Xhamia Et'hem Beu- Nje simbioze e artit Shqiptaro-Islamik

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Mbishkrimet dhe ndërtesat kanë një rëndësi të madhe historike. Shpeshherë, ato japin informacione të panjohura më parë rreth veprimeve të caktuara të njerëzve. Në disa raste, ringjallin historinë për brezat e kohës sonë duke na dhënë një atmosferë të kulturave të mëparshme, e cila mund të mos jetë prezente në ditët tona. Nëse i referohemi zhvillimit arkitektonik, Shqipëria është shumë e begatë në stile dhe ndikime të jashtme, duke e bërë arkitekturën e saj shumë të larmishme në kohë të ndryshme. Monumentet më të vjetra arkitekturore në Shqipëri datojnë që nga mijëvjeçari i parë dhe janë ndërtuar nga ilirët. Nga mesi i mijëvjeçarit të parë para erës sonë deri në mes të mijëvjeçarit të parë mbas erës sonë, grekët dhe romakët të cilët pushtuan Shqipërinë ndërtuan struktura të dukshme në peisazhet urbane dhe rurale. Në mesjetë, arkitektura fetare e krishterë u shfaq në veriun kristian të Shqipërisë ndërsa arkitektura Islame dhe turke u shfaq në jug. Objektet arkitektonike Islame janë të ngjashme me modelet turke, duke krijuar një fizionomi lokale. Më kompleksia nga të gjitha është Xhamia e Plumbit në Shkodër e ndërtuar në 1773 - 1774 nga Mustafa Pashë Bushati. Kulmi i arkitekturës Islame në Shqipëri gjeti vend pikërisht kur centralizimi i Perandorisë Turke kishte arritur kulmin e saj. Michel Kiel shkruan se në shekujt XV dhe XVI, arti osman në Shqipëri ishte po aq Islamik dhe Ottoman si ai në Shkup apo Edirne. Nga ana tjetër, në shekullin e XVII, edhe pse influenca e qeverisë turke u ul, kontibuti vendas në ndërtesat Islamike në Shqipëri u zhvillua më tej. Në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit të XIX, ky bashkim i elementeve së arkitekturës otomane, arriti kulmin e saj duke perftuan një stil të veçantë shqiptaro-islamik. Ky stil paraqet një sintezë të elementeve osmano-turke si dhe stileve të vjetra të Europës, si ajo Baroko.
Xhamia Et’hem Beu
Xhamia e Et'hem Beut është ndërtesa më e vjetër në qytetin e Tiranës. Xhamia ndodhet në sheshin Skënderbej në qendër të qytetit e cila sëbashku me Kullën e Sahatit dhe Pallatin e Kulturës, përbëjnë një pikë referimi të rëndësishme arkitektonike në Tiranë. ثshtë e rrethuar nga ndërtesa signifikante; të tilla si Muzeu Historik Kombëtar, Qëndra e Artit dhe Kulturës, sheshi Skënderbej dhe mbas saj ndodhet Bashkia Tiranës. Kulla e Sahatit ndodhet 20 metra në të majtë të xhamisë, në anën e saj jug-lindore.

154907518_93cb7fdd42.jpg

Themeluesi i saj, Molla Beu, nip i Sulejman Pashës ishte një feudal nga Petrela. Ka ngjasa që ndërtimi i xhamisë filloi në vitin 1793 gjatë udhëheqjes së Selimit III. Molla Beu vdiq në 1808. Djali i tij, Haxhi Et’hem Beu, siç shkruhet në portikun e xhamisë, përfundoi ndërtimin e xhamisë në 1238 Hixhri (1822-1823) (Kiel, M.2012). Portiku, gjithashtu përmban dhe datën e vdekjes së Molla Beut. Në hyrje të xhamisë, ndodhen dy varret të gdhendur në mermer të Et'hem Beut dhe gruas së tij Balkis. Gjatë totalitarizmit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, xhamia u mbyll për tu rihapur sërish më 18 janar 1991.Pavarësisht kundërshtimit nga autoritetet komuniste, 10,000 njerëz hynë duke mbajtur flamuj.

