhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR”, BE: Keqardhje që nuk u arrit asnjë kompromis​

Bashkimi Europian Dhe Shqiperia 600x330

lg.php

Bashkimi Europian ka reaguar në lidhje me miratimin sot në Kuvend të Kodit Zgjedhor, pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare.​

Përmes një mesazhi në “Twitter” BE shpreh keqardhje që nuk u arrit kompromisi në Këshillin Politik para se këto ndryshime të votoheshin në Parlament. Sipas BE-së, dialogu në vendin tonë duhet të përmirësohet.
“Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të mbajnë fokusin te zbatimi i reformave të nevojshme për vendin për të përparuar në rrugën e integrimit në BE, përfshirë reformat e parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit.”, thuhet në reagim.

REAGIMI I BE
Morëm njoftim mbi miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve të tjera në Kodin Zgjedhor. Kujtojmë se këto nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të marsit. Shprehim keqardhjen që nuk u arrit asnjë kompromis në Këshillin Politik para se ndryshimet të votoheshin në Parlament. Me gjithë rezultatin pozitiv të marrëveshjes mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të arritur më 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të mbajnë fokusin te zbatimi i reformave të nevojshme për vendin për të përparuar në rrugën e integrimit në BE, përfshirë reformat e parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo do të sillte standarde më të larta të integritetit dhe transparencës në procesin zgjedhor, çka është thelbësore për të ardhmen politike të vendit.
(BalkanWeb)
 
Marla

InVinum Veritas

Tjetër reagim nga ndërkombëtarët për Kodin Zgjedhor, ambasada Britanike: Keqardhje që ndryshimet e sotme janë bërë pa dakordësinë e Këshillit Politik​

lg.php

Ambasada Britanike në vendin tonë ka reaguar në lidhje me miratimin sot në Kuvend të Kodit Zgjedhor, por pa konsensusin e opozitës jashtëparalementare.​

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ambasada ka shprehur keqardhje që ndryshimet e sotme janë bërë pa dakordësinë e Këshillit Politik dhe pa shteruar përpjekjet për të gjetur konsensus.
Deklarata e Ambasadës Britanike
Marrëveshja e 5 qershorit ishte një hap i rëndësishëm përpara, i arritur përmes dialogut dhe negociatave.
Shprehim keqardhje që ndryshimet e sotme janë bërë pa dakordësinë e Këshillit Politik dhe pa shteruar përpjekjet për të gjetur konsensus.
(BalkanWeb)
 
Tomka

Anëtar i ri
Kur bejne dhe nderkombetaret si te indinjuar qe jane bythe e breke me Ramen m'hapin barkun lol

Ndersa opozites jashte parlamentare mire tu bohet sepse deshin me djeg mandatet imbecilat 🤦‍♂️.

Ps. A ka ndonje parti t'pavarur ne kto zgjedhje?
 
Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar

Jo! Ska pasur dhe sdo te ket edhe per keto 100 vjetet e ardhshme.
 
Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
As se vija ndyshim ket pjese, por pyta se helbete njeriu me shprese rron.
Po ti ca halli ke, rri rehat, se emrin ne list e ke dhe do votoj dikush edhe per ty...
dmth nuk te iken dem vota :p
Ahahahahahaha
 
Marla

InVinum Veritas
Kur bejne dhe nderkombetaret si te indinjuar qe jane bythe e breke me Ramen m'hapin barkun lol

Ndersa opozites jashte parlamentare mire tu bohet sepse deshin me djeg mandatet imbecilat 🤦‍♂️.

Ps. A ka ndonje parti t'pavarur ne kto zgjedhje?

Kshu o filmi bro. Duhet te jene diplomatikisht korrekt :p
 
Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Mbas shfaqjes se saj histerike te djeshme ne parlament no denkju lool

Une do votoj kush do me ofroje mbeshtjetje me shume ne karrieren time :p
I paske letrat e hapura dmth 😂
1-po ste shkoi djersa lum n ulluk t sumes, me listat e zgjedhjeve,
2- po s punove me fisin e komshine,
3- ose te votosh xhixha tek sekretari i financave te partise,
as mos u lodh kot,
Une jam i mendimit 12 vjet opozit dhe pastaj behesh deputete, ministre,ose ndonje drejtoresh sherbimesh mbeshtetese, ca mund te kishte me shume gruja e atij qe ka artistin ke rtsh se sdu me permend emra, apo ambasadori jone ne turqi, 😆 .

