• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zbulohet qyteti më i lashtë në Europë!

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Zbulohet në Bullgari qyteti më i lashtë në Europë me moshë 4700-4200 vjeçar.



Një ekspeditë arkeologësh, , mundi të zbuloj rrënojat e një qyteti të lashtë në një zonë në Bullgari, që faktojnë ekzistencën e një qyteti me moshë 4700-4200 vjeçar.
Nëse ky zbulim, miratohet dhe zyrtarisht, atë herë kemi të bëjmë me qytetin e parë më të vjetër që është zbuluar deri më sot në Europë.


Zbulimi

Gërmimet bëhen në periferi të qytetit Provandia, që ndodhet 40 km, larg Varna pranë brigjeve të Detit të Zi. Gërmimet, citon alb-observer.com, zbuluan rrënojat e një komuniteti të lashtë i organizuar me struktura të precize. Deri më tani gërmimet kanë vërtetuar se komuniteti ishte i mirë organizuar, i sofistikuar, ku janë zbuluar banesa dhe vende të adhurimeve fetare!

Qendra e parë tregtare Europiane

Përshtypjet e para rreth këtij zbulimi, referojnë se në këtë qytet jetonin rreth 350 njerëz dhe nga rrënojat faktohet se ky qytet ishte qendra dhe pika kryesore e tregtimit të kripës. Aktiviteti tregtar i qytetit dhe përfitimit që rezultonin nga shkëmbimi i mallit, udhëhoqën banorët e tij në fortifikimin e qytetit.

Nëse mosha e këtij qyteti vërtetohet, atëherë kjo do të thotë se ishte 1500 vjet më i lashtë se qytete e lashta greke./alb-observer./
 
Top