• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vuçiq.... për Kosovën

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Vuçiq i zhgënjen serbët për Kosovën


vuqiq.jpg

“Nuk e kam ndërmend të fshihem pas popullit rreth Kosovës, siç pretendojnë disa, por qytetarët do të jenë ata të cilët do të vendosin për të ardhmen e tyre”, ka deklaruar sot kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, shkruan gazeta serbe “Blic”.


Ai sot ka qenë prezent në ushtrimet e përbashkëta të ushtrisë dhe policisë serbe në Kralevë, dhe ka thënë se “disave i pengon që ka thënë se ai nuk do të marrë vendim për Kosovën pa i pyetur qytetarët, dhe se pretendojnë se i pyet ata sepse po fshihet pas tyre.

Asnjëherë nuk jam fshehur. Nuk jam fshehur kur ishim të detyruar t’i zvogëlojmë rrogat dhe pensionet në mënyrë ta shpëtojmë vendin nga falimentimi. Nuk do të fshihem edhe kur t’i rrisim rrogat dhe pensionet, sepse e kemi shëruar sistemin dhe kemi treguar se jemi të përgjegjshëm dhe seriozë, e jo si disa para nesh” ka thënë ai.

Kryetari serb ka theksuar se nuk do të udhëheqë një politikë të tillë ku të heshtë kur dikush i rrënon kryqet dhe kishat, kur dikush e shpallë pavarësinë, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë merr vendim se ajo pavarësi është shpallur në mënyrë legale, edhe atë me kërkesën serbe.

“Unë nuk do ta bëj këtë. Asgjë të bukur nuk ka rreth Kosovës çfarë mund të fitojmë dhe t’ia ofrojmë popullit”, ka theksuar ai.

“Njerëzit duhet të jenë të njoftuar me të gjitha pasojat e opsionit të parë, të dytë apo të tretë. Populli duhet të thotë se çfarë dëshiron”, ka theksuar Vuçiq.


Insajderi.com
 
Top