• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zbulimi shkencor: Edhe bimet kane tru


Shkencëtarët në Universitetin britanik të Birmingamit kanë kryer një studim ku kanë gjetur se edhe bimët kanë tru, apo më saktësisht në embrionin e çdo bime ndodhen qelizat që veprojnë si tru dhe analizojnë kushtet e mjedisit dhe kështu diktojnë afatin se kur fara duhet të mbijë.

"Vendimi se kur duhet mbirë është vendimi më i rëndësishëm për tërë jetën e çdo bime. Nëse mbinë shumë herët, ajo do të pësojë nga të ftohtit, nëse mbijnë me vonesë, ajo do të rrezikohet nga bimët tjera dhe do të mbesë prapa në zhvillimin", theksohet në pjesën hyrëse të elaboratit të cilin studiuesit e publikuan në revistën “PNAS”.

Hulumtimet kanë treguar se vendimin për mbirje e marrin qelizat e vogla në embrionet e bimëve që kryejnë funksionin e trurit të njerëzit dhe kafshët.

E ashtuquajtura "Qendra e vendimmarrjes" te bimët Arabidopsis përbëhet nga dy lloje të qelizave, ku të parat mbrojnë gjendjen e qetë të farës, kurse të dytat nxisin mbirjen.

"Këto dy grupe qelizash komunikojnë me njëri-tjetrin me ndihmën e hormoneve lëvizëse, që është i ngjashëm me mekanizmin analog që ndodh në trurin e njeriut gjatë vendimit për të pushuar apo lëvizur", thuhet në rezultatet e hulumtimit.

Udhëheqësi i ekipit hulumtues George Bassel ka thënë se ky hulumtim është i rëndësishme për shkak të ndarjes thelbësore brenda embrionit me qëllim të përcaktimit të sinjalit për fillimin e mbirjes.

Shkencëtari Iain Johnson ka krahasuar mënyrën se si bima me kujdes analizon mjedisin për të mbirë me një njeri i cili lexon katër kritika të ndryshme, dhe vetëm pastaj shkon në kinema për të parë një film.

Zbulimi i fundit nga shkencëtarët britanikë mund që potencialisht të zbatohet edhe në aspektin komercial për kultivimin e disa kulturave duke nxitur mbirjen dhe kështu më pak të përdoren herbicidet./TRTsyri net
 
Top