• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zbulohet në Turqi një statujë hitite 3.000-vjeçare

Tuana

Nada é por acaso!
Hataj (Turqi), 31 korrik - Një statujë rreth 3.000-vjeçare e mbretit hitit, Shupiluliuma II, është zbuluar në nënprefekturën Rejhanllë të rrethit Hataj të Turqisë.

Ekipi i përbërë nga 47 arkeologë prej 8 vendeve të ndryshme dhe i drejtuar nga Prof. Dr. Timoti Herrizon, akademik në Universitetin e Torontos, zbuloi në afërsi të Fshatit Demirkopry në nënprefekturën Rejhanllë një statujë rreth 3.000-vjeçare të Mbretit hitit, Shupiluliuma II.

Pjesa e sipërme e statujës paraqet një burrë me mjekër, flokë kaçurrelë dhe me byzylykë të veçantë përreth kyçeve të duarve e krahëve, ndërsa pjesa e poshtme e saj nuk është nxjerrë ende nga toka.

Kjo statujë, në anën e pasme të së cilës zë vend mbishkrimi "Shupiluliuma", është gdhendur mbi një monobllok bazalti një metër e gjysmë i lartë dhe peshon gati 1,5 tonë.

Karakteristika më e spikatur e statujës rezultojnë sytë, të cilët janë bërë veçmas prej një guri special bardhezi dhe janë vendosur më vonë.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Erturull Gynaj deklaroi se nuk kishte parë ndonjëherë një statujë kaq madhështore. "Kjo është një statujë shumë e rëndësishme anadollase. Mjeshtri i saj është munduar posaçërisht të nxjerrë në pah sytë e mbretit, i cili në njërën dorë mban ushtë dhe në tjetrën kalli gruri, gjë kjo që simbolizon njëkohësisht luftën dhe pjellorinë", theksoi ministri Gynaj./koha/

 
Last edited:
Top