07Tirana_Et%27hem_beu_Mosque06.jpg

Dizajni i Xhamisë është shumë i thjeshtë me një plan drejtkëndor, me një sipërfaqe të përgjithshme relativisht më pak se 300 metra katror, meqënëse në vitet kur është ndertuar xhamia popullsia në kryeqytet ka qënë në numër të vogel dhe cdo lagjë ka patur xhaminë e saj. Kryesisht,xhamia përbëhet nga salla kryesore e faljes mbi të cilën ndodhet kupola,një sallë dytësore e cila paraprin hollin kryesor, ne formë L-je e mbuluar me cati me tjegulla dhe me një tavan prej druri, si dhe salla e faljes së grave e vendosur në katin e sipërm përballë sallës së faljes së burrave. Për tu ngjitur në vendin e faljes së grave duhet te hyet përmes një dere të vogël, pranë sallës kryesore. Vendi i faljes për gratë është një zonë e vogël dhe ka vetëm një rresht (saf). Në anën e djathtë të xhamisë qëndron minarja elegante e stilit turk, e gjatë dhe e hollë, e cila sëbashku më kullës e sahatit i japin hijeshi xhamisë si një kompleks në mes të qëndrës së qytetit.

xhamia-ethem-beut-300x199.jpg

Sallat ndricohen nga disa dritare të vogla(salla e brendshme), dhe dritare më të mëdha në formë harkorë në sallën sekondare ose verandën e xhamisë. Salla e faljes brënda është trajtuar me shumë kujdes dhe me një stil unik. E gjithë sipërfaqja e mureve dhe kubeja është e mbuluar me vizatime zbukuruese të cilat nuk gjenden në asnjë vend tjetër. Sfondi ka një ngjyrë të ëmbël boje hiri, përkundrejt së cilës është vendosur harmonikisht ngjyra e kuqe në kafe dhe një ngjyre e gjelbër. Vizatime të ndërlikuara lulesh përzihen me piktura te qyteteve dhe të xhamive të ndryshmeë, duke krijuar një pamje shume të ngjashme me ato të ndërtesave te vjetra turke, te ruajtura ne Verria, Kastoria dhe Siatista te Maqedonise apo ato në qytetet bullgare te Plodvilit, Koprivstitsës apo Smoljanit dhe në shume vende ne Anadoll. Pjesa e brendshme e xhamisë së Tiranës i përket te njëjtit grup me ato të gjetura në Maqedoni dhe Greqinë e Veriut.

xhamia-e-ethem-beut.jpg
url

url

url

Xhamia Et’hem Beu , pavarësisht së ndërtimit së saj dy (2) shekuj më parë, vashdon të ruajë rëndësinë dhe elegancën e saj ashtu sikurse në fillim. Më kolonadet e rrumbullakta, me kapitalet korinthike , me harqet në stilin vendas, me portikun e pikturuar me motive bimësh dhe lulesh kryesiht në ngjyrë të kuqe e të gjelbër,me shandanin qe derdhet prej kupolës,me materialet e ndërtimit vendase, ajo mbetet një dëshmi kohore dhe arkitektonike e simbiosës së stilit islamiko-turk dhe atij vendas.
Soul
 
Redaktimi i fundit:

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Xhamia Et'hem Beu- Nje simbioze e artit Shqiptaro-Islamik

....ajo mbetet një dëshmi kohore dhe arkitektonike e simbiosës së stilit islamiko-turk dhe atij vendas.
[/B]​

Soul

Materiali ishte nje koncentrat mireinformues arkitektonik, historik dhe kulturor, per kedo qe nuk e njef ose di pak per "xhamine ne qender te Tiranes", por nuk jam dakort me shprehjen qe kam cituar me siper, nuk ekziston ndonje simbioze midis stilit islamiko-turk dhe atij vendas, te pakten ne fushen e ndertimtarise. Kryesisht arkitektura e kultit (fetare) nuk njef bashkejetesa dhe varesi simbioze, ajo i eshte imponuar kritereve, standarteve dhe kerkesave "tabu" qe kane fete e ndryshme. Ne Shqiperi nuk njihet nje stil i mirfillte per arkitekturen e objekteve fetare. Ketu eshte levruar vetem ndertimi i banimit, nuk gjendet ndonje afrimitet apo lidhje e pazgjidhshme ndermjet arkitektures vendase dhe asaj fetare, per me teper ne Tirane, ku trashegimia kulturore prezantohet nga banesat e qerpicit (banesa me mure balte, shtuf e thurje kallamash).
Mund te gjejme ndonje ngjashmeri rrethanore apo kushtezuese nga teknologjia e kohes apo pozicioni gjeografik , pershembull perdorimi i materialit te gurit, drurit apo materiale te tjera , midis banesave dhe objekteve te kultit, por jo simbioze ne kulturen dhe trashegimine e arkitektures. Eshte paksa term i ekzagjeruar fjala "simbioze" per kulturen dhe arkitekturen, ne pergjithesi, prandaj Soul te kesh kujdes ne perdorimin leksik, sepse ne nivele te tjera ky informacion do te te konfrontonte me retorika te forta.
 
