• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zbuloni se çfarë është ekzaktësisht Dita Ndërkombëtare e Grave

Hera

Βιβλίο φάγος
Zbuloni se çfarë është ekzaktësisht Dita Ndërkombëtare e Grave




Sot, në mbarë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Jo vetëm që do të kremtohen arritjet e grave, por edhe do të vihen në dukje pengesat që hasin dita ditës. Nëse doni të përfshiheni ose të kuptoni domethënien, ja gjithçka që duhet të dini:
Kur filloi?

Edhe pse u njoh nga Kombet e Bashkuara në 1977, Dita e Gruas e ka zanafillën në fillim të shekullit të 20, kur nisën protestat për punë në Amerikën e Veriut dhe Europë. Gjatë Lufës së Parë Botërore, anëtarët e lëvizjes së grave në Rusi , festuan Ditën e parë të Gruas më 8 mars 1913 për të protestuar luftën. Një vit më vonë, në të njëjtën datë, gratë në gjithë Europën u mblodhën në tubime për solidaritet.
Çfarë është ekzaktësisht Dita Ndërkombëtare
QINDRA GRA MARSHOJNË PËR TË DREJTËN PËR TË ABORTUAR DHE BARAZINË NË PUNË NË BOSTON, 8 MARS 1970.
Pas Luftës së Dytë Botërore, thuajse të gjithë shtetet filluan ta përdornin 8 marsin si ditën e të drejtave të grave. Më shumë se një shekull më vonë, më 8 mars mbahen evente dhe marshime të pafundme për të kremtuar arritjet e grave dhe për të luftuar për barazi.
Çfarë është ekzaktësisht Dita Ndërkombëtare?
MË 8 MARS 1917, MIJËRA GRA PROTESTUAN NË PETROGRAD PËR “BUKË DHE PAQE. KY DEMONSTRIM I DHA RRUGË REVOLUCIONIT RUS.
Çfarë ndodh sot?
Kombet e Bashkuara po fokusohen në barazinë gjinore dhe të drejtat e gjithë grave dhe vajzave. Tema është: “Unë ja Barazia e Brezave: Të kuptojmë të drejtat e grave.”
“2020-a është një vit shumë i rëndësishëm për barazinë gjinore,” tha Phumzile Mlambo-Ngcuka, drejtoresha ekzekutive e UN Women. “Përfitimet e barazisë gjinore nuk i korrin vetëm vajzat dhe gratë, por të gjithë ata që do t’u ndryshojnë jetët nga një botë e drejtë që nuk shkel askënd.”
LajmiFundit.al
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Gjith vendet protestohet..e ne festojm se ne kemi arrit kulmin e te drejtave te barabarta.
 
  • Like
Reactions: NGU
Top