• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zbulohen nëntokë trupat gjigantë të kokave në Irlandë, ky është misteri i tyre (Foto)

MasteR

I'm offline





Statujat gjigante të quajtura “Moai” të cilat gjenden në ishullin e Pashkëve në Irlandë, siç duket nuk janë vetëm koka. Atyre iu është zbuluar edhe trupi, i cili gjendet nëntokë.
E çfarë fshihet mbrapa këtij misteri të pa zbuluar deri më tani.

Ato besohet se janë ndërtuar rreth viteve 1250 deri 1500. Gjithsej janë 887 statuja gjigante, kokat e të cilëve janë në sipërfaqe, ndërsa tani janë zbuluar edhe trupat gjigant të tyre që fshihen brenda tokës, shkruan Gazeta Express.

Shumica prej tyre janë të gjata më shumë se 20 metra, ndërsa ato peshojnë më shumë se 80 tonë.

Besëtytnitë dhe magjitë: Versioni i Burdushit dhe ai shkencor rreth këtyre fenomeneve (Video)
Sipas hulumtuesve statujat simbolizojnë fuqinë dhe autoritetin./GazetaExpress/
 

Aki

misfit
Titulli: Zbulohen nëntokë trupat gjigantë të kokave në Irlandë, ky është misteri i ty

Easter island nuk eshte ne Irlande por eshte nen shtetesine e Kilit,

 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Zbulohen nëntokë trupat gjigantë të kokave në Irlandë, ky është misteri i ty

Ca jane keto lajme keshtu, asnje informacion i sakte, duke filluar nga vendi ku ndodhen Moai.
A jane gazetare keta qe shkruajn apo ca?! :bravo:

Vendi jo i sakte.
Metrat e statujes jo.
Viti i ndertimit jo.
 

Fly

Larguar
Titulli: Zbulohen nëntokë trupat gjigantë të kokave në Irlandë, ky është misteri i ty

pyetja e pare qe me erdh ne mendje:

Kur dinin kokat, a pertonin me germu 1m posht me pa a kish gje tjeter po u kujtuan tani dhe e bejne lajm...
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Zbulohen nëntokë trupat gjigantë të kokave në Irlandë, ky është misteri i ty

pyetja e pare qe me erdh ne mendje:

Kur dinin kokat, a pertonin me germu 1m posht me pa a kish gje tjeter po u kujtuan tani dhe e bejne lajm...


Po te ishte artikulli i sakte do e kuptoje :)

Lajmi duhet te fliste per misterin sesi kane arritur te leviznin statujat, nga vendi ku beheshin deri tek vendi ku jane sot,
perderisa popullsia e ishullit ishte shume e vogel. Kete fakte donin te zbulonin arkeologet tere keto vite.
Sepse fakti qe poshte kokave ishte dhe pjesa e trupit dihej qe rreth '900.
 
Top