Ne fakt termi simbioze doli nga vete veshgimi i imi personal mbi zhvillimin e xhamive ne Shqiperi dhe me specifikisht asaj te Et'hem Beut. Pra nuk eshte se i referohet ndonje studimi i cili permend kete fjale, por pikerisht nga disa materiale qe kam lexuar dhe nga kuptimi im mbi elementet arkitektonik dhe influencimet qe nje stil mund te kete mbi nje tjeter them se ne rastin ne fjale kemi nje shkrirje te 2-3 stileve. Pastaj rrethanat pse kemi ket lloj varieteti (psh tek ethembeu, materialet, ngyrat, elementet e facades apo catise (kupole dhe cati tradicjonale me tjegulla si te shtepive) absolutisht qe lidhen me nje arsye te caktuar, qofte pozicjoni qofte mjedisi rrethues, qofte teknologjia. Psh nje element sh interesant per ket xhami eshte kulla e sahatit. Ndoshta kam harruar ta permend teksa kam shkruar me pare, por kullat e sahatit ti nuk i gjeje as ne Turqi as ne ndonje vend tjeter, por vetem ne Europe. Gjate asaj kohe Shqiperia ka patur marredhenie diplomatike me perendimin dhe arkitektet e asaj kohe sollen mekanizmin e ores kulle te qytetit.e cila gjendet dhe ne elbasan Peqin etj. Ne turqi kullat e sahatit jan shfaq ne 1555 ne mos gaboj. Pra nga kjo une kuptoj se ne nje objekt te vetem kemi nje larmishmeri influencash. Sa i perket fjalise qe ti thua se kultet fetare i imponohen disa standarteve tabu te feve, ke vetem pjeserisht te drejte, pasi dhe kultet fetare kan vetem disa elemente te domosdoshme, ndersa pjesa tjeter mbetet komplet ne dore te arkitektit dhe vendin ku ajo vendoset. PIkerisht nqs i ben nje studim evolimit te kultit Islam ne kete rast (xhamive) do shikojme se ajo nisi nga nje hapesire drejtkendore dhe asnje element tjeter, me vone pati zhvillime te metejshme, ku prane xhamise u shtuan dhe funksjone te tjera dhe ca elemente qe duhen: si psh orientimi nga Kibla, ndarja e hapesirave te grave me burrat, etj, madje madje dhe minare ska patur xhamia e pare fare... as kupole, as dritare harkore dhe asgje.. KEto elemente u shfaqen me kalimin e kohes kryesisht nepermjet perandorise ottomane, shume elemente lidhen dhe me imitim te asaj europjane apo te krishtere (psh basilikave etj).(ose jo imitim por zhvillim i metejshem i asaj arkitekture) Gjthss, ne shqiperi mundon shume studimi i arkitetktures se kulteve dhe une vete vetem nja 2 libra posedoj, qe kan folur dic rreth kesaj, por prap dhe ato jane sh perciptazi, dmth nuk futen ne detaje, ndoshta ne librarine ne Shqiperi ka po sme ka rastit te shkoj ndonjeher...

Gjthss, une jam ne kerkim e siper te kesaj teme, kshuqe dhe mendimet kunder jane sh frytsdhenese, pasi kjo ndihmon ne kerkimin me te detajshem te informacjonit.... Ndosnjeher nga konfrontimet zbulohen dhe te vertetat...
 
Soul une mora parasysh faktin qe ti je specialiste e fushes, prandaj shkruajta, te kishte postuar dikush qe ska lidhje me fushen se kisha vene ujin ne zjarr, nese ti mendon se mund te nisesh nga vezhgime personale per te lidhur me nje mardhenie simbioze arkitekturen e Shqiperise me ate Islamike nuk ka asgje te keqe, por nuk mjfaton vetem ai emri posht "Soul" , duhet theksuar qe ky eshte mendimi dhe vezhgimi jot, te biesh fakte dhe shembuj konkret (leri materialet, kupolat patjeter me qeramik do te beheshin se baker te derdhur nuk kishim ne ne 1500-den) dhe nese ti ke lexuar vetem 2 libra si mund te japesh te tilla mendime ?!
Pa dashur ta anashkaloj "kritiken" mbi perdorimin e termit simbioze, persa i perket zhvillimit morfologjik te hapesirave ( sic i ke pershkruar ti) jane krejtesisht nevojat funksionale e liturgjike fetare qe i kane detyruar ato zhvillime ( hapesirat, ndarjet midis burrave dhe grave etj,), ndarjet midis burrave dhe grave nuk di ti perdorim ne banesa apo objekte te tjera, se dyti, kupolat dhe catite prej tjegulle nuk jane tradicionale Shqipetare, jane elemente te huazuar nga arkitektura Italiane e rilindjes se vone.