Une ty do te te besoja drejtorine e kontrollit te pastrimit te parave ose te lojrave te fatit :p
Nje post modest ne MF. 😂
 
I know si funksionon, ose je bija e filanit psh si Hajdaresha :p

.......
Le ti kthehemi zgjedhjeve jo biseda personale, ato i bejme ne kafe
 
Redaktimi i fundit:

Marla

InVinum Veritas

Rama vendos rregullat e 25 Prillit/ BE dhe SHBA ndahen në qëndrime​

ambasadoret-840x440.jpg

Ka pasur ngërç në reagimin e ambasadave të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian pas ndryshimit të Kodit Zgjedhor sipas paralajmërimit të Edi Ramës që ndalon koalicionet, por nuk hap listat e kandidatëve për deputetë, përkundër kërkesave të vazhdueshme për të mos e ndërmarrë këtë hap nga ambasadorët. Ndërkombëtarët u bënë garantët e marrëveshjes së 5 Qershorit, të firmosur në rezidencën amerikane. Juri Kim e SHBA, Luigji Soreka i BE dhe Dankan Norman i Britanisë së Madhe bekuan marrëveshjen mes palëve politike në Këshillin Politik dhe synuan konsensusin politik para zgjedhjeve, si një nga kushtet për zhvillimin e Konferencës së Parë për hapjen reale të negociatave.
Megjithë shpërfilljen e kryeministrit Rama për thirrjet e ndërkombëtarëve që theksonin se ndryshimet e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor të mos bëheshin në mënyrë të njëanshme, por të kalonin me konsensus në Këshillin Politik, reagimet sot ishin të kursyera pasi në parlament u votua me 97 vota.
Ajo që bie në sy është diferenca mes palëve në reagim. Shtetet e Bashkuara ishin më preçizë në qëndrimin e tyre. Vërtet SHBA kujtoi thirrjet e përsëritura “që marrëveshja e 5 qershorit duhet të respektohet”, por konstatoi se PS votoi për të miratuar ndryshime domethënëse të rregullave që do të qeverisin zgjedhjet e 25 prillit.
SHBA gjithsesi nuk i dënoi ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe as nuk pati një reagim të fortë kundër tyre. Ambasada e rrugës së Elbasanit në deklaratën e saj pranoi se “ishte brenda kompetencave të parlamentit për t’i miratuar këto ndryshime”, ndërsa vazhdon më tej se “këto ndryshime janë shtesë – dhe jo shkelje – të marrëveshjes së 5 qershorit”.

Këtu qëndron dhe thelbi i reagimit të amerikanëve që në këtë frazë, bashkohen me arsyetimin e Ramës dhe Gjiknurit, të cilët thonë se i qëndrojnë marrëveshjes së 5 Qershorit, por ndryshimet e Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor janë shtesë dhe nuk bien ndesh me pikat e rëna dakort në 5 Qershor.
Reagimi i ambasadës vazhdon se “është për të ardhur keq që shumica dështoi të respektonte përkushtimin e deklaruar prej vetë asaj për të kërkuar emërues të përbashkët në Këshillin Politik”, por pas frazës se ndryshimet nuk janë shkelje e marrëveshjes së 5 Qershorit, kjo pjesë e reagimit duket më shumë retorikë pa peshë, përballë saktësimit të bërë më herët në reagim. Pozicioni i ambasadës amerikane është dukshëm një lloj legjitimimi i hapave të mazhorancës dhe përcillet thjesht me një keqardhje për prishjen e konsensusit.
Në diferencë me SHBA, BE pati një reagim më të thatë, duke shmangur saktësimin që binte në sy në mesazhin e ambasadës amerikane. Bashkimi Europian kujton se “këto (ndryshimet e Kodit Elektoral) nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të marsit”. Njësoj si ambasada amerikane, delegacioni i BE në Tiranë përmend “keqardhjen që nuk u arrit asnjë kompromis në Këshillin Politik para se ndryshimet të votoheshin në Parlament”.
Deklarata e BE mbyllet me fjalët e zakonshme, të përsëritura shpeshherë këto muaj, që vlerëson marrëveshjen e 5 Qershorit, duke shtuar se “dialogu politik në vend duhet të përmirësohet”.

Pavarësisht reagimeve me pambuk të ndërkombëtarëve ndaj Ramës, duket se atmosfera para zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit tashmë është e ngarkuar me konfliktualitet. Opozita e akuzon Ramën se për hir të interesit elektoral të Partisë Socialiste ndryshoi me njëanshmëri Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, me synimin për t’i mohuar opozitës shansin të dalë me një koalicion në zgjedhjet e 25 Prillit.©Lapsi.al
 
Ehh cfare teatri po luajne t gjithe ne Shqiperi... apo jemi cmend ne !?

