• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vret gruan në dyqan/ Durrës, bashkëshorti e qëllon me levë në kokë

Vinjol

Status offline...... KÇK





Pas një debati të ashpër mes dy bashkëshortëve, 63-vjeçari Ruzhdi Tosuni vrau duke e goditur disa herë me një levë hekuri bashkëshorten e tij 59-vjeçare, Hajdien, nënë e tre fëmijëve.





Ngjarja ndodhi në dyqanin e metrazheve që mban emrin e autorit, pranë pallatit të sportit në Durrës.
Autori ka përdorur një levë hekuri për të goditur gruan e cila nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Pas vrasjes, autori ka ulur qepenin e dyqanit dhe ka pritur mbërritjen e policisë duke pranuar krimin e rëndë. Pak pas krimit, në vendngjarje ka mbërritur dhe një nga vajzat e çiftit Tosuni.
Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se bashkëshortët se ishin në konflikt prej kohësh me njëri-tjetrin. Flitet se çifti ishte ne konflikt për shkak të borxheve dhe një marrëdhënieje jashtëmartesore që kishte autori. Për të mbuluar borxhet kërkohej shitja e dyqanit që e ka acaruar më tej konfliktin mes tyre deri në vrasje.
Por priten hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe motivet e vërteta të këtij krimi të rëndë në familje. Dhuna në familje mbetet një problem tepër shqetësues në Durrës. Në fillim të këtij muaji një tjetër grua humbi jetën e vrarë nga bashkëshorti në Xhafzotaj.


Top Channel
 

Vajza

💕
Staf në FV.AL
Edhe e ka tradhtuar , e ne fund edhe e ka vrar. Na vrasin po ti tradhtojm, e prap na vrasin e kur na tradhtojn.
Te poshter. 😡
 

Frank

Kansas City Shuffle.
Shitet dyqan ne qytetin e Durresit.
Dyqani eshte ne gjendje jo te mire mendore por me pak rregullime mund te sherbeje per Tabacchino, kancelari ose ose Edhe per agjensi udhetimesh.
Çmimi shume i leverdisshem
Okazion!

Per info kontaktoni ne dhomat e paraburgimit prane ambjenteve te Drejtorise se policise Durrres, kerkoni Ruzhdiun.
 
Top