Paranteze :
Kulla e Sahatit e Tiranës është ndërtuar në vitin 1822. Fillimisht kishte një kambanë të sjellë nga Venecia e cila binte për çdo orë. Kupola e vendosur në majë i jep asaj një arkitekturë të tipit San Marko. Në vitin 1928 Bashkia e Tiranës bleu një orë nga Gjermania. Kjo orë u shkatërrua gjatë luftës së Dytë Botërore dhe u zëvendësua në vitin 1946 me orën e sjellë nga kisha e Shkodrës, e cila kishte shifra romake. Ora e sotme është vendosur në vitin 1970. Kulla e Sahatit është e hapur për turistët që prej vitit 1996. Ajo është gjithashtu simbol i emblemës së Bashkisë së Tiranës.

Xhamia e Et'hem Beut daton, fillimi i themeleve te saj ne 1791 dhe perfundimi ne 1830-1831. Kubeja e xhamisë është e zbukuruar me "Ajetul Kursine", shkruar në formë spirale. Ndërsa në fund të kubesë janë shkruar të 99-të emrat e Allahut (s.ë.t.). Në xhami gjithashtu gjendet dhe nafili, në të cilin falen gratë. Një veçori e kësaj xhamie është futja e elementit të natyrës në dekoratimin e xhamisë. Salla e xhamisë është e ndarë në kate, në të cilat gjejmë natyra të qeta, të cilat ngjiten deri në kube.

Gjithsesi ti rikthehem "ceshtjes" se perdorimit te termit simbioze. Fillimisht duhet bere klasifikimi perkates, arkitektura fetare shqiptare eshte nje mimetizim i arkitektures fetare te huazuar nga vendet perendimore dhe lindore sipas kalimeve te tyre ne Shqiperi ( kryesisht kalime pushtuese dhe sunduese , si gjith pjesa tjeter e ballkanit ). Ne kete prizem ne arkitekturen tone nuk ka mbizoterim te nje stili unik, i cili gjeneron nga folklori, tradita apo kultura e popullit tone, pra nje stil qe nuk mund ta gjejme ne tjeter vend, fqinj apo te larget, kemi nje arkitekture te miksuar , te huazura, te pershtatur, per me teper ne sherbim te kalimeve sunduese e pushtuese. Qe te perkufizosh me termin simbioz nuk mjafton 1 shembull i vetem, mendoj se nevojitet 1 prapavije e tere mardheniesh te pazgjidhshme te cilat nderlidhin me varesi jetike dy kultura, dy arkitektura, ndoshta ne nje fushpamje siperfaqsore mund te jet keshtu, qyteti i Tiranes sdo te kishte kuptim pa Xhamine e Et'hem Beut apo pa kullen e sahatit, por ne thelb nuk mund te gjykohet ne kete menyre. Gjithsesi mbetet mendi im ky.

Me shkoqur me termin simbioze po thoni se arkitektura shqiptare sdo te kishte kuptim pa ate islame-turke dhe e anasjellta, ndoshta jam kapur tek 1 shprehje dhe po thelloj hendekun, por sme duket 1 kendveshtrim i drejte ky. E nese e kam keqkuptuar dhe keqinterpretuar, perseri mendoj se eshte faji i autorit qe lejon derivime te mendimeve.
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Xhamia Et'hem Beu- Nje simbioze e artit Shqiptaro-Islamik

Ateher, se pari ske pse justifikohesh pse replikove, jo po flas me te fushes jo me kte jo me ate, pasi askush nuk u ankua per ato cka the, une thjesht te shpjegova si jam nisur qe kam perdor ate term ne vija sh te shkurtra. Nqs sju pelqen te vashdosh me tej e len me kaq pa patur nevoje te permendesh profesionin, gjthss e ndjej te nevojshme te sqaroj 2 gjera. E para, per konstatimin tend si pikpyetje me shume se si une mar guximin te jap nje mendim apo te emeroj simbioze nje lidhje arkitekturore duke u nisur nga 2 libra?! Une thash posedoj 2 libra per te perforcuar idene se mungon analize e thelle rreth nderteses se kultit ne Shqiperi, por jo se une po perdor ato 2 libra si reference, dhe kam lexuar dhe material anglisht sa per dijeni, por ska rendesi kjo. NE fakt une dhe ti bashk mund te shkruaj dhe pa lexuar nje liber te vetem apostafat per Et’hembeu, ne fund te fundit kjo eshte nje opinion I imi per te cilin mbaj pergjegjesi dhe ne materialin e sjelle, ai s’mund te merret si referat pasi skam sjelle as vete referate,(edhe pse per sh paragrafe jam referuar diku kuptohet) pra kan te bejne me nje njohuri te pergjithshme, dhe mendoj se fakti qe une e pohoj se po e shkruaj une, nuk ka me nevoje qe te nenvozioj ne cdo paragraph, Une si soul mendoj, apo jo?? Ajo eshte mese e kuptueshme. Une s’kam hasur neper analiza qe autori te pohoj: une si filani mendoj se duke u nis nga kto arsye,,,,,,etj..etj…