Valle nuk e dine keta nderkombetare, se si jane Rama, Basha e te tjeret, kaq lehte mund te fyhet inteligjenca e tyre ...? Une kete se besoj dot...

Sigurisht qe do te rrine indiferent, ndoshta kjo ju intereson...
 
Mua me shume me duket si interpretim aktoresh te skenarit te rradhes. Mbas janarit do duket me qarte se kush, te majtet apo te djathtet do fitojne zgjedhjet.
 
Une uroj me gjithe shpirt te mos fitoje Sorosi(Rama-Basha, kelyshet e tij), e as kryehajduti i kushtetutes, like floriri.

Jam utopist?
Ehe, jam kete here.
Endrrat nuk kushtojne.
 
upgrade

[BlackOut]
Staf në FV.AL
Kulmi..., kane besim dhe shprese per te ardhmen e tyre tek Rudina Hajdari, Halit Valteri apo Murriz Myslymi.... 😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂
 
Per mua ka rendesi mos te fitojne komunistet, keta te ps jo e jo por akoma me pak komunistet e pd.
Mjaft me komuniste, i njohim, i dime kush jane, dime çfare i kane dhene Shqiperise.
Kemi fakte, i kemi vuajtur e i vuajme ne lekuren tone.
 
Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Personalisht nuk mendoj se asnje nga kandidaturat qe po qarkullojne jane te duhura dhe qe mund te sjellin ndonje risi
Sillen ne te njejten vorbull brenda qerfullit te tyre dhe nuk shoh askund ku perfshihemi ne apo ndonje platforme per ne.
Si te votosh ,si te mos votosh ne syrin tim mendoj se cdo gje eshte vendosur nga pale te treta dhe aspak nuk do jete vullneti yt.

Une i them JO votimit :)
 
vec presioni nderkombetar mund ta rrezoj Ramen nga pushteti....perndryshe edhe 4 vjet do jete kryeminister.....opozita nuk asht alternative e besushme...noshta Basha mund te ket 1 vizion te mire ama i vetem nuk ban dot gja dhe ta mendosh qe ka per pjese dhe LSI e cila vec gllaberon e shkaterron cdo institucion te mundshem ku fut kembet...
 
Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Personalisht nuk mendoj se asnje nga kandidaturat qe po qarkullojne jane te duhura dhe qe mund te sjellin ndonje risi
Sillen ne te njejten vorbull brenda qerfullit te tyre dhe nuk shoh askund ku perfshihemi ne apo ndonje platforme per ne.
Si te votosh ,si te mos votosh ne syrin tim mendoj se cdo gje eshte vendosur nga pale te treta dhe aspak nuk do jete vullneti yt.

Une i them JO votimit :)
Edhe une JO dhe njof shume vete si nga ps edhe nga pd qe do i bejne naften kesaj radhe
 
Tomka

Anëtar i ri
Personalisht nuk mendoj se asnje nga kandidaturat qe po qarkullojne jane te duhura dhe qe mund te sjellin ndonje risi
Sillen ne te njejten vorbull brenda qerfullit te tyre dhe nuk shoh askund ku perfshihemi ne apo ndonje platforme per ne.
Si te votosh ,si te mos votosh ne syrin tim mendoj se cdo gje eshte vendosur nga pale te treta dhe aspak nuk do jete vullneti yt.

Une i them JO votimit :)

Shume sakte.
Palet e treta qe jane nderkombetaret kane fatin e Shqiperise ne dore. Nese nderkombetaret mendojne qe interesat e tyre ekonomike gjeo politike i perfaqeson me mire Rama, PS fiton serish. Ne te kundert do hapin kapituj te ri me Bashen.

Kshu qe per ne qe sna rr.uhet as me gillete as me makine rroje lol, bojkoti eshte e vetmja alternative.
 
nderkombetart shkojne sipas interesit te tyre....ja psh ne kirgistan ambasadori donald lu pershendeti rezultatin e zgjwdhjeve dhe i cilesoi te rregullta ku ne te vertete kane shperthy protestat dhe jane mbi 650 te plagosun...
 
Marla

InVinum Veritas
Une sjam per bojkot duhet te bejme detyren tone qytetare.

Por mund tju jap nje sugjerim te forte... mund te shkruani F*CK OFF tek fleta e votimit per ta nxjerre te pavlefshme!
 
Top