• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zbulimet në Elbasan, premisa për një park arkeologjik

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Zbulimet në Elbasan, premisa për një park arkeologjik
Zbulimet e shumta dhe tepër të rëndësishme arkeologjike në qendër të Elbasanit, sipas arkeologëve do t’i japin këtij qyteti një nga parqet më të rëndësishme arkeologjike.

Zbulimi i pje-sshëm i bazilikës pranë rrapit të Bezistanit nga ekspedita arkeologjike, ka treguar se rreth saj fshihen thesare të çmuara arkeologjike, të cilat mund të përmbysin edhe historinë e këtij qyteti të lashtë. Nismëtari i kryerjes së këtyre punimeve është kryetari aktual i Bashkisë, Qazim Sejdini me mbështetjen e MTKRS-së. Sipas kryebashkiakut të Elbasanit, Bashkia ka konkurruar me një projekt të rëndësishëm për rehabilitimin e qendrës historike e arkeologjike të qytetit dhe shpresojnë të jenë fitues për të përfituar financime nga Këshilli i Europës. Ndërsa arkeologu Elio Hobdari, i cili është pjesë e punës së ekspeditës arkeologjike, ashtu si edhe kolegët e tij mendon se zbulimet e rëndësishme mund të ndryshojnë historinë e njohur deri sot për Elbasanin. Sipas tij, gjetjet janë të shumta e tepër të rëndësishme. Zbulimi i pje-sshëm i mozaikut dhe sidomos i kishës pale-okristiane me të gjithë elementët përbërës të saj si dhe i afreskeve, zbukurimeve të natyrave të shumëllojshme, kolo-nat e bukura të mermerta, enët prej balte, qeramikat dhe gurëve të gdhendur me teknika të përsosura, flasin qartë për lashtësinë më të hershme sesa ajo që njihet për qytetin. Sipas tyre, monumenti i zbuluar ruhet mjaft mirë dhe tregon se Elbasani në qendrën e tij është një qytet me pasuri të madhe arkeologjike.
 

orakulli

Anëtar i Respektuar
Ah shpetuam,esht mbas shkumbinit sepste ato qe jane brenda shkumbinit jane greke.Kultura e fiseve te albaneve do te vinte nje dite dhe do te zbulohej.Por kujdes...nga arkeologet e tipi Neritan ceka sepse ata e kane vendosur qe para se te beht zbulimi qe origjina e asaj qe do te zbulohet padyshim esht greke dhe statujat qe do te zbulohen sepse arkeologjine ata e kuptojne si gjetje statujash jane me origjine greke,ose kane ardhur nga mikena ose athina.Dhe kujdes i fundit ..i coni per te berje matjet e karbonit per vjetersine vetem ne Austri,Gjermani ose Japoni,nese i doni ato te sakta.
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Me ne fund u kujtuan arkeologet tane, nuk do benin keq ta ndiqnin njehere ate rrugen Egnatia ( E gjata).
Une personalisht kam bere temen e diplomes mbi kete teme dhe kam pare sesi shkaterroheshin natyrshem te gjitha mbetjet e rruges antike...
 
Top