E dyta, ne lidhje me parantezen qe sollen, I jam referuar fenomenit: “Xhami dhe sahat afer njera tjetres.” Fenomen qe e gjen ne sh qytete shqiptare, dhe nder to dhe Ne Tirane. Thjesht per coherence; kJo duke ju referuar arkitekt Sulejman Dashit, I cili thote se ndryshe nga vendet e tjera te udhehequra nga Perandoria otomane, ne shqiperi gjeje perkrah xhamine me kullen e sahatit, dhe ne Elbasan e Berat kulla e sahatit gjendej para vitit 1555, sic e kam permend ne komentin e pare, jo se sahati I tiranes eshte ndertuar para atij viti.(tani referenca: dokumentar I vitit 2012 ne tv shijak ne mos gaboj teksa Ishte I ftuar per te folur rreth arkitektures islame ne shqiperi, nqs do vidion mthuaj ta kerkoj e ta sjell per ty:D)

Dhe se treti, Mendoj se I gjithe shqetesimi I ngritur ka te beje me termin “Simbioze” I cili ne rastin ne fjale mund te te jap te drejte qe nuk eshte suportuar me shume detaje, pasi dhe qellimi I ketij shkrimi te shkurter nuk ishte fokusimi tek arkitektura apo stili vetem, por ishte me shume nje prezantim I gjathanshem I kesaj ndertese. Mgjth, ne rastin e mesiperm, fjala simbioze nuk prezantohet 100% ne kuptimin leksikor te saj, pra nje marredhenje e ndersjellte qe po s’ qe njera nuk funksjonon as tjetra, por vjen me shume ne konceptin e shkrirjes filozofike te nje sere elementesh, gje te cilen e pohon dhe ti, qe kemi nje miksim kulturash, stilesh, konceptesh. Dhe ti shkon duke e pergjithsuar nje shembull te vetem qe une solla, duke thene ne fund se ky pohim I imi, ngren nje dileme: “Me shkoqur me termin simbioze po thoni se arkitektura shqiptare sdo te kishte kuptim pa ate islame-turke dhe e anasjellta,” qe te cilen as nuk e kam pretenduar ne asnje rresht, dhe as ne bindjet qe une kam per arkitekturen shqiptare. Por qe xhamia Et;hembeu eshte nje deshmi e shume stileve dhe influencave kjo as qe nuk diskutohet, eshte kult fetar islam, kjo ben qe elementi islamik eshte patjeter aty, qofte ne hapesire qofte ne filozofi, elementi turk po prap eshte aty, e shikon ne elementet fizike te saj, minareja, kupola, etj,(normal vete rrethanat e benin qe te ksihte elemente te arkitekures ottomane) elementi vendas eshte aty, materialet jane vendase (ti thua normale qe jan vendase, se sdo importonin materialet, por pavarsisht arsyes ato deshmojne qe kane element vernacular), motivet florale, cati qe I perngjason residencave,etj. Pra me pak fjale kjo larmishmeri jeton sh harmonishem ne ate ndertese duke mos rene ne kontradikte me as me anen funksjonale dhe as me ate estetike. Une kete e quaj Simbioze dhe kam gjith te drejten ta shpreh qofte ne heshtje apo me ze, qofsha gabim apo jo.

p.s. ndarjet midis burrave e grave ka patur posi dhe ne banesat residencjale, odat e burrave dhe grave, kjo rrenjet nga kultura fetare i ka jo regjioni(dmth vendi)..
 
Redaktimi i fundit:

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Xhamia Et'hem Beu- Nje simbioze e artit Shqiptaro-Islamik

Sa je zgjat Soul-o...
Titulli i kesaj teme nuk eshte i gjetur, kaq :)
 
Top