• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Vritet nga RENEA Kostandinos Kaçifa

Guest20

Larguar✌👋
44956584_2687977554549606_1881271864072863744_n-933x445.jpg

Forcat speciale RENEA kanë vrarë 35-vjeçarin Kostandinos Kaçifa, i cili sulmoi me armë policinë ditën e sotme në fshatin Bularat të Dropullit në Gjirokastër.

Mes tij dhe forcave speciale ka pasur shkëmbim të ashpër zjarri, duke u rrezikuar seriozisht edhe jeta e efektivëve të RENEA-s.

Kjo ndikohej edhe për shkak të terrenit të vështirë malor, ku mundësia e mbrojtjes së uniformave blu ishte e ulët. Forcat RENEA intensifikuan shkëmbimin e zjarrit ndaj 35-vjeçarit, duke e lënë të vrarë. Burimet thanë për tvklan.al se autori ishte i armatosur me 3 karikatorë kallashnikovi dhe qëllonte me breshëri vazhdimisht ndaj policisë.

Minoritari Kostandinos Kaçifa me origjinë nga fshati Bularat i Dropullit, jetonte në Athinë dhe prej një jave ishte kthyer në fshat. Në rrjetet sociale ai kishte treguar sjellje ekstremiste, ku disa ditë më parë në datë 23 Tetor dukej sikur kishte paralajmëruar atë që do të ndodhte sot.

Rreth orës 10:00 ai qëlloi me breshëri në ajër dhe më pas drejt një makine të policisë, që ishte e stacionuar në fshatin Bularat pasi zhvillohej festa në përkujtim të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke. Pas të shtënave, policia u vu në ndjekje të tij, por 35-vjeçari u largua drejt pjesë së sipërme të fshatit, ku qëndronte i fshehur pranë depos së ujit. Ai ishte i veshur me rroba ushtarake dhe i armatosur rëndë. Prej pikës ku qëndronte i fshehur, qëllonte vazhdimisht ndaj forcave speciale. RENEA e kishte lokalizuar dhe e mbante të rrethuar duke i brë thirrje për t’u dorëzuar, por i dyshuari refuzonte. Nga ajri po patrullonte edhe një helikopter i policisë.

Në vendngjarje, krahas grupit hetimor, ka shkuar edhe prokurori i gatshëm për të kqyrur provat në vendngjarje.
tvklan.al
 
Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Dhe paradoksi eshte kur Athina zyrtare kerkon shpjegim pse u vra nje terrorist lol
Aq e pak e kishte
 
Drejtori

Ju hengert Karanovirusi te tenave....🤪🤪
Me cdo vend te botes kush qellon mbi policine o dorezohet e shkon ne burg ose per rezistence edhe mund te ekzekutohet. Cdo retorike tjeter eshte e kote.
Per te ngacmuar pak debatin: “ cfare prisni ju o populli im Shqiptar te ndodhe kur qeverite antishqiptare tonat lejuan varret e ushtareve greke ne token tone”?

Ja pasojat....
 
Last edited:

Guest20

Larguar✌👋
Sa jete Shqiptaresh te pafajshem kane marre keto "qenër" Grek,ankohen per nje terrorist.i lumt dora atij qe i futi plumbin.
 
Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Ajo cka me irriton ne gjithe kete eshte qasja e pabythe e nje kombi fars si Greqia.
Harrojne kermat se jane pikerisht keta dhe serbet qe kane parti politike me bindje dhe ekstremiste kundra shqiptareve dhe jo e anasjellta!

Agimi arte nje tufe korrakesh shqipatresh e grekesh gjoja nacionalistesh te guxoj te vij prape se noi plumb tjeter do marri!

Harruan greket qe vrane nje djale te ri pse festoi nje gol te Shqiperise, qe nuk lejojne te vendosin qofte e nje flamur per te treguar nga e kane prejardhjen , harrojne se jane te ndaluar te flasin shqip se ndryshe te bejne per spital..etj etj..

Por ama i heq kapelen ketij shteti fars si greqia, qe per cdo kuluf te tijin , ngrihet ne kembe si shtet....kurse ne , fleme gjume se edhe kur zgjohen pilitikanet tane , dalim ne dhe themi ....mos flisni se jemi 1 milion ne greqi e vuajme ne....e ja kshu historia me heronj falso te greqise
 
Lauraa

Antar Aktiv

Skam cte shtoj me tej. Absulutisht e verteta e trisht.
 
Top