• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zbulohet fytyra e vërtetë e Jezu Krishtit

legjenda

Tetova
Mijëra piktura dhe skulptura gjatë shekujve e kanë ravijëzuar Mesian apo Jezu Krishtin më një fytyrë të zbehtë dhe flokë gështenjë. Por teknikat e reja 3-dimensionale na kanë dhënë një tjetër pamje. Eksperti britanik mjekoligjor Richard Neave ka shpenzuar vite për të rindërtuar fytyrat e viktimave në mënyrë që të zbulohet identiteti i tyre dhe të kapen autorët. Tani ai ka përdorur të njëjtën teknikë për të zbuluar fyturën e Krishtit. Neave ka arritur në përfundimin se Jezus ka pasur lëkurë më të errët dhe flokë të shkurtër, pak të përdredhur dhe mjekër të dendur. Ai ka studiuar kafkat e popullsisë semite dhe hartoi këtë portret. Një fytyrë të gjerë, sy të errët, një mjekër të mbuluar dendur dhe flokë të shkurtër kaçurrel. Këto karakteristika do të kishin qenë të zakonshme në Lindjen e Mesme dhe hebrenjve në zonën e Galilesë, që tani është Izraeli i veriut.

Neave, ka prodhuar edhe vizatimet e para të Jezusit për një dokumentar BBC-së, Birit të Perëndisë, në vitin 2001. Ai thotë se ai nuk mund të jetë i sigurt në shëmbëlltyrën e një njeriu pa pasur një kafkë përpara. Por eksperti thotë se imazhi është ndoshta shumë më realist se piktura të panumërta fetare dhe skulptura.

Alison Galloway, një profesor amerikan i antropologjisë, thotë se “Kjo është ndoshta shumë më afër të vërtetës se sa puna e shumë mjeshtërve të mëdhenj.”

Carlos Cardoza-Orlandi, nga Columbia Theological Seminary në Atlanta, i tha revistës Popular Mechanics: “Ndërsa imazhi perëndimor i Jezusit është dominant, në pjesë të tjera të botës ai është shpesh i treguar si i zi, arab ose hispantik.”/Perktheu lapsi.al/



Richard Neave's 3D drawing of Jesus

The Last Supper

Neave ka prodhuar edhe vizatimet e Mbretit Midas dhe të babait të Aleksandrit të Madh, Filipit II të Maqedonisë. Ai e ka përshkruar Jezusin me flokë të shkurtër, pasi ishte stili i asaj kohe. ثshtë mbështetur edhe te Shën Palit, i cili thotë në Bibël: “Në qoftë se një burrë i mban flokët të gjata, kjo është çnderim për të?”

Por, Neave nuk është në gjendje të thotë për gjatësinë dhe peshën e “Birit të Perëndisë”. Shkencëtarët spekulojnë se për shkak se Jezusi ka punuar si marangoz derisa ishte rreth 30 vjeç ai do të kishte qenë më muskuloz dhe i aftë fizikisht dhe ndoshta i rreshkur, sepse ai ka punuar shumë jashtë.
Perktheu lapsi.al/
 
Last edited by a moderator:

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Titulli: Zbulohet fytyra e vërtetë e Jezu Krishtit

Ky mesia vec i vetull hiqte?
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Zbulohet fytyra e vërtetë e Jezu Krishtit

Me i bukur duke ai i parI siq jemi mesu te shikojm cdo her (Jezusin) Isai a.s
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Zbulohet fytyra e vërtetë e Jezu Krishtit

Ky mesia vec i vetull hiqte?
Une nuk mora vesh ngjyren e syve, te bardhe apo te zinje...:) Sa per vetullat i ka hik dora keq moj ti, se nuk ka pase pasqyra ateher lol.

ps.Ne baze te fantazise se imazheve, kjo lloj shkence do sjell ne jete edhe dinosauret..:)
 
Top