• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Zbulohet tru njerëzor i vetrifikuar në rrënojat e Pompeit

scholarswere_2020_01_23_15-905x395.jpg


Pompei vazhdon të ofrojë zbulime të reja në rrënojat e krijuara nga shpërthimi i vullkanit Vezuv në vitin 79 e.s.

Në një material të publikuar në Revistën Mjekësore të Anglisë së Re raportohet për zbulimin e një materiali xhami, në ngjyrë të zezë që është gjetur brenda kafkës së një prej viktimave të shumta të Pompeit.

Nga studimi i kryer, rezultoi se materiali në fjalë është tru njerëzor i kristalizuar nga nxehtësia dhe i kthyer në xham, diçka e pakonstatuar më parë të paktën në arkeologji.

Analizat e kryera në qendrën bioteknike të Napolit konfirmuan se xhami i errët dhe me shkëlqim përmbante shumë proteina dhe acide yndyrore nga flokët dhe indi trunor.

Gjetja është bërë në rrënojat e Herculaneum, një qytet ku të pasurit e Pompeit pushonin.

Qyteti u gropos nën llavën që arriti 16 m duke ruajtur kështu çdo gjë poshtë. Viktima ku është zbuluar materiali organik i kristalizuar mendohet se ka qenë një roje në Kolegjin e Augustales, qendër e kultit të perandorit Augustus.

Kërkuesit mendojnë se nxehtësia arriti në 520 gradë celcius nga gazrat e clliruara nga shpërthimi, ndërkohë që ftohja e menjëhershme ka gjeneruar procesin e vetrifikimit.

Shkencëtarët në Napoli mendojnë ta shkrijnë materialin për të identifikuar ADN-në e individit në fjalë dhe për ta vendosur atë në relacion gjenetik me viktimat e tjera.

Shpërthimi i Vezuvit konsiderohet si ndër më të fuqishmit në historinë e Europës.

Është përllogaritur se nga shpërthimi u çliruan 1.5 milionë tonë material në formë aulli, gruësh të shkrirë dhe pluhuri në sekondë. Nga pikëpamja energjetike ky shpërthim mendohet se ka cliruar një sasi energjie termike 100 mijë herë më të lartë sesa shpërthimi I bombës atomike në Hiroshima.



d.a. / dita
 
Top