• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vritet lideri suprem i ISIS-it, Al Baghdadi

Udhëheqësi famëkeq i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, është vrarë në një sulm ajror, njoftoi mëngjesin e sotëm televizion kombëtar sirian.
Sipas raporteve, lideri që shpalli krijimin e kalifatit të Shtetit Islamik është vrarë në një sulm ajror në fortesën e tij në Raqqa të shtunën.
Njoftimet ende nuk janë verifikuar nga asnjë burim ushtarak, por nëse janë të vërteta do të ishte një fitore e madhe për luftën kundër terrorit, shkruan “The Sun”
Bagdadi është plagosur të paktën një herë nga sulmet ajrore dhe në fund të vitit të kaluar ishte në rrezik për jetën, ndërkohë që forcat e koalicionit rrethuan Mosulin.
Ushtria amerikane ka ofruar 20 milionë paund shpërblim për kokën e tij, pasi predikimi i tij i urrejtjes shkaktoi krime të tmerrshme në mbarë botën./SYRI.net/
 
Last edited:
Top