• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zbuloni qytetet shqiptare me burrat dhe gratë më “dembelë”

Ndërsa shumë ndërmarrje, sidomos ato në sektorin e industrisë, si p.sh. në tekstile e këpucë, po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore, ka dhe shumë individë, meshkuj apo femra, që zgjedhin vetë të mos punojnë.



INSTAT raporton treguesin e shkallës së inaktivitetit, që përfshin njerëzit nw moshw pune, por që janë ekonomikisht joaktivë për një sërë arsyesh, si psh pamundësi për të punuar apo që janë të dekurajuar dhe nuk kërkojnë punë.



Në total, rreth dyzet për qind e popullsisë në moshë pune është joaktive, një tregues që është në nivele të tilla në gati gjithë Ballkanin. Sipas Bankës Botërore, ky një ritëm ky shumë më i lartë krahasuar me vende të ngjashme në BE, ndërsa ky tregues është veçanërisht i lartë për gratë dhe njerëzit me arsim të ulët.



Por, cilat janë qytetet që kanë numrin m ëtë lartë të femrave dhe meshkujve, që janë “dembelë” dhe zgjedhin të mos punojnë, sipas të dhënave të INSTAT për 2018-n.



Burrat, kryeson Dibra

Ndonëse dibranët njihen si njerëz punëtore, statistikat tregojnë se të paktën te burrat, kjo nuk është dhe aq e vërtetë. Shkalla më e lartë e inaktivitetit te meshkujt në vend është në Dibër, me gati 42% të meshkujve janë në moshë pune (nga 15 deri në 65 vjeç).



Në vend të dytë është Kukësi, që e ka shkallën e inaktivitetit 36%.



Durrsakët njihen si indiferentë, por të dhënat e INSTAT i nxjerrin ata edhe pak “dembelë”, teksa është në vend të tretë për shkallën e lartë të inaktivitetit të burrave, me 35.8%.



Pas Durrësit renditet Tirana, që e ka këtë tregues në nivele pothuajse të ngjashme prej 35.5%.



Më “punëtorët” në 2018-n ishin meshkujt në Shkodër (27.7%), vlonjatët (27.3%) dhe fierakët (25.7%).



Femra shtëpiake në qytetet e mëdha



Inaktiviteti tek femrat është më i lartë në krahasim me meshkujt, pasi gratë zgjedhin të mos punojnë në mënyrë që të kujdesen për familjen dhe fëmijët.



Këtë luks, duket se e kanë gratë që jetojnë në qytetet e mëdha, ku dhe niveli i të ardhurave për frymë është më i lartë.



Në vend të parë për normën e lartë të inaktivitetit janë gratë që jetojnë në qytetin e Durrësit, ku 56% e atyre që janë në moshë pune (15-65 vjeç) konsiderohen si inaktive nga INSTAT.



Në vend të dytë renditen femrat e kryeqytetit, me 55%.



Më pas renditen gratë e Lezhës dhe të Kukësit, me përkatësisht 51.3 dhe 49.6%.



Ndryshe nga burrat, gratë dibrane renditen tek më punëtoret, pasi kanë një normë inaktiviteti prej 42.7%, të dytën më të ulët në vend.



Nivelin më të ulët të inaktivitetit e mbajnë gratë e Elbasanit, me rreth 37%.

/Monitor
 

Passion

Banned
Me c'pashe ne liste nga burrat me puntore ishin dibrant ?

Besoj se kjo statistike vjen si frut se atje jeton e një komunitet gollobordas(gje te cilen duhet thene se ata jane vertet komuniteti me puntor ne te gjithe rajonin mos them. :)

Sipas shijes sime qe me punen time me ben te jem disi ne levizje do them qe me puntore nga femrat jane ato te Lushnjes.
Divjaka specifikisht mbillet kater here ne vit,edhe duart e atyre grave e bejne. :)

Lushnja ka njerez te mire e puntore. :)

Me dembele Elbasani :D
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
As qe e vija ne dyshim kete...vlonjatet jane me te vertet shume puntor...njerez qe e duan punen qe bejne dhe nuk presin kurr nga askush...big up
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Me kete,grat e Elbasanit,ahahahhahahahah
Sdi pse e prisja i dicka te tille.
Gjithmone Elbasani me është dukur një qytet paksa i cuditshem.
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
apo si kan duart flori gollabordesit
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
ime ke gjykuar panjohuri
 

Mogli

😁😁😁
Edhe me thojne pse jam single?

Ja doli e verteta: Më pas renditen gratë e Lezhës dhe të Kukësit, me përkatësisht 51.3 dhe 49.6%. Ca i do grate lezhjane jane inaktive
 
  • Mërzi
Reactions: Ivy
Top